Me rastin
e 136 – vjetorit të lindjes së Faik Konicës
FAIK KONICA
E ADHURONTE SHUMË SHQIPËRINË
Nga Ramiz
Dërmaku
Faik
Konica ishte shkrimtari me aftësi të mëdha intelektuale dhe talentë artistik,
mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe. Shkrimtari Faik Konica me plotë të drejtë rradhitet
njëri ndër kokat më të afta të historisë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si
erodit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtarë me vlera të shquara
ideoartistike. Faik Konica lindi me 15 mars të vitit 1976. Ky ishte është edhe
sot një personalitet i shquar i kulturës shqipëtare. Prozator dhe poet,
publicist dhe estet, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprimtarin e tij të shumanshme
pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Ai ishte njeriu me aftësi të mëdha
intelektuale dhe dhunti artistike mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe:Faik Konica
ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer,por
edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike. Ka lindur në Konicë, nga
një familje e vjetër fisnike e feudale,
mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke,greke e arabe. Që në moshë
të re ai vizitojë Kolegjin e Jezuitëve në Shkodër, ku u formua me një botëkuptim
të ri. I kishte mësuar mirë frengjishten,latinishten, dhe ai i greqishtes,
ushtrimi i vetvetes në artet dhe muzikën
e Perendimit e bënë të ndërgjegjshëm të riun Faik Konica, mbi lidhjen e ngushtë
ndërmjet thesarit kulturor shqiptar dhe humanizmit evropian, lidhje kjo që do të
zgjatë 5 shekuj nga pushtimi otoman . Më vonë Faik konica hyri në Liceun
Perandorik Francez të Stambollit për të kryer
shkollën emesme në Francë. Studimet
filozofike i ndoqi në Dizhon dhe Paris. Falë talentit që posedonte ai
fitoi ca konkurse, duke fituar shumë çmime për talentin që posedonte ai. Frëngjishtja
ishte gjuhë që i shërbeu Faik Konicës për të hedhur bazat e një gjuhe shqipe
autonome, të pasuruar nga një alfabet dhe dhe një ortograf të qëndrueshëm, dhe
duke i krijuar kushtet për praktikimin dhe dzhvillimin e një arti letrar
shqiptar. Në vitin 1912 Konica diplomoi në Univerzitetin e Harvardit të SHBA, në Letërsi. Faik Konica shumë i rij
e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen
kombëtare shqiptare.Pasi botoi broshurën“Shqipëria dhe Turqit“ (1895) do ta dënojn
me vdekje në mungesë nga Porta e Lartë, Konica emigroi në Briksel ku pas shumë e shumë sakrificave, pengesave që
ia vuri poloicia , ai arriti ta themelojë me 1897 revistën “ALBANIA“. Stema e revistës e punuar
nga skulptori francez , Pol Noket, është një Shqiponjë,simboli i kombit
shqiptar shoqëruar nga nji fjali
latinisht „Unitas unguibus et rostris“. Me themelimin e federatës“VATRA“,me 1912
ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i
saj. Faik Konica dhe Fan Noli,duke qenë udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes kombëtare
shqiptare në SHBA do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes sonë kombëtare
në Konferencën e Ambasadorëve . Në kongresin shqiptar të Triestes,(1913) që u
tubuan për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj.Faik Konica
ishte zgjedhur kryetar. Gjatë Luftës së parë Botërore dhe më pas ai zhvilloi një
veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër Itali,
etj. Me 1921 Konica u këthye në SHBA, ku u zgjodh kryetar i Federatës “Vatra“,
po ndërkaq në vitet 20, u lidh dhe ndikoi drejtpërsëdrejti në Lëvizjen
Demokratike që u zhvillua në Shqipëri . Ai këtë e bëri përmes gazetës“ DIELLI“ dhe
“Shqiptari i Amerikës“. Pasi dështoi Revolucioni Demokratik, me ardghjen e
AHMET zogut në fuqi, Konica u emërua ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. Pas
një sëmundje cerebrale faik Konica vdes me 15 dhjetor të vitit 1942. Kështu
regjimi komunist i ndaloi më pas, gjatë 50-vjetëve, këthimin e eshtrave të Faik
Konicës në vendlindje. Kjo paturpësi e regjimit enverist, komunistë mbi 50 vite
ia ndaloi këthimin e eshtrave të tij në Shqipëri, ishte një gjestë i shëmtuar,
E pasi ra Muri i Berlinit dhe arritën proceset demokratike eshtrat e Konicës u
këthyen në tokën shqiptare. Një nga ngjarjet e jetës së Konicës secilës nuk
guxojmë t’i anashkalojmë është edhe Çmimi“Kapelja e lartë“, që ju dha Konicës
me 1938 nga revista humoristike londineze „THE JUDGE“ me botuesin Harry Newman. Shkaku i ndarjes
ishte puna dhe aftësit etij intelektuale
në detyrën e konsulit dhe si ministër Fuqiplot i Mbretërisë Shqiptare Shqipëtare.“Unë kokën time e bëj kurban për
kapelën e z. Newman!“ . Kjo është në pika të shkurtëra veprimtaria e
shkrimtarit, poetit, eseistit, .., zotit Faik Konica. Prandaj duhet thënë se
kombit shqipëtarë i duhen koka të afta intelektuale për zgjidhjen e drejtë dhe
të shpejtë të çështjes kombëtare. Mirëpo siq po shihet dalë ngadalë por sigurtë
po ecim drejtë ëndrrës sonë shekullore pra
( nëse e kërkon populli) edhe Bashkimin kombëtarë.
Punuar me
30.04.2012 - Gjermani