E premte, 01.11.2024, 12:09 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Gjyqi i ''Hakës''... vazhdon ...

E shtune, 20.10.2012, 11:15 AM


Në 100 vjetorin e Pavarsisë...

GJYQI  I  “HÂKËS”…VAZHDON…

Nga Fritz RADOVANI

Në mes të dy pjatave të peshores së drejtësisë së njohun Europjane, asaj t’ Athinës dhe Romës së vjeter, asht gjylpana që tregon masen e saj, ose ma mirë me thanë në gjuhë juridike nga cila anë peshon ma randë padrejtësia, e kjo quhet “Tirani” me qender në një nga Shtetet ma të vjetra edhe ky si dy të parat…në Iliri, apo Arnautistan.

Që në vitet e para të formimit të Shtetit Shqiptar, mjaft nga familjet e njohuna kanë çue djemët ndër shkolla jashtë dhe kanë perfundue studimet juridike ndër shtetet e zhvillueme t’Europës. Aso kohe nevoja për juristë ishte shumë e madhe, sepse mbas aq shumë shekujsh robni turke, pothuej kudo mbizotnonte mentaliteti i tyne i trashiguem, tue fillue nga prona e deri tek organet ma të nalta shtetnore, që edhe kodin e ligjët i kishin mbi tavolinat e tyne të shkruem turqisht. Qeveritarët me pikpamje anadollake shumë pak kishin nevojë për juristë të ri, mbasi me fanatizem ruenin dhe trashigonin ligjët e turqëve. Atëherë kur thuhet se Shteti Shqiptar mori njëfarë forme në kohen e Ahmet Zogut, asht krejt e kjartë se drejtësia ishte e përqendrueme në duert e tija. Kuptohet se, me të gjithë juristët e njohun e të panjohun, firma dhe vula e drejtësisë ishte nën “mëhyrin” A. Zogut. Kushdo që “cenonte” kolltukun e tij, shkonte me kambët e veta në stolin ku e priste muhaxhiri zeshkan i vendeve mike arabe...i quejtun “gabel”.

Viti 1944 Shqipninë e gjeti me një brez shumë të kulturuem, i cili mbushi kafazet e gjyqeve të “Popullit”, bashkë me të gjithë ata që nuk arriten me e kuptue fjalen e ardhun nga Jugosllavia dhe BS i Stalinit: “Komunizem”! Ishin të parët pushtetarët e vjeter, mbas tyne oficerët e shtetit te vjeter, ballistë e zogistë, tregtarë e studentë, që i drejtonin dhe i frymzonin në podrumet e hetuesisë intelektualët...që tue punue për Shqipninë Europjane, na kishin largue nga rruga e Lindjes, pra, kishin dy faje: Jo vetem nuk punuen për me na bashkue në Konfederaten Jugosllave, po edhe na larguen nga “vëllezërit e gjakut”...Këtu faji kryesor binte mbi qeveritarët e vjeter, intelektualët dhe Klerin Katolik Shqiptar...

Këta nuk i pranonin kurrë këto faje, po nuk kishte asnjë rrugë “shpetimi”, mbasi Europa ishte e zanun me Gjyqin e Nurembergut, i cili edhe sot nuk e ka perfundue punen e vet. Ndoshta ju duket e çuditëshme që në Shqipni, edhe pse nuk kishte asnjë nazist të shkallës së atyne të Gjermanisë, roli i atyne që janë konsiderue antikomunistë apo “armiqë të Popullit”, asht kenë i barabartë, mos me thanë se në Shqipni janë vra e varë dhjetra herë ma shumë se nga Gjyqi i Nurembergut.

Disa nga avokatët që mbronin këta anmiqë jo vetem i vranë, ndersa tjerët shpejt shkuen e punuen ndër disa kampe shfarosje me viktimat që pak kohë ma parë këta i quenin të “pafajshem”...Kujtonin këta se ishin ndër gjykatat europjane...Nuk i ndigjonin thirrjet e popullit “avokati në litar”! Nuk i shikonin lozhet e kinema “Rozafat”, apo “Kosova”, të mbushuna me aq shumë shoqe “partizane” e hâko të familjeve të oficerëve të sigurimit, që shtronin në hû Burrin ma të fortin që mbrenda tri ditësh pranonte se “ka kenë me të vertetë në koken e Enver Hoxhës, kur ai e pa në anderr këte tue kerkue me i zanë kolltukun...”!! Kaq kishim “drejtësi”, sa edhe të burgosunëve erdhi e ju mbush mendja se “nuk kishin fare nevojë për avokat”. Kishte rasë kur gjykata i vente vetë avokat, se e shihte që edhe pse kishte krye shkollen në shtetet e jashtme, i pandehuni per fat të keq nuk njihte “Kushtetuten e RPSh” e Kodin Penal, që “garantonin” të drejtat e liritë e njeriut në sistemin tonë socialist. E kur gabonte në gjyq prokurori e gjykatësi dhe i jepnin fajtorit dënim të paktë, “avokati” i shtetit ngrihej në kambë dhe i thonte: “Jé a po jo në vete, ky duhet pushkatuar e ti e dënon 25 vjet burg?!” Këta ishin juristët e shtetit!

E me gjithë këte “drejtësi” ka prap nga ata që akuzojnë se mungonte “drejtësia”...

Ka edhe prej atyne që këte “demokraci” tek na as nuk e zanë me gojë...

Ka edhe të tjerë që mohojnë rolin e organeve dhe institucioneve tona në ruejtjen dhe forcimin e rendit juridik, se gjoja Enveri ka ba si donte vetë e çka donte vetë. As kjo nuk qendron, mbasi ka pasë gjithmonë gjykatë të naltë, presidium Kuvendit Popullor, po thuej si sot, ku çdo vendim shkonte atje. Analizohej, diskutohej, shqyrtohej dhe në fund edhe vendosej si donin ata. Sa herë mbahet mend që Haxhi Lleshi flente në zyren e selisë së Kuvendit Popullor, se Enveri i thonte “falni jeten ...!” e Haxhiu i “kundershtonte” atij, se në dosje gjente fakte që ai duhej pushkatue...Nga këto divergjenca u detyruen e ngarkuen me detyrë të naltë Nexhmijen, e cila njihej për “nder, pasterti, virgjini, drejtësi” dhe e paten ngarkue si nenkryetare të Haxhiut me shikue me peshore të saj vendimet. Aq “pak” u bane pushkatime në Shqipni mbas shkuemjes së saj në Kuvendin Popullor, sa “gjykata” mori emnin e Nexhmijes “Gjykata e Hâkos”... E menjëherë mbas saj, e kopjoi edhe Europa prej nesh, dhe formoi “Gjykaten e Hagës”...që domethanë e Hâkos...

Shkruente një “budallë” dikund në Europë: “Komunizmi endè nuk e ka fillue Nurembergun e vet!” – As nuk ka me e fillue kurrma! Ai endè nuk ka krye punë me nazista... Hapni bre sytë, ju a shifni se po zune në gojë Genocidin e Enver Hoxhës dr. prof. e Tiranës “demonkratike” të quejnë nazist?.. I duhen edhe 65 a 70 vjet të tjera me fillue me komunista...e prit mos u ngut thuej atij...se para se me e fillue punën duhet me e aprovue “Gjyqi i Hâkos”...Mandej shohim...çka kanë me thanë juristët tanë, të cilët i kanë marrë vetë ata vendime e që Europa as sot nuk di me gjetë shkak me fillue gjyqe të tjera ...Kaq vendime të drejta ka aty! Prandej juristët edhe i ka mbulue vorfnia e skami...se ndeshen me padrejtësinë e shtetit...”Ata janë thik’e brisk” mes tyne!..E kjo “ashpersi” në mes tyne e ka zanafillen me të drejtat që “u janë dhanë” të perndjekunëve politik dhe të shpronsuemëve nga sistemi komunist...(gati kam shkrue ish-komunist!).

Me ardhjen e xhonturqëve shumica e atyne që kanë krye krime edhe kanë me marrë pafajsinë, mëvaret nga numri i kristjanëve që kanë torturue dhe vra...mbrohen edhe nga Kur’ani, fq. 171, Kap V, Surete El Maide: “Ajo që besuat! Mos zini miq as jahudi as të krishterë...” – Tue kenë se jo vetem nuk i zumë miq, por edhe i tregueme kush jemi!..

Asht shpresa se selia qendrore e “Gjyqit Hâkos” mund të vendoset në Tiranë...

Aty asht Hâkja, po asht edhe “Drejtësia” me të cilen Presidenti, ka me i ba të dijtun Europës, se “Aty asht kerthiza e drejtësisë, ku lidhet ajo e Athinës, me até të Romës, në maternitetin e Beogradit, me ‘vëllezërit e gjakut të Anadollit...”

Aty, aty pra, asht qendra e tyne!... Po Shqiptarët janë të “vonuem”!...

 

Ka pasë thanë i Ndjeri avokat Nush Luka: “Më ka fikë baba kur më vuni emnin...

Për një “s” po vuej gjithë jeten...T’ a kishe emnin Nuh ...kush do t’ ishte si unë?”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora