E diele, 28.04.2024, 06:59 PM (GMT+1)

Mendime

Intervistë me Mr.Vjollca Hajdarin intelektuale dhe veprimtare e shquar në botën gjermane

E merkure, 04.05.2011, 09:44 PM


Quhet Vjollca Hajdari, ka lindur ne Mitrovice. Arsyeja e emigrimit të saj, gati si gjithë shqiptarët ishte pikërisht situata e vështirësuar politike dhe pamundësia për vijimin e shkollimit të mirëfilltë. "Mbas intergrimit në Gjermani, kam vijuar shkollimin dhe njëkohësisht kam ndjekur studimet, ku më pas edhe kam magjistruar në drejtimin e publicistikës dhe shkencave të komunikimit,shkencave politike dhe etnologjisë..." pohon fillimisht për agjencinë informative "Presheva Jonë" Mr.Vjollca Hajdari

 

Berlin, 3 maj / AIK-Presheva Jonë

 

Presheva Jonë: Fillimisht zonjusha Vjollca meqë keni diplomuar ne shkencat politike, keni magjistruar ne drejtimin e publicistikës..angazhimi i juaj në insitucionet dhe mediat gjermane ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në sensibilizimin e cështjes së Kosovës dhe asaj mbarëshqiptare apo ?


Mr. Vjollca HAJDARI: Aktualisht ndodhem në kryesinë e një shoqate Gjermane "Inter Homines", ku drejtoj një projekt me ca profile të ndryshme si ai i profilit kërkimor shkencor, projekt për integrim etj. Gjithashtu merrem me publikimin e artikujve shkencore dhe jam duke punuar në një libër, tema e të cilit akoma nuk është publike. Jam dhe kam qenë e angazhuar në mediat dhe shtypin shqiptar, njashtu në mediat gjermane, sidomos në kohën e pasluftes. Kam bashkepunuar me ARD-në, ZDF-in, DW-në etj dhe shtypin gjerman. Duke qenë se kam punuar një kohë në senatin gjerman, njashtu edhe në institucionet gjermane, jam munduar që nëpermes aktivitetit tim të avancoj me shumë cështjen shqiptare. Jam angazhuar politikisht që të senzibilizoj opinionin, mediat dhe politiken gjermane rreth situates së veshtire shqiptare në Kosovë dhe gjetiu. Poashtu rreth situates së vështirë politike kam referuar edhe në ministrinë e jashtme gjermane.

Në vitin 2005 jam shpërblyer me një cmin nderi /humanitar nga senati gjerman njashtu edhe nga SOS kinderdorf- i rreth angazhimit tim të palodhshëm në cështjen e refugjateve shqiptarë . Mirënjohje dhe falenderime të tilla për aktivitetin tim kam marrë edhe nga komuniteti shqiptar, ndërkaq që angazhimin tim e kam zgjeruar edhe në spektrin e politikës së jashtme. Kam bashkëpunuar me shumë ambasada, përfaqësi të vendeve të ndryshme botërore për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jam anëtare e Lidhjes së Gezaterëve Gjermanë e Shoqatës së gazetarëve nderkombëtare etj.

Presheva Jonë: Perpos me zyrtar gjermane sigurisht jeni marre edhe me aktivitete te komunitetit shqiptar ne Gjermani. Atehere mund te na thuash sa janë shqiptarët e organizuar në këte vend? Kemi një përshtypje se edhe tek ju sikur në Zvicër, pas shpalljes së pavarësisë, aktivitetet e partive poltike kane rene dukshem duke përjashtuar aty-këtu ndonjë manifestim kulturor apo përkujtim te ndonjë heroi ?

Mr. Vjollca HAJDARI: Organizimi i shqiptarëve në Gjermani do kërkonte një perkushtim dhe një trajtim më të gjërë, por meqë po e cekni këtë segment, mund të them se organizimi i shqiptarëve është zbehur paksa në krahasim me vitet e mëparshme. Ky organizim jo i kënaqshëm ka për shkaktarë shumë arsye, por që unë po mundohem t'i përmbledh disa prej tyre. Duke qenë se shqiptarët në rast të kanosjes së rrezikut krijojne një ndjenjë më të fortë kolektive, shpjegon faktin së vërtetë pavarësia dhe relaksimi i një situate lufte e ka bërë të veten. Arsyeja tjetër është fakti që shqiptarët - sidomos ata në mërgim- kanë nevojë t'i kthehen në një farë mënyre vetvetes, pasi që sistematikisht kanë qenë të lidhur jo vetëm emocionalisht, por edhe politikisht e financiarisht për atdheun e tyre. Mergimtarët kanë qenë dhe janë në fakt heronjtë kryesor që e kane mbajtur në jetë një shoqëri të tërë të paralizuar nga aperteidi dhe lufta në cdo sferë. Mërgimtarët shqiptarë kanë pasur një emërues të përbashkët: atë të shpresës se pas një fortune do të rrezoje dielli dhe të gjithë do i vjelin frytet e një angazhimi të gjatë dhe të lodhshëm. Kjo nuk ndodhi. Angazhimi i tyre vetëmohues nuk u shperblye. Përkundrazi - u shfrytëzua dhe u keqpërdor dhe kjo qon tek një frustrim i madh, i cili si pasoje ka tërheqjen, mllefin dhe distancën nga po ai burim shpresëdhënës, pra atdheu i tyre.


Presheva Jonë: Meqë jeni intelektuale dhe veproni në perëndim, mendoni se në të ardhmen Prishtina duhet t'i sigurojë një vend, një ulëse përfaqësimit të diasporës shqiptare në insitutucione të Kosovës, siq ndodh me diasporat tjera botërore ?


Mr. Vjollca HAJDARI: Absolutisht. Prishtina jo vetëm që duhet të sigurojë një vend, një ulëse të përfaqësimit të mërgatës, por duhet të angazhohet maksimalisht për të përforcuar raportin e saj jo të kënaqshëm me mërgatën shqitare. Si detyrë imediate e Prishtinës do ishte ndryshimi i qasjes së saj ndaj mërgatës. Nuk është qasje konstruktive, shfrytezimi sistematik i saj vetëm per interesa financimi, përderisa ajo margjinalizohet dhe diskriminohet në cdo sferë. Fatkeqesisht - për dallim nga shtetet dhe diasporat tjera - Prishtina, por edhe shoqëria në vend kanë një mentalitet fare ndryshe të krijuar ndaj diaspores sonë. Në vendet tjera për shembull, punohet panderprerë në drejtimin e kthimit dhe fuqizimit te trurit,( pra kuadrot që janë të kualifikuara në vende të huaja), në mbështetjen e investitoreve, duke përgatitur terrenin për të vepruar etj. Tek ne mbretëreon mentaliteti i krijimit të inateve, konkurrences jo të shëndoshe dhe krijimit të rivalitetit, duke krijuar pengesa dhe mekanizma restriktive. Përderisa në vendet tjera mërgata përceptohet si një trup shumë vital dhe dobiprurës për një shoqëri, ke shoqeria jonë ajo trajtohet si një antitrup i cili duhet të sjelli dobi financiare por jo të bëhet pjesë e vendimmarrjes dhe institucionalizimit. Mendoj se për përmiresimin e kësaj qasjeje asimetrike do duhej të angazhohej Prishtina, por edhe mërgata shqiptare, e cila do duhej te reflektonte, të vetëdijësohej dhe të krijonte mekanizma me aktive dhe efektive për të bërë presion për reciprocitet dhe progres në vend.


Presheva Jonë: Vjollca, po cfarë eshtë sot reputacion i femrave i të rinjve tanë jashtë, dmth. cfarë është opinoni i gjermanëve për „albanischen ausländer" ?

Mr. Vjollca HAJDARI: Aspekti i reputacionit të femrës: grave dhe vajzave shqiptare në Gjermani është akoma një cështje shumë e pa diskutuar dhe e pa trajtuar. Femra si tërësi përceptohet akoma në një farë menyrë si pjesë e një shoqërie tradicionale, patriarkale; pra e dominuar nga meshkujt. Një rol të madh luan edhe prezantimi medial i saj në media dhe shtyp, prandaj edhe në saje të kësaj shoqeria gjermane mund të krijoje shumë shpejt një përcëptim medial, por edhe paragjykime, duke krijuar një stereotip të femrës "tipike" shqiptare.Sidomos gjatë kohës së luftës dhe të asaj të pasluftës, femra shqiptare mbetet në kujtese si një viktime e një represioni diktatorial shumë delikate dhe e pafuqishme. Megjithatë përkundër kësaj qasjeje dhe stereotipizimit të saj, kemi shembuj të femrave të suksesshme, të cilat kanë arritur jo vetëm të integrohen në shoqërinë gjermane, por edhe të jenë të suksesshme në aktivitetet dhe veprimtarinë e tyre. Ato janë shumë aktive në profilet e ndryshme dhe gëzojne respektin në rrethin në të cilin jetojnë. Si të tilla ato trajtohen dhe përceptohen edhe në shoqërinë e gjërë gjermane. Mendoj megjithatë se femra shqiptare si faktor vendimtar i shoqërisë, duhet akoma të vetëdijësohet dhe të krijojë më shumë besim në vetvete. Ajo duhet të tregohet me aktive në përmbushjen e aspirimeve dhe synimeve të saja, qoftë në hapësirën mbareshqiptare, qoftë në vende të huaja. Padyshim se aktiviteti i saj do luante një rol të madhë sidomos në përmiresimin e imazhit rreth pozitës së saj si femër, në daljen e saj nga ky stereotipizim por edhe në përmirësimin e imazhit jo edhe teë kënaqshem të shqiptareve - në kete rast në Gjermani. Nje rol i madh do luante njëkohësisht hapësira që do i jipej asaj për të vepruar, njashtu edhe respekti dhe besimi ndaj aftësive dhe potencialit të saj, në vecanti nga shoqëria shqiptare, njashtu edhe nga ato perëndimore.


Presheva Jonë: Kalojmë pak një temë më të "nxehtë", ka martesa të forcuara në Gjermani dhe cfarë mendon për ato sikur të ekzistonin ?

 

Mr. Vjollca HAJDARI: Ka rastisur që nëpër mediat dhe dokumentarët gjermane, në vazhdën e martesave të organizuara forcërisht kryesisht nga shoqeritë orientale, te raportohet edhe për raste të shqiptarëve. Me këtë lloj raportimi, rrezikohet që edhe shoqëria jonë të përplaset padashje në këtë grupim të shoqërive "totalitare" të cilat nuk respektojnë të drejtën e individit dhe që kolektivisht mbjellin mentalitetin e arbitrarizmit ndaj qelizës së shoqerisë, pra individit. Sidomos në këtë lloj prezantimi duhet të jemi syhapur dhe të reagojme. Sado që jemi një shoqëri tradicionale, njashtu me elemente patriarkale, dallojmë nga shoqëri të caktuara, të cilat edhe tradicionalisht praktikojne martesat endogame me metoda specifike martesore të detyrimit me force. Megjithatë nuk dua të them se rastet e aranzhimit martesor në shoqërinë tonë nuk ekzistojnë. Ato janë evidente, por që për nga natyra dallojnë shumë nga këto shoqëri të caktuara. Si të tilla edhe këto dukuri do duhej të trajtoheshin si një cështje specifike në shoqërinë tonë, varësisht nga dramaticiteti dhe përmasa e tyre. Ka edhe raste të vecanta, të cilat mund të marrin edhe përmasa shkeljeje e së drejtës së njeriut, që marrin nuansa krimi. Ato para së gjithash do radhiteshin në radhën e trajtimeve ligjore/ gjyqesore, gjë me të cilat do duhej të mirreshin autoritetet gjyqësore. Raste të tilla mund të ndodhin në shoqërinë tonë, por edhe në cdo shoqëri tjetër. Cfarë mua më duket se ka karakter kurioziteti, është raportimi nëpër mediat gjermane/perëndimore mbi fenomenin e martesës masive se grave nga Shqipëria me pjesëtare të shoqërisë serbe. Ky fenomen për shembull do ishte një ndër cështjet e cila do duhej të diskutohej dhe trajtohej në mediat dhe në shoqerinë tonë gjithëshqiptare.


Presheva Jonë: Raporti i Dick Marty si është pritur në Gjerrnani dhe ju personalisht si intelektuale cfare mendoni?

 

Mr. Vjollca HAJDARI: Mendoj se Raporti i Dick Martyt nuk e ka pasur atë jehonën e madhe në Gjermani (tek gjermanët), sikur që ka treguar efektin e tij ne Kosovë dhe në hapesirën mbarëshqiptare. Kjo ka për arsye faktin së për dallim nga sfera politike, opinoni gjerman ka në përgjithësi një qëndrim paksa skeptik ndaj UCK-së. Për këtë skepticizëm janë përkujdesur agjensitë e mediave dhe të shtypit serb e rus, por edhe mediat dhe shtypi gjermanë. UCK-ja shpesh është quajtur edhe grupe guerile etj, gjë që e vë nën hijë paksa domethenien e saj. Në anën tjetër lufta e UCK-së sipas mediave perëndimore jo rrallë është vënë nën lidhje me krim, trafikim narkotiku dhe formash të tjera. Lajmet negative kanë nuansuar edhe përceptimin e opinionit dhe nuk priten shumë befasishem lajmet apo akuzat e tilla. Mos të harrojme se në këtë kontekst ajo që e ka vene gurin në rrotullim në këtë drejtim, ka qenë edhe Karla Del Ponte. Unë personalisht mendoj se kemi të bëjmë me një kalkulim politik i cili si intrsument përdor taktikën e njollosjes, pra një fushate dhe strategjie me intenzive njollosjeje në raste te caktuara, ne moment te caktuar. Në këtë rast ka qeëe adresimi drejt Hashim Thaqit, në raste të tjera do te hasim ne adresime te cfaredo shembulli kombetar apo edhe nderkombetar. Edhepse rastet jane fare te ndryshme dhe nuk mund te krahasohen njera me tjetren, une do e potencoja vetem strategjine e njollosjes si taktike sulmi edhe ne rastin e udheheqesit të Ëikileaks, Assange, i cili u akuzua për abuzim dhe përdhunime seksuale mu në momentin kur u shfaqën aktet sekrete të organeve ndërkombëtare. Natyrisht që tek të dy shembujt, janë organet ligjore ato instansa, të cilat duhet ta verifikojë rastin.Siqo që të jetë, ky lloj "adresimi" është shumë i dëmshem - para së gjithash - për popullin shqiptarë dhe imazhin e tij. Mendoj se cfarë është shumë e rendesishme ke ne si opinion shqiptarë, është krijimi i mekanizmave informative, me qellim të senzibilizimit të opinionit shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Këto mekanizma në raste të tilla do shërbenin si mbrojtje e imazhit të popullit - sidomos në arenën ndërkombëtare.

Presheva Jonë: Zonjusha Hajdari meqë jeni nga Mitrovica, nuk më duket e arsyeshme ta përfundojmë kete bisedë ma ju pa ju sjellur vendlindjes së juaj e cila tashmë eshtë bërë jo vetëm temë debatesh por edhe një problem kombëtar dhe ndërkombëtar. Aëherë, cfarë është opinionin juaj rreth këtij qyteti prej nga vini ju. Si e shfni nesër Mitorvicën tënde të veriut, në Kosovë, në Serbi në Evropë..?


Mr. Vjollca HAJDARI: Cështja e Mitrovicës është dhe mbetet një cështje delikate, e cila nuk më preokupon vetëm mua, por edhe gjithë popullin shqiptar. Po ju tregoj tre shembuj, të cilët do e shpjegonin shkallën e dramaticitetit por edhe të një "konflikti të ngrirë" prej shumë vjetësh. Para diku dhjetë vjetësh, kryeadminitratori i UNMIK-ut Michael Steiner pati raportuar për Kosovën në Berlin. Në vazhdë të diskutimit atij iu parashtrua pyetja rreth cështjes së Mitrovicës. E dini si ishte reagimi i tij? Ai u tregua shumë histerik dhe shumë i nevrikosur duke dashur ta mospërfilli fare pyetjen rreth cështjes së Mitrovicës. Veprimi i tij histerik shërbente si një indikacion shumë i fortë se cështja e Mitrovicës është më shumë se muri i Berlinit, më shumë se Sarajeva e dytë dhe ndoshta më shume se qytetet e tjera të ndara. Me këtë na u iliustrua se ne do rrafemi por nuk do guxojme të qajmë. E kjo thënie ndërlidhet me shembullin tjetër: pra me faktin se tragjedia qëndron edhe në faktin se gjysma e shqiptarëve është dashur ta braktisin Mitrovicën dhe për ta nuk guxohet as të raportohet, njashtu as që tematizohet fakti se ata nuk dëmshpërblehen për humbjet e tyre. Këtë cështje ia pata përmendur në një debat politik Oliver Ivanoviqit në Berlin dhe politikanes së njohur gjermane Marieluise Beck. Ndërkaq shembulli i tretë që më tregon se Mitrovicen de facto e kemi humbur është ai i qëndrimit tim të fundit në Shipëri. Përderisa ishim me ca kolegë gjermanë duke vajtur ke kalaja e Rozafes, me afrohet nje nxënese e Shkodrës dhe më pyet: "prej nga je" - "nga Mitrovica" - i them. "Aha,andej nga Serbia" me kthen ajo. Sido që të jetë i përcjell me interesim zhvillimet e ardhshme që do vazhdojnë..

 



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora