E enjte, 01.05.2025, 03:12 AM (GMT+1)

Mendime

Indrit Vokshi: Pse nuk na duhet Parlamenti i Ri

E premte, 01.07.2011, 07:58 PM


"Pse nuk na duhet Parlamenti i Ri"

 

Nga Indrit VOKSHI

 

Drejtuesit e puneve te Shtetit,se fundmi,kane hedhe idene e ndertimit te nji Parlamenti te ri, i cili ne perfytyrimin e tyne,shfaqet madheshtor,dhe si i tille edhe proklamohet. Arsyeja se pse s'duhet ndertue ky Parlament i ri e fort i kushtueshem,mbeshtetet sa ne shtyllen morale aq edhe ne ate ekonomike.Zotnijte e politikes,e paraqesin Parlamentin e ri,si dhuraten ma te bukur qe mund ti bahet Shtetit ne njiqind vjetorin e shpalljes se Pavaresise se tij. Populli jone,gjate ketyne dhjete dekatave, nuk ka vuejte per ndertesa,por prej mungeses se bashkepunimit politik ne vecanti dhe percamjes se madhe qe mungesa e ketij bashkepunimi ka brumose ne ndergjegjjen e tij.Keshtu qe,nese zotnijte e politikes duen ti bajne dhurata Popullit dhe Shtetit,dhurata ma e mire do te ishte,arritja e nji marreveshjeje ne themelin e se ciles te qendronte qellimi per te nderrmare disa reforma te randesishme,ne drejtimin ekonomik dhe ne drejtimin e funksionimit te institucioneve.Ndertesat madheshtore e luksoze,jane pasqyra te pasunise, e cila rrjedhe prej politikave te nderrmara prej ketyne institucioneve qe gjallojne brenda ketyne ndertesave. Nese politikat e ndermarra prej institucionit te Parlamentit tone, do i kishin sjelle Shtetit dhe Popullit begati ne buxhetet perkatese, dhe nji ambient ne te cilin te ndjehej kudo era e drejtesise, atehere edhe Shteti jone do te meritonte nji ndertese Parlamenti luksoze e madheshtore,qe do te qendronte si kunore e arte mbi institucionet qe kane mundesue pasunine dhe drejtesine.Por per sa kohe kjo nuk ka ndodhe, nuk ka arsye me u ndertue nji Parlament qe nuk justifikon dot veten e tij.Parim udheheqes i nji shtetari duhet te jete pergjegjesia atnore para Sovranit te tij, dhe trajtimi i Sovranit me te njajtin kujdes qe nji kryefamiljar trajton anetaret e Familjes. Nese kryefamiljari,buxhetin e Familjes e shkrin ne deshirat e ne pasionet e veta personale duke injorue nevojat jetike te anetareve te Familjes, ky kryefamiljar duhet debue si i padenje.E njajta gja mund te thuhet edhe per shtetarin qe financat nuk i nise drejt nevojave jetike te Popullit,por drejt veprave te luksit qe per nga randesia barazohen me pasionet personale. Nji Parlament lukzos asht' ofendim per familjet e pastreha e me perkrahje sociale;asht' ofendim per qytetaret qe ndihen te pasigurte; asht' fyemje e rande per te gjith njerezit qe i ndjejne e shqetesohen per dukurite qe brejne cdo dite jeten shoqnore ne Republiken tone. Duhet perserite e riperserite, qe nese Parlamenti si institucion,me ane te politikave te tij,arrin tu siguroje strehim familjeve te pastreha; arrin tu siguroje pune familjeve me perkrahje sociale; arrin te garantoje paqe e siguri sociale e te luftoje dukurite brerese,atehere ky institucion meriton te gjalloje brenda nji ndertese madheshtore qe do te simbolizonte suksesin e tij ne keto fusha te jetes. Por per sa kohe qe shoqnia jone dergjet si nji trup me plage te hapme, shtetaret duhet ti perdorin financat, per ilace sheruese te ketyne plageve. Qendrimi i opozites pervec ftohtesise qe percjelle, shkakton edhe habi.Opozita ka kundershtue vetem vendin ku u projektue ndertimi i Parlamentit dhe jo ndertimin e Parlamentit. Opozita nuk duhet te ishte trembe - nese asht' trembe - prej akuzave qe do ta paraqitnin ate si penguese te zhvillimit,por duhet ta kishte vue ne dukje faktin qe populli shqiptar nuk gezon ate shendet ekonomik qe me ia lejue vetes pasjen e nji Parlamenti shume te kushtueshem.Opozita duhet i kishte mshue fort idese se mosshperdorimit te taksave te qytetareve dhe orientimit te ketyne financave drejt sekroteve qe lengojne ma shume. Duhet te kishte arsyetue,se nji kryefamiljar nuk mund ta coje buxhetin e Familjes ne arkat e kazinove dhe as ne darkat padrinove, ne nji kohe kur anetaret e Familjes,nuk kane ushqim te mjaftueshem e vuejne per veshmbathje. Nese ky kryefamiljar ka arrite tu siguroje rehatine e bagatine familjareve te tij,atehere lejohet qe tepricat tu a fale pasioneve te veta. Ndertimin e Parlamentit te ri e te kushtueshem, per te mos e fute tek veprat prej te cilave shtetaret synojne te perfitojne shuma, po e shohim si nji veper te mendjelehtesise. Ne vitin 1941, forcat italiane ishin dislokue ne veri te Korces, e forcat greke ne jug. Te dyja keto ushtri ishin te pajisme me armatime te randa e pritshin oren me fillue betejen. Por rendesine e kesaj situate nuk e kuptojshin do Zoja te Korces, te cilat ne kushtet e nji qyteti te rrethuem shqetesoheshin per fatin e tregetarit Petro qe kishte shkue me mare njala ne Janine. Edhe shtetaret tone,ne kushtet e nji Republike e Shoqenie te smune ne cdo qelize te veten, e me probleme themelore ne drejtim te jeteses se qytetareve dhe trajtimit te tyne prej Shtetit, njilloj si Zojat e Korces, kane kohe me fole per Parlamentin e ri te kushtueshem e per mbjelljen e ullinjve e drunjve arrore.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx