Mendime
Asllan Dibrani: Autostrada e Kosovës Morinë- Merdare projekt i gabuar në destinacion!...
E enjte, 09.06.2011, 06:59 PM
Autostrada e Kosovës Morinë- Merdare projekt i gabuar ne destinacion por edhe dialogu Prishtinë- Beograd i dështuar!
Nga Asllan Dibrani
Ky projekt është përcaktuar nga "qeveritarët e famshëm kosovarë " qe të përfundoj në Mendare drejtimi i Prokuples në Serbi , qe para 100 vitesh u përzunë shqiptaret me dhunë djegie,vrasje prej atyre zonave të banuara me shqiptarë me mija vite. U ndoqën nga okupatori serb dhe nuk la ma shqiptar atje, pos toponimeve shqiptare që kanë mbetur gjurmë të historisë si Kastrat, Bllaca, Vllasa, Grabanica, Spanca, Konjusha , Gajtani Arbana ,Breznica etj . Këto toponime sot shqiptaret e Kosovës i kanë si mbiemra të trashëguar në bazë të kujtimit,e toponimeve me vendbanime shqiptare, qe përkundër reprezaljeve dhe terrorit që e ndoqi Serbia, këto toponime u ruajtën deri me sot siç janë Kastrati,Vllasa.Grabanica,Spanca,Konjusha ,Gajtani Arbana ,Breznica etj . Territori i asaj krahine po thuajse përputhet me të Kosovës se tanishme në hapësirën gjeografike! Qe 100 vjet e ka braktisur politika shqiptaret atë periudhë, duke e lënë nën “mëshirën” e sundimit kolonial dhe gjenocidal të Serbisë, përkatësisht të Jugosllavisë se ma vonshme deri me ditët e sotshme.
Asnjë organ qoftë nga Shqipëria , Kosova apo ndonjë institucioni shqiptar nuk e paditi Serbinë ndërkombëtarisht për gjenocid dhe pastrim etnik me dëbime masive nga Kosova.
Pra, shikuar në retrospektivën historike, politike dhe diplomatike, asnjë organ qoftë nga Shqipëria , Kosova apo ndonjë institucioni shqiptar nuk e ngrit ndonjë reagim ndërkombëtar (kallëzim penal ndërkombëtar kundë Serbisë, për atë gjenocid për ato territore po edhe dhe për pjesët tjera, të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), të administruara nga Serbia . Pra, e pranuam apo jo, Kosova veriore de fakto dhe de jure, është pushtuar pa luftë (por me forcë dhe me spastrim etnik) nga
Ndarja nuk ka brirë ka tendenca qe territori i shqiptarëve , me u ngushtua akoma me politikën e “bajlozëve shqiptar në qeverinë aktuale ”
Ndarja nuk ka brirë, ka tendenca qe territori me u ngushtua akoma, me politiken e “bajlozëve shqiptar në qeverinë aktuale ” që e kanë humbur" të drejtën legale mbi Kosovën dhe mbi territoret e tjera shqiptare, në këtë segment po i çorientojnë edhe parametrat synuese të bashkimit duke ndjekur një politikë te pa vizion! Sido që të kuptohet, të trajtohet dhe të justifikohet nisja dhe zhvillimi i dialogut Beograd – Prishtinë, Kosova veriore nuk mund të rikthehet nën sovranitetin administrativ dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, pa përdorur instrumentet juridike ligjore dhe forcën, pavarësisht se çfarë deklarojnë qarqet zyrtare politike të Kosovës dhe partnerët e tyre evro-ndërkombëtarë. Këtu duhet te reagohet me te gjitha mjetet juridike dhe politike që të bëhet një kallëzim penal ndërkombëtar të "gjenocidit serb" të ato troje që janë te boshatisura me dhunë dhe terror nga Serbia qe u përmenden ma lart.
Çka të bisedohet me Serbinë ne dialogun aktual .
A. Te bisedohet për njerëzit e zhdukur në luftën e fundit.
B. Të bisedohet për gjenocidin qe bëri
C. Të bisedohet për dëmshpërblimin qe duhet me dhënë Serbia për këtë luftë të pa drejtë, terroriste te përcjellur me dhunë vrasje dhe dëbim masiv të popullatës nga Kosova.
D. Te bisedohet për territoret shqiptare te lartshënuara të okupuara nga Serbia të okupuara si Kastrat,Bllaca ,Vllasa .Grabanica,Spanca,Konjusha ,Gajtani Arbana ,Breznica etj
E. Të bisedohet pastaj për marrëdhëniet e ndërsjella reciproke e jo siç po ndodh me palët negociuese serbo-shqiptare (Edita Tahiri për palën shqiptare, dhe Borko Stefanoviq për palën serbe),qe ky i fundit i provokon sharlatanët shqiptar edhe me copëtimin dhe ngushtimin e territorit të shqiptareve duke aluduar, pazarllëqe me tokat shqiptare,si shkëmbim (ep dhe merr) territoret tona shqiptare ku shpesh na vjen të dëgjojmë edhe nga shqipfolës të pa dije dhe te pa kurriz që të shkëmbehet "Mitrovica -veriore ", me trojet shqiptare Bujanovc,Preshevë dhe Medvegjë ku te gjitha janë tonat!?... Tu themi mjaft sharlatanëve shqiptar mos luani me gjëra të shenjta si trashëgimtar babe -baba-dem te këtyre trojeve tona , nga paraardhësit tanë.
Punimet në Autostradën Morinë- Merdare që lidh serbët e Shumadisë duke i anashkaluar vëllezërit e "Kosovës lindore"
Të keni kujdes "sharllotan politikajë" se me falë e me shit mund ta shiteni vetëm ndonjë lopë qe është "pronë e juaja e lidhur në shtallën tuaj", e jo (tokën e shenjte arbërore të stërgjyshave qe na mbeti amanet ta ruajmë si sytë e ballit), prandaj larg duart nga pisllëqet e juaja të interesave personale klanore , grupore dhe rajonale.
Këtu po e ndërlidhi edhe çështjen e Autostradës qe shihet se për një arsye apo një tjetër, jeni duke e gabuar destinacionin e saj duke i anashkaluar vëllezërit tanë në "Kosovën lindore" që te lidhen me këtë rrugë dhe trungun e Kombit.
Rruga e përcaktuar sipas projektit Morine -Merdare për Prokuple ju shkon për shtati vetëm serbëve të Shumadisë në Serbi .
Rruga e përcaktuar sipas projektit Morine -Merdare për Prokuple ju shkon për shtati vetëm serbëve të Shumadisë në Serbi . Segmenti për në Kosovën lindore i konvenon edhe Kosovës që gjeografikisht ma shpejt del ne autostradën për Beograd qe të vazhdohet për në shtetet e Evropës. Ky mund të quhet një projekt i gabuar në destinacion, por edhe një dialogu Prishtinë- Beograd i dështuar ne ritmin aktual ose i përfunduar në dëmin e popullit shqiptar...