E enjte, 07.11.2024, 03:29 PM (GMT)

Mendime

Ismet Uka: Popullit të Kosovës shtrenjtë po i kushton dialogu?

E shtune, 11.06.2011, 06:58 PM


Popullit të Kosovës shtrenjtë po i kushton dialogu?

 

Nga Ismet Uka*, Vushtrri

 

Nëse nuk gaboj dialogu Kosovë Serbi i cili u mbajt në Vjen, Kosovës i kushtoj 8 milion euro,  këtë që e pat bare publike qeveria e atëhershme. Tani dialogu i fundit qe po e udhëheq Evropa u bë publike një ndarje e fondit prej shtatëqind mi eurove. Sa po i kushtojka bileta e aeroplanit ati delegacioni qe zëvendës kryeministresh po e marrka me veti, sa kokën mëditjet e tyre,sa po kushtojkan drekat edhe darkat qe ndonjë here është edhe reni qe delegacioni i Kosovës ta shtroj një dark ose drek pune. More qysh ka than populli me grosh jemi mësua me pagua për gabimet e tyre qe janë duke i bërë, o Zot ruaje kit popull e mos ti bien ti paguaj edhe me ikur. Dialogu zgjati kogja gjatë mes Atisarit dhe delegacionit te Kosovës dhe Serbisë derisa Atisari i ndërpreu bisedimet dhe ju tha te dy delegacioneve se ma nuk kini qa vini ne Vjen se unë do tua qoj ne paket rezultatin e këti dialogu. Serbia u deklarua se paketën e Atisarit nuk e pranoj pa e dit saksish qa ka brenda ne te, kurse delegacioni i Kosovës u deklarua se paketën e Atisarit e pranojmë duke ja lan fatit te ka qa

Te ka na gjithë sesi do ta pranojmë. U pranua paketa ne fjalë për hir te asaj pakete udhëheqja e Kosovës Atisarin filluan ta thërrasin gjyshi Atisar, por udhëheqja e Kosovës nuk e la veç me kaq po për hire te Atisarit kushtetutës ja lan emrin kushtetuta e Atisarit. Ai delegacion qe e fitoj ketë kushtetutë ne paket e ka pa lavdrue kit kushtetutë dhe e ka pa qua ne qiell dhe u kanë pas deklarua se ma për Kosovën krizë nuk dot ketë se kushtetuta e Atisarit është ma e fort se Kuran e Bibla qe ma skie qa ti shtosh e as qa ti heqësh.

 

Tani te njëjtit ekspertë te dialogut  politik dhe kushtetues qe atëherë kur e kishin qel paketën ja kishin lexua veç rreshtat dhe bukur mirë ju ki pa pëlqye e besa e bën edhe një far dialogu mes veti i ndan qatë  tët milion euro dhe disa prej tyre nga humanizmi i madh qe e kanë disa te pastrehëve javë ndërtuan nga një shtëpi, por qa ndodhi më pastaj?

Duke ja filluar qe kushtetutën e gjyshit Atisar ta lexojnë mes rreshtave po del qe kushtetuta s’qenka e mirë. Tash po del se “gjyshi” nuk javë paska pre këmishën si duhet dhe tani sipas disa ekspertëve pa  ndryshimin e asaj kushtetute ne mënyrë substanciale Kosova nuk ka shkuare përpara.

Tash disa poj thonë gjyshit ev gjysh zdi si te koftë na te besuam e kushtetutës ja lexuam vetëm rreshtat, e mes rreshtave se patëm lexuar fare e na kishe pas marr un qaf veç nejse kështu e ka kur te prêt njeri ne besë se na shqiptarët besnik  te fort.

 

Tash Evropa na ka rrok un dorë qe kit dialog po e çun si dialog te barabartë mes dy shteteve, Zot runa ishalla kurrë nuk barazohet populli im me popullin Serb se nga gjiri i këti populli dulen kriminel te shumtë qe bën krime ne shumë popuj tjerë por edhe ne popullin tim.

Prandaj delegacioni kosovar kit status nuk ka guxuar ta pranoj e te ulet i barabartë me nje delegacion te dialogoj e qe fare aj delegacion su distancua nga krimet qe i bari regjimi i atëhershëm serb mbi popullin e Kosovës. Le qe su distancua po vet delegacioni qe ka për detyrë te dialogoj për çështje  teknike po kërcënohet se Kosovën Serbia do ta ndaj ne pjesën qe i takon Serbisë dhe ne pjesën qe do tu takon shqiptuarve. Te tjerët nuk poj përmend fare se Kosovën po e parasheh vetëm si tok  serbe qe nje hise duhet gjithsesi tua u jep shqiptarëve, kurse hisen tjetër tua len serbëve. Pretendimeve serbe për ndarjen e Kosovës duhet tu jepet përgjigjej e çart nga ana e institucioneve te Kosovës. Kjo përgjigje duhet te jetë shkurt dhe shqip qe ndarje te Kosovës nuk ka po këmbim territoresh po. Por, rreth kësaj çështje ka qen dashur te dhëne përgjigje intelektualet e Kosovës qe ta dhanë mendimin e tyre se ky popull çdo gjë e dha qe te kemi intelektualin e mirëfilltë qe secilës pyetje ti jap përgjigje  si në aspektin kombëtar si ne ata ndërkombëtar si ne pyetje politike po edhe ne ato ekonomike. Pra, ne pyetjen se qysh duhet te duket Kosova e re ka qen dashur akademia e shkencave e te arteve te Kosovës te dal me një projekt te mirëfilltë e jo Kosova te lehet ne duar te sharlatanëve politik qe nuk shohin ma larg se hundën e vet. Deshëm ta pranojmë ose jo dikur territori  Leposaviqit ka qen tok e Serbisë kurse Presheva Bujanofci e Medvegja kanë qen pjesë e territorit te Kosovës. Ne te dy pjesët ekziston interes i madh nacional si i Kosovës ne pjesën e Leposaviqit si i Serbisë ne pjesën e Bujanofcit . Mirëpo, për shkak te popullatës serbe qe gjendet shumicë ne Leposaviq dhe popullatës shqiptare qe është shumicë ne Bujanovc sipas mendimit tim duhet te këmbehen këto territore se duhet te pranojmë me luftën qe ndodhi mes dy popujve u krijua mos durim nacional dhe shkon kohë shumë e gjatë e këto territore çdo here dot jen si vatra krize për destabilizim te Kosovës por edhe te Serbisë. Pastaj dy palët duhet ta pranojnë se as Kosova por as Serbia nuk kanë kontroll mbi këto territore, përpos Serbia qe e ka kontrollin policor dhe ushtarak qe kurrë me represion nuk dot mund krijoj stabilitet te mirëfilltë në të territor.

Gjithashtu edhe Kosova për te vënë kontrolle në at territor mund te vendos vetëm kontroll policor sepse për momentin popullatës se Leposaviqit dhe Bujanofcit le tu afrojnë veç qumësht e mjaltë, pushteti kosovar ne Leposaviq dot ishte i pa pranueshëm ashtu qysh është i pa pranueshëm pushteti serb ne bujanoc sepse u krijua mos besim i madhe dhe mos durim nacional. Këmbimi i territorit me marrëveshje mes dy shteteve ku dot jetë e domosdoshme edhe ndërmjetësimi ndërkombëtar me prezencë kryesore te SHBA-së mendoj qe problemi shqiptaro serb dot zgjidhej deri diku sepse pakicat apsulute te cilat dot mbeteshin ne brendi te territoret e këtyre dy shteteve si ajo shqiptare dhe ajo serbe me marrëveshje do ti gëzonin te gjitha te drejtat qe do ti gëzonin edhe pakicat tjera për shtetet e Evropës demokratike. Sa i preket shkëputjes se territorit qe ka tendencë copëtimit te territorit me an te dhunës apo udhëheqjes se pushteteve paralele si te njërës si te tjetrës republikë kjo pa gjakderdhje nuk mundet me ndodh kuruesi .Prandaj edhe ndarjet apo copëtimet e territoreve provokojnë probleme te mëdha ne Ballkan siç është Mali i zi, Maqedonia e te gjitha këto kanë pakicë te madhe shqiptaresh ne territorin e tyre qe  dot rrisnin aspiratat e rrymave te ndryshme brenda shqiptare për tu bashkuar me Kosovën. Pastaj, pëlqimi i dy udhëheqjeve si te Kosovës dhe Serbisë qe te bëjnë ndërrim territoresh normal me prezencën ndërkombëtare ku garantues te kësaj marrëveshje dot ishin shtetet e bashkuara te Amerikës nuk dot krijonte tronditje te mëdha dhe pakënaqësi ne regjion por dot rregullohej deri diku si problemi serb si aji shqiptar.

                                                  

Tani bisedimet teknike Serbia po i përdor si paravan për te bar politik  kundër Kosove dhe po deklarohet qe edhe statusi i Kosovës është i pa zgjedhur ku edhe për ketë çështje duhet te hapet dialogu. Besa ne këtë drejtim po ka sukses ne shumë vende te botes dhe njohjet e reja te cilat ishin ne prag qeveria e Kosovës i bllokoj me pranimin e dialogut me serbin për çështje teknike,duke i fut ne hamendje te thellë shumë shtete dhe duke i prit rezultatet e dialogut.

 

Tani po quhet dialog i barabartë kur një pjesë e madhe e  territorit te Kosovës është nën okupim,nga Beogradi dhe njësit e ti policore janë prezent atje dhe po e pengojnë jetën normale te qytetarëve te Kosovës a veçmas jetën normale te qytetarëve shqiptar.

Po e quajnë dialog te barabartë kur kontrollin ne anën veriore te vendit mbi gjykatat, spitalet, shkollat te gjitha këto objekte te Kosovës i kanë nen kontroll strukturat paralele serbe qe Evropën dhe bashkësinë ndërkombëtare këto veprime fare s’janë duke e brengos. Qe detyrë e tyre ka qen qe ne bazë te rezolutës 1244 forcat ndërkombëtare ta shtrijnë pushtetin edhe ne at pjesë e gradualisht pushteti te kaloj ne duart e vendorëve e me pastaj pushteti te decentralizohet.

 

Pra dialogu sipas meje është duke u zhvillua ne mes te avancuarit dhe te nënshtruarit te nënshtruar gjithsesi janë delegacioni kosovar se po dialogon me okupatorin e dikurshëm por edhe te tanishëm pa e çlirua token ne tersi. Pra, ky është realiteti shumë i pa këndshëm qe fajtoret e vetëm për ketë gjendje jemi ne vet sepse vet po deklarohemi se Kosova tash është e pa varur dhe e kemi shtri pushtetin ne gjithë territorin ku kjo nuk është aspak e vërtet sepse për vendet e okupuar te Kosovës u vendos vetëm policia e EULEX-it me një polici te komunitetit qe e bart uniformen e policisë te Kosovës por edhe pagën e merr nga bugjeti i Kosovës a komandohet nga Beogradi. Para do dite një zyrtar i lart i BE-es u deklarua se çështja e funksionalizimit te gjykatave ne veri duhet te dialogohet me Beogradin.

 

Pra, sipas tyre Beogradi duhet ta thotë fjalën e fundit për drejtësinë kosovare se a duhet te vendoset ne veri apo duhet te rri indiferente ndaj veprimeve kriminele qe bahen atje nga shumë njësi te policisë te vendosura nga Serbia qe pushteti jon fare nuk vërehet atje. Te qenit shtet dot thotë shumë. Do të thotë ta kesh territorin dhe at territor ta kontrollosh, ta kesh popullatën dhe asaj popullate ti krijosh siguri, sociale , ekonomike arsimore, politike shëndetësore dhe juridike. Ta kesh policin ,ushtrinë dhe gjygjësin funksionale ne ter territorin. Kjo ne Kosovë nuk ekziston askund sepse nuk u përpoq askush ti krijoj dhe ata qe e patën për detyrë ti krijojnë këto ata u habiten masë luksit personal.

 

Pushtetari i shtetit imazhin e vet e te shtetit nuk mund ta runë kur popullata është ne mjerim social, ekonomike pushtetari vozitet me vetura luksoze, ndërton e punon vila luksoze për luksin e ti personal. Këta e kam pas dëgjua nga një zyrtar i lart ne PTK e Kosovës se vozitja e ti me vetura luksoze e rrit imazhin e ti personal po edhe imigjin e PTK-ës .Ky mendim i ti është jashtë zakonisht banal dhe i pa vend sepse duke marr për bazë pozitën sociale te popullit te Kosovës për pushtetarët tan por edhe për at zyrtarin e Postes është turp mbi turpet vozitja e tyre me vetura luksoze qe me ato vetura asnjë udhëheqje e shteteve te Evropës nuk vozitet, bile qeveritaret e shumë shteteve te zhvilluara si Suedia, Danimarka e vende tjera pushtetarët e tyre deri ne punë shkojnë e kthehen shumë ne këmbë por edhe ne biçikleta. Por, imazhi i tyre e i shteteve te tyre ju shërben shumë shteteve se si duhet veprua për ta ruajtur pasurin e popullit te cilën javë ka besuar.

 

Duke par pakica serbe se si po trajtohet shumica ne bazë te ligjeve qe aprovohen ne Parlamentin e shtetit te Kosovës ne aspektin social, ekonomik,,shëndetësor, juridik, arsimor dhe politik, kjo pakicë nga ky trajtim shumë diskriminues ndaj shumicës u frikua dhe thirrjet e pushtetarëve te Kosovës qe pakicat duhet ta pranojnë realitetin e ri shkuan ne vesh te shurdhër,dhe pakica serbe kit realitet nuk donë ta pranoj se duhet ta pranojmë se realiteti i ri i cili u krijua ne Kosovë është realitet shumë i hidhur qe shumë  qytetar te Kosovës i ka lan jashtë ligji dhe ne at mes ku qytetarin se mbron ligji ne at mes duhet ta pranojmë se vështir jetohet e punohet, këta më se miri e dimi ne si shqiptar sa kem qen nen okupim por edhe sot ne shumë segmente asgjë s’ka ndryshuar ne interes te qytetarit te Kosovës.

 

Pra, ata qe e udhëhiqen Kosovën deri këtu harruan se edhe themelimi i shtetit edhe pasurimi i tyre material personal nuk shkojnë bashkë, mirëpo këta shtetin e harruan e u flugën mbas pasurimit personal gjë qe tani po shihet se qfar pozite kemi ardhur. Për ta mbrojt politiken shtetërore duhet te krijohet forca sepse e pate mirë se pate mirë çdo here kur te mungon forca s’mundesh mej vnua guri askund. Pra, për te udhëheq shtet apo për te bare shtet duhet te faktorizohesh ne aspektin e përgjithshëm ekonomik, social, shëndetësor, arsimor, juridik politik e ushtarak, kur ti kesh këto te gjitha pushojnë deklaratat e pa matura rreth tokës tënde se qa donë filan shteti te bën me territorin tan. Këta miqtë e vërtet te Kosovës shpesh na e kanë tërhjek vërejtjen se shteti nuk bahet kështu për te ber shtet lene luksin mirëpo për lënien e luksit pushtetarët tan kurrë su pajtuan e qe sot ne çfarë gjendje e kemi shtetin e kemi një shtet ne bazë te letrave shumë ma te dobëta se me letrat e vitit 1974, ku ne to shkruante qe për ndryshimin e kufijve te Kosovës populli i saj duhet te përcaktohet me referendum. E sot u hi dreqi e i biri dreqit e ka vnue pushtet ne token kosovare e udhëheqja jon e luksit tenton ta bind popullin se jemi te pa varur kurse aji shtet qe pjesë te territorit te ti janë te okupuar nuk mund te jetë i pa varur kurrë deri sa edhe pëllëmba e fundit te ati territori te çlirohet.

 

Prandaj, dialogjet e kaluara por edhe te tanishmet Kosovës materialisht janë duke i kushtua shumë se pa një lirë nuk po flet fjalë askush ne interes te popullatës  te shtetit te Kosovës as vendor por edhe ndërkombëtar, po lëne krejt anën materiale o burra po problem është ajo qe gverri qe dot jetë mes neve e Serbisë ky popull herdo kur do, do ta paguaj edhe me gjak. Kurse këta tregtaret politik prapë do të bëjnë luks.

 

* Ish minator i Kombinatit Trepça, Metalurgjia e Plumbit-Zveçanë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora