E enjte, 24.07.2025, 09:21 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Është bërë si Strajca e maxhupes

E marte, 05.07.2011, 08:00 PM


ËSHTË BËRË SI STRAJCA E MAXHUPES

 

Nga Halit Bogaj

 

Vërtet Parlamenti i Kosovës çdo ditë e më tepër po i  përngjanë’’Strajcës së maxhupes’’,siç u shpreh një ditë Jakup Krasniqi.Aty flitet gjithëçka.Aty flitet gjithëçka dhe ofendohet çdo kush me fjalët fyese dhe  denigruese të cilat nuk mund t’i dëgjojmë as në Pazar,as në rrugë!Kur dikush më pyet se a përcjell ndonjë mbledhje të Parlamentit tonë,i përgjigjem negativisht ngase  e di paraprakisht se çka mund të dëgjojmë në Tempullin më të lartë të shtetit nga parlamentarët e zgjedhur nga vota e lirë e popullit,por  të cilët nuk e kanë mandatin të flasin fjalë të tilla të çoroditura siç po veprojnë përherë e më tepër,madje ,madje pa u skuqur fare dhe pa e pasur gajle se janë para kamerave televizive me ç’rast i sheh mbarë bota/jo vetëm ajo shqiptare/!.Dhe për fat të keq, vetëm atëherë kur ulen në ato karriga mund ta marrim vesh se kush janë  dhe ta shohim fytyrën e tyre të vërtetë,të cilën duhet ta shikojnë ndonjëherë edhe vetë në pasqyrë!.E kuptojmë se çfarë pretendimesh kanë vetëm atëherë kur’’bëhen të mëdhenj’’!.Atëherë nuk flitet me ta dhe të shkelin si thneglën ,pa i dhënë pesë pare.Ofendohen mes vetes sikur të ishin  armiqtë më të mëdhenj njëri me tjetrin,kurse kur i kanë interest e tyre personale struken si minjtë dhe nuk ia prishin fare shoqishojt.Ofendohen mes vetes sikur të ishin njëri  serb e tjetri shqiptar/bile serbëve nuk guxojnë t’ua prishin fare ngase fluturojnë pa kapuç  nga ulëset e tyre/.Se Parlamenti është bërë si ‘’strajcë e maxhupes’’këtë e ka thënë disa herë Jakup Krasniqi,por çka po bën ai që të ndryshohet diçka në atë drejtim, që mos të na përqeshin edhe më shumë?!Duhet bërë diçka dhe sa më shpejt që të jetë e mundur,sepse gjëra të tilla nuk mund të durohen më dhe vërtet po na shkojnë në nerva.P.sh.janë bërë shumë monotone disa njerëz të cilët nuk flasin gjë tjetër,përveç asaj që disa herë gjatë mbledhjes i drejtohet kryministrit me fjalët:Po rren kryeministër,po rren!Ata fatkeqësisht veprojnë pa pasur një trohë kulture ,edukatë dhe njerëzi.Ata nuk janë pak por ka shumë të tillë që veprojnë gjithnje njësoj!Na vijmë n’udhë t’Zotit vetëm kur na preken xhepat.Në çdo séance kur fliten fjalë të tilla,ose kur jashtë Parlamentit shkatërrohet prona shoqërore,siç po ndodhë me veprimet e disa deputetëve,njerëzve të tillë do të duhej t’u zbritet nga paga e tyre.Vetëm atëherë ata do të bëhen të butë si qengjat dhe do të vijnë në udhë të Zotit.Kur t’u zbritet nga të ardhurat personale, të cilat janë sa 30 pensione mujore kosovare,atëherë do të bluajnë më butë dhe do të rrinë shumë më urtë.Vetëm atëherë do t’ua dinin taksapaguesve të Kosovës për të cilët po derdhin lotë krokodili.Për xhamat e thyer të ndërtesës së Qeverisë do t’ua caktoja nga 10.000 euro dënim me ç’rast më as në ëndërr nuk do t’u kujtohej t’i thyenin.Veprime këto të cilat as nuk u kanë hije si deputetë të Parlamentit të këtij vendi,me veprimet e të cilëve sigurisht se janë duke qeshur edhe kolegët e tyre evroperëndimorë.Ata duhet të zgjedhin’’Ose me Fatën,ose me Hatën’’,përkatësisht’’Ose në rrugë,ose në Parlament’’përndryshe do të mbesin pa asnjërën ngase edhe zgjedhësit e tyre janë duke u ftohur në ta.’’Strajca e maxhupes’’është duke u mbushur me shumë gjëra që na iritojnë dhe na i rrezikojnë edhe marrëdhëniet tona tanimë tradicionale me miqtë tanë të krijaur aq me zor, me mundime të mëdha dhe që e kemi hequr të zitë e ullirit gjersa i kemi kthyer në anën tone!’’Strajca e maxhupes’’nuk brengoset fare të cilën, për fat të keq,kanë filluar ta mbushin edhe dy partite më të mëdha opozitare/LDK dhe AAK/,duke i harruar porositë afatgjata të dy liderëve të tyre të mëdhenj!.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx