Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Fatos Lubonja – kjo qyqe në folenë e shqipes
E enjte, 19.05.2011, 08:00 PM
Fatos Lubonja – kjo qyqe në folenë e shqipes
Nga Fahri Xharra
Qyqet janë mbrojtëse të armiqve djallzorë, të cilët vrasin e djegin gjithçka që ndeshin në rrugën e tyre. Qyqja, ky zog i llahtarshëm me ngjyra të çelta që e mbështjellin pjesën më të madhe të trupit të saj, me fytyrën e saj në formë zemreje, me sytë e saj të mprehtë gjatë natës, me aftësinë e saj të rrotullimin të kokes për 270 shkallë pa e lëvizur trupin, me krihët e saj pa fishkullimë gjatë fluturimit, gjuan vetëm kur bie muzgu i natës, këto aftësi e bëjnë zogun më të frikshëm të natës. Qyqet e kanë një veti shumë të rrezikshme,ato i lëshojnë vetë në foletë e zogjve tjerë. Të huajt që kaluan mbi ne, i lëshuan vetë e qyqes në foletë e shqiponjave . Kur ata ikën,zogjtë e qyqeve shpëtuan falë jozgjuarësisë së shqiponjave. Një lloj i qyqes është edhe Fatos Lubonja që gjuan në një moment jo fort të volitshëm për popullin tonë.
Ç`farë këqësie do të ndiente Fatos Lubonja, apo thënë ndryshe a do ta shihte misionin e tij të përfunduar sikur:
-“ shkencëtarisht të vërtetohej e të pranohej se shqiptaret janë popull pa prejardhje”,
-“ të dokumentohej se ilirët ishin fise bredhëse të Balkanit dhe erdhën në të njejtën
kohë me sllavët këtu ku janë “,
-“ që autoktonët e parë të Balkanit ishin Grekërit, e civilizimi ka filluar me ta ,atëherë kur ilirët ende nuk kishin lindur si barbarët e ardhëshem që prishnin qetësinë e civilizimeve”,
-“ të thuhej e të shkruhej se tokat e banuara nga sllavët u populluan me një racë
shqiptare ,të cilet i solli turku nga Azia,për baraspeshë për të pushtuarit sllavë”,
-“ sikur të dokumentohej që Gjergj Kastrioti –Skënderbeu ishte një surogat serb apo malazez dhe në kohën e tij i mbronte tokat sllave si bir i tyre ,kundër turkut”,
- “sikur Lidhja e Prizrenit të dilte si lojë turke vetem për t`i kënaqur do apetite falso”,
-“ të shkruhej se akti madhështor i Ismail Qemalit i shpalljës së pavarësisë, bëri krim ndaj turkut, dhe i pengoi sllavët t`i këthejnë tokat e tyre”,
-“sikur plejada e Rilindasve të shpallej si renegatë të perendimit ,pa qëllime konkrete
vetëm për t`iu kundervuar turkut”,
-“ sikur Nëna e Madhe Terezë ,të shpallej e të pranohej botërisht si bijë e sllavëve të ish Maqedonisë,apo bijë vllehësh”,
- “ që Ismail Kadare të vërtetonte përfundimisht se ishte frikacak dhe se shkruante herë
për interesa të Rusisë, herë për interesa të perendimit”,
- “ të shpallej nga Parlamenti i Kosovës që gjuha zyrtare e Kosovës është Kosovarishtja,
e formuar nga disa nën dialekte të saj”,
-“ sikur që lindja e një shteti të ri të shoqërohej me lindjen e një kombi të ri,kombit kosovar ,që ka origjinë shqiptare e që nuk janë shqiptarë”,
-“ sikur GJND-ja të thoshte që shpallja e pavarësisë së Kosovës është një shpallje jolegjitime në tokat e një provinceje serbe”,
-“ sikur shteti Kosovës të fillonte haptas armiqësitë ideologjike me Shqipërinë “,
-“ sikur Natoja t`i bie pishmnan dhe të terhiqej nga marrëveshja me Shqipërinë,”
- “ sikur KFOR-i të tërhiqej e t`iu lëshonte Kosovën forcave serbe të ushtrisë “,
_ “sikur shqiptarët të shpalleshin vrasësit më të medhenj të hebrenjve”,
- “ sikur shqiptarët e Maqedonisë që të gjithë t`a pranonin kombësinë turke si të veten”,
-“ sikur Jugu i Shqiperise pa dallim feje të regjistrohej grek”,?
Po i ceki vetëm disa çmenduri antikombëtare të Lubonjes. Ai konsideron se Nëna Tereze nuk perfaqëson popullin shqiptar, sepse sipas tij, njeriu është prodhim i kultures, një sistemi vlerash, besimi dhe traditash, që në rastin e Nënës Tereze nuk kanë të bëjnë aspak me vlerat, traditen dhe besimin e popullit shqiptar. Me këtë pozicionim, Lubonja është në përputhje të qartë me pozicionimet Serbe përsa i përket katolikes shqiptare.
Sa i përket Skënderbeut, thotë se shqiptaret e kanë edhe një problem para se të të aftësohen ta ndajnë të vërtetën nga fantazia, të vërtetën nga miti. Serbofobia është origjina e nacionalizmit të shqiptarit të sotëm. Skenderbeu i tradhëtoi turqit në Nish, Skenderbeu preferoi të mos i sulmon serbet dhe u këthye në vendlindje.
Fatos Lubonja i thotë edhe këto:
- “Nacionalizmi shqiptar nuk lindi si një deshirë e domosdoshme për çlirim nga Turqia,siç ndodhi me nacionalizmin grek ose serb.”
- “ Midis miteve kryesore janë ata që mburrin lashtësinë e popullit shqiptar dhe gjuhen shqipe si një nga me të vjetrat.”
Eshtë shumë e quditshme me ne, se si lejohen këta njerëz të kullosin lirëshëm në livadhet tona duke vjellur vazhdimisht vrerë për identitetin shqiptar.
Me të gjitha këto “ të vërteta shkencore”, athua do të shterrej truri i mbimendësit (superintelektuali) shqiptar? Athua më në fund do të pranonte se “ The mission is over”?
Po,për çka do t`i mbetej pastaj të flas e të shkruaj? Kush do na i mbushte ekranet televizive, çdo mbrëmje?
Për njohtim, për ata që se dijnë Fatos Lubonja i ka mbajtur 17 vjet burg gjatë kohës së diktaturës, dhe është liruar pas `91-shës.
Por tani me të vërtetë po duket se ka ardhë koha që shqiponjat të pastrojnë foletë e tyre. Ne duhet të ndalojmë kukamat e qyqeve ndjellakeqe para se lakuriqët e natës, çakejtë dhe hienat të kërkojnë gjakun dhe tokën e shqiponjave, e kjo ditë duhet të vij pa tjetër.
Prill 2011