Mendime
Vladimir Shyti: Shqipëria po tërhiqet zvarrë demokratikisht
E hene, 27.06.2011, 07:59 PM
SHQIPERIA
Nga Vladimir Shyti, Durrës
Vrulli i dalldisë politike në këtë vend disi të shthurur e të coptuar në të majtë e të djathtë,të korruptuar nga arsimi deri ne organet e drejtësisë po e largon së tepërmi vendin tonë nga evropa e bashkuar.Njeriu ynë ka humbur hijeshinë e madhështinë,qetësinë e jetës,ndjenjat,shpirtin dhe atë figurën e shenjtë shqiptare,që përbëjnë në terësi atë lumturi të ëndërruar prej vitesh.
Këto zgjedhje lokale,që u triumfuan nga politika shqiptare si më të ndershmet filluan e mbaruan me një dëshirë të çuditshme për humnerën.Një tërheqje e pashpjegueshme,që të jepnin përshtypje,se po kërkonim fundin e vetvetes.Pra,lindi një shpirt me ethe,ambicioz,pasionant,një pakënaqësi ende e pavetëdijshme.Bota që na rrethon po bëhet e zymtë,me shpejtësinë,si vetëtima në shtëllungën e dendur të reve.Dhe këtë përkeqësim të kohës e mban mbi shpinë vetëm populli,njëkohsisht paguan edhe pasojat.
Politika konfliktuale po arrin të ngrihet turpërisht para popullit e botës së qytetëruar.Asnjëherë nuk ka një forcë të mjaftueshme për të nxjerrë dobi nga përvojat e fituara,nga realiteti ku po jetojmë,por po mbetemi vetëm një sonambul,ëndrrimtar,një politikë që ecën mbi re.Për këta të fundit, përfitimi dhe humbja e vendit nuk po e cënojnë aspak jetën e tyre shpirtërore,ata e bëjnë jetën e tyre luksoze.Ani se populli tërhiqet zvarrë pas demokracisë së “vërtetë”,ku shpirti e dhimbja u kthehet në forcë krijuese për të mbijetuar.Ai ndihet shumë i fyer nga këto lojra politike,paçka se ka hedhur me krenari gjithë armët e rezistencës.
Fatin duhet t’a kërkosh,por jo,duke shkuar pas politikantit se ai këtë mllef e shfrytëzon në dobi të tij.Ndaj sindikatat,që kanë vetëm emrin të atillë,ose janë bërë palë e partive politike,duhet të zgjohen nga gjumi letargjik e të vihen në drejtim të puntorisë që po jetojnë me lëmoshat e politikës.Njerzit e shquar,që kanë ende një shpirt të shenjtëruar duhet të marrin në dorë fatin e kombit të dënuar nga djalli dhe të dalim sa më shpejt nga ky batak ku kemi rënë,gjithëashtu,të tregojmë para botës idealet më të vyera të kombit tonë.
Kryeministri dhe ministrat e tij trumbetojnë për një ngritje ekonomike në vend.Po vallë ku e sheh kryeministri ngritjen e ekonomisë? Tek ata që e rrethojnë,tek biznesmenët,që të gjithë e dimë se si u pasuruan,tek gjyqtarët që ndërrojnë fraksione ligjesh për ca para më shumë,apo tek ai polici thjeshtë,që s’mban dot familjen me bukë,apo tek mjeku,që hap sytë nga duart e pacientëve,se paga që merr s’i del për vete,apo tek mësuesit që ngrysin vetullat para tezgave me ushqime,apo tek makinisti trenit me një pagë tallse dhe ofenduese,dhe të mos flasim pastaj për të vetpunsuarit,që nuk fuksionon asnjë lloj ligji në favorin e tyre.A nuk janë ata skllevër,por të moderuar,punojnë pa asnjë lloj siguracioni dhe njeriu tallet me njeriun.Luani, mbreti tokës s’e prek gjininë e tij,ndërsa ne njerzit jemi bërë ujk për njeri –tjetrin,dhe këtu mungon rregullatori shtet që vetëm duhet të zbatojë ligjet e vendosura nga vet ata.
“Elementi i zjarrit”ekzaltimi,në të cilin shpirti i këtij populli po jeton si salamandra në zjarr,është reagimi i pastër ndaj përpjekjeve gjatë këtyre njëzet vjetëve në demokraci,por drejtuesit që bëjnë betime para presidentit harrojnë gjithçka kur ulen në karriken e punës. Dhe,qysh nga nga ky moment fillojnë të mendojnë se s’i mund t’a shfrytëzojmë këtë karrike.Zhduket pjestimi njeriut,”qielli i njeriut shqiptarë”që arrin njehsimin e ndjesisë.Por në këto ndjesi qofshin të denja apo zhgënjyese bashkohet menjëherë mendimi se po ecim në rrugën e drejtë,dhe padashur fillon një konfllikt i paparë.Gjithmonë ka një zgjidhje,alternativat i bëjnë njerzit e zgjuar.Por,jo,gjenitë kthejnë faqen tjetër,frymëzohen nga një ndezje e lartësuar,si flakë e shkaktuar nga rrufeja në qiell të pastër dhe akuzojnë të akuzuarin.Dhe papritur del një këshilltar juridik me shumë respekt në njerëz dhe thotë; I dashur bashkadhetar,ju jam me të vërtetë mirënjohës për votën tuaj,por unë vetëm këto mundësi ju u afroj.Dikush e beson,dikush tjetër e përçmon,por ai ndjehet mirë me atë ç’ka sygjeron.Ah, një melodi e pafund që nuk kuptohet nga populli,lëshohet me vrull drejt të padukshmes,si shigjeta që del nga harku drejt qiellit e përfundon në mendjen e trazuar të njerzëve.
Për një mision “heroik”atribohen shumë element:guximi fisnik i mendimit,tolerancë e fatit të trishtuar, që është përherë në përbërjen e heroizmit,por pa egërsi,jo qëndresë e marrë,por një largim pa kushte të një nevoje të fortë dhe shpërblim të shenjtë.Por, jemi ne aq të pregatitur sa të dëgjojmë të mënçurin?
Papajtushmëria me të tashmen shndërrohet në shpallje lufte kundër kohës dhe vendit,ndoshta në paraskenë!Më tutje do flasim në shkrimet e ardhshme pa ngritur zërin dhe pa lëshuar mallkime të tmerrshme.Kjo ngjarje që ne sot po e përjetojmë,që fryhet e ndërfutet,përpëlitet,që në dukje të çliruara,gufojnë petkun e varfërisë,që jetojnë në vertetësi,duke plotësuar varfërinë e ideve me vrullin e fuqishëm të fjalës që arrin të madhërishmen liri-demokraci.Një muzikë e njohjes hyjnore,që lulëzon si një ëndërr e shndritshme në këtë vend me natyrë të magjishme.Fjala fisnike është një melhem për të gjithë ata,që e dinë se ku po jetojnë.Ky është vendi ynë,dhe vetëm ne do e lartësojmë,si një tempull i lashtë grek,i paarrirë në pamje të jashtme,por i tëri në kompleks përbën të përsosmëri.