E enjte, 01.05.2025, 01:55 PM (GMT+1)

Mendime

Zenun Rexhepi-Kabashi: Deri kur do të qeverisin pakicat?

E marte, 31.05.2011, 07:27 PM


DERI KUR DO TË QEVERISIN PAKICAT?

• Reforma e sistemit zgjedhor - duhet të sigurojë mandatin e shumicës së kualifikuar për qeverisje?

 

Nga Zenun Rexhepi-Kabashi

zenun.rexhepi@yahoo.com

 

 Nëse parimi i demokracisë duhet të realizohet përmes shumicës së kualifikuar, duhet të konstatohet se në realitet Kosovën dhe Shqipërinë, po edhe vendet e tjera i qeverisë pakica.

Për këtë arsye, me rastin e reformimit të Sistemit zgjedhor, për të cilin është formuar Komisioni për reformën zgjedhore i Kuvendit të Kosovës, duhet të propozohen dhe fuqizohen me votim në Kuvend kriteret që sigurojnë legjitimitetin e vërtetë, sepse ai i deritashëm ishte legjitimitet i pakicës. Kur Kuvendi formohet me deputetët e më pak se 50 për qind të votave potenciale, ai Kuvend është me mandat të pakicës, prandaj edhe jolegjitim. 

Sistemi i deritanishëm, i cili prodhon “idhuj” sepse deputet bëhet individi që i merr 120 mijë vota (që do të thotë se “i ka djegur” 11 kandidatë të mundshëm për deputetë, me nga 10 mijë vota)  dhe ajo deputete që i fiton 3000, ose edhe më pak vota (për shkak të parimit të përfaqësimit të grave me 30 për qind);

      

Çfarë kriteresh duhet të shërbejnë për pasur shumicën

 

        1. Zgjedhjet mund të konsiderohen legjitime, vetëm atëherë kur votojnë së paku 50+1 për qind e votuesve;

        2. Sistemi zgjedhor duhet të  parashikojë aq zona zgjedhore - sa komuna ka Kosova, kurse deputeti të fitojë mandatin në bazë të numrit të përcaktuar si minimum të votave të fituara;

      

        Ndërkaq, me rastin e plotësimit (e jo ndryshimit, as ndërrimit), të kushtetutës, do të duhej të parashikohej:

        1. Kryetari i Kosovës të zgjedhet kur në votime marrin pjesë së paku gjysma e votuesve potencialë, kurse në rast të përsëritjes së zgjedhjeve, ai/ajo të zgjedhet me së paku 60 për qind  votave nga numri i atyre që votojnë. Vetëm në këtë rast, do të ishte legjitime e drejta e kryetarit/kryetares së shtetit, për të shpërndarë Parlamentin.

        2. Qeverinë e shumicës, apo të koalicionit të mund të formojnë vetëm paria apo koalicioni i cili ka së paku 60 për qind të votave potenciale.

        3. Kuorumi për punën e Kuvendit të jetë 60 për qind nga numri i deputetëve gjithsej, kurse vendimet mund të merren dhe të jenë legjitime vetëm kur për ligje e vendime votojnë së paku 50 për qind e numrit gjithsej të deputetëve, dhe jo shumica e atyre prezentë, sepse ashtu realisht do të vendosej me një të katërtën e votave të zgjedhësve.

 

Cilat defekte të tanishme duhet t’i eliminojnë ndryshimet që duhet të bëhen?

 

            Sistemi i deritanishëm zgjedhor nuk siguronte përfaqësim proporcional të votuesve, po përfaqësim indirekt, sepse udhëheqësive partiake (lexo: kryetarëve të partive, të cilët realisht kanë ndikimin më të madh) iu jep mundësi për manipulim të rezultateve të procesit zgjedhor.

            Ajo që është qenësore, partive politike, e sidomos kryetarëve të tyre, të cilët shpeshherë sillen edhe si “diktatorë” të vegjël, nuk do të mund të silleshin ashtu si janë sjellë deri tani, duke deklaruar se prapa vetës kanë GJYSMËN E (POPULLIT TË) KOSOVËS, apo TË SHQIPËRISË. Ata realisht, edhe sikur votimet të ishin legjitime pas daljes në votim të gjysmës plus një prind (50+1 %) të votuesve potencialë, do të kishin vetëm një të katërtën e votuesve prapa vetës, sepse do të kenë marrë gjysmën (25+1%) të votave të atyre që kanë votuar.

            Nga ana tjetër, do të eliminohej mundësia që me një të katërtën e numrit të votave pro të deputetëve në Kuvend të merreshin vendime me të cilat miratohen ligje e vendime që përcaktojnë liritë dhe të drejtat dhe pozitën ekonomike, sociale dhe kulturo-arsimore të mbarë popullatës së Kosovës.

 

Për ZSH- Kadri Mani

(etnike@gmail.com)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx