E premte, 02.05.2025, 05:57 AM (GMT+1)

Mendime

Naim Bajrami: Komunikatë për media

E enjte, 19.05.2011, 07:57 PM


KOMUNIKATË PËR MEDIA

 

LETËR DREJTUAR QEVERISË ,  MASHT-it DHE SBASHK-ut NË PRISHTINË

 

Nga kjo letër  dërguar të gjitha mjeteve të informimit elektronike dhe ato të shkruara , radiove lokale dhe ato qëndrore ka të bëjë me informimin e drejtë rreth halleve që kanë arsimtarët për mospagesën e retroaktivit nga ana e qeverisë për janar dhe shkurt.

Presioni vjen nga anëtarësia jonë që retreoaktivi i cekur më lartë të ipet në fund të këtij muaji në të kundërtën jemi të detyruar që në afatin sa më të shkurtër deri në fund të këtij muaji ta mbledhim kryesinë e nivelit komunal kryetarët e shoqatave sindikale ta shqyrtojmë situatën dhe nese nuk ipen deri në fund të këtij muaji të bëhen presione sindikale nga statuti i SBASHK-ut.

1)      Ne do ta njoftojmë me këtë letër kryesinë e SBASHK-ut në nivel qëndror dhe kryetarin Ali Shabanaj në Prishtinë.

2)     Këshillin e përgjithshëm në nivel të SBASHK-ut.

3)     Drejtorinë komunale të arsimit në Podujevë dhe kryetarin e komunës Agim Veliun.

4)     Poashtu do ti njoftojmë këshillin e prindërve.

5)     KMDLNJ për veprimet që do marrim.

 

Nga krejt kjo qka u tha po punohet që të mos ipen asnjë dokumentacion i nevojshëm nga shkollat , nga kujdestarët e klasëve të mos ipen dëftesat dhe mos të shpallet rezultati i nxënësve.

Unë besoj dhe shpresoj që një gjë të tillë do ta bëjnë edhe kolegët e mi nga nivelet komunale.

Gjithashtu kërkojmë nga kryetari Ali Shabanaj që ta thrret një mbledhje të këshillit të përgjithshëm dhe të bisedohet për hapat e mëtutjeshëm pse nuk është dhënë retroaktivi dhe nëse nuk ipen nga  fundi i këtij muaji këshilli i përgjithshëm të marrë një vendim për këtë.

Poashtu është krijuar një laramoni dhe paqartësi rreth punëtorëve teknik dhe motrave edukatore në qerdhe për mos pagesën e shujtes për vitin 2010 kompetencë e kujt e qeverisë apo e komunës sepse disa komuna i kanë marrë e disa jo është fjala për 2 euro ushqim në ditë.

Shpresojmë dhe besojmë e gjithë kjo do të kryhet deri në fund të këtij muaji në të kundërtën do të veprojmë nga qka u cek më lartë.

 

Kryetari i SBASHK-ut dega në Podujevë

Naim Bajrami   044/049 – 239 478                                                                   16.05.2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx