Mendime
Gani Qarri: Pse nuk lirohet Ramush Haradinaj?!
E merkure, 25.05.2011, 07:58 PM
Pse nuk lirohet Ramush Haradinaj ?!
Nga Gani Qarri
Edhe pse kaloi pothuajse një vit,dhe rasti i tij është i pari që është kthyer në rigjykim, Ramush Haradinaj,edhe sot e kësaj dite,po mbahet pa të drejtë në burgun e Hagës. Madje, me gjithë tejkalimin e çdo afati ligjor,për mbajtjen në burg, pa gjykim , ai atje mbahet disi në mënyrë misterioze,pa asnjë sqarim zyrtar për opinionin, pa kurrfarë arsyetimi ligjor e juridik, dhe pa as një datë të përcaktuar, për mbajtjen e rigjykimit të tij.
Përkundër të gjitha këtyre paqartësive, zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Nerma Jellaçiq,edhe pas një viti të mbajtjes së tij të pa drejtë në Hagë edhe sot e kësaj dite të pa arsyetuar ligjërisht,ajo thotë se edhe më tutje ?!... nuk mund të përcaktohen afate,për fillimin e rigjykimit ngase sipas saj çdo gjë u varka nga vendimi i Dhomës së Apelit edhe pse ka kaluar çdo afat ligjor e juridik për përcaktimin e procedurave të gjykimit,për çka edhe do duhej të lirohej për mungesë provash.
Kryetari i AAK-s dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pa të drejtë, dhe pa asnjë njoftim publik, pa arsyetim juridik,dhe pa përcaktim date për rigjykimin e tij përkundër të gjitha normave të së drejtës ndërkombëtare,duke shkel me të dy këmbët edhe të drejtat dhe lirit e tij njerëzore ai edhe më tej, mbahet pa asnjë sqarim para opinionit kombëtar e ndërkombëtar, në burgun e Hagës.
Më në fund,sipas deklaratave të Avokatit të tij mbrojtës, Michael O’Reilly , sikur duket një dritë në fund të tunelit edhe për Ramush Haradinajn,ku për Radio Dukagjinin,ai thotë se shpreson që brenda kësaj jave mund të merret vendimi mbi numrin e dëshmitarëve që do paraqiten në gjykim, i cili gjoja na qenka "shkaku i vetëm" për mos fillimin e deritanishëm të rigjykimit.
Pse shtyhet kaq gjatë,mospërcaktimi i numrit të dëshmitarëve pasi që ky na qenka shkaku i shtyrjes së fillimit të procesit gjyqësor, a mund të jetë arsyetim bindës dhe i mjaftueshëm "fakti" se pala mbrojtëse kërkuaka që në rigjykimin e Haradinajt të pyeten dëshmitarët e pa pyetur deri më tani,kurse prokuroria insistuaka për thirrjen edhe të dëshmitarëve të cilët kanë dëshmuar me rastin e gjykimit të parë ,ani pse Ramush Haradinaj, atë kohë ishte liruar si i pafajshëm?!
Sa vite i duhen Gjykatës së Hagës të vendos për numrin e dëshmitarëve, dhe poashtu sa kohë ka të drejtë ajo ta mbaj të pa gjykuar, në burgun e Hagës Ramush Haradinajn?!
A ka kush interesohet për Ramushin,të pyes për fatin e tij dhe të insistoj për zbardhjen e së vërtetës se për se dhe për sa kohë mund të mbahet ai në këtë mënyrë i burgosur?!
ç`është kjo mënyrë kaq misterioze e mbajtjes së tij në burgun e Hagës,pse duke mos pasur shkaqe të tjera më serioze, shtyhet me qëllim, marrja e vendimit mbi numrin e dëshmitarëve,vetëm e vetëm që të mos fillojnë seancat gjyqësore dhe Ramushi, në këtë mënyrë të mbahet sa më gjatë i mbyllur në Tribunalin e Hagës?!
Apo janë të vetëdijshëm ata se nëse gjykimi fillon në mes të qershorit,siç shpreson Avokati i tij, ai kësaj radhe, një herë e përgjithmonë do t’i përfundoj sqarimet me Tribunalin e Hagës,pasi që tanimë edhe botërisht dihet se Ramush Haradinaj, është i pari dhe i vetmi deri më tani,që është rikthyer për rigjykim,dhe përkundër mungesës së fakteve,mbahet pa të drejtë dhe pa asnjë sqarim për opinion,në burgun e Hagës.
Si qeveria ashtu edhe juristët shqiptar ( të cilët sikur nuk ekzistojnë) kurrë nuk e ngritën zërin në mënyrë të organizuar për mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe njerëzve të devotshëm të saj,e në këtë rast as për mbrojtjen e ish Kryeministrit të vendit,madje ata as nuk kërkuan ndonjëherë në mënyrë publike, lirimin apo të paktën rigjykimin e Ramush Haradinajt,edhe pas një viti të mbajtjes së tij pa asnjë sqarim në Tribunalin e Hagës.
Mjerisht në jetën e vrazhdët të kësaj bote,krijohet përshtypja se nuk ka drejtësi për të gjithë,ngase derisa kriminelët serb shëtisin të lirë dhe bëjnë ligjin në veriun e Kosovës, Ramushi mbahet padrejtësisht në burgun e Hagës së politizuar. Ndaj, i vetmi ngushëllim na ka mbetur të shpresojmë se Historia jonë,të paktën ajo,nuk do ta harrojë kontributin e tij dhe flijimet e familjarëve të Ramush Haradinajt për çështjen kombëtare i cili do ta kaloj me sukses edhe këtë sfidë,dhe ti kthehet Familjes dhe Kosovës së tij ,fitimtar!
Cyrih, 24 Maj 2011