Mendime
Agron Shabani: Në Pirgun e Kujtimeve Krenare...
E premte, 20.05.2011, 07:57 PM
Në Pirgun e Kujtimëve Krenare...
-Duke menduar në rolin dhe kontributin e madh atdhetar dhe pedagogjik të arsimtarëve(pedagogëve) dhe intelektualëve të tjerë shqiptar nga Komuna e Decanit për Shkollën tonë Shqipe në Kosovë:
( Shpalosje dhe Reflektime të ndryshme nga Ditari i shënimëve dhe kujtimëve të ndryshme jetësore dhe pedagogjike të im at të ndjerë, Mehmet Shabanit-ish drejtor shkollash dhe veteran i Arsimit Shqip...)
Nga Agron Shabani
Një fragment i shkurtër jetësor:Tek po bisedonim dikur bashkë në "cepin e feksur" të një pasditeje të këndshme shtatori dikund në Gjermani me babain tim të ndjerë(Mehmet Shabanin)-përndryshe drejtor shkollash dhe arsimtar shumëvjecar shkollash shqipe nepër komuna dhe mjedise të ndryshme gjithandej Kosovës: I pyetur nga unë në vazhdim mbi rolin dhe angazhimin(kontributin) e pashoq të shumë kolgëve të tij nga komuna e Decanit për Arsimin dhe Shkollën tonë Shqpe jo vetëm në komunën e Decani, por edhe me gjërë?
Im At i ndjerë(Dritë Pastë!) atëbotë i mburrur dhe tepër krenar me vetëvetën dhe kolegët e tij.Respekivisht, me do "hije të rënda" arsimdashëse dhe pedagogjike në fytyrë si dhe me një tis të thellë gjaku në ballin e tij fushë. Besa madje, edhe me një rigë të hollë lotësh nostalgjie dhe përmallimi të thellë që i rrëshqisnin dhe pikonin të vakët nepër faqe:Duke iu dridhur paksa zëri dhe pëplasur buzët nepër emrat, mbiemrat dhe adresat e njohura të shumë kolegëve dhe miqve të tij cmuar dhe aq të shtrenjët nga komuna e Decanit dhe me largë..Zgjodhi fjalët, i tuboi kujtimet dhe gëzimet me të bukura të jetës dhe asokohe me tha:Po biri im! Roli, angazhimi dhe kontributi i pashoq i shumë arsimtarëve(pedagogëve) dhe intelktualëve të tjerë shqiptar nga komuna e Decanit etj. për arsimin dhe shkollën tonë shqipe i tejkalojnë si të thuash limitët ose "barrierat" e ndryshme krahinore, komunale, rajonale dhe të tjera.Në kuptimin e njohur të edutatës , arsimimit dhe emancipimit të gjithëmbarshëm(global ose universal) të njerëzve dhe popullit ose kombit tonë-sidomos.Ku së bashku me të kaluarën, traditat, idealet dhe historinë tonë të lashtë dhe aq të lavdishme u zhvilluan, përparuan, u përsosen dhe u afirmuan edhe vlerat e njohura shkencore, intelektuale, shpirtërore, materiale, humaniste, gjeografike, kulturore, arsimore ose pedagogjike dhe të tjera të njerëzve dhe popullit(kombit) tonë shqiptar-pa dallim.Mbase, me Dritën e njohur të Arsimit(Arsimimit) të përgjithshëm dhe Diturisë së njohur mbarëkombëtare(ose globale dhe kolektive) të njerëzve dhe popullit tonë.Ndonëse, të ravijezuara, konturuara, eksploruara , artikuluara dhe konvencionalizuara me aq mrekulli dhe një profeci të pashoqe artistike dhe patriotike në vargjet e njohura lapidare dhe emblematike të Naim Frashërit dhe kolosëve të tjerë të kulturës dhe letërsis sonë shqipe.Se këndejmi, pa i njohur të kaluarën(historinë), traditat, mentalitetin, tiparet e ndryshme ose virtytët, edukatën, kulturën, gjeografinë etnike, historinë, psikologjinë e përgjithshme ose filozofinë e njerëzv dhe popullit tonë:Populli(kombi) dhe atdheu ynë nuk do ia arrijnë si të thuash kurrë cakut ose qëllimit të tyre final-biri im!Shih për këtë fakt: roli dhe ndikimi i lartëprmendur i arsimtarëve ose pedagogëve të shumtë shqiptar nga komuna e Decanit dhe komunat ose mjedisat tjera nga të gjitha viset ose trevat tona etnike dhe historike e marrin epitetin e pashmangshëm epokal ose historik.Në ngritjen dhe avansimin e vazhdueshëm ose sistematik të eduatës dhe vetëdijës së njohur liridashëse dhe patriotike të njerëzve dhe popullit tonë -sidomos. Ndaj, nisur dhe bazuar pikërisht nga ky këndvështrim i njohur shkencor, human , pedagogjik dhe tepër patriotik: shumë arsimtar(pedagog) dhe intelektual të tjerë shqiptar nga komuna e Decanit( dhe, jo vetëm nga kjo komunë!)- pos që ishin Pishtar të devotshëm dhe emblematik të Dritës së njohur të Arsimit dhe Diturisë në komunën e tyre përkatëse ose respektive.Në Decan pra! Ata ishin ose u bënë dikur me vonë( në ndër kohë..)- edhe ´arkitektët´ose themeluesit e parë ose kryesor edhe të shumë shkollave të tjera shqipe në komuna dhe mjedise të tjera anëkënd vendit tonë .Si në Rahovec, Suharekë(Therandë), Klinë, Malishevë dhe kështu me radhë.Respektivisht, arkitektët ose instruktorët me të rëndësishëm ose kryesor të përhapjes së vazhdueshme të Dritës së lartëpërmendur të Arsimit dhe Diturisë në të gjitha komunat dhe mjediset e mundshme të Kosovës.Do me thotë në vazhdim im at i dashur(Mehmet Shabani) I Cili nuk ndodhët më në jetë!.Duke i lakuar dhe kujtuar asokohe(me respekt dhe një devocion të pashoq) emrat dhe mbiemrat e njohur të shumë miqve dhe kolegëve të tij arsimtar ose pedagog nga komuna e Decanit si Sali Kastrati, Smajl Haradinaj, Rexhep Molliqi, Osë(Osman) Molliqi, Hysen Molliqi, Esat Dobraj, Shaban Fetaj, Zhujë Kadriaj, Caush Kadriaj, Binak Avdimetaj, Rexhep Avdimetaj, Shpend Tafilaj, Niman Mustafaj, Maxhun Cekaj, Binak Alickaj, Jakup Beqaj, Halim Agaj, Musë Agaj, Hajdar Agaj, Musli Rexhaj, Bek Mushkolaj, Halil Mushkolaj, Rrustem Musliaj, Xhafer Musliaj, Bek Musliaj, Vahide Tafilaj, Miftar Alidemaj, Rexhep Metaj, Rizë Metaj, Ramë Krrekaj, Selman Krrekaj, Jusuf Deliaj, Bajram Alaj, Met Sejfiaj, Bek Malokaj, Hysni Bnakaj, M.Haxhosaj, Marjan Gojani, Tush Gojani, Skendër Gojani, Ahmet Shabani dhe shumë e shumë të tjerë që autori i ëtij shkrimi( unë, a.sh.) ka patur fatin dhe krenainë e vecantë t´i ketë Arsimtar ose pedagog të dashur dhe të paharruar kurrë në bankat shkollës fillore etj. Dhe, për të Cilët do bëjmë fjalë në shkrimet, kronikat, fragmentët ose vështrimet e ardhshme autoriale, individuale ose kolektive që kanë të bëjnë pikërisht mbi rolin, angazhimin dhe kontributët e lartëpërmendura(kolosale dhe titanike) të shumë pedagogëve(arsimtarëve) dhe intelktualëve të njohur shqiptar nga komuna e Decanit për ngritjen dhe afirmimin e shkollës shqpe në këtë komunë dhe në komunat tjera gjithandej atdheut tonë të përbashkët.Në këtë Frymë i therras solemnish dhe shqiptarisht të të gjithë intelekualët, kronistët ose kolegët e ndryshëm shqiptar nga komuna e Decanit dhe me largë që ta japin angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë fushë kaq të ndritur dhe kuptimplote të së kaluarës dhe historisë sonë.