Mendime
Vladimir Shyti: Shqipëria në rrezik
E diele, 22.05.2011, 07:59 PM
Shqipëria në rrezik
Nga Vladimir Shyti
Eshtë folur shumë për një qytetrim europian, por kjo tokë ka lindur e prapë dhe vazhdon të lindë prapsi edhe sot që pothuajse jemi pranë Europës. Populli mundohet të rilind dhe këtë e tregoi në zgjedhjet e tetë majit, ndërsa politika ra në një primitivitet të epokave të padenja.Por a nuk është vallë kjo epoka jonë,që klasat në fuqi,nuk ia lejonë qetësinë madje as më të kulluarit,as më të izoluarit,atë qetësinë e pritjes,të pjekurisë,të mendimit e të mbledhjes së vetes,që do të sillte lumturinë e një populli dhe imponimin e respektit të Evropës.
Njerzit e politikës duhet të mendohen mirë,ata mendojnë se jeta nuk mund të mësohet dhe as ia vlen të mesojnë politikën në shërbim të popullit.Parandjenja e një ekzistence të epërme vlen për këta më tepër se çdo lloj percepetimi dhe përvoje ndjenjash,por realiteti po flet ndryshe;populli kërkon qetësin,zhvillimin,rrespektin dhe ligjin.Ata kërkojnë të fuqizohen të zgjerohen vetëm nga brenda vetes,duke harruar bashkëpunimin me njerzit e ndershëm e respektimin e vullnetit të zgjedhësëve.
Të komandosh do të thotë të marrësh frymë,por edhe të mjerët marrin frymë,shkollohen e kulturohen si ai që komandon.Thelbsorja është vetëm me një fjalë,që të inatosesh pa pasur të drejtë,dhe i mjeri duhet me domosdo të kthejë përgjigje.Por komanduesit nuk i pëlqen përgjigjia,atëhere vepron ligji që vet nga ata është nënëshkruar.Cuditërisht dhe ligji,kjo formulë e shenjtë nuk kuptohet nga komandarët.Ata presin përgjigjen e duhur,por kujt do t’i kthehej kjo përgjigje në këtë vend kaotik,sigurisht,veç atij që populli e nderon dhe respekton.Atij,që i bindet vullnetit të sovranit,atij që di të thotë fjalën e fundit për të mirën e përbashkët,përndryshe,çdo arsye mund t’i kundërvihej një tjetre.Dhe dashur,padashur do të rrezikonim këtë vend,që pret më shumë nga komandarët e vet.
Protesta,revolucioni do nge,por populli ynë është i lodhur dhe i zhgënjyer nga filozofi boshe.Të mos i kthehemi epokave naïve,tashmë jemi rritur në integrime,jemi bërë të vetdijshëm.Duhet të zëvendësojmë protestën me dialogun,inatet me paqen,dhëmbët e shtrënguar me buzëqeshjen dhe të keqen me të mirën.Të gjithë i dime pasojat e një revolucioni,ndaj të tregohemi të drejtë në gjykimet tona dhe t’i përmbahemi ligjeve tona,që të marrim bekimin e shenjtë.
Atmosfera shqiptare ende mbetet e rëndë,paçka se bota po jep ndihmën e saj të vyer.Dëshpërimi i të dy kampeve ka arritur në qëndrime ahpërsive,në kor sharjesh e grushte,që nuk i shërben kohës që po kalojmë.Nuk mendoj se ky shkrim do ushtroj ndonjë një ndikim në ecurinë e ngjarjeve,por dua t’ju kujtoj edhe një herë, se vendi është në rrezik.Dhe duhet të kërkojmë fjalën magjike;të jetojmë në paqe.