E enjte, 24.07.2025, 08:59 PM (GMT+1)

Mendime

Besnik Bardhi: Historia e qytetit te Gjakoves te shkruhet me forcen e argumentit dhe jo me argumentin e forces!

E enjte, 16.06.2011, 07:58 PM


Historia e qytetit te Gjakoves te shkruhet me forcen e argumentit dhe jo me argumentin e forces !

 

Nga Dr. Besnik Bardhi

 

Eshte bere shprehi qe historia ne keto vitet e pasluftes ne Kosove, te shkruhet sipas porosive dhe deshirave te individeve "te rendesishem", te VIP-ave te veteshpallur !

Shtremberimi i fakteve historike behet pa asnje kriter, shpesh ne permasa qesharake. Ata te cilet deri dje ishin sahanlepires dhe shume te degjuarit e pushtetit okupator, sot shiten per heronje dhe patriote te devotshem ! Vlerat e verteta te kombit, idealistet dhe ideologet, luftetaret ... te cilet trasuan rrugen e lirise dhe e realizuan endrren shqiptare nje shekullore, sot jane te heshtur dhe te mbeshtetur per muri nga dallkauket dhe strukturat mafioze qe perfitojne materialisht nga kjo situate !

Si ne mbare Kosoven, ashtu dhe historia e qytetit te Gjakoves, duhet shkruar me forcen e argumentit, pa anime dhe pa interesa individuale, grupore apo klanore, dhe jo me me interesa partiake dhe politike !. Gazetari dhe reporteri i vatrave te luftes i SKY NEWS, David Chater me vepren e tij humane, hyri ne analet e historise se Gjakoves dhe Kosoves, kur me 13 qershor 1999, pasi u takua me nje grup qytetaresh ne ora 15.15 min. ktheu makinen nga hyrja e qytetit te Gjakoves, te trekandeshi i tranzitit, dhe u nis per Rogove per t'a takuar gjeneralin e KFOR-it italian Mauro del Vechio. Takimi i David Chater me gjeneralin italian te KFOR-it Mauro del Vechio, dhe percjellja tek ai i mesazhit te qytetarve te Gjakoves per ndihme urgjente nga NATO, ne ora 15.45 min, beri te parandalohet masakra e rradhes pas Srebrenices. A guxojme te jemi mosmirenjohes dhe te harrojme punen e mrekullueshme te tyre ?!!!

ATA MERITOJNE EDHE ME SHUME SE TE SHPALLEN QYTETAR NDERI TE GJAKOVES ...

Koheve te fundit jane paraqitur tendenca nga disa individe ( nga disa nostalgjike !) qe meritat, per intervenimin e parakoheshem te NATO-s, te kesaj dite te ja mveshin serbes NATASHA KANDIÇ, e cila ka ardhe po ate dite ne spitalin e Gjakoves, mirepo kronologjikisht, me vonese me shume se nje ore pas takimit tone me Chaterin, raporti i emetuar direkt i SKY NEWS, ate dite ne ora 15.45 min., ne menyre shume te sakte, explicite dhe pa asnje me te voglin dyshim sqaron çdo gje!.

Çdo gje merr fund kur gjenerali i KFOR-it italian Del Vechio pranon kerkesen, te percjellur nga Chater, per te hyre KFOR- i ne Gjakove jashte rregullave dhe orarit te NATO-s.

Askush nuk e mohon angazhimin e z.Kandiç me 13.06.1999, sepse personalisht nuk kam fakte pro apo kunder angazhimit te saje, mirepo provat dhe faktet flasin ndryshe dhe çdo gje e ndermarre me vonese ka pasoja te renda. Ajo eshte e shquar si humaniste dhe luftetare per te drejtat e njeriut, pikerisht per kete arsye beje dhe nje pyetje ?

Pse nuk erdhi ajo te na ndihmoj nje dite, nje jave, nje muaj ... me heret!. Ku ishte ajo gjate 78 diteve te kasaphanes qe u zhvillua ne Gjakove. Njeriu duhet te kete te erresuar vetedijen e mos ti besoj raportit te SKY NEWS. Kjo ekip e SKY NEWS ishte caktuar zyrtarisht nga NATO si percjellese e forcave te KFOR-it.

Miku yne i vertete gjithnje ka ardhur nga drejtimi i perendimit e jo nga Beogradi.

Nga Beogradi gjithnje, gjate 100 viteve te shkuara te historise se dhembeshme shqiptare, kan ardhur vetem okupatore, genjeshtra dhe vrastare...

 

Video deshmi:

http://www.youtube.com/all_comments?v=9f2-fgnUFoE

http://www.youtube.com/watch?v=7TWjMc8jqPo



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx