Mendime
Miradije Gashi: Roli dhe rëndësia e detyrave të shtëpisë
E diele, 01.05.2011, 06:57 PM
Roli dhe rëndësia e detyrave të shtëpisë
Nga Miradije Gashi, Stuttgart
Te flasësh për specifikën e detyrave të shtëpisë do të thotë të flasësh për veprimtarinë e drejtpërdrejtë të mësimdhënësit me nxënësin, e kjo, pa dyshim,paraqet formën më të pavarur të punës së nxënësve.
Në planin e punës arsimore-edukative në shkollat fillore dhe të mesme në tërësi,dhe jo vetem kaq pothuaj në tëra sistemet shkollore duhët të konstatojë se së cilës lëndë lypset kushtuar kohë për detyrat të shtëpisë, sa orë në javë dhe për cilën periudhë.
Detyrat e shtëpisë patjetër ndikojnë në zgjerimin e njohurive, të diturive dhe duhet të burojnë nga puna e planifikuar me plan-program.
Puna shtëpiake,për të pasur sukses nga nxënësit, varet, para së gjithash, nga fakti se si zhvillohet mësimi, përkatësisht lënda mësimore .Arsimtarët duhet të kenë kujdes që detyrat e shtëpisë të jepen sipas nevojës planifikuese, e më tepër sipas aftësive të nxënësve në punë. Me detyra duhët filluar prej të njohurës nga e panjohura ose prej konkretes nga abstraktja, sepse vetëm një metodë e tillë mësimi e nxit nxënësin për punë të pavarur dhe frytdhënëse.
Në literaturën pedagogjike ka shumë mendime lidhur më detyrat e shtëpisë; por kryesisht vlen të ceken dy lloje. Grupi i parë: shumë prindër, mësues, mjekë etj. Mohojnë funksionin e detyrave të shtëpisë, duke arsytuar mendime së nxënësve ua marrin kohën e lirë! Për të lujtur, për t’u freskuar, për të shëtitur etj.Mendimi i tillë është i përkrahur madje edhe nga shumë mësues. Në shumë raste kur detyrat e shtëpisë mësuesit nuk i bëjnë vetë, por ato ua bëjnë anëtarët e familjes, duke menduar se ia lehtësojnë punën, sepse janë të stërngarkuar më lëndë të shumta. Përkundër këtyre mendimeve, nxënësve duhet t’u jepen detyra të shtëpisë, sepse ato kanë rëndësinë edukative dhe arsimore- e aftësojnë nxënësin për punë të pavarur, ia zhvillojnë vullnetin, e mësojnë që ta shfrytëzojë kohën në cilësi të procesit mësimor.
Detyrat e shtëpisë janë urë në punën e nxënësit ndërmjet shkollës e shtëpisë. Puna shtëpiake e nxënësve është pjesë organike e mësimit në shkollë. Asisoji ata përgatiten për njësitë e reja mësimore, ndaj tema e ardhshme do të shtjellohet nga mësimdhënësi, përkatësisht, përpara shpjegimit të njësisë së re- bëhet vlerësimi i njohurive të nxënësve nëpërmjet kontrollimit të detyrave të shtëpisë që i kanë marrë një ditë më parë. Koha e dhënies për të gjitha rastet, merret fundi i orës, kur të jetë kryer pjesa kryesore e orës mësimore, ose kur nxënësit ta kenë përvetësuar modelin e caktuar të përmbajtjës lëndore, ndaj edhe detyrat duhet zgjedhur në mënyrë që nxënësit t’i punojnë ato në shtëpi dhe pavarësisht. Mësuesi lypset të shikojë e të mendojë mirë peshën e detyrave, duke filluar nga bindja se çdo nxënës duhet patjetër ta kryejë atë detyrë që ia detyron mësimdhënësi.
Mirëpo, kur japim detyra, duhet të kemi mjaft kohë para së të mbarojë ora e mësimit, ashtu që detyrat të përvetësohen me të gjitha udhëzimet gojore nga mësuesi. Detyrat që jepen pasi të bjerë zilja nuk janë aspak tërheqëse për nxënësin, sepse ai atëherë e humb interesimin dhe vëmendjen ndaj mësimit, s’përqëndrohët, sepse atëbotë në klasë bëhet rrëmujë.
Nxënësi psikisht mendon të loja, pushimi, shoku, shoqja, shitorja dhe kështu fjalët e mësuesit nuk i merr seriozisht.
Detyrat e shtëpisë duhet të kenë përmbajtje qenësore dhe duhet bërë një përsëritje, sado e thjeshtë, me qëllim edhe të lehtësimit edhe të përvetësimit të njësisë mësimore.
Kur mësimdhënësi ngarkon nxënësit me detyra të shtëpisë, duhet të këtë kujdes se sa detyra u jep dhe ç’detyra janë ato; a do të hasin nxënësit në vështërsi dhe në ç’vështërsi do të hasin?
Mësuesi nuk duhet të harrojë, në rend të parë, se nga cili rreth janë nxënësit nga qyteti apo nga fshati, pastaj duhet t’i ketë parasysh moshën, kërkesat elementare pedagogjike (kur është fjala për detyrat-kohën e lirë, festat, pushimet verore, pushimet tjera më radhë).
Sa më themelësisht të jetë përvetësuar lënda dhe sa më në mënyrë të organizuar të këtë punuar nxënësi në klasë sa më i përqëndruar të ketë qenë në orën e mësimit nga metodat nxitëse të pedagogut që ngjallin edhe disponim ndaj ardhjes së rregullt e të përditshme në shkollë. Nga të gjitha këto varët edhe suksesi i punës së çdo nxënësi në shtëpi.
Për mësimin elementar klasor, për klasën e parë dhe atë të dytën, duhet të vlerësohen detyrat e shtëpisë, ashtu që nxënësi mund t’i zgjidhë më së shumti për një orë.Ndërsa për nxënësit e klasës së tretë dhe të katërt për zgjidhjen e detyrave lypset një orë e gjysmë kohë.
Për klasat e larta kjo kohë duhet të jetë dy orë, kurse për shkolla të mesme dhe ato profesionale-rreth tri orë. Detyrat e shtëpisë duhet dhënë edhe sipas mesatares së klasës, duke marrë parasysh tërë klasën dhe jo një individ.
Të gjitha punimet shtëpiake që kanë të bëjnë me procesin mësimor mund të ndahen në tri grupe:
1.punime më gojë
2.punime me shkrim
3.punime praktike
Në detyrat e shtëpisë me gojë apo verbale bëjnë pjesë:
Nxënja dhe përvetësimi i lëndës nga teksti shkollor, të mësuarit e vjershave, datave historike etj.
Në detyrat me shkrim bëjnë pjesë; ushtrimet me shkrim, zgjidhja e problemeve matematikore, thurja e hartimeve, referateve etj.
Një rol të madh e kanë detyrat e shtëpisë me përmbajtje praktike: me shembuj konkret, eksperimentalë, puna e edukimit teknik, e kulturës figurative, punimet nga argjili, nga gjipsi, portretet, mënyra e perdorimit të materialit.