E enjte, 16.05.2024, 06:14 PM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Regjistrimi në favor të grekut!

E marte, 12.07.2011, 07:09 PM


Regjistrimi në favor të grekut!

 

Nga Faik Krasniqi

 

Jam kundër regjistrimit në baza etnike, fetare dhe vetëdeklarimit të kombësisë dhe fesë, për faktin se :

Feja është diçka shpirtërore dhe jo detyruese. Të gjitha Fetë besojnë në një ZOT, ku kjo ska lidhje me regjistrimin e popullsisë. Ka njerëz fetarë dhe jo fetarë por që besojnë në ZOT. Për mua qëllimi i çdo Feje është krijimi i njeriut me virtyte të larta ( e një njeriu të mirë në kuptimin e plotë të fjalës). Por pse të bëhet regjistrimi fetar, kur mundesh ta ndryshosh fenë dhe nuk ke thyer asnjë ligj. Feja është gjë e shenjtë dhe për mua s'ka lidhje me regjistrim të detyruar. E detyruar duhet të jetë vendlindja,vendbanimi dhe shtetësia. Çfarë ka lidhje feja në këtë rast?. Në qoftë se dikush ka dëshirë që të regjistrohet nga ana fetare, mund ta bëjë në vendet si; (kishat, xhamitë etj, e kam fjalën) që i përkasin fesë. Vendin ku ke lindur nuk mund t`a ndryshosh, as kombësinë nuk mund ta ndryshosh,(se pastaj je pa identitet) fenë mund ta ndryshosh.

Së pari, besimi është diçka që njeriu e zgjedh në jetë.Konvertimet nga tradicionalë myslimanë në krishterë dhe nga tradicionalë të krishterë në myslimanë në Shqipëri janë të shumta.Kjo tregon dhe njëherë që vazhdimisht do ketë ndryshime të përqindjeve.

Së dyti, regjistrimi është me dëshirë.Që do të thotë që ai është një regjistrim statistikor sesa real pasi shumë prej njerëzve s'duan ta deklarojnë ose nuk marrin pjesë në regjistrim.E duke qenë regjistrimi statistikor ai është jo i realtë.

Së treti, qeveria e Shqipërisë po kërkon një shkak që t'i tregojë botës që shqiptarët nuk janë 70 për qind myslimanë, por dhe krishterë dhe ateistë.Biles krenohet me sistemin laik që kanë trashëguar nga diktatori Enver Hoxha.Prandaj së fundmi nxorri dhe ligjin e homoseksualëve si ligj që e çon shoqërinë shqiptare drejt ''emancipimit'' të degjenerimit evropian.

Së katërti, Maqedonia i tregoj diçka shqiptarëve që ato për hir të emrit të shtetit të tyre dhe krenarisë kombëtare e ndaluan vendin në integrimin në NATO.

Së pesti, regjistrimi i popullsisë në baza etnike dhe fetare në Shqipëri, do t'i konvenonte shteteve sllave e posaqërisht Greqisë(shtet racist që i pajisë të huajt me nënshtetësi greke, vetëm nëse e ndërrojnë kombësinë, emrin-mbiemrin dhe fenë, duke u bërë grek-ortodoks), ku një pjesë e madhe e popullatës ( në Jug) shqiptare për interesa materiale veçse kanë filluar ta ndërrojnë kombësinë dhe fenë.

Ne shqiptarët jemi popull pa nerv dhe pa krenari që sa herë dikujt t'i teket për ta manipuluar e bën dhe jemi tokë eksperimentësh ku fuqitë e mëdha bëjnë ndonjë analizë për ta hudhur më vonë në ndonjë vend tjetër si teori.

Ja pse jam kundër regjistrimit etnik dhe fetar të popullsisë në Shqipëri.

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora