E enjte, 01.05.2025, 05:55 PM (GMT+1)

Mendime

Selatin Kaçaniku: Në Ulqin ngriten çmimet e transportit për Durrës?!

E enjte, 26.05.2011, 07:57 PM


NE ULQIN NGRITEN ÇMIMET E TRANSPORTIT PËR DURRËS ?!

 

Transportuesit ( Agjensionet ) turistik të Kosovës ( e pse mos ta bëjnë të njëjtën gjë edhe ata të Shqipërisë e Malit të Zi ? ) kanë paralajmëruar ngritjen e çmimit për udhëtimet me autobus deri në Durrës e Ulqin ( e pse jo edhe deri në Vlorë, Tiranë, Sarandë…). Këto biznese turistike kanë deklaruar dy arsye për shtrenjtim: “ Qiraja “ e autostradës ( nëse fillon aplikimi me të nisur stina turistike ?! ) dhe ngritja e çmimit të karburanteve ( çmime këto që kanë nisur të stabilizohen me tendencë uljeje ?! ).

Çkado që do të shohish ose do të dëgjosh të ketë ndodhur në Kosovë thuaj: Mashallah !!!

 

Të paktën në këtë mënyrë të ndjellim ose të imagjinojmë të mirën ?!

 

Ky shtrenjtim do të jetë në shkallë 25 – 30 % . Ngritja e paralajmëruar do të ishte shumë më e lartë se kostot shtesë të karburanteve dhe të “ qirasë së autostradës. Është shumë indikative se si janë paralajmëruar ngritjet: Gati njëzëri që të bën të dyshosh në marrëveshje e kurdisje çmimi në trajtë karteli, si të oligopoleve me synim monopilizimi të tregut ?! Është për t u habitur me ngulmtësinë dhe mungesën e përgjegjësisë për këtë deklarim, në këtë frymë, që “ i vie era “ marrëveshje ?! Për këtë, u tha, “…do të vendosë Shoqata Turistike e Kosovës…” por nuk saktësohet se cila sepse janë disa Shoqata ? Punë për “ hetime “ nga Komisioni i konkurrencës.

 

Edhe sot e kësaj rradhe po e them: Akoma nuk është momenti për aplikimin e taksës ( “ qirasë “ ) për shfrytëzimin e austradës. Mos të harrojmë, politizimi dhe inaugurimi pompoz i shërbei politikës,e kjo dëshmon se kjo RRUGË E KOMBIT është edhe “ monument “ politik. UDHA E KOMBIT sjellë edhe shumë dobi të tjera ekonomike, sociale, kulturore, turistike…dhe Qeveria e Shqipërise nuk do të duheshte të ishte në zor aq të madh, që shi në këtë moment, ta aplikojë këtë lloj takse ?

 

Si për shumë gjëra nga sfera e Turizmit pata kërkuar takime e bisedë me Ministrat e Turizmit në Shqipëri e Mal të Zi…Por, nuk e di…ndoshta do të realizohet ky takim ( siccc ?! ). Bishtërimi i përgjigjes dëshmon për “ interesimin “ e Dy Ministrave dhe për “ përkushtimin e dashurinë “ ndaj turistit vëlla nga Kosova ?! Kjo poashtu dëshmon për " brengën " e tyre nëse taksat dhe çmimet e reja për transport me autobus do të ndikojnë dhe sa do të ndikojnë në uljen e interesimit të turistëve për t i kaluar pushimet në rivierën e Shqipërisë, aq më parë nëse e dimë se oferta e " konkurrencës " është shumë më e lirë ?!

 

Por, lidhur me “ qiranë “, njësoj heshtin edhe Qeveria e Kosovës, edhe Ministritë relevante ?! Nuk kërkoj detyrimisht ta kundërshtojnë taksën por, të paktën, të deklarohen për këtë çështje – sepse na e kanë borç.

 

T i këthehem çmimeve. Duke i njohur pronarët e Kompanive / Agjensive të transportit e të turizmit mendoj se edhe nëse do të aplikohet “ qiraja “ ngritje çmimesh nuk do të ketë. Ju kujtohet zingjiri i kapriqios dhe i hakmarrjes mes tyre para dy vitesh kur çmimet u ulën deri në 5 € / një kahje deri në Durrës ? Kur të nis “ gara ( tradicionale )“ me aditivë të theksuar inatesh e ndërkëmbëcash, me shkallë civilizimi e kulture afariste që nuk kënaqë edhe aq “ standardet “, biznesmenët e turizmit ( disa, jo të gjithë ) do t i harrojnë e do t i hanë fjalët, do t i sulen garës së vetshkatërrimit duke i lënë klientët, palët, udhëtarët, turistët…konsumuesit e shërbimeve të tyre me shijen e hidhur të mungesës së organizimit, të nivelit të padinjitet…?!

 

Biznesi i Turizmit si një lloj supestrukture në ekonomi, si fushë biznesi që përfituesve i sjellë kënaqësi e realizim ëndrrash, nuk do të duheshte t i “ qërasë “ klientët e vet me “ marifete “ të tilla që kundërmojnë pa dinjitet, as t i “ publikojnë “ të palarat në një biznes i cili, siq është thënë popullorçe: Është për zotni, duhet të punohet zotnishi dhe të reflektojë zotnillëk !. Po pra, kush është zotri do të dijë ta identifikojë edhe zotriun edhe të sillet e të komunkojë si zotëri. Turizmi është i tillë, do kulture, civilizim e edukate…edhe njerëzore, edhe afariste.

Konsumatorit kjo i nevoitet.

 

Selatin Kaçaniku, dhe

KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx