Mendime
Halit Bogaj: Ilir Deda dhe rrokapenlat e demokratëve të rinj
E merkure, 27.04.2011, 07:58 PM
ILIR DEDA DHE RROKAPENLAT E DEMOKRATËVE TË RINJ
Nga Halit Bogaj
Në ‘’Ethet Parazgjedhore’’kosovare në skenën tonë politke doli edhe ‘’Fryma e re’’nën udhëheqjen e Shpend Shalës dhe Ilir Dedës, e cila pretendonte se ishte diçka tjetër në krahasim me partitë tona paraprake,të cilat , jo vetëm që na kishin irituar deri sot,por me kryeneqësinë e tyre të njohur vazhdojnë të na iritojnë me intenzitet të njejtë.Ato ditë, duke e dëgjuar tek fliste Ilir Deda dhe sulmet që ua bënte partive në koalicion, ta merrte mendja se kishim të bënim me një supermen të vërtetë, i cili kur do të vinte në pushtet do të bënte mrekullira të jashtëzakonshme në mënyrë që vendi ynë të ‘’hante me lugë të arit’’!!!Nëpër emisione televizive ishte arrogant,i papërshtatshëm për bisedim dhe nga vetëbesimi dhe megalomania e tij dukej se gjithçka që do të vazhdonte sot e tutje, do ta kishte vulën e tij!.Në një debat televiziv parazgjedhor, atyre të PDK-së ua tha troç mallkimin etij:’’Dhashtë Zoti e u zhdukshi sa më shpejtë’’gjë e cila nuk ndodhi ,por e kundërta e asaj që kishte dëshiruar ai..Partia e tij nuk e kaloi as cenzusit ,kuse djaloshi i dashuruar në vetëveten,për të rënë edhe më tepër në sy,kishte dhënë dorëheqje.Ashtu siç e kemi ne adet që mizën ta bëjmë buall, të gjitha mjetet e informimit e lajmëruan’’një zbulim të tillë epokal’’se demek Iliri kishte dhënë dotrëheqje nga FERI dhe atë në shenjë të pakënaqësisë/kush e di për çka/?!.Shefi i tij Shpend Ahmeti/drejtues i FERIT/,sigurisht nga inati i humbjes katastrofale në zgjedhjet e fundit dhe nga pezmi pse ky popull nuk ishte në gjendje ta shihte vizionin e tij’’qytetar’’shkoi gjylyt tek ata të ‘’Vetëvendosjes.Edhe Iliri ishte i irituar në Hashim Thaçin që kishte premtuar rritje të rrogave,pa i shkuar medja fare se populli ishte i lodhur dhe do t’ia jepte votën pikërisht atij që do ta përmirësonte sadopak gjendjen tonë materiale.Të gjithë e dimë se çfarë zjarri u ndez rreth asaj që kishte premtuar kryeministri sa që partitë tona opozitare desh u çmenden nga sikleti për një premtim të tillë.E akuzonin pse kishte premtuar por harronini se edhe Sali Berisha disa herë e ka dhënë një premtim të njejtë të cilin e ka realizuar pastaj.Iliri dhe ilirët e tjerë të ngjashëm antiqeveritarë kur po hipin në pozitat e tyre të preferuara po i fusin veshët në lesh.Si duket tani edhe Iliri do të jetë bërë qengj pasiqë ka hypur në kolltukun e këshillëtarit të presidentes së Kosovës,sigurisht duke i harruar të gjitha ato që i kishte thënë disa muaj më parë.Edhe ai do të veprojë si shumë anëtarë të partive të tjera të cilët i ndërronin ato sa herë që u tekej dhe ku e shihnin leverdinë e tyre materiale.Kishte filluar me Edita Tahirin kur kishte shkuar nga LDK ja për ta matur veten se sa vlente me formimin e një partie të re.Duke e parë se kishte mbetur në mjerim pas zgjedhjeve të atëhershme, iu bashkangjit PDK-së,bile bile për ta fituar ndonjë vend në Parlament,.I tillë ishte edhe Bujar Bukoshi i cili pretendonte të ishte më katolik se papa,madje në mënyrë të drejtëpërdrejtë, t’i shtinte brirët edhe me atë të madhin,por as Buki nuk e kaloi cenzusin që kërkohet sot.Pastaj,nga dëshira për të ardhur në pushtet,u bë edhe dy tri herë horë,duke mos i dalur në fund ajo që kishte dashur që të takohej diku me jaranin e tij nga Gjermania,i cili atëherë ishte ministër i financave,kurse sot kryetar i lDK-së.E njejta këngë vazhdoi edhe me disa të tjerë që iknin nga LDK-ja për të gjetur vend në partitë më të vogla,nga të cilët, më në fund u korit edhe ajo që në një kohë të vështirë gjatë heqjes së autonomisë nën tytat e tankseve serbe,ishte treguar më burrë se disa burra. Pra,e zhgënjyer nga LDK-ja e cila i shkelte parimet e Dr.Rugovës,Iku edhe Meli.Dua të them se shkuarja dhe ardhja nga partitë e këtij vendi është bërë modë në mesin tonë,madje madje dikush edhe mund të vetëlavdërohet me veprime të tilla qyqare.Më së tepërmi nga të gjithë këta më ka çuditur Bajram Kosumi i cili kur ishte në opozitë, ndërtimin dhe afaltimin e rrugëve të Kosovës/i cili për fat të mirë bëhej dhe po bëhet pa ndërprerë/ e quante ‘’grumbullim të rërës dhe betonit’’,duke na e kujtuar Edi Ramën i cili pikërisht për Autostradën’’Udha e kombit’’/e të cilën e pritëm 100 vjet/kishte thënë’’Autostrada që shpie në asgjëkund!!!’’.Pra sot i njeti Bajram ,bashkë me shokun e tij të pandarë/Dugollin/janë futur me të dy këmbët në PDK, duke harruar se çka kishte folur atëherë .
Sidoqoftë,vërtet jemi mësuar me gjëra dhe njerëz të tillë që ndryshojnë nga çasti në çast , duke ia shtruar vetes pyetjen e thjeshtë:Se a është e mundur që të bëhen ndryshime aq radikale në qenjen e brendshme njerëzore?!/.Pra kur i shikonim luftrat për pushtet nëpër debatet tona parazgjedhore ,i luteshim Zotit që të kalonin sa më shpejt,në mënyrë që të liroheshim prej tyre dhe zënkave që e tejkalonin çdo normë njerëzore.Frazat e tyre sterile dhe bajate e gërryenin mendjen time dhe na i rrotullonin edhe zorrët në bark.Të gjithë që e sulmonin qeverinë për Veriun e Kosovës,kur u bëhej ndonjë pyetje ,se si do të vepronin ata,nuk ishin në gjendje të jepnin asgjë konkrete dhe të mundshme. I tillë është edhe Ilir Deda të cilin nga dita kur ka hyrë në presidencë nuk do ta shohim asnjëherë të flasë për Veriun e Kosovës.Atë çështje tani e tutje ia ka lënë opozitës dhe Vetëvendosjes,përkatësisht shokut të tij nga i cili ka shkuar/Shpend Ahmetit/.Nga fjalët e tyre të zbrazëta buron edhe ajo thënia’’U shkund mali, doli mini’’.
Ilir Deda, këshilltari kryesor i presidentes Jahjaga
Përveç atyre që u thanë më lart, duhet shtruar edhe pyetjen se çfarë morali politik kanë njerëzit e tillë të cilët aq lehtë kalojnë në anët e tjera të cilat i shanin deri dje dhe kinse angazhoheshin për’’Erëra të reja politike në vend’’?!Atyre unë nuk mund t’iu besoj dhe pikë.Njerëzit e tillë të cilët shajnë,mallëkojnë dhe nuk lënë gjë pa bërë për pushtet, sapo t’ua hedhësh një kockë për ta lëpirë,bëhen kameleonë të vërtetë dhe i bijnë saora në dy gjunjët pikërisht atij që e kanë sharë dhe mallëkuar.Sapo t’u mbushet barku taxhi,kthehen në qengja të butë ‘’që thithin dy ose më shumë nëna’’.Ja pra filosofia e filosofëve dhe patriotëve tanë me bollëk për tërë Evropën,duke na u kujtuar edhe ai vargu i fashëm i Nolit’’Dhe Feriti faqe ndërron, dje shante sot lavdon’’..