E diele, 28.04.2024, 11:03 AM (GMT+1)

Mendime

Imi Egriu: Ju flet radio “Zëri i Kosovës”

E enjte, 05.05.2011, 07:57 PM


Ju flet radio “Zëri i Kosovës”

 

Vështrim i shkurtër historik me rastin e vitit jubilar të 25-vjetorit te hapjes së radio-emisionit ”Zëri i Kosovës”, Malme-Suedi.

 

Me 5 maj 2011 shënojmë 25-vjetorin e hapjes së radio-emisonit të parë në gjuhën shqipe, për të cilin lirisht  mund te themi se ishte radio - emisioni i  Parë  lokal  ne  Evropën Perëndimore. Na ndajnë dy dekada e gjysem nga dita kur për herë të parë në Malme të Suedisë,  jehoi zeri i shqiptareve  jasht Kosoves. Mbushen plot 25 vjet kur  vëllezërve,  motrave, fëmijëve dhe dëgjuesve tanë u ofroheshin  informacione  nga Kosova jonë e okupuar, nga Shqipëria dhe nga trojet tjera poashtu te okupuara e te sakatosura iliriane.

Lajmi për hapjen e radio-emisionit u perhap si era. Kudo qe banonin shqiptarët, u shpërndanë  njoftime.  Atmosfera dhe disponimi tek bashkatdhetarët qe  i gërshetuar me një gëzim te papershkruar. Të gjithë mergimtarët,  i madh  e  i vogël qendronin prane aparateve te radios dhe me padurim prisnin çastin e fillimit te emisionit. Gjithçka ne pritje, gjithçka në padurim.

Na kujtohet Dita e parë e hapjes së emisionit të Parë. Ishte ditë e diel, dite me diell, dite e bukur pranverore. Ditë, e cila na është ngulitur ne kujtesë si një ditë  e shënueshme historike per komunitetin e shqiptareve ne Suedi.

Saktësisht, ne ora 11 (njëmbedhjete) fillonte transmetimi i parë. Ne studio ndodheshin: I. Egriu-redaktor, Fitore Sherolli, Shpetime Fida, Sazan Egriu e Haxhi Haxija-folësa; Xhemajl Duraku, Musli Fida dhe Sherif Gjonbalaj-instruktor teknik, i cili na i dha udhëzimet e para rreth funksionimit te studios. Emisioni u hap me himnin”Per memedhene”,   shkruar nga Mihal Grameno, kenge, qe u propozua nga mergimtaret tane:

 

Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë,

vraponi burra se s’ka të prit’,

të vdesim sot ne, me besa besë

pranë flamurit të kuq që u ngrit. –M. Grameno

 

 

Mandej vijuan zërat e këmbueshëm të të dyja bijave tona:-Fitores, Shpëtimes e të birit tonë Sazanit:-Ju flet radio”Zëri i Kosovës”, ju flet radio”Zëri i Kosovës”!

Te dashur bashkatdhetarë, sot, me 5 maj ’86 fillojmë transmetimin e emisionit te Parë, që jepet ne kuadër të Shoqates ”Kosova” ne gjuhën shqipe. Ky radio-emision perkrah pa rezervë kerkesat legjitime te popullit shqiptar ne Kosovë, per liri te plotë, pavarësi dhe vetëvendosje. S’është turp të rrëfehet se ne ato çaste, te gjithëve që ishim te pranishëm në studio, disa pika loti na rreshqiten zvare.  Ata qenë lotë gëzimi, lotë malli e shprese, lotë të shpirtrave të cvilitur e të mbushur plot nostalgji per vendlindjen-Kosovën, së bashku me trojet e tjera te okupuara shqipare.

U gezuan, te gjithe u gëzuan. Edhe pleqët, edhe nënat, edhe baballarët, edhe bijtë e bijat, por më se shumti u gezuan femijet, te cilet dy here ne javë do ta dëgjonin gjuhën e tyre të bukur e te ëmbël shqipe, sic ka thënë Naimi yne i Madh, sepse, ne vendet e huaja, asimilimi i të vegjelve kryhet shumë shpejt.

