Mendime
Ramiz Dërmaku: Deri kur do të përdorim fjalë të huaja?
E hene, 20.06.2011, 07:56 PM
GJUHESI
DERI KUR NE GJATE TE FOLURIT DO TE PERDORIM FJALE TE HUAJA ?
Sa po lulëzon "Kulerizmi" në Kosovë ?
Nga Ramiz DERMAKU
Të ndikuar nga gjuha e internetit të rinjët tanë (disa) po krijojnë një "gjuhë internacionale-nëse na lejohet të themi, e cila na
Përgjegjës për këtë dukuri të shëmtuar jemi ne. Ne shqiptarët gjatë tubimeve, forumeve të ndryshme shqiptare në internet ose gjatë komunikimit në mesengjer(MSN) bëjmë gabime të tilla. Ne për ta ilustruar tërë ate që shkruam më lartë do ti marrim ca shembuj : Shumë i shpeshtë është zëvendësimi i ë me "e" ose largimi i saj nga përdorimi. Më ka ra shpeshë të lexoj fjalë të huaja, nga botuesit e ca shtëpive në Kosovë dhe diasporë. Shumë shtete të Botës, shumicën e përdoruesëve i kanë zgjidhur duke krijuar teste përkatëse , ku janë përfshirë të gjitha shkronjat dhe simbolet që nevojiten. Problem i rëndë në internet është edhe përdorimi i fjalëve të huaja. Ne raste të tilla ne për të thënë; diçka më shpejtë e më shkurt përdorim; ok, no, bre njeri ,etj. Disa të rinjë tanë po krijojnë një "gjuhë të re interneti". Ajo gjuhë që përdorin ata është shumë praktike për të bërë dialog në internet sepe aty përdorin dy apo tri shkronja shpeshë të kombinuara edhe me numra. Shembuj te tillë janë: flm(faleminderit) iherë (çka ka të re) ose mpuq ( më puth) etj etj. Në Kosovë, sidomos në Prishtinë nën ndikimin e anglishtes ishte krijuar një zhargon, që është gjuhë e një kategorie të rinjëve të lazdruar tej mase, të cilët po e quanin vehten "KULERA", apo i thonin njëri tjetërit. Në mërgim kemi shumë raste kur fëmijët e mërgimtarëve tanë jo që nuk dijnë të komunikojnë-flasin shqipë, por edhe ato fjalë që i kanë mësuar nuk i flasin mirë, e mos të bisedojmë për të shkruar Shqipë. Fjala është marrë nga gjuha angleze- "COOL" që ne gjuhën shqipe ka shumë kuptime si emër - freski vetëpërmbajtje, si folje: ftoh, freskoj, marrë në qetësi : Si mbiemër- i freskët, i qetë, i rrumbullakt, gjakftohtë, etj . Gjuha einternetit i ka disa karaktersitika interesante dhe ato duhet studiohen ,sepse karakteri i saj spontan dhe përdorimi i shkujdesur kanë krijuar edhe një material ndryshe nga ai i gjuhës standarde, e cila mund të ndikojë negativisht tek gjuha shqipe. Ne si përfundim nxjerrim se gjuha e përdorur në internet është një varietet që përdoret nga njerëz të kategorive të ndryshme, që e njhin pakë ose aspak standardin e gjuhës.
Punuar me 19.06.2011