Mendime
Agron Shabani: Në emër të gjakut të Dëshmorëve të Kombit!
E shtune, 30.04.2011, 07:58 PM
Nga margjinat:
PA TË KEQ NDAJ ASKUJT! NË EMËR TË GJAKUT Të DESHMORëVE Të KOMBIT!
Nga Agron Shabani
Është thënë dhe shkruar shpesh se: Me rastin e Luftës së njohur çlirimtare dhe heroike të UÇK-s dhe popullit(kombit) shqiptarë në Kosovë etj. me tepër dhe me bukur se kurrë i çelën dhe hapën sytë bashkimi, liria dhe pavarësia e shumëpritur e popullit të shumëvuajtur dhe martirizuar shqiptar në Kosovë.Kjo gjithmonë duke menduar në Mesazhin, Karakterin, Dekalogun, Testamentin , Udhrrefyesin dhe Vizionin e përhershëm dhe krryesorë të Luftës së lartëpërmendur çlirimtare dhe titanike të Djemve dhe Vashave me të mira të kombit!Të cilët të bashkuar(Tok Si ´NJË´!)nën qiellin e flamurit dhe nën emblemën e lavdishme të UÇK-së dhe luftës së njohur për liri:Armikut gjakatar i morën(muarën) gjak mbi vetulla.Duke ua zënë kështu pritat muzgujve, robërisë dhe tiranisë së huaj pushtuese ose sundimtare.Si dhe duke ua hapur në ndërkohë madje edhe portat e qiellit lirisë, shtetit dhe pavarësisë së shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike.Se këndejmi, Jehona e fuqishme e krismave të pushkëve dhe Flakët e Arta të luftës së lavdishme për lirii.Së bashku me Detyrimin ose Obligimin suprem ndaj popullit(kombit) dhe atdheut të robëruar dhe në rrezik.Me Besa-Besë dhe Betimin e dhënë përpara flamurit tonë kombtar:Atëbotë ishin shkrirë, bashkuar , ngjeshur dhe brumosur(shpirtërisht, materialisht , organikisht, fizikisht dhe nmë të gjitha format tjera) në Sintezën dhe Kryeformulën e njohur liridashëse dhe patriotike të vetflijimit dhe sakrificës më sublime në Altarin e Lartë të lirisë dhe pavarësisë.Duke i tretur dhe lënë kështu(njëherë e mirë)prapa vetës nënshtrimin, frikën, përçarjet, hasmërinë, robërinë dhe tiraninë e egër serbo-pansllaviste në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare.Në sytë dhe shpirtin e madh(titanik) të luftëtarëve trima:Atëbotë do të lindte dhe agonte atdheu i çliruar.Kosova e lirë dhe sovrane.Njëherë e përgjithmonë.Në shpirtin dhe zemrën e madhe të popullit dhe kombit tonë gjithashtu.Për të mos përenduar kurrë.Ishte Ajo stina me e bukur dhe më krenare e kombit dhe atdheut tonë.Stina e Luleve të Lirisë.Stina e Luleve me të Bukura të popullit, kombit dhe atdheut tonë që nuk do të vyshkën kurrë në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari.Shqiptarët luftën e njohur për liri dhe pavarësi e kanë Art.Ndërsa, bashkimin e kanë ajër jete, ushqim të brëndshëm shpirtrëror...Fuqi.Ata i bashkon liria dhe lufta e njohur kundër armikut të përbashkët.Aty ishtë edhe Miqësia dhe Aleanca e Madhe Nato-UÇK(Gjatë kohës së luftës në Kosovë e gjer me sot..)Për të cilën tashmë janë shkruar libra, histori dhe enciklopedi të shumëta në analët e përgjithshme të historisë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare.Në esencë ky mbase do të duhej të ishte Udhërrefyesi, Testamenti dhe Dekalogu kryesorë dhe supstancial i popullit dhe lidershipit shqiptarë(ose kosovar) në këtë periudhë të rëndësishme dhe kaq sublime të historisë.Pra bashkimi(uniteti) dhe bashkëpunimi i gjithëmbarshëm dhe konstruktiv i popullit(kombit) dhe i të të gjitha subjektëve dhe institucionëve të ndryshme shtetërore dhe politike të shtetit dhe shoqërisë kosovare -konform Mesazhit dhe Vizionit të lartëpërmendur epokal dhe patriotik të luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK.-së.Kjo sidomos pas Deklaratës(Shpalljes)historike të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran me 17 Shkurt të vitit të kaluar(2OO8) dhe njohjes së saj kombëtare dhe ndërkombëtare.Por!Edhe përkundër platformës dhe vizionit të sipërpërmendur të luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe Shpalljes(Njohjes) kombëtare dhe ndërkombëtare të Republikës së Kosovës- shtet i pavarur, sovran dhe demokratik me 17.O2.2OO8:Sikur u harruan, injoruan dhe anashkaluan qëllimisht(ose pa qëllim) platforma, mesazhi , vizioni dhe karakteri i lartëpërmendur i luftës dhe i të të gjitha përpjekjeve tjera çlirimtare dhe patriotike në Kosovë.Për të mos thënë këtu:U harruan dhe u mohuan tërësisht herojt dhe bartësit kryesorë të luftës së njohur për liri dhe pavarësi.Dhe, kjo duke filluar që nga momenti kulmor i Shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt 2OO8 e gjer me sot!U injoruan lufta dhe sakrificat e shumëta heroike dhe titanike të shumë komandantëve dhe clirimtarëve të tjerë gjithandej Kosovës që po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht(menyrë arbitrare) prapa grilave të burgjëve të ndryshme vendore e ndërkombëtare..Nga "tuxharët" dhe "ustahët" e ndryshëm (profiterist dhe anarkoliberalist) sikur u ndanë dhe u privatizuan(lokalizuan dhe rajonalizuan) herojt, deshmorët dhe vlerat e përgjithshmë të luftës çlirimtare. U nënçmuan dhe u përbuzën pra heronjët dhe çlirimtarët e vërtetë !Ndërsa, u ngritën dhe promovuan instruktorët dhe "arkitektët" e ndryshëm të "kushtetutës" së Ahtisarit. Përkatësisht, "arkitektët" ose instruktorët e ndryshëm të një "populli artificial" dhe "johistorik" në Kosovë që "eminencat gri" ose "par exelencat" e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare për qëllime, projekte dhe planimetri të ndryshme konjukturale, ideologjike, strategjike, nomenklaturale, gjeopolitike dhe të tjera e kanë mbiquajtur dhe paramenduar si "popull të lindur" apo " të dalur" pra nga lufta!(...).Dhe, të gjitha këto në mungesë vlerash, kriterësh, kualitetësh dhe atributësh të preferuara shkencore(profesionale), intelektuale dhe patriotike të pjesës dërmuese të strukturave(ose "superstrukturave") të ndryshme shtetërore, qeveritare ose politike në vendin tonë në anjerën anë .Gjegjësisht, në mungesë të vizionëve, disajnit, performansës, rezonansës, arkitekturës(infrastrukturës), strukturave dhe superstrukturave të njohura(të domosdoshme mbase) institucionale dhe konstitucionale në anën tjetër. Aty janë edhe "tregtarët e flamujve" së bashku me profiterët dhe demagogët e ndryshëm të luftës dhe të pasluftës që vazhdojnë të bëjnë sehirë dhe tundin kokën mbi "arkivolet" dhe "sarkofagjët" e ndryshme të një populli(kombi) të shumëvuajtur dhe të martirizuar shqiptar në Kosovë etj.Të cilit në emër të "traktatëve" dhe "aleancave" të ndryshme ( të njohura e të panjohura) po vazhdojnë t´i rrudhën(tkurrën), stërkeqen dhe reduktohen përditë e me shumë historia dhe gjeografia e njohur nacionale ose etnike si dikur.Ndërkohë që "Veriu i ndarë" i Qytetit të Minatorëve(Mitrovicës) së bashku me enklavat dhe "eldoradot" e njohura serbo-ekspanzioniste anëkënd vendit tonë:Shtetin, lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike sikur i bëjnë copë e grimë.Se këndejmi, është thënë dhe shkruar edhe me herët se fosilizimi, instrumentalizimi, privatizimi(komercionalizimi) dhe monopolizimi i tejskajshëm i moralit të gjithëmbarshëm shtetëror ose qytetar nga ana e kujtdoqoftë në këtë botë:Nuk kanë se si të quhen ose kualifikohen ndryshe pos si demagogji dhe hipokrizi e tejskajshme nacionale dhe politike.Përkatësisht, makjavelizëm i mbyllur ose egocentrik që vazhdon të prodhoj dhe riprodhoj antivlera, mediokritete, paradokse, anomali, destruksione dhe dekonstruksione të ndryshme infantile dhe patologjike në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të shtetit dhe shoqërisë. Në anën tjetër ndërkaq, disa nga "mediet e pavarura" dhe "publike" në "stilin" dhe manirin e njohur të një "industrie" ose "teknologjie profitabile" dhe propagandistike në vendin tonë po vazhdojnë ta përhapin dhe propagandojnë të "vërtetën" dhe "lavdinë e madhe" mbi "republikën ahtisariane" dhe "Unmikistano-eulexiane" të Kosovës që për shumëcka(ose për gjithëcka) po vazhdon ti ngjasoi një ish jugo-serbo-sllavie të dikurshme në miniaturë.Përderisa, shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë dhe të visëve të tjera etnike dhe historike në mungesë vullneti, vizionësh dhe projektësh të qarta(konkrete) dhe pragmatike në rrafshin e njohur shtetëror dhe nacional po vazhdojnë të lozin me "kartën e djegur" të një të të ashtuquajturi "pseudopatriotizmi rajonal, krahinor, fetar dhe ideologjik" që në rastin konkret nuk është asgjë tjetër përpos një Fatalizmi të mbyllur ose enciklik.Dhe..kjo sidomos atëherë kur në "koncertin e madh" të britmave dhe ulurimave të ndryshme antikombëtare, pseudofetare dhe quaziideologjike " njëri thotë jam turk e tjetri llatin, disa thonë janë grek, vlleh dhe shkije disa të tjerë...! " Duke harruar të mjerët se janë shqiptar.Sidoqoftë, një amulli, fatalitet, amnezion dhe amorozitet i këtillë(Anti-Shqipëri dhe Anti-Kosovë) si duket aq shumë po i konvenojnë dikujt.Armiqve të popullit(kombit) tonë sidomos.