PERSHTYPJET E DEGJUESVE RRETH HAPJES SE   RADIO-EMISIONIT ”Zëri i KOSOVES”

Pas mbylljes se Emisonit të Parë, ja se ç’deklaruan per radio-emisionin “Zëri i Kosovës” disa kurbetçarë:

Haxhi Skepi, 74 vjeç, tani i ndjerë, emigrat nga Dibra-Peshkopia:

U grumbulluam të gjithe anëtarët e familjes rreth aparatit te radios dhe,me padurim prisnim te fillojë Emisioni i Parë.

Porsa filloi hymni ”Per mëmëdhenë”, m’u rrenqeth trupi, jo vetem mua, por edhe bashkëkombasve te mi nga Shqiperia, qe ishin prezent ate ditë ne shtëpinë time, sepse, kaluan rreth tre dekada qe kur familjarisht morem rruget e botes. Ne te gjithë ndjejme mall e nostalgji per atdheun, veçanërisht jemi teper te  brengosur per fëmijët tanë dhe jetojme me drojë se mos valle e harrojnë gjuhën amëtare.  Shpresojmë se hapja e ketij radio-emisoni do të ndikojë pozitivisht tek fëmijët tanë që të mos e harrojnë gjuhën tone, historine, doket dhe traditat tona të bukura kombëtare.

Besnik Kolgjini, nipi i Tahir Kolgjinit-intelektual: Me të dëgjuar hymnin ”Per mëmëdhenë” të gjithëve na kapluan emocionet nga gëzimi. Pesë maji i vitit 1986 do shënohet si dite e rëndësishme hostorike për komunitetin tonë. Emisionin e Pare e percollem me vemendje dhe interesim te posaçëm. Pra, urime dhe suksese ne emisionet tjera.

Fatmir Skenderi nga Struga:-Gëzm me te madh se ky i dites se sotme me rastin e hapjes se radio-emisionit ne gjuhen shqipe, s’kam perjetuar deri me sot. Redaksisë së radios ”Kosova” i urojme punë të mbarë.

Urime te ngjajshme me rastin e hapjes se ketij radio-emisioni pati mjaft, por ne do t’i veçojmë dy urimet qe i arriten Redaksise se radios, i pari nga Shoqata Shqiptare  ”Jusuf Gertvalla” Shevde, ne te cilen thuhet:

Te dashur anëtarë te Redaksisë se radio-emisionit ”Zëri i Kosovës”!

Me plot entuziazem, gëzim e kërsheri e pranuam lajmin per hapjen e këtij radio-emisionit. Ky radio-emision le te jetë zë i shqiptareve jasht Kosoves se okupuar, zë i së vërtetës, qe do te jehojë fuqishem kundër dhunës, represionit dhe gjenocidit, qe kryejnë shovinistët sërbo-maqedono-malazez ndaj popullit tonë.

Me rastine e hapjes se ketij radio-emisioni, ne, anetaret e Shoqates”Jusuf Gervalla”, ekipit redaktues dhe te gjithe anëtarëve te Shoqates se azilantëve “Kosova”, jua dergojm pershendetjet tona me te sinqerta e vëllazërore, me dëshirë qe sa me parë, ky radio-emison e zgjeron frekuencen dhe degjohet anë e kand Skandinavisë.

Shevde, me 9 maj ’86          Me nderime e respekt:

SH K SH”Jusuf Gervalla”

Naim Hajredinaj-kryetar

Ndersa, ne telegramin, te cilin, ne emer te radios”Zeri i Malësisë” e dërgoi redaktori Gjeto Sinishtaj, thuhej:

Te dashur vëllezer e motra të Redaksise se radios”Zëri i Kosovës”

Siç na beri te ditur ketu ne SH B A, vëllai yne, Din Egriu, me 5 maj ’86 keni hapur radio-emisionin”Zëri i Kosovës”, qe është dhe emisioni i Parë ne Evropë, i cili filloi te transmetohet ne gjuhen shqipe. Pra, Ju urojme punë te mbarë dhe suksese ne punën Tuaj humane e fisnike qe jeni duke e bërë vullnetarisht per t’u ardhur ne ndihme kurbetçareve tane ne Suedi.

NY Jork, me 17 maj ’86

Përshendetje vellazerore:

Redaksia e radios”Zeri i Malesise”-N.Y

Gjeto Sinishtaj-redaktor

RRETH ANGAZHIMIT TE REDAKSISE

Gjatë funksionimit te këtij radio-emisioni u angazhuan rreth 40 (dyzetë) aktivistë: redaktorë, spikerë, teknikë, korrespondentë dhe bashkëpunetorë. Dikush qe i ngarkuar me shumë e dikush me pak, por kryesorja, secili, sipas mundësive dha kontributin e vet te çmuar per mbarevajtjen e tij.

Sic dihet cdo fillim eshte i veshtirë. Shfaqeshin lëshime dhe pengesa teknike. Per pergatitjen e nje programi lypsej te kalojne dy-tri orë ushtrime dhe pune intenzive ne studio. Disa prej nesh, ne mungese te kuadrave u angazhuam edhe si gazetarë edhe redaktorë.Per diç te tille na diktoi nevoja.

Ajo qe me se shumti na shkaktoi mundime ne periudhen e pare te pergatitjes se radio-emisioneve qe, furnizimi i degjuesve me informacione me te fresketa nga Kosova dhe trojet tjera shqipatre. Meqë emisionet transmetoheshin dy her ne jave, detyroheshim që për cdo ditë te grumbullojmë materiale nga gazetat: ”Rilindja”, ”Flaka”,”Vjesnik” dhe ”Danas” te Zagrebit dhe nga shtypi i perditshem e periodik i shovinisteve serbo te Beogradit. Te gjithë artikujt, ku behej fjale per Kosoven dhe shqiptaret, lypsej perkthyer, pershtatur dhe komentuar ne gjuhen shqipe. Mirë po, pas daljes se Informatorit nga L D K-se,furnizimi

me informacione u bë me i lehtë e me efikas. Vlen te permendet se gjatë viteve te 90-ta e me pas, radio-emisioni   “Kosova” qe teper dinamik e atraktiv. Interesimi tek degjuesit u rrit dukshem. Shoqata ”Kosova” angazhoi   korrespondentë nga Kosova:  Shyqri Galica dhe Musë Preniqi, nga Shqiperia: Plator Perja dhe Nevzat Dibra dhe nga Dibra e Madhe-Mojsi Daci. Qe t’i lehtesohet sado pak bara e shpenzimeve Shoqates ”Kosova”, korrespondentët nga Kosova i stimuloi bashkatdhetari yne, Xhemajl Duraku, kurse ato nga Tirana e Dibra, Ibrahim Egriu.

QELLIMI I RADIO-EMISIONIT”Zëri i Kosovës”

Te plotesojë nevojën e madhe te mërgimtarëve shqiptarë me informacione më te freskëta e burimore nga Kosova, Shqipëria dhe nga trojet tjera shqiptare.

Ta informojë me kohë komunitetin shqiptar për persekutimet, vrasjet, burgosjet dhe masat tjera te lloj-llojshme qe ushtroheshin ndaj popullit shqiptar nga pushteti fashizoid serbo-maqedono-malazez.

T’i komentoje ne frymen patriotike ngjarjet me te freskëta te dhunës shtypjes, represionit e gjenocidit ndaj shqiptarëve ne trojet e tyre stërgjyshore. Poashtu, te komentohen edhe ngjarjet me te rëndesishme nga analet e politikes se brendshme e te jashtme te ish Jugosllavise.

Te njohtohet komuniteti per ecurinë e aktiviteteve, te cilat  zhvillohen ne kuder te shoqatave, duke filluar nga mesimi plotësues, sporti, grupi letrar e folklorik, muzika dhe, rreth mbrëmjeve shoqërore.

Te ndihmojë dhe ndikojë pozitivisht ne rruajtjen e unitetit te bashkatdhetarëve, ne afrimin me njeri-tjetrin, ne respektimin reciprok, ne ndihmesë e bashkëpunim pa dallim krahine, feje apo ideologjie.

Permes temave te ndryshme moralo-edukative,te ndikohet pozitivisht tek brezi i ri, me qëllim qe të flaken veset negative:-vjedhja, droga, rrena etj.

BRENDIA E EMISIONEVE

-Edicioni i lajmeve.

-Nëpër faqet e lavdishme te historisë sonë kombëtare.

-Rubrika per të rinj.

-Emision per fëmijë.

-Lexim letar dhe proverba popullore.

P.S: -Me rastin e jubileut te hapjes së radios”Kosova”,

Kryesia e SH K SH”Kosova” dhe anëtaret e saj, te gjithë aktivistëve që me devotshmëri u angazhuan pa lodhje dhe pa kurrfarë stimulimi ne sferen e informacionit pranë radio-emisionit ”Kosova”, shperndahu mirënjohje dhe falënderime te perzemerta ndaj:

-Keshillit Nismëtar, që bëri perpjekjet e para per hapjen e emisonit:-I. Egriu-kryetar, Xh Duraku, M. Fida, Xh. Zogaj, I. Krasniqi (i ndjerë) dhe Xh. Ademi.

-Redaktorët pergjegjës:-I. Egriu, F. Sherolli, R. Osmani dhe A. Muharemi.

-Ndihmës redaktorë:-B. Kabashi, I. Rugova, Z. Rama, I. Beqaj dhe H. Haxhiu.

-Folësat:-F. Sherolli, Sh. Fida, S. Egriu, H. Haxhija,  B. Kabashi,S. Abazi, G. Gradinaj, K. Bunjaku, T. Palushaj, V. Baqaj dhe N. Shatri.

-Teknike ne studio:-A. Masari, L. Egriu, M. Fida, Isak Bunjaku, D. Egriu dhe B. Rugova.

-Korrespondentët:-N. Dibra, P. Perja. M. Preniqi, Sh. Galica, dhe M. Daci.

-Drejtuesit e emisionit per te rinj:-Valon Recica, Valdet Sojeva, Fatmire Jasharaj dhe Shqipe Maloku

Malme-Suedi                                                      Redaksia

OPINIONE
Shqiptarët kudo që janë iu bashkangjitën urimit me rastin e Pervjetorit të hapjes së radio-emisioneve në shqip në Malme të Suedisë,e veçmas përshëndesin angazhimin e pandërprer të prof.Ibrahim Egriut,që nuk pushoi për asnjë çast duke ndihmuar e punuar pët të mirën e kombit. Sot prof.Ibrahim Egriu  është Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë për vendet Skandinave.

Ne shkrimin e meposhtem, do te njiheni me mire me veprimtarine e te nderuarit Ibrahim


Pershendetje dhe urime dhe nje here Stafit radios dhe zotit Ibrahim.
Vitorja –Itali

 

I nderuari Ibrahim,

Të përgëzoj për banesën e re duke të dëshiruar ta kalosh një jetë të lumtur e të rehatshme në të. Të dëshiroj Ty dhe familjarëve shëndet e lumturi!

Të falenderoj për infgormatat e hollësishme lidhur me përvjetorin e Radio Kosova. Jam i sigurt se keni derdhur shumë djersë dhe shumë mjete për ta nisur dhe për ta mbajtuar atë Radio, që unë personalisht vlerësoj se pikërisht emisionet e saj mbajnë gjallë frymën e atdhedashurisë në diasporë, e cila mban në supe, secili në mënyrën e vet, vendlindjen. Njëherësh jam i  sigurt se emisionet e saj do të ndikojnë fuqishëm që breznit që po edukohen dhe që po rriten në diasporë sadopak të mbajnë  kontakte me gjuhën e tyre amtare që është "aq e pastër e aq e dlirë", Dihet se diaspora asimilon brezin II, III e për të tjerët të mos bisedojmë, por Ju po bëni të pamundshmën që asimilimi i tyre të shkojë sa më larg, të shtyhet pra ,e, mundësisht edhe të mos ketë asimili.

Ç'tu them pos JU LUMTË! JU LUMTË IMI TY, FAMILJES SATE, SHOKË E MIQVE TUAJ QË AQ SHUMË PO ANGAZHOHENI PËR TA RUAJTUR SUBSTANCËN SHQIPTARE EDHE ATJE NË DIASPORË, KUDO QË JENI. RUAJENI DHE MBAJENI SUBSTANCËN KOMBËTARE, SEPSE VENDLINDJA KURRË NUK UA HARRON. AJO EDHE NËSE NUK UA SHPËRBLEN MATERIALISHT, MORALISHT GJITHSESI.EDHE NJË HERË: JU LUMTË!

Me nderime dhe me respekt të thellë dhe gjithmonë falënderues për atë që po bëni, ndërkaq me pamundësi t'u ndihmoj sado pak, i juaji:

Latif NALLBANI -Prishtinë.


Från: mendimi pozitiv <mendimipozitiv@yahoo.com>

Till: Ibrahim Egriu <ibrahim@home.se>

Rubrik:Re: Fw: Fw: Pershendetje te perzemerta nga Kosova

DIBRANIT TE MREKULLUESHEM, ATDHETARIT TE DEVOTSHEM NJE SHTRENGIM DORE, NJE URIM DHE NJE PERQAFIM VELLAZEROR NGA DAUT DEMAKU, PRISHTINE

 

Me rastin e Pervjetorit te hapjes se radios shqipe ne Malmo te Suedise,uroj stafin e kesaj radio dhe profesorin e dhe mikun e familjes sime Ibrahim Egriun.Eshte kenaqesi jo vetem per ne brezat me ne moshe por edhe per te rinjet qe zeri shqip te degjohet ne shtepijat e bashkeatdhetarve.Jo se mungon informacioni sot se interneti por dhe menyrat nga me te ndryshme qe ne shohim stacione e degjojme radio,por mendoj une se rendesi ka ne ate vend qe jeton e punon te degjosh zerin shqip dhe te njihesh me punen e jeten e shqiptarve ne ate vend,njekohsisht eshte nje mjet i mire komunikimi per cfare do lloj rasti qe mund te linde.Ne ketu ne Danimarke kemi dy radio dhe keto radio ne disa raste kane dhene ndihmesen e tyre te vyer ne drejtim te ndihmes qe eshte kerkuar nga ndonje bashkeatdhetare.

Pra nje radio ne komunitet eshte nje ugur i mire per te ndihmuar komunitetin edhe ne njohje e komunikime te vazhdueshme.

Me respekt

Luigj Shkodrani

Danimarke

Te  nderuar bashkatdhetar,

I nderuari Imi.

Urojme nga zemra 5 Majin, diten e Perurimit te hapjes se  radio- emisjonin te pare  (lokal) ne gjuhen shqipe ne ate pjese te Evropes Perendimore.

Te dashur anetare te Redaksis se radio-emisioni “Zëri i Kosovës” ngase e dime se eshte tempull, pararoje me trimerine dhe bujarin qe kane treguar me shekuj per popullin shqiptar, e nder ta edhe per mue me gjith se u linda ne Diber te Madhe, por u rrita dhe u ngrita larte ne Kosoven time shume te dashur.

Urojme qe kjo radio te zgjeroj frekuencen e te degjohet, jo vetem ne  Skandinavi, por edhe tek ne ne Ameriken e larget.

Ju keni plotësuar nje  nevoje shumë te madhe dhe domethense per brezat tane te ardhshem, me informacionet si nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia dhe nga trevat gjithshqiptare.

Keshillit nismetar i urojme per punen e bere dhe suksese me te medhe ne te ardhshme, ngase kjo qe keni bere eshte jo vetem humane e fisnike por edhe patriotike, si dhe nje falemderim te MADH SHTETIT SUEDEZ.

I nderuari  Imi.

Ju bej me dije se me 20 Maj kremtojme 15  vjetorin e “Shoqates  Atdhetare  Dibrane” te cilen deri tash e kane udhehequr kryetaret : 1. Emin  Civuli, 2 Lavderim  Cami, 3 Muharem Shehu 4 Xheladin Pjeca, dhe une si gjithnji kame qene  rishtas per keto 15 vjet anetar  i Keshillit te Shoqates.

Ju jeni nga ata qe bëni pune te medha me te cilen jemi krenar te gjith dibranet.

Ju pershendes me mall: Sulejman Borova, alias, Sulcja.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora