E hene, 29.04.2024, 05:30 AM (GMT+1)

Mendime

Besnik Prishtina: Roli i gabelizmit globalist gebelist të imperatorëve modern

E hene, 25.04.2011, 07:56 PM


ROLI I GABELIZMIT GLOBALIST GEBELIST TË IMPERATORVE MODERN

 

Rruga e Kosovës për në Evropën e Popujve të bashkuar (e jo të pronarëve të BE) shkon përmes të integrimit të Kosovës me Shqipërinë!

 

Nga Besnik Prishtina

 

Duke e lexuar komentin “De-coca-colonizimi dhe Kosova sot” të Faton Abdullahut, njeriut pa tjetër i kthehet në kujtesë koha e regjimit jugosllav kur gazetaret e regjimit dhe intelektualet cinik, servil dhe hipokrit çdo përpjekje patriotike e sulmonin me tërë arsenalin e etiketave ma absurde që mund të sajon mendja e njeriut! Kundër veprimtarëve që rrezikonin jetët veta e të familjeve të veta për lirinë e këtij populli dhe të këtij vendi, si shqiptar dhe vetëm si shqiptar, ata përdornin tërë arsenalin shtetëror, që nga propaganda e deri te dënimi me vdekje.

***

Edhe Zvicra e ka refuzua 4 herë me referendum integrimin ë Bashkimin Evropian. Edhe në disa vende të BE, si në Francë, Angli, Shtet Skandinave etj. me referendum popujt e kanë refuzua Euron dhe Kushtetutën e BE. A janë edhe këta popuj “folklorik”, “islamist e majtist, antiamerikan” etj.!? Autori përpiqet të maskohet pas “pro amerikanizmit” falco e të tejdukshëm dhe ata që nuk mendojnë si ai, ai etiketon si “antiamerikan, majtist, islamist” e bile i identifikon edhe me serb! Natyrisht se ky tani pret nga BE një kar`ot për këtë shërbim! Ofendimet e ti janë shumë të rënda për ata që ishin viktima të ish regjimit dhe të këtij regjimi vetëm pse mendojnë ndryshe. Kjo tregon prirjet e diktaturës globaliste për të heshtur secilin që mendon ndryshe.

***

Çka ka këtu të ngatërrohet liria e një kombi me islamizmin apo majtizmi kur fjala është për vetëvendosjen, bashkimin, lirinë, pavarësinë, sovranitetin kombëtar dhe për barazinë popullit ton mes popujve tjerë të barabartë!? Populli i ynë kurrë nuk ka pas pretendime që të shkohet e të sundohen vendet e popujt tjerë në shtëpitë e tyre. Bile edhe bunkerët që janë e ndërtuar për mbrojtje në Shqipëri janë akuzua për “folklorizëm” edhe pse ata nuk kanë pas rrota, si tanket e agresorëve, që të shkojnë në vende tjera! Është interesant se nga të gjitha gjeneratat e vasalëve e servile të sundimeve të huaja, prej kohës të sundimit të tiranive të bizantit, romës, osmanlive e deri te titistët e ahtisaristët e sotëm, ata e shpallin veten vazhdimisht si “politikan shumë të moderuar”, ndërsa të tjerët që si në çdo vend tjetër duan ta mbajnë atdheun e vet të lirë e te pa varur, i quajnë “patriot folklorik”! Kështu tani ma tradhtarëve nuk ju thuhet tradhtar por politikan të moderuar, ndërsa patriotëve ju thuhet “patriot të vonuar folklorik”! Kjo është me të vërtetë shumë akuzë e rënd për popullin Zviceran dhe për popujt tjerë të Evropës që po refuzojnë me këmbëngulje të integrohet në organizata si BE dhe NATO, ku disa vende janë detyruar të hynë pa u pyetur popujt e tyre në rrugë krejtësisht antidemokratike ! Shumë organizata mafioze si BE dhe shumë perandori gjigante janë formuar e janë shkatërruar dhe të gjitha sundimet e tyre i ka mbijetua populli shqiptar. Do ta mbijeton edhe diktaturën cinike të BE-së!

***

Kjo teori e këtij globalofili të dëshmon se ai me qejf edhe gjuhën do ta globalizonte, por me që ende ku ka gjuhë perandorake globaliste ai flet shqip sepse s`ka tjetër rrugë se si ta dëmton kombin e ve me mire. Andaj kundër dëshirës së vet i duhet të shkruaj shqip – me këtë gjuhë “të patriotëve folklorik”! Edhe në kohën e sundimit turk “familjet aristokrate” shqiptare flisnin turqish në familjet e veta për t`u dallua e për të mos i kuptuar shërbëtoret shqiptare se çka po flisnin mes veti. Tani ka mundësi që aristokracia servile të përdorin gjuhën alternative të sundimit të Portës të Lart të Brukselit, për tu dalluar nga “populli i vet folklorik”! Në syrin e çdo sunduesi të huaj është në epiqendër të sulmeve civilizimi e qytetërimi shqiptar, gjuha shqipe, historia e kultura shqiptare, kanuni shqiptar dhe çdo gjë që lidhet me identitetin shqiptar. E bënin me synim që ata ti “osmanizojn” “jugosllavizojnë”, ballaknizojnë, “evropoizojnë” ose së paku ti “kosovarzojnë”! Por, ja se tëra këto nocione gjeografike e politike nuk kanë gjuhë as kulturë ku kishte me u shkri gjuha shqipe! Andaj përpjekjet për “Evropizimin e Kosovës” do të dështojnë dhe Kosova do të shqiptarizohet sepse shqiptare është! Andaj edhe rruga e Kosovës për në Evropën e Popujve (e jo të pronarëve të BE) shkon përmes të integrimit të Kosovës me Shqipërinë! Kombi shqiptar është një dhe nuk ka pse të dyshon në identitetin e vet kombëtar, sepse kurrë nuk ka pas lufta mes shqiptarëve për t`u nda por ka pas gjithmonë lufta me të tjerët pse i kanë ndarë!

***

Bile ky shkrim i Faton Abdullahut të kujton edhe gebelsët e zjarret të Hitlerit dhe të pasardhësve të tij lindor të kohës së Titios e Stalinit kur globalizmi quhej “vëllazërim-bashkim dhe internacionalizëm proletar” që zbatohej nën tiraninë e diktaturën Serbe e Ruse. Serbët e Rusët në globalizim e vet sllav e kishin një parim si pas të cilit Serbia dhe Rusia sundimin diktatorial të tyre mbi popujt e vendet tjera e “bënin për të mirën e tyre”, duke synua ta krijojnë “kombin feudal-socialist botëror”! Tani shtrohet pyetja se a nuk po ballafaqohemi me të njëjtën teori duke synua ta krijojnë “kombin kapitalist global” nga BE, me një paketim pak më ndryshe por gjithsesi me qëllime kolonialiste ndaj vendeve tjera!? Vetë ky agjitacion përmes të këtij shkrimi po e vërteton këtë më së miri. Por, nga Faton Abdullahu e deri te Salih Berisha do të detyrohen të pajtohen se flamuri Skënderbeut kurrë nuk ka me u zëvendësua me flamujt e natës: BLU, ROZË e GjELBËRT, si nata me yej e pa hanë ose si gjysmëhëna me një yll! Shqiptarët do të mbesnin Shqiptare. Me secilin se cilin armik në armiqësi, me secilin mikë në miqësi, por secili zot shtëpie në shtëpinë e vet!

***

Është demagogji e kulluar se lëvizja botërore Anti-globaliste : “...De-coca-colonizimi është neologjizëm i cili nënkupton mendimin dhe veprimin politik, por edhe kulturor i cili kundërshton dhe mundohet ta reduktoj e parandaloj, përhapjen e të mirave dhe vlerave kulturore, ekonomike e politike dhe të tjera të botës perëndimore posaçërisht të ShBA-së, tek të tjerët...”. Lëvizja Botërore Antiglobaliste nuk parandalon përhapjen e të mirave kulturore, ekonomike e politike as arritjen shkencore e bashkëpunimin miqsor mes popujve, por vetëm konkretisht synon të pengojnë përhapjen e sundimit diktatorial kolonialist të një grushti të kapitalistëve gjigant të cilët përmes të fuqisë shtetërore të shteteve të veta po bëjnë përpjekje për shtrirjen e sundimit të ven global mbi tërë botën, duke e bërë shfrytëzimin e pasurive të varfërve normë juridike që ata e quajnë pastaj “sundim i ligjit” !

***

Lëvizja botërore Anti-globaliste kundërshton dhe mundohet ta reduktoj e parandaloj, vetëm përhapjen e të “mirave dhe vlerave kulturore, ekonomike e politike dhe të tjera të botës perëndimore, lindore, verior e jugore” që vinë përmes të zinxhirëve të tankeve dhe përmes të aeroplanëve bombardues që “kulturën” e vet të zjarrtë e shfryen mbi foshnjat civile ! Lëvizja Anti-globaliste është kundër çdo lloj terrorizmi shtetëror apo jo shtetëror! Lëvizja botërore Anti-globaliste synon të parandalon Globalizimin Gabelist Gebelist të Imperatorëve Modern aktual, që përmes “kar`otës e gërrbaçit” po duan ta arrin sundimin e vet botëror!

***

Mbase si pas logjikës fondamentale sllave-greke-ortodokse, Shqiptaret dhe territoret e tyre që ata i kishin ndarë me dhunë nga trungu amë (me mbështetjen e Kongresit të Berlinit të 1878 dhe Konferencës së Ambasadorëve të 1913 në Londër) dhe pastaj edhe njëherë mes të republikave brenda RSFJ e bënin “në të mirën e shqiptarëve” për ta realizuar globalizmi e tyre lindor, që atëherë quhej “vëllazërim bashkim dhe internacionalizëm proletar”!

***

Sekreti i u luftërave për sundimit të Botës në botë nuk janë rastësi, apo vetëm luftë interesash kombesh e shtetesh, luftë fesh apo ideologjish, por luftë e imperatorve për të sunduar botën që do të sillte përfitime ekonomike egocentrike për fuqitë e kohës në kurriz të kolonive. Edhe Perandorit Bizantine, Romake, Osmane etj. janë thirrur në „ globalizmin“ të kohës së tyre deri sa i kanë sunduar popujt tjerë. Ata që i kanë parë metropolet e fuqive kolonialiste dhe vendet që i kanë kolonizua ata e kanë vejtur hapur se ato janë ndërtuar e pasuruar duke plaçkitur kolonit, por pas vetes në vendet e kolonizuara as spitale nuk kanë ndërtuar.

***

Është interesant se edhe pasi shkatërrimit të Imeratorive sllave dhe pas tërheqjes së ushtrive gjakpirëse Serbe e Ruse që quheshin Jugosllavi dhe SSSR, edhe pasi në hapësirën e Shqiptare hynë armatat perëndimore kufijtë “ndërkombëtar” brenda territori ton kombëtar vazhduan të ruhen nga ushtritë e huaja perendimore. Tani edhe kur u zëvendësuan ushtritë lindore me ato perëndimore tani përsëri shqiptarët mbetën të ndarë në 6 pjesë! Në Greqi, Maqedoni, Serbi, Mali i ZI, Kosovë dhe Shqipëri. Pra për shqiptarët nuk ndryshoi as gjë! Ushtritë e huaja nuk shkuan në Greqi, Serbi, Maqedoni e Mal të Zi për ti administruar ato e për të shkatërruar ushtritë armatimin e tyre me të cilin ata kishin bërë gjenocid ndaj popullit shqiptar e ndaj popujve tjerë të ish RSFJ, por u shtrin në hapësirën shqiptare dhe i shpërben e shkatërruan ushtrinë shqiptare dhe armatimin e saj! Kjo duhet të na vetëdijesoi se ne nuk duhet pritur që tjerët të na bashkojnë e ndërtojnë shtetin, por se duhet bërë atë vet në radhë të par, e pastaj me kërkua edhe përkrahjen e miqve tan anglo-amerikan e jo anasjelltas!

***

Derisa shtete tjera të Evropës po i hiqnin kufijtë e po integroheshin mes veti, BE në vend se të kërkon të hiqen ajo po investon në ndërtimin e doganave që i ndajnë shqiptarët mes veti në mes Shqipërisë e Kosovës. Në të njëjtën kohë BE nuk bëri as një përpjekje për rindërtimin e doganave të djegura nga çetnikët serb mes Kosovës dhe Serbisë. Shqiptarëve po ju bëhet thirrje për integrim me BE por nuk po lejohet integrimi i territoreve shqiptare mes veti! Se çka ndodhi më pas 1999 nuk ka nevojë ta përshkruajmë për ketë gjeneratë sepse at e din të gjithë, por ju kemi borxh gjeneratave të ardhshme të ju tregojmë se kjo kohë e globalistve na solli dekadencën morale të pa njohur deri me tani në vendin ton. Narkomanin, prostitucionin, degjenerimin kulturor kombëtar, degjenerimin social, ekonomik e politik dhe shkatërrimin e ekonomisë nacionale. Faktikisht nga sundimi i më parëm, ndryshoi vetëm dhuna publike që bënte Serbia hapur e që globalistët tani po bëjnë fshehur!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora