E enjte, 01.05.2025, 05:10 AM (GMT+1)

Mendime

Shukrije Bunjaku- Mani: Dy bashkëshortë shembullorë

E marte, 28.06.2011, 07:59 PM


Gjurmëve të harmonisë familjare

 

DY BASHKËSHORTË SHEMBULLORË

 

Nga Shukrije Bunjaku- Mani

etnike@gmail.com

 

Dy bashkëshortët shembullorë zotni Fehmi Sogojeva dhe zonja Nexhmije Mexhuani- Sogojeva, janë dy ndër miqtë tanë më të devotshëm që patëm fatin t’i kemi pranë për çdo nevojë, shërbim a këshillë, pa teklif e pa hatërmbajtje, që shpesh ndodhin me njerëz tjerë të interesave të ndryshme a të zemërngushtësisë njerëzore.

Këta dy miq tanë na vijnë rregullisht për vizita dhe me temp të njerëzve të ekuilibruar, na gëzojnë e na ndihmojnë, gjë që ne nuk po mund t’ua kthejmë bash me rraxhë të mirat e volitë që na i bëjnë ata.

Këta dy bashkëshortë, relativisht të rinj (50-vjeçarë), të këtillë janë edhe për të tjerët, kushdo që i takon t’i njohë e të shoqërohet me ta: ata harmoninë e tyre familjare, dinë ta shtrijnë edhe në rrethin e vet shoqëror në çdo situatë e në çdo rrethanë, duke mos kursyer as mundin dhe as kohën, dhe vijimisht të qeshur e të këndshëm, që të ngjallin shpresë për jetesë dhe për përballimin e jetës në kushte lufte e paqeje, me  telashe ekonomike e strese.

Fehmiu është nëpunës, inxhinier i elektroteknikës, e Nexhmija infermiere, me fakultet të kryer Letërsi-Gjuhë, dhe lum ato palë dhe ata pacientë që u qëllon të kenë punë me ta: “ata i lënë punët e veta derisa nuk na rehatojnë neve!”- është refren i çdoditshëm në Kryeqytet  e jashtë tij. Nexhmija i orienton pacientët nëpër

DY BASHKËSHORTË SHEMBULLORË
DY BASHKËSHORTË SHEMBULLORË
reparte dhe shkon me ta bashkë kudo që kanë nevojë; ajo jua gjen ilaçet dhe jua blen e jua shpërndanë nëpër shtëpia e nëpër banesa! Vijimisht e thërrasin në telefon për këshilla e për raste të ndryshme urgjente. “Kryemotra Nexhmija është nëna e spitalit!”- është refreni tjetër i shpeshtë që dëgjojmë gjithandej.

Kemi kajsia në bahçe dhe Fehmiu na këshilloi që t’i mbledhim e t’i fusim në frigorifer: tash i nxjerrim për vete e për mysafirë dhe bëjmë komposto, gjithë dimrit e deri në Shëngjergj! Fehmiu vjen e na e shkadhit rrushin, na jep këshilla për kopshtin dhe mbjelljen e barit... 

Edhe ne i vizitojmë, kanë katër fëmijë, tri goca e një çun:

-Krenarja (e martuar), juriste- mastër,

-Graniti (i martuar), student i fakultetit Ekonomik,

-Qëndresa, Fakulteti Juridik, absolvente dhe

-Fjolla 15-vjeçare.

Nusja e Graniti, zonja Driana, e ka një çun, Narti 1-vjeçar, e përkëdhelin fort dhe kënaqen me të. Ai di të tregojë organet e trupit: ku i ka flokët, sytë, hundën, gojën, veshët... dhe gajasen me të... 

Banojnë në Prishtinë: Blloku i I-rë i Ri, Hyrja e IV/29, Lagjja Dardania; kurse fundjavën e kalojnë në Grabovc, në pronat e në shtëpitë e tyre të reja, të ndërtuara me mund e djersë, si thneglat laudhën e tyre!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx