Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Art me erë luleblini
E diele, 02.09.2012, 03:33 PM
 ART ME ERË LULEBLINI
ART ME ERË LULEBLINI
-Një vështrim estetik-psikologjik-atdhetar-
Brenda
kësaj vjershe të poetit Zeqir Lushaj, do të thosha se ka çka s’ka në krejt
veprat e Rexhep Qosjes!
                                                                                  
                           
Nga Kadri Mani
KËTU, I
KAM TË GJITHA NDJESITË
-Monolog nën hijen e blinit-
Nga Zeqir Lushaj
Këtu,
ndjehem mirë,                    Këtu baj kryq, te Kisha,                   Këtu jam një çoban 
(Edhe
kur jam keq),                    falem dhe
si mysliman,                   /nuk
ndjehem keq/
Siç
ndjehet vetë Blini,                  Këtu
jam kamikaz (!),                     Zanati
i fëmijërisë 
Mes
lëndinës-serbes.                    Atesit…
a protestan.                   Përmallshëm,
si meleq.
Ndjehem
burrë i mirë,                 I kam gjithë
ndjesitë,                      Këtu jam
tropojani,
/si
poet jam më i keqi/,               Ç’ka
janë rreth Botës,                      Përplot
me dinjitet,
Të
haujve ju baj nderin,               Këtu
jam trim-kapedan,               S’i baj
dredha plumbit,                 
Timin
nuk e përqeshi.                  Dhe-jo,
servil i Evropës.                  Jetoj…,
si  dua vetë
                                                                                                               …!
Këtu
ndjehem mirë,
/edhe
kur jam keq/
Siç
ndjehet vetë Blini
Mes
lëndinës-serbes.
Po
fillojmë nga titulli e nëntitulli: ndjesitë, mbresat nga vendlindja, fëmijëria,
mikpritja, solidariteti me skamnorët, hija e blinit, flladi i lehtë erakëndës i
gjetheve të blinit, ujët e ahishtës është si ilaçi mjekues, tretës! Qumështi i
dhisë ilaç për mushkëri, u hoqën dhtë, u hapën dispanzeret kundër tubërkulozit!
Çunaku i zgjuar 14-vjeçar, Zeqir Lushaj, përpinë dhe asimilon çdo fjalë burrash nga tradita shqiptare:
Këtu, ndjehem mirë,
(edhe kur jam keq)
Siç ndjehet vetë Blini
Mes lëndinës serbes.
Ndjehet mirë, edhe kur është keq; skamjet fshatareske me furnizime të pakta, me pak para për një fletore e një laps ose dërrasë të zezë prej guri! Por me shumë vullnet, me thonjë e me dhëmbë pas bukës e pas dijes! Siç ndjehet vetë Blini/Mes lëndinës serbes! “serbes”- ballëhapur, rëndë-rëndë, si zotni! Në tëndën shtëpi, shprushë gështenja, te oxhaku në hi, e pluhuri shkon në tavan, pa i dhënë kujt llogari! Nuk je me qira, zotnisë a zonjës me i ndejt gatitu, -pse fole të madhe, a -pse tu kollit fyti...
Këtu jam kamikaz (!)
Ateist... a protestan
“kamikaz”- shqiponjë e kreshpëruar mbi folenë e vet, mbi zogjët e vet, që fe mbi fe, ka një atdhe! Kamikaz për pushtuesit barbarë! Që e çon veten në ajër/ kalli veten e të djeg ty!/trojeve të mia mos jua mësy!/se s’kam tjetër/veç këtë vatan!
Këtu jam një çoban
(nuk ndjehem keq)
Zanati i fëmijërisë 
Përmallshëm, si meleq
As
si çoban nuk ndjehet keq, zanati i fëmijërisë/përmallshëm si meqleq. Poeti
shqiptar ka fjalor edukativ: qengj, engjëll... zanati, zanafilla,
nostralgjia... nuk ndahet dot fëmijëria nga vendlindja, edhepse mund të ndahet
fizikisht, atje i rrahë zemra, atje i sheh ëndrrat, lodrat, frymëzimet i merr
nga andej dhe bën art me erë lulebliri...
E
para është nëna që të ka lindur e të ka edukuar, e dyta është nëna natyrë!
Fshati Gri! Çka s’ke pa e çka s’ke ndi! Kurmi i poetit me blerim shtresuar!
Natyrë e qetë, poet paqësor! Solidar me skamnorë! Tash këtu e tutje ndër breza,
pas traditës nga Nënë Tereza!
Krejt e dinë s’je kamikaz, por as nuk kotësh si pëllumb n’kafaz! 12-vepra po na i falë/ 100 herë të qoftë hallall! Ti e meriton lirinë, festoje serbes pavarësinë! Tok me zonjës Sabrie, i keni vënë punët përfije!
Ndjehem
burrë i mirë, 
/si
poet jam më i keqi/,
Të
haujve ju baj nderin,
Timin nuk e përqeshi.
Kur
burri është i mirë, kurrë nu mund të jetë poet i keq, anasjelltas, kur burri
është i keq, poetit i del içi mbi përpeq! A e dini pse Qosje nuk qe kurrë kaq
modest? Ngaqë ish prepotent! Mendjemadh! Nihilist! I fryer sikur bibani kur i
fishkëllojnë! Të vetët përgjeshi, me ligësi u zgërdhi! Për 40 ditë e shkroi
librin Morfologjia... ngaqë ishte i sëmurë nga patologjia!
Qysh ta zvogëlojmë Qosjen fatos, e ta çojmë në çerdhe te Zeqir Lushaj, mbase ishte bërë dikushi!?- se kështu ngeli kurrëkushi!
I
kam gjithë ndjesitë, 
Ç’ka
janë rreth Botës, 
Këtu
jam trim-kapedan,                
Dhe-jo, servil i Evropës
Të
gjitha ndjesitë që ka rruzulli, në vendlindje i ndjen njeriu (Zeqiri në rastin
tonë), ndaj është trim-kapedan, por jo servil i Evropës!
Kjo
strofë pasqyron poetin që është i vetvetes, i cili me djallin nuk bën tregëti!
Nuk hyn në dallavere ti-mua, unë-ty!
Këtu jam tropojani, (..), 
hej, e dini ju se çka do të thotë të jesh malësor!? Të jetosh në lartësi
marramendëse tok me shqiponjat! Do të thotë të mos jesh myzeqar-laluc!-lëri mos
i nguc!
Të
jesh me ndjesi, të mos jesh i topituar ndjenjash, i drusuar... shpesh kemi
dëgjuar: lëri punët e huaja, këqyri punët tuaja! As pa iu shkuar mendja se ata
që shikjnë punët e veta, nuk janë njerëz: ata janë shtazë-shpezë-insekte!!!
Filozofia
e krrokamës, i thotë Sylemanj Aliu, Qosjes në librin e vet; : krra-krra!- këtu
kurrgjë s’ka, thotë Kadare.
Njeriu
është qenie shoqërore, kur jeton në mesin e shoqërisë, dhe reciprokisht
solidarizohesh, ndryshe populli nuk të pranon, mësa ujët vajin!
Në
këtë vjersshë ka dashuri njerëzore, lidhja e ngushtë me natyrën, me florën e
faunën që na rrethon krijuesin.
Jetoj…, si  dua vetë/
Sikur shqiponja mbi kreshta... zogu i shqiponjës apo i dallëndyshës, dallon nga zogu i qyeqes-Qosjes!

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










