Mendime
Ramiz Dërmaku: Na kallen flake këto çikat e reja
E enjte, 23.06.2011, 07:57 PM
KENDI I TE RINJEVE
NJI DITE NE HOTELIN KRISTAL
NA KALLEN FLAKE KETO CIKAT E REJA
Nga Ramiz DERMAKU
Pranë tavolinës sime ishin ulur ca të rinjë, flisnin e qeshnin nga njëherë dhe i rrëfenin një tjetrit se çka kishin parë sot në Gjilan. Hasani filloi rrëfimin.., mu ndal fryma kur e pashë një femër sot se si ishte veshur. Ndërhyri Agimi, po a mundet njeriu i gjallë ( i riu) të qëndrojë në vend kur të kalon pranë syve një bukuroshe e tillë ? Arbeni tha,kam jetuar ca vite në mërgim, por , të them të drejtën, kurrë në jetën time nuk kamë parë femër më të bukur se sa atë që e takova sot. Dhe asnjë mashkull normal nuk mund ta durojë këtë "nxhehtësi të madhe " që po e krijojnë vajzat tona, që po na i kallin zemrën kur po i shohim. Pyet Hasani, a thua vuajnë edhe ato si ne, meshkujt, kur po na kap të nxehtit, dhe harroi ta thithte cigaren e duhanit dhe langun që kishte pranë.
Pranë nesh pra në rrugë e veshur me një fustan deri te gjunjët, ecte një femër para disa meshkujve të cilët ia kishin ngulur sytë nga tavolina e lokalit ku unë bisedoja me shokun timë Xhevatin. Hasani u thotë shokëve(dhe kryet e mbanë nga ajo vasha që kaloi "krejt tokën e babës do ta shitja për të", thonte ai, dhe orvatej ta shikonte akoma deri sa u zhdukë. Vajza vazhdoi rrugën e vet dhe as që i bënin përshtypje shiqimet e meshkujve të shumtë, të cilët e përcillnin me vëmendje ecjen e saj. Dhe vërtetë mënyra se si ajo ishte veshur dhe qendimi i saj tek meshkujt (kupëtohet tek të rinjët) linte ndjenjën e të dëshpruarëve, të cilët i fshinin sytë dhe orvateshin ta përcillnin çdo femër që lëvizte në rrugë gjatë asaj kohe.
Po, vazhdon Agimi, nganjiherë po më duket vehtja sikur të isha një robot e jo njeri, kur shoh femra të mira. Ato , ja shikoje se si e zbulojnë trupin e tyre..,kurse ne, meshkujt.., kallemi flakë. Nuk dij se kush po i mëson kështu femërat tona të vishen ? Kur më kthyen nga Gjermania, mendova të martohem menjëherë, por.., ja unë akoma nuk po mund ta gjejë një deri tani. Unë akoma nuk po mund ta gjejë një e ta marrë për grua. Shpeshë mendoj të martohem si në kohën e prindërve të mi, me MESIT , ta marrë një grua nga fshati, e cila nuk di se çka është çitja e gjinjëve, kërthizës, dhe ..., sikurse këto të qytetit. Por, edhe ato në fshtë tani po shkojnë të veshura si këto të qytetit. Por ja për pakë çaste drejtë tyre vie një vajzë e re e bukur dhe e veshur me një elegancë. Pasi shkëmbejn ca fjalë përshëndetëse, Arbeni i drejtohet vajzës me këto fjalë ? ! Po si je veshur këhtu..., a mendon ti se çka thonë të tjerët ?.., " As që më intereson se çka thonë të tjerët, unë dua të vishem ashtu siq dëshiroj unë, e se çka flasin , apo thonë të tjerët nuk besdisem me këto fjalë. Tani ndërhynë Hasani, është mirë që sot edhe vajzat tona kanë thyer mendimin dhe mentalitetin që dikur ka mbrteruar në Kosovë (sidomos tek shqiptarët e besimit mysliman ) . Kur më kujtohet kur disa prindër u thonin vajzave te tyre... këte vishe.., këte mos e vish.., etj etj, më besoni më vie të qajë. Ne nuk guxojmë dhe nuk duhet lejuar që posa ti shohim vajzat e veshura ne këtë mënyrë ( të shminkuara ) të flasim vetëm keq për to. Kjo ishte një pjesë e bisedës që zhvilluan ; Hasani, Arbeni, Agimi, deri sa ne qëndruam në tavolinë pranë tyre. Se a kanë të drejtë apo jo këta të rinjë të bisedojnë për gjëra të tilla, kjo le të mbetët ta gjykoni ju lexues të nderuar. Mirëpo unë mendojë se biseda e tyre ishte normale sepse ata shprehën mendimet e tyre lidhur me ndjenjat e mbrendshme tek të rinjët, për veshjen, sjelljet, dhe zgjidhjen e fatit të jetës. Ne u ndamë nga këta të rinjë me një fjalë , ditën e mirë dhe ju priftë e mbara.