E hene, 29.04.2024, 01:03 PM (GMT+1)

Mendime

Përparim Demi: Busulla jonë e ka marrë drejtimin e duhur

E shtune, 16.07.2011, 07:59 PM


Busulla jonë e ka marrë drejtimin e duhur

 

Nga Përparim Demi

 

Çështja shqiptare e trajtuar nga Adrian Vehbiu në shkrimin e tij ”Tri pamje të çështjes shqiptare”1, kap disa aspekte të saj dhe opinionin e tij lidhur me mundesine e zgjidhjes. Pika e parë ishte se kjo çështje vazhdon të mbetet si një produkt i romantizmit shqiptar. Së dyti e trajton këtë, duke u nisur nga perspektiva e pozicionit europian, ”kjo çështje” thotë ai, ”për përfaqsuesit e BE-së paska marrë formën e një kokëçarje të zgjatur”. Së treti, na jep atë që ndjen autori personalisht ” skizofrenia e përkatësisë shpirtërore në një botë ku nuk e gjej dot veten, përveçse si të përjashtuar”. Më tej ndan problemet politike nga ato sociale.

 

Dua të shpreh mendimin tim lidhur me këtë temë, pasi ky shkrim më zgjoi disa ide, të cilat do desha ti diskutoj në publik. Nuk e konsideroj si një replikë, pasi nuk është e tillë dhe shpreh konsideratën time për autorin, i cili konstaton dhe vlerson, shpreh me sinqeritet proekupimin e tij. Nuk jam kundër, sejcili e sheh problemin nga këndvështrimi i tij, i cili ndërtohet mbi bazën e realitetit specifik të mjedisit ku jeton. Shpesh, për ta parë horizontin pak më larg, besoj se duhet me u ngrit diçka  mbi nivelin e realitetit ku jetojmë. Unë kam parasysh njëkohësisht perspektivën dhe të kaluarën, kur diskutoj për çështjen kombëtare, duhet ta ndërtojmë perspektivën mbi bazën eksperiencës së grumbulluar, duke nxjerë mësimet e nevojshme nga përvoja. Kam parasysh, gjithashtu,  konjukturën e brëndëshme dhe të jashtme të momentit, si dhe mundësinë reale për avansimin e proçesit të bashkimit kombëtar. Duhet të pranojmë se me rrënien e ”murrit” midis Shqipërisë dhe Kosovës (bej paralelizmin me murrin e Berlinit), proçesi i bashkimit ka filluar tashmë dhe shpreh bindjen se ai do jet i pandalshëm.

 

E kam përmëndur dhe herë tjetër, bashkimi nuk është thjeshtë një produkt romantik, megjithëse rrënjët e tij janë hedhur në periudhën e rilindasve ”romantik”. Romantik i kemi konsideruar ne, për arsye të ndryshme. Për shëmbull, nën regjimin komunist theksohej karakteri romantik i rilindasve për motive politike të partive komuniste dhe pozicionit të tyre ndaj problemit të bashkimit. Faktet treguan se ato bënë çmos për ta ndarë kombin shqiptar, duke u kënaqur gjithsejcili me copëzën e tij të vogël. Për Enverin rilindasit ishin romantik dhe idetë e tyre të vjetruara e të parealizueshme. Për këtë e ka pas vetë ai kujdes, që të mbeteshin ashtu. Unë sa më tepër studioj veprën e rilindasve, konstatoj se ata nuk kanë qënë aspak romantik, përkundrazi kanë qënë me këmbë në tokë dhe shumë pragmatik në gjithshka që bënë, pamvarsisht se për arsyet që i dim të gjithë, ata nuk arritën ta finalizojnë deri në fund proçesin e bashkimit. Ideja e tyre ishte fisnike dhe e veshur me mjaft shkrime romantike, por jo dhe aksionet që ndërmorën apo veprat që kryen. Ata ringjallën gjuhën shqipe në kongresin e Manastirit, ringjallën kombin dhe shpirtin patriotik tek shqiptarët, krijuan format e para të shtetit të bashkuar shqiptar në Prizren dhe më vonë në Vlorë. Për këtë ata mobilizuan krerët dhe gjithë intelektualët shqiptar kudo që ishin, armatosën dhe ngritën në këmbë një popull të tërë në luftën çlirimtare për pamvarsinë e Shqipërisë. Për realizimin e  ides së tyre, ata sakrifikuan gjithshka deri dhe jetën e tyre. Nuk më duket aspak romantike dhe nuk shoh se ku është ky romantizëm kur kemi të bëjmë me një luftë për mbijetes kombëtare, për jetë a vdekje, e cila na shpëtoi si komb nga asgjësimi, nga asimilimi.

 

Atëhere nevoja na bëri të luftojmë, pasi nuk kishim rrugë tjetër përball agresionit shovinist të fqinjëve tanë. Sot po ashtu, nevoja na dikton të bashkohemi, për të përballuar rreziqet e globalizmit. Pra kur bëhet fjalë për rreziqe, për nevoja, për mbijetesë, s’ka vënd të flasim për romantizëm, faktet flasin për pragmatizëm konkret. Ideja e bashkimit është mjaft e gjërë dhe përmbledh të gjitha aspektet e jetës tonë shoqërore, politike apo dhe ato ekonomike. Europa kërkon bashkimin e saj, duke u nisur nga qëllime pragmatike, për të përballuar perspektivën globale të botës së ardhëshme. Janë bërë planet dhe është llogaritur se pa një Europë të bashkuar, pas jo më larg se 50 vjet të këtij shekulli, ajo nuk do i rezistoj dot konkurencës së Azisë, Amerikës etj. Pra krijimin i BE-së e stimuloi nevoja e mbijetesës në perspektivë. E njëjta gjë, në një plan më të vogël, është e vlefshme dhe për ne shqiptarët. Europianët e kuptojnë fare mirë këtë, problemi i tyre është se nuk e administrojnë si duhet konfliktet rajonale, dhe nuk gjejnë forcën e duhur të vendosin regulla të njëjta për të gjithë popujt. Ata mundohen ti anashkalojnë problemet, ti kapërcejnë etapat, duke pretenduar se kohezioni do ndodhi natyrshëm pas integrimit europian, gjë për të cilën unë kam rezerva të mëdha.

 

Ne shqiptarët, duke u nisur nga interesat tona kombëtare duhet të ndjekim rrugën e bashkimit pa ndërprerë dhe pastaj atë të integrimit. Kjo është punë prioritetesh, që ne duhet ti vëmë vetes, duke studiuar me kujdes etapat dhe raportet me konjukturën ndërkombëtare. Këto dy proçese nuk përjashtojnë njëri tjetrin, pasi janë komplementarë dhe zhvillohen në paralel. Hapja e rrugës së Kombit, unifikimi i sistemit energjitik, eleminimi i barierave kufitare dhe ekonomike, unifikimi i sistemit arsimor, realizimi i projekteve të përbashkëta, qarkullimi i lirë dhe turizmi i brëndshëm, janë disa fusha të proçesit të bashkimit, në të cilat tashmë po ecet me projekte konkrete. Iniciativa e Pacollit për drejtimin dhe koordinimin e këtij proçesi nëpërmjet një Bordi të besimit  të Lëvizjes për Hapësirën Mbarëkombëtare të Zhvillimit, nuk është një ide romantike, por shumë pragmatike dhe në kohën e duhur. Kur flasim për koordinim, për projekte dhe financime, tregon se e kemi kapërcyer fazën e ëndrave dhe jemi në fazën e zbatimit, proçesi ka filluar dhe jemi në fazën kur po kërkojmë formën optimale të menaxhimit të këtij proçesi të gjatë.

 

Kuptohet gjërat nuk shkojnë vaj gjithmon, jo të gjithë janë të interesuar, bile ka nga ata që na vënë pengesa të ndryshme. Dihet, të parët që duan të na pengojnë janë fqinjët tanë, pastaj vijnë klyshët e tyre, që po na sabotojnë nga brënda. Konflikti politik i brëndshëm është rrjedhojë e kësaj lufte. Ideja është se ne tashmë kemi avansuar në proçesin e bashkimit, orientimi është pozitiv dhe shumë gjëra po marrin formë, kuptohet është populli ai që e do këtë dhe shprehet dhe në internet siç e keni vënë re besoj. Ne gëzohemi me çdo hap të ri që bëhet në këtë drejtim. Nuk besoj se dikush do tërhiqet nga kjo rrugë. Gjithsekush e ka nda mëndjen se cilën rrugë do marri. Saliu bën të vetën nga ana Shqipërisë, tani del Pacolli nga ana e Kosovës. Veç kesaj mos harojmë partitë parlamentare të PDIU dhe VETVENDOSJES, të cilat po punojnë në legjislativët e dy vëndeve dhe po krijohet një front, i cili zor se shëmbet nga ca mercenarë, sado që të përpiqen.

 

Problemet sociale egzistojnë dhe është detyra e klasës politike shqiptare ti zgjidhi gradualisht, por kjo nuk do na pengoj asnjëherë të bashkohemi, pasi bashkimi bën fuqinë dhe kështu kjo perspektivë do zgjidhi dhe problemet shoqërore. Zhvillimi ekonomik dhe tregu i përbashkët i punës do zgjidhi problemin e papunësisë dhe të varfërisë. Prandaj na duhet optimizëm, forcim të unitetit, qartësi politike, sakrifica, dhe iniciativa pozitive kombëtare. Nuk do dorzohemi para asgjëje, as para shovinistëve, as para problemeve tona dhe as para orientimeve ndërkombëtare. Busulla jonë e ka marrë drejtimin e duhur drejt bashkimit kombëtar. Gjithësejcili prej nesh do japë kontributin e tij në këtë punë sipas mundësisë, qoftë dhe duke i përkrahur iniciativat dhe nëpërmjet solidarizimit kombëtar.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora