E enjte, 01.05.2025, 09:35 PM (GMT+1)

Mendime

Selatin Kaçaniku: Tani kemi edhe Ministrinë e Diasporës...

E hene, 30.05.2011, 06:57 PM


TANI KEMI EDHE MINISTRINË E DIASPORËS, PËR HAJR NA QOFTË.

 

Nuk do të merrem me arsyet ose arsyeshmëritë e formimit të Ministrisë së Diasporës. Nuk do të merrem as me “ inflacionin “ e ministrive, të z/v kryeministrave, të z/v ministrave ani se termi “ inflacion “ nuk flet as nuk dëshmon gjëra të mira. Nuk do të merrem as me shpenzimet për “ mbulimin “ e këtij “ inflacioni “ nga taksat tona, ndërsa askush asgje nuk na pyet ?! Do të flas e do të angazhohem për domosdonë e formimit të Ministrisë për Mbrojtjen e Konsumatorit të cilën e kamë kërkuar kaherë. Jo vetëm unë, jo vetëm konsumatori i Kosovës, jo vetëm KONSUMATORI.e kërkuam këtë Ministri. Ate e “ kërkuan “ edhe Kuvendi i Kosovës, edhe Qeveria e Kosovës, edhe Ministritë, edhe…E “ kërkuan “ me mosangazhimin, me mungesën e vullnetit, me mungesën e përkushtimit e të përgjegjësisë për t i siguruar të drejtat Kushtetuese e Ligjore për mbrojtjen e konsumatorit ?!

 

Nuk kamë asgjë kundër themelimit të Ministrisë së 300 – 500.000 gurbetçarëve, pra të Diasporës. Nuk kamë asgjë kundër sepse edhe ata janë konsumatorë në gurbet dhe, fatmirësisht jetojnë në shtetet ku të drejtat e konsumatorit janë më të avansuara dhe ku veprojnë shumë mire mekanizmat shtetëror të mbrojtjes së konsumatorit. Unë dhe KONSUMATORI jemi angazhuar për mbrojtjen e të drejtave, të interesit e të dinjitetit të konsumatorëve gurbetçarë në Kosovë. Ndaj, uroj për Minitrinë dhe uroj suksese. Por, angazhohem fuqimisht për themelimin e Ministrisë për Mbrojtjen e mbi 2 MIL konsumatorëve të Kosovës për mbrojtjen e të cilëve as Kuvendi i Kosovës, as Qeveria e Kosovës, as Ministritë, as…askush nuk mori mundin për motivimin e duhur të mekanizmave për inspektimin, për monitorimin…për mbrojtjen e konsumatorit ?! Po, angazhohem fuqimisht për themelimin e Ministrisë për Mbrojtjen e konsumatorit sepse Kosova i ka mbi 2 MIL konsumatorë të cilët njëkohësisht janë edhe popull, edhe qytetarë, edhe elektorat, edhe taksapagues ( dmth finansojnë vetvehten duke gjeneruar Buxhetin e Shtetit nga i cili do të finansohej po ky konsumator )…Vet institucionet, prijëtarët e tyre, stafi…të gjithë janë konsumatorë ?! Vallë, ata aq të sigurtë e ndiejnë vehten në tregun e produkteve, mallrave e shërbimeve ? Ku po jetojnë ata ? A marrin raporte mbi gjendjen në treg, a lexojnë, a dëgjojnë, a shiqojnë lajme për shqetësimet e konsumatorit në këtë treg ? A janë në “ tokë të bukës “ ?

 

Nuk detyrohemi të hulumtojmë shumë larg e të marrim mësime: Në Tiranë, për hir të kursimit, Ministria e Mbrojtjes së Konsumatorit ekziston në kuadrin / së bashku me Ministrinë së Bujqësisë ?! Nuk detyrohemi të jemi tepër të mençur për të kuptuar: Ministrinë për Mbrojtjen e Konsumatorit do ta finansonin vet konsumatorët, me paratë e tyre. A do të duheshte që kauza e konsumatorit të ishte pjesë e pazareve ( partiako )politike që ndokush të kujtohej të angazhohej rreth realizimit të kësaj nevoje imediate, të kësaj domosdoshmërie ? A po presin që edhe këtë “ ide “, edhe këtë nisjatiivë, edhe këtë projekt ta marrin nga “ miqt ndërkombëtarë “ duke shpresuar donacione. Jo, jo konsumatori i ka paratë e veta dhe nuk ka fytyrë as nevojë për lëmoshën e askujt. Ne duam vetëm mbrojtjen e të drejtave tona. Nuk duam që të drejtat tona t i “ mbrojë “ ndokush tjetër, në trajtën e lëmoshës së padenjë ?!

 

Selatin Kaçaniku, dhe

KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx