E diele, 10.11.2024, 05:52 PM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: -Ju prezentoj librin e ri Fluturoj mbi Potgur

E hene, 23.04.2012, 06:59 PM


Zeqir Lushaj: -Ju prezentoj librin e ri

FLUTUROJ MBI PODGUR
-I  krijuesit pejan, Selim NËNGURRA-
 
Ballina e librit të ri të poetit Selim Nëngurra

KUJTESË PËR LEXUESIT:
 Para disa javesh, në ZemraShqiptare, kemi bërë një shkrim për zotin Selim Nëngurra dhe librin e tij monografik me titull NËNGURRA E ISTOGUT. Ai shkrim, mbyllej me shenimin që vijon këtu poshtë… 
 Redaktori i revistës ZemraShqiptare, i nderuari Selim Nëngurra, (ish-Hasanaj), ka edhe një libër tjetër në proçes botimi, libër me vjersha shumë të bukura, me titull, “Fluturoj mbi Podgur”. Unë, kam nderin dhe kënaqësinë që jam redaktor i atij libri të deputetit komunal në Norvegji, të  publiçistit pejan S. Nëngurra, ndërsa reçenzent, është firma e njohur lezhjane, Daniel Gazulli.
E urojmë me gjithë zemër, (koleg e kusheri) Selimin, për punën e madhe që ka bërë e bën në fushën e kulturës, publiçistikës si dhe  të letërsisë, të propogandimit të historisë e të traditave mbarëkombëtare, në shërbim të atdheut tonë të përbashkët, me emrin Shqipëri.
E veçanta e Selimit është se, në qoftëse në gazeta e revista të përditëshme është pak i ashpër e kritik pa kompromis, në libra është shumë i ndjeshëm, objektiv, i dashur e i dhimshëm, deri në nostalgji, çka flet se, Ai, anon më shumë nga shkrimtari.
I dëshirojmë jetë të gjatë, dhe, lartë e më lartë në karieren shtetrore në perëndim, e pse jo, edhe në Atdhe, për të cilin, Atij dhe ne të tjerëve në mërgim, na digjet aq shumë zemra!
                                                      --------------------------
Libri në fjalë, tashmë është në proçesin përfundimtar dhe së shpejti do e kemi në dorë. Pak, edhe për ta befasuar Selimin, unë zgjodha nga ky liber 10 vjersha dhe po ua paraqes ju, të respektuar lexues të  ZSh-së, dhe veçanërisht, simpatizantëve të penës së Selimit. Ndiqini më poshtë.


1. VENDLINDJES SIME
 
(Istogut dhe rrethinës, vendlindjes sime të bukur)

Në Podin Shkambor,
Ka shumë kulla guri,
Aty rrisin shtatin,
Bijat edhe burrat.

II
Në Podin e Gurit
Rrjedh dhe uji prej shkambit,
Shpatet plot me gurra,
Burrat trima- si zanat.

III
Kopshtijet me dardha,
N`bjeshkë Gurrat e Bardha,
Atje ku buron jeta,
Rriten shtojzovallet .

IV
Në Podin e Gurit,
Asht burimi i Lumit,
Janë dhe Bjeshkët e Thata,
Livadhet e gjata.
V Kullosat plot bar,
Punëtoria n’ arë,
Gjithkah shend e jetë:
-Asht Parajsa vetë.

V
Kullosat plot bar,
Punëtoria n’ arë,
Gjithkah shend e jetë:
-Asht Parajsa vetë.
 
VI
Në Podin e Gurit,
Në kullat prej guri,
Janë trimneshat tona,
T`bukura porsi Zana.

VII
Në Podin e Gurit,
Nën hije t`Flamurit,
Burrin lindi Nana,
E i dha gji Zana.
    ./.
Sarpsborg, 22.02.2010


2. ANDËRR MALLI NGA MËRGIMI

I
T`kisha krahë sikur Shqiponja,
T`fluturoja për ajrì,
Ditë për ditë do dëshiroja,
Tek ti t`vija, Dardani.

II
T`vij e t’ shoh fushat blerueme,
Bjeshkë e shkrepa, anë per anë,
Dhe Nëngurrën e lumnueme,
Ku më lindi e mira Nanë.

III
Nalt nga qielli do të lëshohesha,
Mbi Oshlakun plot kullosa,
N`për Shymek, teposhtë do shkoja,
N`prrue të Dragës do pushoja.

IV
Prej atje kujtime t`mira,
T`amblave vite të fëminisë,
Do t’ringjallen, do t’rikthehen,
E do i rrinë karshi pleqnisë.

V
Ulë mbi shkambin e Çukicës,
Pak do ndalem si shqiponjë,
T’kundroj fushat der’ n`Lytece,
Mandej rrugën ta vazhdoj.

 VI
Kur të dal në Pollaqer,
Si shqiponja n’fluturim,
Cuculanit do t’ia lëshoj
I përmallun një shikim.

VII
Me lotë n’ sy, me mallëngjim
Do t’vazhdoj rrugën te Kroni,
Ta freskoj pak shpirtin tim,
Me uji bore, si desht Zoti.

VIII.
Në Breg të Kronit do të ndalem,
Ta shikoj Nëngurrën time,
E t’ zates te Shtëpia e Gurit
Ku u rrita me thërrime.

IX
Mirë po shoh se një molisje,
Kaplue ka tash trupin tim,
Shtëpia e Gurit ma nuk shihet,
As Oxhaku nuk qet tym.

X
Në gërmadhat e shtëpisë.
Që dikur ish votra ime,
Shkurr’ e lisa janë harlisë,
Pamje e zymtë e plot trishtime.
 
XI
Përmbi lisa, rritë n`gërmadhë,
Të shtëpisë sìme e te pragu,
Me shikimin drejt kah Dielli
Kryenaltë ishte Oxhaku.

XII
E mbasi, të shplodhëm mirë,
N`kokërr t`shpinës, mbi një gur,
Sytë kërkojnë hardhinë e rrushit,
Që n`strehë t`shtëpisë ishte dikur.

XIII
Mandej të dal me lotë në sy,
T’ eci tej, drejt për kah Blini,
Ku të parët nëpër shekuj,
Pushojnë eshtnat,ftyrë kah Dielli.

XIV
Hapi portën e vorrezave;
Dera e ndryshkun se ç`kërcet,
Mblue me bar e me handrak,
Vorrin babës, si me ia gjetë?

XV
Ec ngadalë e me kujdes
Tue kërkue Vorrin e Tij,
T’u them t`vdekunve: prehuni n’paqë,
Por kamë frikë mos shkel n`gjarpnijë.
 
XVI
Ma në fund vorrin e gjeta,
Largoj barin, rritë një mal,
Një qiri,te kryet ia ndeza,
Foton Babës i puth në ballë.

XVII
Dhe kur deshta diç t’i flisja,
Një cingrimë dikah ndigjoj,
Ndjej jastakun qull me lotë:
Zilja e orës nga gjumi m`zgjoi.
               ./.
Sarpsborg, 21.02.2010
 

3. VAJTJE-ARDHJE

Vijmë në jetë
Me vaj e me piskama,
Sa hyn tek njena derë.

Një tjetër pret e hapun,
Sa pak n’këte botë po rrijmë!
Aq sa me kalue prakun.
            ./.

4.  KUSH MA THOTË, SI?

Si të t’i shëroj plagët,
Që molisn trupin tand,
E mue në shpirt më therin?
Të flijohem per Ty,
Dardani,
Vallë, dhimbjet a shterrin?

Si të ta shuej etjen?
Burimet kanë shterrue.
Dardani=Tokë e Bekueme,
Ç’kulsheder t’i thau krojet,
Që prej malesh zbrisnin
Fushave blerore?!

Si të ta shuej urinë?
Në arat tueja djerr,
Nuk ka kallijë gruni,
As misernikë të rinj,
Nuk i vjen era Votrës,
Në fllanik shekat,
Tinarët …, tingëllijnë.

Si ta rris Gjergjin e vogël,
Gjijtë e nanës janë tha.
As LARA nuk asht ma në ahër.
Era e qumshtit të valë,
s’ ndihet si më parë.
 Nën hambarin e zbraztë,
shtri asht qeni bardhosh.
Në shitore ka,
PLAZMA, VITA, ALPSKO,

Nuk ka uji Rugove.
Ka po,
Uji Knjaz Millosh,
Që nuk e blen dot ,
Kuleta ime BOSH!

Si ta kuptoj se je i lirë,
O Vendi im i shtrejtë,
Kur shoh fëmijë dëshmorësh,
Herojësh edhe punëorësh,
Pa buken e tulit
e trashëgue kanë,
TULLUMBAT E LULIT?!
         . /.
Sarpsborg, 17.02.2010


5. SHEJTI I DARDANISË

(Kushtue Dr. Ibrahim Rugovës, në kater
vjetorin e ikjes në Amshim)

Në Podin e Gurit
Asht vendlindja e Burrit,
Që në histori
Përgjithmonë ka hy.

Në Podin e Gurit,
U rrit shtati i Burrit;
Me veprën e Tij,
Hyni n`pavdekësi.

Atje n`Velani
Pushon Trupi i Shejtit,
Që Ty Dardani
Të solli Liri.
    ./.
Sarpsborg, 21.01.2010


6. SHPELLA E JEREBISË

I
Mbi Istogun plak,
Janë bjeshkët shkambore,
E n`zemër të bjeshkëve,
Kullosat blerore.

II
Gjithandej burime,
Liqene edhe kroje,
Shpella t`shumta guri,
Kështjella natyrore.

III
Një nga këto shpella,
Përgjatë historisë,
Krenaria jonë,
Shpell’ e Jerebisë.

IV
Aty Adem Sejdia,*
Me grykëgjaten e tij,
I farojë çaushët,
Tek hynin n`xhami.
V Këtu dhe Azem Bejta,
Kishte ba strehimin,
Ahmet Nuhi**, Bajram Gashi,
Me Bajram Çetinen.

VI
N’breza në këte shpellë,
Lirshëm janë strehue,
Kreshnikët e Atdheut
Sa herë kanë luftue.

VII
Asht Shpella e Jerebisë,
Një dhuratë prej Zoti,
Ndue Përlleshi i Paskalicës***
N`të e pat ba motin.

VIII
N`të dhe Sadik Ali, ****
Edhe Tal Kurteshi,
Qinda trima të tjerë,
Strehimin aty gjejshin.

IX
Kështu Podi i Gurit,
Trevë e trimnishë,
Në zemër të vetë ka,
Shpellën e Jerebisë.
      ./.
*Adem Sejdia, atdhetar nga familja Rexhaj prej Cerrce, që luftoi kundër
pushtuesëve turq. Strehohej në Shpellën e Jerebisë dhe ditën dilte mbi
shkambijtë e burimit të lumit të Istogut dhe prej aty gjuente çaushet turq,
që vinin me falë namazin. Thonë se ishte shenjtar i pagabueshem dhe se ka
vra shumë turq.

** Ahmet Nuhi e Bajram Gashi, atdhetarë të Mivades. Ishin luftëtarë
nacionalistë. Ranë heroikisht tue luftue pushtimin komunist të Kosovës.
Bajram Çetina ishte komandant i njohun i çetave kaçake të Podgurit në
kohën e Jugosllavisë mbretnore. Edhe ky kishte gjetë strehim në këte shpellë shumëherë.

***Ndue Përlleshi i Paskalicës, një nacionalist, luftëtar, atdhetar legjendë
 
7.  NËNGURRA DHE STINËT
      
Pranëvera

Nga oborri i shtëpisë ku linda,
I hedh vështrimin Gradinës,
Cuculanit, Lugut të Dragës,
Bjeshkëve tej krejt mespermes,
Shkoza e krekca kanë qit dushkun,
Erdh pranëvera në mes nesh.

Kanarinat dhe bilbilat,
Kanë fillue kangët e veta,
Aromë vjollcash, blegrimë qingjash,
Idil fshati, që t’zgjatë jetën.
Dhe akacjet për rreth shpisë,
Plotë me lule janë harlisë.

Vera

Në Rrahije një çak-çuk
Mue vemendjen ma terheqë,
Janë kostarët, rrahin m’çekiç,
Me ba tehat mprehtë si brisk,
Sepse bari fort asht rritë,
Sanë per lopët,dhentë e dhitë.

Tutje anash atje n`Brode,
Nji lejlek me kambet e gjata,
Lirshem ec, si nëper mote,
Dallandyshet dhe bylbylat,
Që flutrojnë deri t’vjen nata.
Janë fauna e kësaj toke.

Vjeshta

N`Lluga t`mdhaja e n`Peshnjevë,
Shpejt korrtarët prejnë me drapni,
Misri bardhë si floku i borës,
Që tromakun e ka rritë
Dhe fasulja rritë bishtajat,
Bereqet i sjellin shpisë.

Tutje Bala dhe Kuqoja,
Po pertypen në qetsi,
Sepse qerrja sa ngarkohet,
Në kular këta kanë me u ngjitë,
Ta çojnë qerren e ngarkueme,
Misër, groshë e kungull shpisë.

Dimni

Dalë n`Veshtije, permbi fshat,
Mandje shkoj te Bregu i Kronit,
Ujit e akullt e pij pak,
Dhambet më mpihen prej të ftohtit.
Kjo bardhësi që ka mblue tokën,
Borë i krijtë, dhuratë prej Zotit.

Nëpër shpate, rranxë Gradinës,
Skijatorët se ç`po rrëshqasin,
Fëmijë e të rinjë nëpër oborre,
Sajat shpejt se ç’po ì ngasin,
Dordolecat n`per oborre,
Hundët spec, si nuk u narthin.
       ./.
Sarpsborg, 18.10.2010


8. KATEDRALES NË DARDANI

I
Dardani e dashtun, me fat pesë shtatori,
Katedrala „Nana Tereze“ hapet solemnisht,
Lajm i gëzueshem, që shqiptarinë mori,
Komb i Europes jemi përjetësisht.

II
Gëzon Dardania për Këtë Katedrale,
Na uron Evropa, bashkë me Amerikë,
Gëzon dhe Shqipnia për festën e madhe,
Jemi europianë, askujt s’i kemi frikë.

III
E shejta, e bukura, Katedrale shqiptare,
Sa hijeshi i dhe’ ti Prishtinës sonë,
Do jeshë, ku u derdh gjak i t’ parëve,
Pse kombi shqiptar për ty ka nevojë.

IV
T’ plasin nga smira lugetnit e errsinës,
T’ plasë injoranca, çmendurakët e kohës,
Ti, Katedrale, je burimi i së mirës,
Themelet tu, Dora e Ibrahim Rugovës.

V
Ti do jesh per ne burimi i jetës,
Faltore do t’jesh dhe simbol kombtar,
Me nder e mbajtsh emni e Shejtores,
Krenari dhe mburrje je për çdo shqiptar.
                   ./.
Sarpsborg, 02.09.2010


9.  GJAKOVË: - PSE E NGRYSUN?
(Kushtue poetit Din Mehmeti)

E zymtë, me dhimbje, ngrysun Gjakova,
Qytetari gjithandej, gojë-hapt mbeti,
Kumtin e zisë e ndjeu Dardania,
Iku pergjithmonë Baca Din Mehmeti.

Bacalok i dashtun, si nuk t`erdhi keq,
T`na lesh pa vargjet Tua = mrekullina,
A po…, u lodhe, në këtë botë perdreq,
Perqafove vdekjen, shpejt sikur vetima.

Din, i dashtun:- Jo Ti nuk vdes kurr,
Vargu yt, jeton,thellë në zemrat tona,
Poet i pa-shoq, ishe i Madhë- Burr,
BACALOK të pati Ty, e krejt Gjakova.
             ./.
Borgenhaugen, 13.11.2010


10. PARLAMENTI I DARDANISË

-Viti 1989, 2 Korrik-

I rrethuem me tanksa
Kordone policesh e ushtaresh
Dera ju mbyll Deputetve
Me Çelsin çelik
Por jo edhe goja
I madh ishte
Guximi shqiptarë patriotik
Shpalli Dardaninë Republikë.

Vitet 2007-2012
Korridoret dhe hollët
Me perde e çarshaf mbulue,
Pikturat e Kuvendit të Arbnit
Jo ti mbrojnë nga pluhuni
Por që minorenet
Mos me u „frigue“.

Mbrenda në sallë
Sillen verdallë
Të zgjedhunit tanë
Qyqana e budallë
Mjeran e shtrigan
Lugat e argat...
Renegat e xhelat
Kriminel e teveqel
Vrastar e tinëzar
Pjatë lpimes e gjakpimës,
Të popullit krenar...
                  ./.
Sarpsborg, 28.10.2010
 
Nga reçensa për këtë libër, e zotit Daniel Gàzulli

 Në fund të fundit poezia e Selim Nengurrës duket qartë se nuk asht një trill i thjeshtë poetik, a s’ka qenë ndoshta as andërra e tij rinore të bahej poet. Jo, poezia e tij asht nevojë me shfrye shpirtin e plasun dje e të plasun sot. Si thotë Fishta kur qorton Petrarkën se, a nuk kishte të tjera shqetësime Italia që të merrej vetëm me lirika dashunie, këtu gjithçka asht e kthjelltë: Plagë e andërra; plagët e së djeshmës, andërrat për një Dardani të lirë e europiane, që shpesh kthehen në zhgënjime. Po janë shqetësime poetike. Dardania, me gjithë rrugën e mundimëshme që do t’i duhet ende me ba, të ardhmen e ka andej nga, si thotë Niami i madh, “Dielli lind andej nga përendon”.
Ata që njohin publiçistiken e Nengurrës, shpesh herë e ashpër, zemrake, nuk kanë pse të çuditen: në poezinë e tij flet zemra, ma shumë se mendja, prandaj edhe ajo vjen herë herë malenkolike dhe gjithmonë ngërthen një dhimbje të madhe që i ka rrajët tek dashunia e pakushtëzuem për Atdheun.
Mirë se ardhëshin penda të tilla!
Po e mbyllim këtë prezentim, (miqësisht), me dy foto: -Selim Djali, përballë Selim Gjyshit!



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora