Mendime
Ramiz Dërmaku: Bij të mi u lash trashëgim një Atdhe
E hene, 09.05.2011, 07:58 PM
Bij të mi u lash trashëgim një Atdhe
Nga Ramiz Dërmaku
Dihet se ne shqiptarët ndoshta jemi populli - kombi më i varfër dhe ndoshta më i prapambeturi në Europë. Dihet se ne shqiptarët e Kosovës, deri para disa viteve ishim populli i vetëm në Europë e më gjërë që nuk kishim gjënë më të shtrenjët Lirinë. Prandaj, para se ne shqiptarët të flasim , të shkruajmë ose fillojmë ndonjë punë, aksion, organizim, duhet t'i kupëtojmë (diejmë) veset, gabimet, që kemi si individ dhe si popull, sepse popujtë që nuk nxjerrin mësime nga historia e tyre zhduken shkatërrohen dhe asimilohen. Detyrohem të citoj ISMAIL QEMALIN , i cili u thoshte ; " Bij të mi u lash trashëgim një ATDHE , tani e tutje ju e keni një cop dheu të lirë, një atdhe të lirë , tuajin , rreth të cilit varen fatet e të gjithë kombit shqipëtar, zgjohuni, ndertojeni dhe ruane mirë atë, sepse mbi te do të bie përgjegjësia historike ".
E sot pas çlirimit të Kosovës, edhe mbi ju liderë të nderuaar dhe të zgjedhur nga populli, bie një barrë e rëndë, doni apo s‘doni ta pranoni , liderë të nderuar të shtetit të Kosovës. Prej jush varet e sotmja dhe e ardhmja e gjithë kombit shqiptarë. Demokracia shqipëtare është në fazën fillestare, është duke i formuar trajtat e veta. Sot kërkohet nga ju ; deputetë të Parrlamentit Shqipërisë dhe nga ju deputetë të Parlamentit të Kosovës që të vendosni në themele më të forta dhe më të shëndosha demokracinë shqipëtare. Ju nuk guxoni të harroni se edhe shumë shqipëtarë tjerë jetojnë ne trojet e tyre etnike jashtë Shqipërisë dhe Kosovës. Moraliteti i një shoqrije të vërtetë dhe demokratike varet nga sjelljet tuaja. Kërkohet nga ju që të gjithë ta respektoni ligjin. Autoriteti i ligjit duhet të respektohet e vëhet në veprim, pra duhet ta respektoni ligjin dhe ti realizoni premtimet e juaja. Mendoj se tragjedia më e madhe është se ju ndryshe po thoni …, e ndryshe po veproni. Për të ndertuar një shtetë demokratik një shtetë ku funksionon dhe vepron ligji duhet te konsultoheni dhe ti realizoni dëshirat dhe kërkesat e popullit pra nëse ai kërkon edhe Bashkimin Kombëtar. Për të ecur të sigurt dhe për ti respektuar e zbatuar ligjet e për të ndertuar një demokraci të mirëfilltë ne duhet ti rrekemi me seriozitet punës, zbatimit të ligjit, luftës ndaj korrupcionit, luftimin e shumë dukurive tjera negative,pa humbur kohë. Ti zgjedhim, kokat më të afta intelektuale ne vende kyqe. Pasiviteti dhe indiferentizmi janë vdekje. Deputeti, apo intelektuali i cili dridhet për një kafshatë buke, ose shuan, para padrejtësive, korrupcionit, është turp i turpit. Sot kërkohet që ti ipet popullit më shumë liri, më shumë demokraci, e jo dhunë e tirani. Për ti realizuar këto , kërkohet punë, durim, konsultime, intelegjencë, tolerancë, kulturë politike dhe zbatim të metodave demokratike.
Sot duhet të zgjidhen po ata intelektualë, ata aktivistë të cilët e kanë dëshmuar vehten me punë, të zgjidhen ata të cilët i do populli. Popull i nderuar, nga ju sot kërkohet të epni propozime konkrete , të thukëta. Organizimi ynë duhet ti mundësoj kombit rrugët e komunikimit, spjegimit te mendimeve dhe veprime të kreut tonë deri tek fshatari thjeshtë, të gjithë të binden dhe të aprovojnë jo vetëm politikën e udhëheqjes sonë por edhe përmbajtjen morale të kësaj politike. Drejtësia është burim i përbashkët i të gjitha vyrtyteve pra edhe i trimërisë qytetare, urtësisë, ndershmërisë thonte ARISTOTELI. Ngjarjet e fundit që ndodhën në Kosovë, dhe ajo që po ndodhë në Shqipëri, i pengojnë proceset demokratike dhe sundimin e ligjit dhe rendit. Eshtë koha që shqipëtarët në trojet etnike por edhe ata në diasporë të bashkohen për ti realaizuaar idealet e tyre dhe ato kombëtare pra - Bashkimin Kombëtarë.
Punuar me 8.05.2011
Weingarten-Gjermani