Mendime » Xharra
Fahri Xharra: R-ja e Tiranës dhe Ll-ja e Prishtinës
E diele, 19.06.2011, 07:58 PM
R-ja e Tiranës dhe Ll-ja e Prishtinës
Nga Fahri Xharra
Dikur në mjediset folëse e më vonë edhe në ato pamore,në të dy anët e kufirit flitej vetëm gjuha e pastër letrare shqipe, folësi nuk guxonte te ketë përkatësi fonetike dialekti,krahine apo vendore.
Duke mësuar kinezisht,në librin e ushtrimeve më duhej të pohoja se televizioni shërben për njësimin(unifikimin) e gjuhës kombëtare .Shkas i mirë për këtë shkrim. A thua televizionet tona e kanë të njëjtin qëllim? Jo. Një përgjigje rrëqethëse por e vërtetë.
Duke i dëgjuar radiot e duke shikuar televizionet tona,në të dy anët e kufirit mbetesh i stepur nga “gara” që ka filluar se kush më keq e kush më për vete do ta fol gjuhën shqipe: dëgjon theks italiane,greke, angleze, malazeze, tiranase, shkodrane, beratase, prishtinase, llabjane, dibrane, drenicake, anamoravëse, anadrinëse etj,etj, faktikisht duke e dëgjuar folësin e kupton se nga është pronari i atij mjedisi
folës apo pamor,çfarë prejardhje ka gazetari apo me çfarë qëllimi është bërë ai mjedis.
Mendoja si mundet populli kinez me mbi një miliardë e gjysmë të ruan gjuhen e vet të njësuar e ne shqiptarët sa një “mëhallë” e Shangait nuk duam apo nuk mundemi ta ruajmë,ta njësojmë gjuhen tone mbarëkombëtare.
Gjermanfolësit, kudo që janë në Gjermani,Zvicër apo Austri e shkruajnë, në mjediset publike (radio,tv),në shkolla e flasin gjuhën e tyre “Hoch Deutsch” –Gjermanishte e lartë. Një gjë është e sigurte se edhe ata në shtëpitë e tyre flasin ne dialekt, pra kurrkush nuk iu kërkon që në shtëpi ti thonë nanës, nënë.
Në Gjermani fliten mbi 26 dialekte të gjermanishtës, për Zvicër e Austri të mos flasim,ku çdo fshat e ka të folurin e vet por në shkolla, radio, tv, gjuha zyrtare është vetëm Hoch Deutsch.
Francezët e bëjnë të njëjtën gjë,kudo që janë, në vendin e tyre Francë, Belgjikë, Luksemburg, Zvicër apo nëpër vendet tjera të botës, frëngjishtja ruhet me xhelozinë më të madhe. Mu edhe për atë, çdo vjet e mbajnë tubimin e tyre botëror të frankofonisë. Arabët e Magrebit me ata të Mashkrekut, nuk merren vesh lehtë ndër vete sepse kanë shumë dallime dialektore . Por një nga Arabia Saudite apo nga Jemeni pa kurrfarë veshtirësije e kupton televizionin algjerian apo atë të Muritanisë dhe anasjelltas. Arabët këtë të mirë që e kanë e kanë falë Kur`anit. (Si nuk e patëm edhe ne shqiptarët diçka të ngjashme).
R-ja e Tiranës. Kurrkush nuk i jep të drejtë askujt që bashëktigëllorja e gjuhës shqipe dhe shkronjën e njëzetepestë të alfabetit të saj RR-në ta hekë nga të folurit tonë zyrtar. Nëse një gjuhë lokale si ç`është ajo e Tiranës e ka të metë të madhe në shqiptimin e Rr-së atëherë ata duhet të gjejnë mjete dhe mund që në mjediset(mediumet) publike apo private edhe në shkolla të dëgjohet edhe rr-ja e shqiptuar drejtë.
Vetëm sa për dijeni, në Zvicër fëmijët vetëm deri në klasën e katërt e kryejnë shkollën në dialektin apo nën dialektin e tyre pastaj krejt jetën duhet të mësojnë dhe ligjërojnë vetëm në Hoch Deutsch,Pra aty ku shteti është shtet. Sa për rikujtim se Rrënja është rrënjë e jo renjë, Burri është burrë e jo bur, Rrota është rrotë e jo rotë,Rrushi e Rrufeja janë rrush e rrufe e rush e rufe.
Ll-ja e Prishtinës. Të ndikuar nga serbishtja Prishtinasit na e “zbuluan” një ll-ë të cilën po e përdorin vend e pa vend,po e përdorë i arsimuari ,politikani, folësi radios e i Tv-së,roja e banesës apo profesori i fakultetit.
Shkronja l-ë është bashkëtingëllorja e gjashtëmbëdhjetë ,kurse shkronja ll-ë ajo e shtatëmbëdhjeta e gjuhës shqipe. Secila në gjuhën tonë e ka vendin e saj.
E kemi një fat natyror që e kemi një gjuhë me 36 shkronja,një gjuhë me të cilen pa vështirësi i meson dhe i flet të gjitha gjuhët e botës,e si mos të rrespektohet,të ruhet dhe të shenjëtërohet ajo¬?
Të folurit me Ll është tepër moderne në Prishtinë,mobilit i themi mobill, platinës pllatinë,plusit pllus, e aq larg shkojmë sa që kur flasim për FOL 08 themi FOLL 08(!). Nëse gjuha frenge nuk e ka gj-në,ç-në th-në, e që ne i kemi ,mos të iu shtojmë Ll-në,se nuk do ta pranojshin, pra Mishelit ,Floberit,Lionit mos ti themi Mishell, Fllober apo Llion.
Italishtes e Spanjishtes mund t`ia shqiptojmë të gjitha zanoret dhe bashkëtingëlloret por së paku mos t`i ç`formojmë emrat e tyre me ll-ë,si Llacio,Kallabria, Barcellona, Llopezi, Ell-Paisi etj.
Kongresi i Manastirit ,me At Gjergj Fishten ne krye e caktuan ,sipas natyres së gjuhës sonë që Nj-ja të jetë një bashkëtingëllore e gjuhës shqipe dhe shkronja e njëzet e alfabetit të saj. Vendimi i kongresit të Manastirit është Kur`ani dhe Bibla e drejtshkrimit tone. Nuk ka ç’vendosje ,ndryshim apo ndërrim. Nuk mundet për nj-e-r-i-u-n të shkruhet n-i-e-r-i-u, për dh-ë-nj-e dh-ë-n-i-e, për n-x-ë-nj-a n-x-ë-n-i-a për Q-e-nj-a q-e-n-i-e. v-ë-nj-e v-e-n-i-e,. Si ta shkruajmë numrin NJË ? Sipas” dashamirëve” të gjuhës pra do të ishte NIË
Taxhikistani ,shtet aziatik ,i cili dikur ishte pika e fundit e pushtimit të Aleksandtit të Madh e flet Gjuhën Farsi, pra gjuhen Persiane.
Por me kalimin e kohës e këtë nën Rusinë janë futur shumë barbarizma Slavike e turke nga fqinjët Uzbek, Kazak, Kërgiz. Meqenëse ata e shkruajnë gjuhën në alfabetin Cirilik nuk e kisha të vështirë ta lexoja. Por vështirësia ime qëndronte aty se për një fjalë të cilën e kisha mësuar më duhej të mësoja tjetrën sepse vinte fjala e re e drejtshkruar nga Irani..Çdo ditë e më tepër gjuha pastrohej e sot e kësaj dite pastrohet me një Persishte të njësuar (unifikuar) për të gjithë Perset apo Iranianet e botës.
E ne ku jemi?Ç`ka na vjen nga atdheu i ynë amë. Na vjen një shqipe e italianizuar plot “emocione, sfida, ingredienta, gusto, puro, surpriza, grataqiela”,një shqipe të cilën duhet ta përkthesh ne shqip vetëm nëpërmjet të ndonjë fjalori të vjetër Italisht-Shqip. Gjuha shqipe në Shqipëri është në rrezik nga italishtja dhe greqishtjaNëna Shqipëri,vend ku me të vërtetë balta është më e ëmbël se mjalta por ...