Mendime
Halit Bogaj: Ratko Mlladiq, dita e tij e parë në Hagë
E marte, 14.06.2011, 08:00 PM
RATKO MLLADIQ, DITA E TIJ E PARË NË HAGË
Nga Halit Bogaj
Në fillim të procesit Mlladiq ishte pyetur se cilën gjuhë e flet, ,kurse ai ishte përgjigjur se i fliste serbishten dhe maqedonishten kurse gjuhët tjera nuk i kuptonte. Mirëpo duke folur ngadalë ai u tha gjyqtarëve se ishte i sëmurë fort dhe se i duhej kohë më e gjatë për t’i kuptuar pyetjet dhe se duhej të ishin pak më durueshëm me të!Duke e pyetur se a e kishte marrë kopjen e aktakuzës, ai u kishte thënë se i kishte marrë tri fascikla por nuk e dinte se çka kishte brenda tyre dhe se nuk i kishte lexuar,por për të qenë shumë qesharake dhe duke e pare se në çfarë gjendje të mjerë kishte rënë klienti i tij, avokati i kishte thënë gjyqtarit se klienti i tij e dinte se për çfarë bëhej fjalë.Mladiq pastaj kishte vazhduar të mos dëshironte që t’i lexohej asnjë fjalë dhe asnjë fjali e akuzës së tij,por gjyqtari Or ia bënte të ditur se ajo duhet të lexohet gjithsesi!Pas kësaj ai ishte pyetur se a donte të deklarohej menjëherë përkitazi me aktakuzën,ose të priste 3o ditë,me ç’rast ai kishte thënë se i duhej një kohë e tillë për t’i hedhur poshtë ‘’akuzat e tilla monstruoze të cilat i mvisheshin atij,për të cilat as që kishte dëgjuar as që mund t’i kuptonte!!!’’
Kur e kishin kapur për dore ai kishte thënë:Mos më preknni se unë jam gjenerali serb Ratko Mlladiuq të cilin e njeh krejt bota!”,kurse hyrje e gjyqtarit e kishte përshëndetur me përshendetje ushtarake dhe me dorën e majtë ngase siç dukej të djathtën e kishte të paralizuar.Në fillim të deklarimit të tij ai nuk e dinte as ditëlindjen e vetë!.
I akuzuari i kishte lavduar ata që e kishin zbuluar vendin ku ishte strehuar por ishte hidhëruar në policët me maska të cilët e kishin kapur!!!
Mladiq akuzohet për 11 pika të cilat përfshjijnë :gjenocidin,krimin ndaj njerëzimit ndaj joserbëve dhe thyerjen e ligjeve të luftës me rastin e konfliktit në Bosnjë dhe Hercegovinë.Kurse në dy pika është i akuzuar për gjenocid në Strebrenicë dhe në 8 komuna boshnjake,kurse për 9 të tjera akuzohet për dëbimin dhe pastrimin e popullsisë muslimane,siç ishin deportimi, çvendosja me dhunë,terorizimi dhe sulmet e paligjshme ndaj civilëve dhe marrja e pengjeve.Mladiqi është i akuzuar për gjenocid në Srebrenicë dhe në Bratunc,Foçë,Kljuq,Kotor Varosh,Prijedor,Sanski most,Vllasenicë dhe Zvornik.Aktakuza kundër tij është e përqendruar në pastrimin etnik të muslimanëve dhe kroatëve gjërë e gjatë Bosnjës gjatë vieve 1992-1995,për kampanjën e terrorit dhe sulmet e snajperistëve në civilë gjatë rrethimit të Sarajevës për të njejtën periudhë,siç ishin gjenocidi ndaj 8000 muslimanëve në Srebrenicë në korrik të vitit 1995 dhe ndaj joserbëve edhe në 8 komuna në BH dhe për kapjen e pengjeve të Kombeve të bashkuara në maj të atij viti.Pra akuza e tij është e njejtë me atë të Karaxhiqit.
Se çfarë çmendie tregonte ai ishin edhe kërcëniemt e një rasti kur kishte thëne’’Do ta bombardojmë edhe Romën dhe Vatikanin’’.Rreth tij ishte krijuar miti i rrejshëm për të cilin besonte edhe ai vetë.Në vend që ta ndalte rebelimin dhe t’u hakmirrej’’Turqve ‘’siç thoshte ai,më mirë e kishte pasur që të kishte menduar më tepër për veten.Në këtë mënyrë ai filloi ta humbte lidhjen me realitetin.Për fatin e tij të keq ai kishte filluar të mos e dëgjonte as Millosheviqin ,duke harruar se lufta është gjithmonë e lidhur me politikën dhe se asaj duhet t’i vijë fundi një ditë.Të gjithë e dimë se sa e luste Millosheviqi për arritjen e Marrëveshjes së Dejtonit,kurse ai as që donte të dëgjonte gjersa ia bënë tetë me dy.Atij i ishte rritur mendja që kishte pushtuar aq shumë teritor në dëm të muslimanëve dhe kroatëve të Bosnjës,ndaj edhe kishte menduar se asgjë nuk mund të bëhej pa vullnetin e tij!Ai i kishte tejkaluar të gjithë kufijtë njerëzor, duke i zënë peng edhe helmetkaltërtit holandezë të cilët do t’i paguajë shumë shtrenjtë ngase siç po shihet edhe gjyqtari kryesor do të jetë holandez i cili do t’i thotë’’A të kujtohet se çka na pate bërë, kurse ai do t’i fshijë djersët e njëpasnjëshme siç filloi t’i fshinte ditën e parë të paraqitjes së tij në Shevenengen.Mes tjerash thuhet se ai kishte bërë edhe gabime të mëdha strategjike gjatë luftës së tij në Bosnjë,si rezultat i së cilës ishte edhe operacioni i famshëm kroat’’Shkëndia’’nga i cili u dëbuan çetnikët serbë në krye me Martiqin nga Kroacia dhe kraina e Kninit.Bile shkruhej se Milan Martiq kishte ikur në brekë pa i veshur fare pantollat.Pastaj vjen Operacioni’’Stuhia’’nga i cili çlirohet mbarë Kroacia kurse Mlladiq i kishte lidhur trupat e tij për territorin e Srebrenicës,duke e rrezikuar edhe Banja Llukën po të mos ishte intervenimi diplomatik amerikan/i cili kishte shkuar në dobi të Mlladiqit/.
Gjatë komenteve të shumta që i lexuam për ditën e parë të paraqitjes së tij në Hagë,i ndamë edhe këtë:
1/Ti je kasap o Ratako Mlladiq,sepse gjeneralët nuk i vrasin gratë dhe fëmijët.Të qoftë për turp’’Trimëria’’që e ke bërë ndaj atyre njerëzve që sot janë në varreza.Mbase e vetja gjë e mirë do të ishte që ta pranosh fajin dhe të kërkosh falje për krimet e tua,sidomos nënave të cilat i kanë humbur fëmijët e tyre gjatë luftës dhe masakrës më të madhe pas Luftës së dytë botërore.
2/Ti ke qenë gjeneral në profesion por ZERO si njeri,ngase,sikur të kishe pak nder, gjer tani do të ishte dorëzuar ose do ta vrisje veten për krimet e bëra ndaj njerëzimit dhe sot do ta pranoje fajin’’tënd’’si edhe ta kurseje popllin tënd dhe familjet e viktimave.Por ti nuk ke as nder,as krenari,as njerëzi.Përndryshe sikur t’i kishe këto dhunti ti nuk do të ishe sot atje ku je por në shtëpinë tënde dhe do t’u tregoje rrëfime nipave tu,të cilët ti as nuk i njeh!Më vjen të gërditem prej njerëzve si ti.Ti,sado që të përpiqesh të thuash se nuk je fajtor,nuk do të shpëtosh nga dënimi shumë i merituar.
3/Shumë mirë e ke mbrojtur popullin tënd.Ia ke lënë peng krimin më të madh të shekullit të shkuar.Ju fqinjtë në vitet 90’ta kini bërë mitingje në Kosovë ku ka lindur nacionalizmi,përkatësisht ku ka lindur urrejtja ndaj të gjithë atyre që nuk ishin serbë.Natyrisht se te popujt e tjerë lindi frika për mosekzistencën e tyre,që krijoi edhe largimin nga naciionalzmi serbomadh i cili u pranua nga të gjitha masat serbe dhe si pasojë e kishte edhe krijimin e shteteve të vogla serbe,të cilat vazhdonin vetëm për ata e jo edhe për të tjerët.
4/Sa e mbaj mend,ka filluar në Kosovë dhe atje ka përfunduar në mënyrë tragjikomike!Në atë kohë filloi edhe plani i krijimit të Serbisë së madhe,që kishte edhe pasoja katarstrofale..
Fakti ishte se lufta nuk zhvillohej në teritorin serb,por që Serbia ishte shkaktare e saj.Fakti është gjithashtu se shumica e popullates e dëshiron Serbinë e madhe,që jemi të vetëdijshëm edhe ne fqinjët e juaj,gjë që deri në pajtim do të duhet edhe shumë kohë.
5/Komentarët e paraqitur këtu tregojnë gjendjen e vërtetë të serbëve.Duke e ngritutr shumë lart Mlladiqin si hero, pikërisht atij i paraqitni probleme të mëdha para botës.Kujtoni pak gjermanët dhe mënyrën si e kanë dënuar dhe e dënojnë akoma Hitlerin,edhpse ka edhe ndonjë nacist që akoma e konsideron hero.
Po e ndiej se Mladiq do ta sjell të njejtin rrëfim gjatë gjykimit të vetë,duke treguar se si e ka mbrojtur popullin serb dhe se nuk janë bërë kurrfarë krimesh për të cilat po ngarkohet nga gjykata.Mendoj se koha është ndalur për të dhe se ai jeton akoma në kohën e luftës dhe të gjitha ato që i ka bërë do t’i bënte sërish pa mëshirë ndaj popujve të tjerë.Por shyqyr Zotit që nuk do të ketë më rast.Për shpirtin e tij nuk ka shpëtim,sepse mëkatet janë shumë të mëdha,por për të gjithë ata që e përkrahin mund të ketë shërim nëse do ta kuptojnlë se mbi kufomat e huaja nuk mund të ndërtohet fati yt.
6/ Ai është vetëm një ekzekutor i Akademsië së shkencave dhe arteve të Serbisë.Gjykata do ta bëjë punën e saj kurse unë vetëm mund të dëshiroj që ta prêt aktgjykimin!Nuk mund të gjykohet Hitleri kurse të mos preket Rajhu i tretë!Duhet ta shohim karakterin dhe qëllimet e luftës!Ta shohim se a është krijuar RS nga cicërimat e zogjëve apo mbi eshtrat e 100.000 njerëzve.Këtu është problem!Pa zhdukjen e atij monstrumi nuk do të ketë stabilitet në këto hapësira!Të tjerat janë vetëm rrahje e kashtës së zbraztë.
7/Në përgjigjen e njërit që e krahason Naser Oriqin me Mlladiqin,njëri përgjigjet:Kjo është sikur ta krahasonin sulmin e Hitlerit ndaj Polonisë dhe polakët të cilët e kanë mbrojtur vendin e tyre nga agresioni nazist.Naser Oriqi,Hashim Thaçi,Ramush Haradinaj etj.nuk kanë shkuar të luftojnë në teritorin e Serbisë por e kanë mbrojtur vendin e tyre nga agresioni serb.Prandaj ju zotërinjtë serbë duhet të keni pak krenari kur bëni këso krahasimesh të pavend.
8/ Është çudi e madhe se si ne serbët kemi lejuar të na bind ky njeri.Ai e ka njollosuur popullin serb dhe unë turpërohem të them që jam serb dhe si kemi mundur ta lejojmë këtë?!.
9/ Ky njeri aq shumë të këqia u ka sjellur njerëzve të isah RFSJ-së sa që nuk kemi fjalë t’i përshkruajmë.Për shkak të atyre si ai kemi mbetur pa atdhe,pa ardhmëri,pa jetë,pa fëmijë,pa moral,pa gëzim,pa punë,pa normalitet,pa gati të gjitha ato gjëra që na bëjnë njerëz.Ka vrarë në emrin e të gjithë neve.Në emër të Serbisë dhe serbizmit dhe ka kryer urdhëra kriminele në emër të Serbisë dhe serbëve.Ka zbatuar politikë kriminele të shtetit serb dhe të pushtetarëve të atëhershëm serbë.Ai është një monstrum i cili nuk është i aftë as të mendojë se çfarë të këqiash i ka sjellur njerëzimit, e lëre më të ndiejë dhembje dhe vuajtje të cilën e ka gjeneruar vetë.!Por e keqja më e madhe është që ka vdekur Millosheviqi dhe që nuk po mund të dënohet as Qosiqi.
10/I burgosuri i akuzuar është Ratko Mladiqi, i cili 4 vjet e vrau Sarajevën time dhe i pushkatoi 8000 njerëz të paarmatosur të Srebrenicës dhe i vrau dhe i dëboi ecdhe 2o komuna të Bosnjës lindore,të Krainës bosnjake të Hercogivës.Ai ishte Mlladiqi i vërtetë e jo plaku i mjerë me kaçketë në Hagë.
11/Ai i kishte urrejtur policët me maska kur e kishin burgosur por nuk i kishte urrejtur çetnikët e vetë me maska kur e kishin terrorizuar popullatën kroate dhe muslimane kur i kishte dërguar në shtëpitë e tyre.
12/ Çdo ditë në gjykatë do të duhej t’ia lëshonin xhirimet e trupave të coptuar të fëmijëve dhe burrave të paarmatosur në Sarajevë,pushkatimin në Srebrenicë, xhirimet nga konc llogoret dhe të gjitha ato t’
i shikojë bashkë me Karaxhiqin , Sheshelin dhe gjakptrsët e tjerë që gjenden atje.Është tmerr të jesh një njeri i tillë kurse disa ta konsoderojnë si hero.
Dhe në fund po i japim edhe mendimet e gjeneralit Klark përkitazi me kapjen e Mlladiqit i cili thotë:ai ka pasur autoritet të madh në kohën e Millosheviqit,por në ndërkohë ajo përkrahje ka rënë nga shokët dhe miqtë e tij por edhe nga oficerët e dalur në pension dhe gati nuk i ka mbetur askush për t’i ndihmuar.Klark thotë se Bashkësia evropiane ia ka bërë të ditur Serbisë se duhej ta kapte sa më shpejtë nësae donte të shkonte përpara në drejtim të Unionit Evropian..Dhe në fund këtë e kanë kuptuar edhe njerëzit në Serbi se nëse nuk do të përgjigjeshin ndaj atyre kërkesave evropiane, e ardhmja e tyre do të ishte shumë e errët..Mëtej Klark tregon se si ishte takuar me të në vitin 1994,duke e përshkruar si mendjemadh,bombastik por edhe me karakter të keq dhe nuk kishte dyshim se ishte i mbushir plot me sadizëm dhe fanatizëm ndaj të tjerëve,duke e mbrojtur vetëm idenë e serbizmit..Ishte vrasës masiv i cili u tregua në mënyrën më të egër me rastin e Srebrenicës.