E merkure, 30.04.2025, 11:18 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Bashkimi Kombëtar nuk është pronë private...

E marte, 12.07.2011, 07:55 PM


Bashkimi Kombëtar nuk është pronë private, individuale, partiake, qeveritare..,

por ai ka karakter gjithëkombëtar

 

Nga Ramiz DERMAKU

 

Shumë subjekte politike në Kosovë, në propozimet e tyre politike kanë aspiratën e kombit shqiptar për bashkim. Një pjesë e këtyre subjekteve politike falë këtyre programeve kombëtare ia kanë arritur që të bëhen pjesë e jetës parlamentare. Mirëpo, edhe pse ato u bënë pjesë e (Parlamentit të Kosovës) jetës parlamentare deri më tani nuk kanë treguar suksesë në  çështjen e bashkimit kombëtar, por e kanë vetëm retorikë politike për arritjen e qëllimeve të tyre personale, partiake, karieriste, etj. Pra siq po shohim deri më tani ata idealin për bashkim kombëtar ka mbetur vetëm kur atyre u nevoitën votat e qytetarë ve. Shtrohet pyetja : Pra kujt do ti bie përgjegjësia ? Pa humbur kohë themi se përgjegjësia kryesore u takon krerëve të Institucioneve tona; në Kosovë, të cilat nuk kanë punuar asgjë drejtë bashkimit kombëtarë. Disa po thonë; rrethanat politike janë të tilla.., të cilat nuk lejojnë realizimin e qellimeve kombëtare, duke trumpetuar se bashkësia ndërkombëtare nuk lejon ndrrimin e kufijve në Evropë. Mirëpo, siq është dëshmuar deri më tani, kombi shqiptarë është në mesin e popujve më pro perëndimor në Evropë. Populli shqipëtar nuk po kërkon prishjen e marëdhënjeve me Evropën apo  me Amerikën. Këto marëdhenje – apo rrethana politike nuk na kanë ndalur që të marrim hapat e parë drejtë bashkimit kombëtar. Shembull ; Filloi   ndertimi i autostradës Durrës-Merdare, e cila e ka ofruar kombin shqipëtar. Sot kërkohet nga ne dhe është kërkesë e kohës që projekte të tilla të mëdha të merren edhe ne të ardhmën. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet sa më parë të bëjnë marëveshje bilaterale , të cilat do të lehtësonin jetën e qytetetarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe më gjërë. Kosova e Shqipëria duhet që sa më shpejt të hartojnë një strategji të përbashkët për ta shtuar numrin e shteteve të cilat do ta njihnin Kosovën si Shtet. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë - MASHT-i, në Kosovë dhe Ministria e Arsimit në Shqipëri, duhet të hartojnë sa  më shpejtë politika të përbashkëta për unifikimin e teksteve shkollore ne të gjitha lëminjët . Pastaj mund të fillojë me liberalizimin e tregut, e cila  është edhe një kërkesë apo (kusht) për tu inkuadruar në Unionin Evropian. Këtu janë bërë disa  hapa konkret me disa shtete tjera, ndersa me Shqipërinë jo. Ne jemi një komb që kemi një përbërje një popullsi e cila beson ne tri fe. Historia jonë popullin shqipëtarë  disa herë e ka vënë para provave të vështira, por ai i ka  rezistuar, pra edhe kësaj kërkese – (dëshire) të popullit, ne duhet t‘i dalim zotë dhe ta realizojmë sa më parë. Sot shtrohet pyetja; pse u lejua bashkimi i dy Gjermanive.. ? , e pse mos të lejohet bashkimi i kombit shqiptarë ? !  Mendoj, se asnjë shqiptar nuk ka te drejtë, që ta kundështojë bashkimin kombëtar shqiptar, sepse bashkimi kombëtar nuk është pronë private, individuale, partiake, qeveritare, por ka karaakter gjithëkombëtar shqiptar, që xhenezën   e ka nga gjaku i derdhur i të të gjitha brezave që flijuan jetën për bashkimin kombëtar . Kjo është një kërkesë natyrale , kjo është një realitet dhe domosdoshmëri e të gjithë brezave shqiptarë, e jo ndonjë përrallë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx