E premte, 06.12.2024, 10:37 AM (GMT)

Mendime

Përparim Demi: Greqia na përket neve po aq sa dhe grekëve

E hene, 06.06.2011, 06:59 PM


Reagim:

 

Greqia na përket neve po aq sa dhe grekëve

 

Nga Dr. Përparim Demi

 

Sot, në gazetën Shekulli[1] jepet si informacion një kërcënim i Greqisë bërë qeverisë shqiptare lidhur me regjistrimin e minoritetit. Në këtë informacion nuk pash asnjë reagim të redaksisë së kësaj gazete, mesa duket kjo gazetë e ka marr përsipër të bëhet zëdhënëse e qeverisë greke. Si pjestare e medias shqiptare, kur vjen puna për problemet me Greqinë, duhet ti pergjigjej grekeve në cdo rast, sa herë që hapin gojën. Ajo që më revoltoi nuk ishte vetem fjala e grekut, por titulli dhe mesazhi i informacionit që jepte Shekulli. Që nga titulli kuptohej se PS-ja po i tërhiqte vëmëndjen Sales se ka rënë nën influencën e nacionalisteve dhe se shtyrja e regjistrimeve do pengoje hyrjen e Shqiprisë në BE. Pamvarsisht se këto gjëra i vinte në gojen e grekut, mënyra e prezantuar, pa asnje reagim, dhe pa asnje koment, këtë të sygjeron. Ata kujtojnë se e haruam bisedën kokë më kokë që bëri Rama me Papandreun në Athinë dhe premtimin e Papandreut se do e mbeshteste PS-në gjatë fushatës. Jam i sigurt që Edi e pati me pash mbeshtetjen e grekëve, megjithatë nuk fitoi. Siç duket humbja e tij lidhet me influencën e ”nacionalitëve”. Ata nuk do ja harojnë PDIU-së qe nuk u lidh me kualicionin progrek të PS-së, prandaj ky informacion i ”pafajshëm” i Shekullit, siç duket do jet një prelud i një fushate kundra nacionalistave shqiptarë, ku të sinkronizuar me mbështetësit grek do fillojë presioni dhe loja politike, pa haruar Salën, kuptohet. Tani disa fjalë qeverisë greke dhe zëdhënësit të saj.

 

Me kë flet  Gregory Delavekouras, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Greqisë, kur kërkon respektimin e kritereve të Kopenhagenit, ku flitet për respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteti. Pa piken e turpit kërcënon Qeverinë Shqiptare lidhur me pranimin në BE. Ky funksionar grek shqetsohet për modifikimet e formularet e gjendjes civile shqiptare, çështje plotësisht e brëndëshme e vëndit tonë. Më tej, paralajmëron se  Greqia do të informojë në mënyrë të detajuar organizmat kompetente. "I bëjmë thirrje Shqipërisë që të zhvillojë konsultim konstruktiv me përfaqësinë e minoritetit, të cilët kanë shprehur kundërshti lidhur me këtë vendim" – e mbyll ai. Pra e konsideron apriori minoritetin grek si palë shtetformuese.

 

Pra, që ta kuptojnë të gjithë dualitetin grek, Greqia kërkon ta konsultojme atë para se të hartojmë një formular regjistrimi ose të marrim një vendim, pra na lë të kuptojmë se i takon asaj të vendosi nëse i plotsojmë apo jo standardet e të drejtave të minoriteteve. Kush e kërkon këtë – Greqia, e cila nuk njeh asnjë minoritet në vëndin e saj, e cila i shtypi me zjarr minoritetet, e cila ushtroi genocide dhe spastrime të minoriteteve, e cila ka qënë dhe është vëndi më diktatorial në Europë përsa i përket të drejtave të minoriteteve. Radikalizmi, shovinizmi  grek  e ndjen veten të prekur nga nacionalizmi shqiptar – që kur kështu? Një shtet që akoma mban ligjin e luftës me Shqipërinë, i cili na ka përzënë nga tokat e të parëve tanë, i cili na grabiti dhe na vrau, i cili nuk na njeh të drejtën e pronave private, nuk na lejon as të shkelim në tokat tona, ka pretendime, ka paftyrësinë të na japë këshilla dhe të përmëndi kriteret e Kopenhagenit, me të cilat ka fshirë këpucët. Akuzon qeverinë shqiptare se po bie nën influencën e nacionalistave, kur nga ana e vet, edukon ushtarët e gardës se si ta bëjnë shollë lëkurën e shqiptarëve. Ky shtet që drejtohet nga Patriarhia teroriste e Athinës, e cila ka ndaluar me dhunë të folurën në gjuhët materne të minoritarëve, e cila vrau mësuesit dhe priftërinjtë e minoriteteve, e cila shkatëroi gjithë trashëgiminë historike dhe kulturore të minoriteteve, e cila mban në njërën dorë kryqin dhe në tjetrën thikën, ka paturpësinë të guxoj të na japë këshilla, guxon të na kërcënojë. Greqia dhe zyrtarët e saj, ta dijnë mirë se hesapet me shqiptarët si ka mbaruar akoma. Llogaritë tona janë të gjata. Duan s'duan, e drejta do fitojë. Sa vjen dhe po i mblidhet laku, nuk shpëton dot duke u fshehur pas demagogjisë. Qënia e saj në BE, nuk ka për ti dhënë asnjë shans të na shuaj dhe të na gjynjëzojë. Ky është vetëm fillimi.

 

Ed Rama të zgjedhi aleat të tjerë, se po vazhdoj gjatë me Greqinë, në këtë situatë nuk do ketë më asnjë shans këtej e tutje. Shqipëria, pasi lëngoi 50 vjet nën diktaturën komuniste dhe 20 vjet që ju deshën që të ringjallet, tashti është rizgjuar dhe nuk e pengon dot kush të kërkoj të drejtën e saj. Përallat me minoritetin grek në Shqipëri lej ti mbaj Delavekouras për vete, dhe ti verr gishtin kokës se kazani po vlon brënda në Athinë, aty do i shpërthej bomba. Greqia është po aq e shqiptarëve sa dhe e grekëve. Ne e çliruam, ne e bëmë shtet, ne e ngritëm, prandaj kemi po aq të drejta sa dhe ata, në atë vënd që gabimisht u quajt Greqi. Epiri është shqiptar dhe ashtu do mbetet në jet të jetëve, nuk humbet fara jonë se ashtu duan ca zyrtarë e ca pritërinj dhe as ca vasal të tyre shqipfolës.

 

(Bukuresht, 04.06.2011.)

 

[1] Greqia reagon ashpër: Shqipëria po ndikohet nga nacionalistët

 

http://www.shekulli.com.al/2011/06/03/reagon-greqia-shqiperia-po-ndikohet-nga-nacionalistet.html



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora