E merkure, 30.04.2025, 06:52 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Ai nuk është më

E shtune, 09.07.2011, 07:59 PM


AI NUK ËSHTË MË

 

Nga Halit Bogaj

 

Ai nuk është mes nesh që të dale para njerëzve të frustruar per ti qetësuar se edhe pavarësia edhe liria e kan çminin e tyre që duhet paguar. Nuk është me që t’ju thotë edhe këtyre të ‘’Vetëvendosjes’’ se nuk duhet të rrënohet pasuria e Kosovës e cila është krijuar dhe realizuar me mundime të mëdha. Nuk është më që t’i afrojë rreth vetes të gjithë ata që nuk e donin njëri tjetrin dhe pikërisht ata që nuk e donin atë. Me lutjet e një profeti ai afronte rreth vetes dhe u jepte edhe detyra të mëdha kombëtare dhe shtetërore. Ishte i tillë nga se e kishte ‘’t’leme’’ siç thotë një shprehje e jona popullore. Ai edhe armikun e bënte mik por kurrë mikun armik. Është një shprehje e urtë popullore ‘’kudo që të shkosh ndërtoje nga një shtëpi’’ dhe vërtet ai nga do qe shkonte dhe udhëtonte, me fjalët e tij të ëmbëla dhe me buzeqeshjen karakteristike ‘’por të mbushur plot dashuri dhe altruizëm’’ e ndërtonte nga një shtëpi. Shtëpitë e veta i ndërtoi që nga Roma, Berlini, Parisi, Brukseli, Londra, Sofia, Ankaraja e deri ne Uashington.Të gjitha  rrugët e tij ishin të shtruara me ar dhe me qilima të kuq. Kudo që shkonte lente mbresa të jashtëzakonshme, dhe miqtë i luteshin Zotit që ta shihnin prapë atë burrë të dheut dardan i cili dukej se kishte lindur për ta çliruar popullin e tij nga zgjedha shekullore. Pra, për fat të keq, sot nuk është a i cili do të dilte para të gjithëve dhe t’u thoshte se parlamenti është i vetmi vend demokratik ku mund të shprehen mendimet dhe propozimet e ndryshme, kurse gjyqësia është ajo e cila e dënon hajninë. Do t’ua thoshte edhe disa fjalë të tjera të cilat do të ishin shumë të dobishme për prosporitetin dhe ardhmërinë tonë më të mirë. Do t’u thoshte të gjithë atyre se e kishin pasur shumë keq kur kishin menduar se nuk duhet të bisedohet me Serbinë, nga se ato biseda zhvilloheshin drejtpërdrejtë nën mbikqyrjen e atyre që e shpëtuan këtë vend nga zhdukja dhe gjenocidi. Mbase do t’u thoshte se mospajtimet e shpeshta e tyre do të jenë edhe kontra produktive, sidomos në një kohë kur na duhet të dëshmojmë se jemi duke bërë përparim në shtetndërtimin tonë të brishtë dhe akoma të rrezikuar në disa drejtime. Do të dilte sidomos para një mase njerëzish që kanë dalur për t’u falur në rrugë, se mënyra se si e kanë zgjedhur kushtëzimin e ndërtimit të një xhamie është e keqe, e gabuar, dhe e dëmshme për të gjithë ne, duke e rrezikuar edhe përkrahjen tonë të mëtejme ndërkombëtare. Ata që janë duke vepruar kështu rrezikojnë edhe marëdhëniet reciproke ndërfetare në Kosovë, të cilat kanë qenë më të mirat në rajon. Do të dilte dhe to t’ua recitonte edhe disa vargje të Vasho Pashës të cilat na tingëllojnë përherë të freskëta dhe aktuale. Do t’u tregonte atyre se kur ke atdhe i ke të gjitha ku mund ta kultivosh lirisht edhe fenë tënde të preferuar, por kur nuk ke atdhe nuk mund të kesh asgjë. Do t’u thoshte se do të ndërtohet edhe xhamia e kërkuar,kurse ata do të shkonin nëpër shtëpitë e tyre.Ai me dhuntitë e tij që i’a kishte dhuruar Perëndia, do t’i arrinte të gjitha objektivat e veta të cilat ishin në shërbim të popullit të tij të dashur. Do t’u thoshte atyre se tubimet radikale dhe ultimatumet çojnë ujë në mullirin e armikut tonë shekullor i cili me vite e vite të tëra kishte punuar për ta prezentuar Kosovën si një vend radikal islamik, gjë që protestat e fundit të atyre që e falnin xhumanë në rrugë, për fat të keq tregojnë diçka të tillë që u shkon për shtati Jeremiqit dhe Tadiqit, kurse neve na ha ujku në shpatull e nuk e kuptojmë dot se çfarë është duke na ndodhur. Krahas të gjitha këtyre që u thanë, duhet potencuar edhe faktin se po të varej gjithçka vetëm nga falja nëpër xhamia, atëherë vendet arabe nuk do t’i kishin punët si tërkuzë kurse shefat e atyre vendeve si: Ben Aliu, Mubaraku, Gadafi etj./duke mos i frikësuar as Zotit/ nuk do t’i vidhnin miliarda dollarë nga popujt e tyre. Xhaminë duhet ndërtuar para së gjithash në zemër, në atdhe, në sinqeritet, dhe në virtyte të tjera të larta njerëzore, të cilat e bëjnë njeriun njeri.



(Vota: 5 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx