Mendime
Albert Shabanaj: Kosova mëkat ndërkombëtar, ku dënohen viktimat për të përkëdhelur kriminelet
E premte, 03.06.2011, 07:59 PM
KOSOVA MEKAT NDËRKOMBËTAR,KU DËNOHEN VIKTIMAT PËR TE I PERKDHELUR KRIMINELET!
Nga Albert Shabanaj
Po mbushen tri vjet pas zbarkimit dhe vendosjes në Kosovë, zyrtarë, policë, gjyqtarë dhe prokurorë të misionit të BE-së, i quajtur EULEX. Shqiptarët e shume vuajtur dhe shume liridashës, janë bindur përfundimisht se ky mision nuk ka devizë te kjart politike,meçe nuk behet e qarte ardhje e tyre në vendin tonë?! Edhe sot dhe kësaj dite shtrohet pyetja e madhe shqiptare se, cili ishte dhe është qëllimi i zbarkimit te tyre??? A është vërtete sundimi i ligjit,dhe ecurive Evropiane,apo parapërgatitja për (subordinimin) futjen e Kosovës nën juridiksionin serb?! Përkushtimet e tyre mbeten esencialisht dhe fuqishëm te orientuara kundër vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, meçe në këtë fushat EULEX-i është treguar edhe më këmbëngulës sesa vete Serbia. Deklaratat e papërgjegjshme dhe te pa peshuara por edhe kërcënuese të zëdhënëses së EULEX-it Herodes se, nuk dot ndalohet arrestimi i ish pjesëtarëve të UÇK-së,me pastaj deklarata e Fejt, se disa personalitete që Kosova i konsideron heronj,ato sipas EULEX-it,na paskan bërë krime lufte!? Ky absurd i llojit vete, si dhe shume rrjedha tjera paradoksale na bëjnë te çartë koncentrimin antishqiptar të këtyre misioneve. Përpjekjet që po bëhen për të diskredituar luftën e pastër dhe absolutisht te drejte te UÇK-së ne njërën ane dhe anës tjetër, për t’i paraqitur shqiptarët si shkaktar,vrasës,dhe demon,për te i rehabilituar demonët e vërtete serbe,neper shekuj... është vërtete e pa durueshme! Këto përpjekje historikisht nuk janë te pranueshme dhe janë juridikisht devijuese dhe aspak te drejta e aq me pak humane. Këto përpjekje sipas mendimit time, kane për qellim gjunjëzimin e popullit shqiptar te Kosovës,për te rehabilituar Serbinë fashiste,te plojës dhe llahtarit te Ballkanit,për te e futur me pastaj brenda Kosovës. BE-ja,për pos rehabilitimit politik te Serbisë,po e forcon dhe rimëkëmb edhe ekonomin e tyre me investime miliardash euro,kështu duke mundësuar forcimin dhe faktorizimin e Serbisë ne rajon. Liberalizimi i vizave dhe shume shpejt futjen e saj ne BE,pa plotësuar asnjë kusht siç janë seperacionet dhe dorëzimi i krimineleve te luftërave ne Ballkan,duke përjashtuar SHOW-arrestimin e Mladicit,meçe ai vuan rende nga kanceri dhe jeta e tij,është e parashikuar nga mjeket e atjeshëm ne disa dite apo muaj, kjo njëra ane dhe ana tjetër,arrestimi KRIMINELIT MLADIC,ishte një orkestrim perfekt i politikes serbe; merreni me mend,mu ne ditën kur Beogradi dot vizitohej nga shefja e BE-se Ashton,u arrit te shitet mire dhe ne menyr perfektë spektakli i arrestimit te kriminelit ne fjale. Ndonëse me ketë orkestrim,Serbia arriti te zgjat duart dhe kohen për destabilizimin e Kosovës dhe Bosnjës,deri ne copëtimin e tyre. Serbia ende vazhdon te e konsideron NATO-n si armike,ajo ka edhe shume e shume defekte qe vërtete e ndajnë fuqishëm me parimet Evropiane,por Evropa i mbylli dhe vazhdon te i mbylle sytë përballë orkestrimeve te errësirave Serbe!...
Anemia dhe antagonizmat politike Evropiane ndaj Kosovës,arriti efektin me te keq te mundshëm duke ngritur një mos kënaqësi ke populli shqiptar i Kosovës,me shume dilema te ngritura ndaj EULEX-it. Ndonëse,nuk ishte dhe vazhdon te mos jetë vendosja e sundimit te ligjit,sigurimi dhe kontrollimi i kufijve duke përfshi dhe doganat,ndjekja e krimineleve serbe ne veri te Kosovës,dhe krimit te organizuar atje dhe ne mbare Kosovën. Pra këto dhe shume dilema tjera e bëjnë ketë mision si jo efikas,jo te qarte,jo te definuar dhe jo te përkushtuar për balle zotimeve te tyre,por edhe jo te dëshiruar. Kronologjia e ngjarjeve te këtij misioni,datojnë me plot dështime dhe ngjarje negative, siç ishin kapjet ne flagrance te pjesëtareve te tyre,duke kontrabanduar ne kufirin Kosove-Maqedoni,si dhe shume afera te tyre tjera korruptive ne veri dhe mbar Kosovën...
Nuk është qëllimi ime qe te akuzoi për çdo te keqe ne Kosove,EULEX-in,sepse ky mision këtë gjendje kaotike e gjeti si te tille ne Kosove, te krijuar nga UNMIK-u dhe bandokracit e Kosovës. Zhgënjimet e mija por edhe te gjithë qytetareve te Kosovës, janë se përse EULEX-i nuk i përmbush premtimet dhe obligimet e marra mbi vete?! Ne te gjithë po shohim se, ne vend te rënies se këtyre fenomeneve te errëta qe po e ngufasin Kosovën dhe shoqërinë e saj,ato fenomene negative vijnë e rriten. Krimi i organizuar vazhdon te rritet ne Kosove, ne përgjithësi dhe ne veri ne veçanti pa u ndëshkuar nga askush. Ndoshta qëndron realiteti ke vete përbërja heterogjene e këtij misioni,i cili është me përplot pjesëtar te popujve sllave,por edhe tjerë te cilët hapur shprehin urrejtje patologjike ndaj popullit shqiptar. Këtu ne ketë çështje kaq te ndjeshme dhe jetike për ne,dëshiroj te ju rikujtoj lexuesve te nderuar vitin 1995,kur ne prani te misioneve te ngjashme si këto ne Kosove,pra te BE-se,ne Bosnje,Serbet vranë dhe masakruan mbi 8000 boshnjak te pa mbrojtur,femra,pleq dhe fëmijë. Ne ketë sfond,populli shqiptar, duhet te jete tej mase sy hapur,përballë sfidave eventuale,meçe udhëheqja jonë është zënë ngushtë me “HESAPE DELIKATE” te politikes se ndarjes se Kosovës,për përfitime te pista,qe ju sjellin kontrabandimet nga krimi i organizuar...
KERCENIMET E EULEX-it NDAJ CLIRIMTAREVE TE KOSOVËS NUK KANE TE BAJNE ASGJË ME SUNDIM TE LIGJIT POR ME DEGRADIMIN E LUFTËS TONE ÇLIRIMTARE DHE FRIKESIMIN TONE!
Nuk guxojmë ti shohim këto kërcënime thjesht si ngjarje ditore ne Kosove,por duhet te kuptohen drejt si kërcënime serioze qe kane për qellim,neutralizimin dhe poshtërimin e vlerave te shenjta te luftës tone KOMBËTARE! Ato janë drejt për drejt kundër çlirimit dhe kundër pavarësisë se Kosovës,te cilën pavarësi edhe sot e kësaj dite nuk e kanë pranuar misionet ne fjalë !!!
Te gjithë ne,duhet te i shohim realitetet e Kosovës se sodit ne sy,duhet qe populli te besoj vetëm ne forcat e veta,meçe bandokracit ne Kosove, nga gabimet e tyre te renda... janë te shantazhuar nga përfaqësuesit e misioneve te ndryshme ne Kosove,dhe nga gabimet e secilit prej tyre veç e veç,nuk guxojnë te kundërshtojnë asnjë hap apo direktive qe vjen nga ato misione ne Kosove. Politika Kosovare,lejoj dhe vazhdon te lejoj me tej degradimin dhe dhunimin e kujtdo qofte ne Kosove,qofshin çlirimtare,qofte lufta jone çlirimtare,qofshin kufijtë dhe integriteti i vendit tone,qofshin vlerat dhe segmentet qe e identifikon popullin shqiptar,qofshin kontributet dhe atributet e popullit shqiptar etj. Këtu shtrohet pyetja madhe se, pse institucionet tona dhe EULEX-i,asnjë here nuk u bën te gjalla ne veri te lumit Iber?! Pse EULEX-i,ka kaq shume konsideratë dhe respekt për struktura kriminale serbe atje,te sponsorizuara nga Serbia!? Përgjigjja ime është se,kemi te bëjmë me një mision jo korrekt dhe jo transparent për balle realiteteve ekzistuese ne Kosove.
Ndonëse,unë druaj se vazhdimi i politikave aktuale me avazin e vjetër edhe me tej,duke ndërsyer policin për te arrestuar dhe përdhunuar luftëtarët e lirisë,duke lejuar dhe mbështetur hyxhymet e EULEX-it,dot vijmë se shpejti ke irritimi i tyre dhe si përfundim do te provokohet revolt gjithë popullore,kjo ne njërën ane dhe anën tjetër, po del ne pah se institucionet e Kosovës vetëm verbalisht e përkrahin luftën e UCK-se,vetëm gjate promovimeve te tyre për efektet e fushatave elektorale, duke derdhur lot krokodili.
Këto institucione te Kosovës,te cilat nuk i mbrojnë çlirimtaret,te cilat nuk e mbrojnë tërësinë territoriale te vendit,te cilat vazhdojnë te mbeten vasale përballë misioneve ndërkombëtare,atëherë shtrohet pyetja tjetër se: Vallë,kujt i shërbejnë këto institucione si te tilla!?
Unë këtu shoh vetëm një dalje nga kjo rruge e pa koke ne te cilën na kane futur pushtetarët e korruptuar dhe ajo është e programuar për te u dënuar me çdo kusht dhe me çdo çmim, për te ju dale ne mbrojtje vlerave tona çlirimtare dhe kombëtare,për te cilat vlera çdoherë populli shqiptar i Kosovës,diti dhe dot dijë te bashkohet për te demonstruar deri ne mosbindje ndaj institucioneve vasale dhe jo valide,te cilat janë te kontrolluara nga dreqi dhe i biri tij.
Ndonëse, për derisa unë po i shkruaj këta rreshta, ndërgjegjja kombëtare ka filluar te organizohet për t’u përballur me këto antivlera kombëtare dhe ndërkombëtare,ku unë besoj se këto antivlera,nuk do te jene ne gjendja te përballen me zemërimin e popullit,i cili me te drejt ndjehen te zhgënjyer , nëpërkëmbur deri ne ndjekje penale vetëm e vetëm pse ka luftuar kundër krimineleve dhe çetnikeve shkie te udhëhequr nga Milloshevici dhe mbare Serbia fashiste. Por një diçka jetike duhet te behet e qartë: Nuk është luftuar qe pushtetarët te krijojnë pasuri marramendëse nga abuzimet dhe poshtërsitë tjera te tyre,nga te cilat po vuan populli te zitë e ullirit për mbijetesë te aspak dinjitetshme,te pa mbrojtur nga këso gjueti shtrigash vendore dhe ndërkombëtare...
ZOTI NA BEKOFTE !