E hene, 29.04.2024, 08:50 PM (GMT+1)

Mendime

Krist Gjinaj: Jo Bashkimit Kosovë-Shqipëri!

E premte, 13.05.2011, 07:57 PM


JO Bashkimit Kosovë-Shqipëri !

 

Nga Krist Gjinaj

 

Neper media por edhe nga fjalet e shumë "politikanve " është duke u folur për Bashkimin ne mes të Kosoves dhe të Shqiperisë.

Kjo kërkesë e tyre nuk është asgjë tjeter përpos që e dobeson Kosven si shtet dhe i heq të drejten e Pamvarsis së Kosoves dhe më pas Kosova mbetet si një  Krahinë e Shqiperis ashtu si u shpreh edhe Alfred Moisiu, në fakt , Kosova është shtet i Pamvarun dhe ashtu edhe duhet të mbetet pa e humburë vleren e Pamvarsis , përndryshe, nese "politikanet " shqiptarë , qoftë nga Kosova ose nga Shqiperia  kërkojnë bashkimin ne mes të dy shteteve, atehere mbetet që Shqiperia të mbetet ajo e cila do të bisedon me Serbin për ndarjen e saj ose për mos ndarjen e saj.

Nga përvoja e kaluarë që nga vitet 90 e kendej , shqiptaret e Kosoves nuk ka pasur asnjë të mirë nga këta udheheqes të Shqiperis të cilet qeshtjen e Kosoves e shifnin veten ne kuadrin e Serbisë që e cila ishte e njejtë qoftë nga Berisha poashtu edhe nga Nano .

Berisha shiste derivate të naftes Serbisë, ndersa Nano kërkonte që të bisedohej ne Kreta dhe se  ai deshironte të ishte kreu i kësaj . Nuk ishte e pamenduarë mirë prishja e mardhenjes ne mes të dr Rugoves dhe Berishes, sepse sado që të deklaron Berisha për mardhjenje të mira me dr Rugoven , ato mardhenje s´kan qenë kurrë të mira në mes të tyre, sidomos që nga viti 1996 e këndej kur ky Berisha kërkonte që shqiptaret e Kosoves të dalin ne votimet serbe dhe se kështu e shifte me mirë zgjedhjen e qeshtjes së shqiptarve të Kosoves.Të njeten gjë do te  e bente edhe Nano i cili udhetonte sa ne Serbi e sa ne Greqi  dhe e pyste dr Rugoven se : - A do të i thuash dicka Milloshqviqit.

Udheheqsia e Shqiperis nuk është as tash ne gjendjen e vetë të i mbron kufijtë e saj e deshiron të bashkoj kufij e vjeter të cilet me vite janë të ndarë.Berisha fal edhe deti e toka të tjera grekeve e  si s´do të falte ky edhe një pjesë të Kosoves , normal e do të e bente këtë. Nese flasim për bashkimin e tokave shqiptare, atehere duhet të flasim për bashkimin e të gjitha tokave , sepse nuk janë me të mirë shqiptaret e Kosoves sesa shqiptaret e Malit të zi , Maqedonis, Presheves e Bujanovcit,Camris  etj .

Pra , bashkimi kombetarë duhet të jetë i përbashket e jo vetem i Kosoves me Shqiperin, mirpo , shqiptaret e Kosves kan shtetin e tyre , ndersa ata të tjeret si janë shqiptaret e Maqedonis, Malit të zi, Cameris, Bujanovcit etj , ata janë nen sundimin e tjeterkuj , dhe para se të kërkohej  bashkimi me Kosovë, le të kërkohet së pari bashkimi i të cekurve me Shqiperi ose me Kosovë.

Politikanet të cilet kërkojnë bashkimin e dy shteteve Kosovë-Shqiperi dhe pallen sikur gomaret për ketë, akoma në menyren qoftë njerzore ose kombtare nuk kan ngritur zërin për mbrojtjen e shqiptarve në shtetin serb , sepse ata janë të shkelur dhe të presekutuarë në të gjitha sferat.Ai që e don kombin e don pa dallim krahine dhe vendi, mirpo për Kosovë e Shqiperi , hajnat deshirojnë të bashkohen dhe të garojnë se kush po vjedhë me shumë.Duke i prishur imazhin  e shqiptarve , këta udheheqes e dergojnë popllin shqiptarë me shume ne drejtimin e Lindjes sesa Perendimit, këta udheheqes nuk janë ne gjendje të ndalojnë ndikimet e islamat  dhe vendeve islamo-turko-arabe por shtirren sikur vllezerit e tyre sepse i bashkon ideali islam ne një popull të nje feje ku kombsija nuk ka vend.Dy shtetet ne veti Kosova dhe Shqiperia janë aq të shitur dhe të korruptuarë saqe shifet e dihet kjart.Këto dy shtete një pakice të vogel  të popullsis turke,greke, serbe  u njofin përkatsin e tyre duke i renditur si pakica kombtare dhe duke  i´u dhenë të gjitha të drejtat e tyre , edhe pse , ne vendet demokratike të drejtat njerzore  duhet respektuarë por jo edhe aq si veprojnë këta udheheqes,sepse as Turqia, Serbia, Greqia  nuk i njofin të drejtat e shqiptarve  ne vendet e tyre  ose nuk i njofin as në 10% .Pse pra të njifen të drejtat e tyre.

Levizja Vetvendosja si një dorë e djathtë e Adem Demaqit  bertet hapur sikur kjo do të e shpeton kombin shqiptarë, cka ne fakt, kjo levizje së bashku me udheheqesat e tashem të Kosoves dhe Shqiperis janë totalishtë duke e prishur imazhin e popllit shqiptarë e cila mundet të dërgon deri aty saqe edhe Pamvarsia e Kosoves e cila është e mbikqyrur mundet edhe të rrezikohet dhe të shuhet.As Evropa dhe as bota nuk do të pranonin  një shtet të madhë shqiptarë,sepse që nga lirimi i tyre nga shtypja , kan marrurë kahje me shumë islame sesa kombtare e kahja kombetare është vetem kah krishterimi dhe ka Perendimi.Ndertimi i xhamijave  ne territoret shqiptare është një dukuri e cila deshmon se shqiptaret mendojnë të mos lidhen me boten e krishterë por me atë islame, dhe kjo, nuk lejohet në Evrope e edhe nese do të lejohet, cka nuk lejohet, së pari shteti i Izraelit nuk do të e lejonte ne asnjë mënyrë ketë sepse izraelitet e mbajnë në dorë cilendoqoftë politikë në botë  dhe ata kan pervojë se cka është  islami që të jetosh me të sikur një " fqinj i mirë".

Që të vetdijsohet shqiptari dhe politika e sotme shqiptare , duhet me doemos  të jetë e vetdijshme se kërkesa për bashkim ne mes të  Kosoves dhe Shqiperis nuk është bashkim kombetarë sepse si e thash me heret, kombi shqiptarë është i ndamë edhe ne territoret e tjera dhe për ketë nuk mund të vlersohet ose të quhet bashkim kombetarë.

Udheheqesit e Shqiperis ne krye me komunistin e fshehtë Berisha sa i puthin doren turkut e sa grekut e edhe serbet kengetarë i shpallin "qytetarë nderi " , e njejta udheheqesi kërkon që mesimet islame të futen ne shkollë dhe nga i njejti ish-komunist i përbetuarë e tash greko-anadollak ,ndertohen Universitetet islame-turke dhe shkollat greke, poashtu nga udheheqsia e tashme Kosovare ne krye me Hashim Thaqin , festojnë ditlindjen e Muhamedit,marrin pjesë ne ndertimin e xhamis se Sulltan Muratit , ndertojnë shkolla për pakicat turke , e tash , lind pytja se a thua te këta paska mbetur qeshtja e bashkimit kombetarë ?!

Jo- këtu është qeshtja e bashkimit islamo-greko-turko-serb dhe asgjë me shumë, e këta , duke e mos prejashtuarë as Albin Kurtin që sillet si politikan , nga këta pritet veq dobsimi i këtyre shteteve të tashme e jo aspak forcimi i shteteve ne një shtet.Flamurin kombetarë nuk e kan mohuarë as Evropa e as Amerika kur e kam fjalen për Kosoven sepse flamurin kombetarë qoftë ne shqiperi e qoftë ne Kosove nuk mundet të e mohon askush por e mohuatë ju dhe na futet ne një flamurë sikur boshnjaket, e flamurin e dr Rugoves e dogjet rrugve  dhe sheshit të Prishtines.Mos brengosi për flamur , sepse shqiptaret gjatë shekujve kan pasur 20 flamura të ndryshem , e më e quditshmja është flamuri i muslimanve që valvitej neper rrugen e Tiranes sidomos ne kohen e herojtë të juaj Haxhi Qamili.

Shqiptaret gjatë historis nuk kan pasur të njetin flamur kuq e zi, e sidomos shqiptaret musliman kan mbajturë flamuj të cilet i kan quajtur të tyre , pra me gjysem henë ne të, me ylli ne mes e siperfaqja kuq e zi,e për fund famurin me shqiponje dhe një yllë gjashtë rremesh që simbolizonte bashkimin e shqiptarve të krishter me ata musliman.Edhe qeveria e Vrionit kishte një flamur tjeter , pra Ju që kërkoni flamur , duhet të deklarohi se për cilin po flisni e cilin po e kërkoni.Nese e deshironi flamurin e Gjergj Kastriotit, atehere se pari duhet të vetdijsohi si shqiptarë dhe të pranoni se jeni nipat e të krishterit Gjergj e pastaj të kaloni te flamuri, jo veq me fjalë, por me praktikë.Kosova sot është shtet e jo krahinë e Shqiperisë, mos e mohoni Panvarsin , Kosova edhe Shqiperia duhet të ngrisin zërin për të drejtat e shqiptarve kudo që janë , edhe ne Greqi edhe Turqi e jo të lepijn duart sa të grekut e sa të turkut.Të dyja këto shtete duhet të jeni unanim për të drejten e cdo shqiptari.Folni he mos folshi kurrë o interesgji.

Për të ardhurë deri të bashkimi kombetarë, së pari duhet të kombtarizohi ashtu si duhet , pra të jeni shqiptarë të vertet jo islamoshqiptarë, të vetdijsohi ne histori, të modernizohi ne ligjë, të ndani të miren nga e keqja e pastaj , të mos vjedhni,  e pas këtyre mund të flitet për një bashkim eventualë kombetarë, perndryshe ju sot, jeni duke kërkuarë një bashkim hajnash , një bashkim islam dhe jeni duke derdhurë uji në mullirin e armiqve tonë shekullorë  duke tentuarë të largohi sa me shumë nga gjiri i krishter -pra nga bota Perendimore e duke u kthyer kah Lindja dhe islami ashtu si dojnë armiqet tanë.

Të shitur jeni , të zhytur jeni  e të shkombtarizuarë jeni.

Pra , ju po na ndani dhe  largoni nga Evropa .



(Vota: 21 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora