Mendime
Baki Ymeri: Përse nuk shkon Basescu të takohet me Obamën në Varshavë
E hene, 30.05.2011, 07:58 PM
Përse nuk shkon Basescu të takohet me Obamën në Varshavë
Nga Baki Ymeri
Duke analizuar qëndrimet proNATO, proamerikane dhe prokosovare të ishpresidentit Emil Constantinescu dhe të ishministrit të jashtëm Andrei Pleshu (1999), dhe duke analizuar qëndrimet absurde, antiamerikane dhe antikosovare të presidentit aktual të Rumanisë, konstatojmë se „shoku” Basescu dekorohet me me alergji jo vetëm nga ana e popullit rumun të cilin e mashtroi gjatë fushatës elektorale se do të jetojë më mirë, e të cilit tani ia krasit pagat dhe pensionet, por edhe nga ana e faktorit ndërkombëtar, duke u shndërruar në persona non grata kur vjen fjala për Kosovën. Është apo s’është i vetëdijshëm për deklaratat publike kundër pavarësisë së Kosovës, kjo nuk mbetet për t’u parë ngase në të gjitha garat proserbe dhe antikosovare e ka humbur dhe do ta humbë betejën, duke mbetur në memorjen e popullit si presidenti më i dobët në historinë e një vendi që ka qenë gjithmonë mik besnik i kombit shqiptar.
Ende pa filluar konferenca e Varshovës, gazetari M. A., boton në Ziua Veche.ro artikullin „Përse nuk shkon Basescu të takohet me Obamën në Varshavë”, duke transmetuar gënjeshtrat e Tanjugut gjoja se, „në bazë të qëndrimeve të shefave shtetërorë të Rumanisë dhe Sllovakisë, edhe massmedia polake do ta anashkalojë këtë eveniment”. Ajo që trimëron është fakti se gazeta respektive citon edhe burime polake, duke e botuar fotografinë e presidentit të Kosovës dhe duke cituar edhe ministrin e jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, se Polonia e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Para një viti, kur botoheshin artikuj mbi Kosovën në on line, delnin rreth 100 komentatorë nga të cilët vetëm nja 10 vetë kishion qëndrime korekte, prokosovare dhe proamerikane, kurse të tjerët rrëshqisnin si thiu në akull me propaganda serbe. Kohëve të fundit, siç është rasti i këtij shkrimi, dalin vetëm dy komentues, Viorica Iancu duke theksuar se “Kosova ëshë një enklavë amerikane në Bashkimin Europian” dhe përgjigja e autorit të këtij shkrimi (B. Y.), sipas të cilit:
“Komenti i Viorikës bie që nga starti, siç bie edhe klasa jonë politike, e verbëruar nga propaganda serbe në massmedian rumune. Kosova është një shtet independent dhe i njohur nga SHBA dhe vendet më të fuqishme europiane, ndërsa qëndrimi i Rumanisë për të mos e njohur Basrabinë e Shqipërisë (Kosovën), është një qëndrim i verbët që nuk e mbron, por përkundrazi e atakon interesin kombëtar, duke patur parasysh faktin se Kosova nuk është HarKovazna (enklavë hungareze) e Rumanisë, dhe as Transnistria e Basarabisë, por është ajo që është, jo enclave amerikane por atdheu suveran i dako/dardanëve tanë shqiptarë, shqiptarët duke mos qenë fis me ne rumunët, por vëllezërit tanë të të njëjtit gjak trako/ilir. Nuk është fajtor presidenti apo ministri i jashtëm për mosnjohjen e këtij vendi, por këshilltarët e tyre të cilët ende nuk ua kanë qitur në tyrezë dosjen me të vërtetën e kësaj ishkolonie të Serbisë, ku serbët e Millosheviqit, Arkanit dhe Sheshelit kanë ushtruar gjenocid, etnocid dhe holokaust, më keq se turqit kundër armenëve dhe gjermanët kundër hebrenjve. Në këtë kontekst, fajtore është edhe Qeveria kosovare e cila ende nuk e ka hedhur Serbinë në Tribunalin Ndërlombëtar të Hagës për krime lufte. Zoti ua ndriçoftë mëndjen!”
BOX
Shih origjinalin rumanisht, në linkun që gjendet në luginë të këtij shkrimi!
Comentariul lui Viorica pic? din start, cum pic? ?i clasa noatr? politic?, orbit? de propagandele sârbe în massmedia român?. Kosova este un stat independent recunoscut de c?tre SUA ?i cele mai mari puteri europene, iar atitudinea României de a nu recunoa?te Basarbia Albaniei este o atitudine oarb? care nu ap?r? ci atac? interesul na?ional, dat fiind faptul c?, Kosova nu este HarCovasna României ?i nici Transnistria Basarabiei, ci este cea ce este, nu enclava american? ci patria suveran? a daco-dardanilor no?tri albanezi, albanezii nefind rude cu noi românii, ci fra?i de acelea?i sânge traco-iliric. Nu e vinovat pre?edintele ?i ministrul de externe pentru nerecunoa?terea acestui stat, ci consilierii lor care înc? nu au depus pe masa lor dosarul despre adev?rul istoric al acestei foste colonii a Serbiei, unde sârbii lui Milo?evici, Arkan ?i ?e?elj au exercitat genocid, etnocid ?i holocaust, mai r?u decît turcii împotriv? armenilor ?i nem?ii împotriv? evreilor. În acest context este vinovat ?i Guvernul kosovar care nu a depus plângere împotriva Serbiei la TIP pentru crime de r?zboi. Dumnez? s? V? lumineze min?ile!