E enjte, 01.05.2025, 10:07 AM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Trepça sa më parë duhet t’ja filloj prodhimit?

E marte, 26.04.2011, 07:57 PM


Trepça sa më parë duhet t’ja filloj prodhimit?

 

Nga Ismet Uka- Vushtrri

Ish punëtor i Kombinatit Trepça

 

Ky gjigant i fuqishëm ekonomik qe gjendet ne republikën e Kosovës assesi nuk guxon te shendërrohet ne far poligoni politik, por ky sa ma shpejt duhet te funksionalizohet sepse prodhimet e tij ne tregun evropian dhe ndërkombëtar janë te kërkuara .Dikur kur Jugosllavia ishte si tersi gjiganti Trepça ishte shtylla ma e fort ekonomike ku ishte edhe si garant i te gjitha kredive qe i merrte Jugosllavia për zhvillimin e saj ekonomik.

Edhe tani Trepça nuk e ka hup rendësin e saj ekonomike por hezitimi i udhëheqjes kosovare me investuar ne finalizimin e prodhimeve te Trepçës Kosovës dhe popullit te saj po i kushton humbje te mëdha. Tani te gjithë e dimi qe metalurgjia e plumbit po mbahet e okupuar nga elementet kriminele te Beogradit te cilat elemente Serbia po i financon dhe po mbahen nen okupim shumë objekte vitale te Trepçës qe nuk mund te paramendohet finalizimi i produktit te koncentratit pa futjen ne prodhim te shkritores dhe rafinerisë.

Kosova tani gjendet ne krizë shumë te madhe sa i përket punës dhe vendeve për punë ,funksionalizimi i Trepçës kish me mundësua qe shumë qytetar te punësohen ne kit gjigant por edhe funksionalizimi i Trepçës kish me krijuar mundësi financiare për Kosovën qe te hapen edhe shumë vende pune edhe ne regjionet tjera te Kosovës. Ne etapa te ndryshme te zhvillimit te Trepçës duke par Serbia rendësin e saj shumë, ndërmarrje dhe miniera qe ishin ne serbi ju bashkëngjiten Trepçës ku Trepça pat ndikim ne modernizimin e atyre ndërmarrjeve dhe minierave si është rasti ne vitin 1962 me minierën rudnik nga gornimilanovaci  qe u fut ne kuadër te Trepçës dhe ne vitin 1964 nen ombrellën e Trepçës hyn edhe fabrika e akumulatorëve nga smedereva, këto miniera dhe fabrika nga Serbia hyshin ne kuadër te Trepçës krejt me qellim te modernizimit te prodhimit ne to me mjetet e Trepçës. Pastaj tendencat e serrbis qe Trepçën ta mbaj peng duke e përdor si pretekst se gjëja Trepça i ka borq Serbisë, ku këto pohime serbe janë te pa vërteta sepse është e kundërta, kësaj Serbia i ka borq Trepçës. Se Trepça ka qen gjigant ekonomik qe askush nuk ka mujt me mohua tregojnë edhe te dhënat e numrit shumë te madh te punëtorëve qe kanë punuar ne Trepçë ku tani ketë numër do të përpiqem qe ta paraqes sipas viteve ne ketë tabelë.

 

Viti          

Shqiptar

Serb

Të tjerë

Gjithsej

1970

13800

2500

800

17100

1975

14600

2600

850

18050

1980

15400

2750

860

19010

1985

16300

2800

865

19965

1989

17600

4150

1040

22750

1990

200

6320

1040

7560

 

Shënimet janë te marruara nga administrata e kombinatit Trepça.

 

 

 

 

Nëse shtrohet pyetja pse rënje kaq e madhe e te punësuarve shqiptar ne Trepçë ne vitin 1990 ketë rënje e ka bërë dhuna serbe mbi punëtoret shqiptar për shkak se shqiptaret nuk i pranuan masat e dhunshme te Serbisë te cilat i futi ne Trepçë me qellim te futjes ne jetë te ligjeve te cilat dalshin nga kushtetuta e tanksave e mos pranimi i këtyre masave kundër punëtorëve shqiptar Serbia e përdori dhunën dhe i largoj nga puna. Largimi i punëtorëve shqiptar me anë te dhunës nga ana e regjimit serb ishte i kundërligjshëm ,pastaj pohimet e Serbisë se Trepça u paska borq disa shteteve qe e paskan kreditua Trepçën për zhvillimin e saj teknologjik këto pohime serbe nuk qëndrojnë  por Serbia u ka borq te gjitha rrogat 17.600 punëtorëve shqiptar qe i përzuri me dhunë nga puna ne vitin 1990. E deri me vitin 1999 atëherë kur Kosova u çlirua  nga okupatori serb. Se edhe e kunja ka qen Trepça dhe është tregon struktura nacionale e te punësuarve e paraqitur ne tabelën pak ma lart.

Tani pretendimet e disave a veçmas te ndërkombëtarëve se Trepça është problem politik  këto dilema i ka hjek plani i Ahtisarit  ku ne planin e tij thuhet çart qe çdo pasuri e cila gjendet ne territorin e Kosovës është e sajna.

Prandaj pretendimet e disa qarqeve ndërkombëtare dhe vendore qe po hezitojnë ta vejnë ne jetë kushtetutën e Kosovës e pretendojnë ende qe ti futin ne funksion rregulloret e UNMIK-ut tani te tejkaluara për ti menaxhuar pasurit e Trepçës  janë te pa pranushme sepse popullin e Kosovës e dëmtojnë dhe pretendojnë ta  mbajnë nën okupim ku ky okupim i cili tani ju ka krijuar Kosovës, Kosovën e ka shkëput nga bota dhe kemi mbet te geotizur.

 

Pra pohimet e disa qarqeve ne Evropë dhe bot qe po deklarohen qe kanë ardhë me demokratizua Kosovën, sjellja e tyre ndaj popullit te Kosovës po e demonton prezencën e tyre këtu,sepse ne Kosovë është vendos një sistem i cili nuk bazohet ne ligje dhe kushtetutë te Kosovës por bazohet ne disa rregullore qe ata i kanë përpilua vet dhe ja kanë përshtat përpilimin e këtyre rregulloreve interesave te veta personale kurse pse shumë kosovar sot kanë mbet pa punë dhe pa përkujdesje institucionale s’është duke ju interesuar, kështu qe demokracitë evropiane dhe botore kështu nuk e kanë, ne radhë te par synim i te gjitha demokracive është rahatia e njeriut si subjekt.

 

Pastaj për ta krijua ketë rahati ndërkombëtarët ka qen dashur ne Kosovë te ndihmojnë Kosovën me kredia dhe ti fusin ne funksion gjigantet ekonomike siç është Feronikeli Obiliqi dhe Trepça e shumë ndërmarrje tjera qe Kosova i ka patur me bollëk. E unë fort jam i bindur qe kreditimi i Trepçës dhe funksionalizimi i saj dot ishte shumë profitabil duke u bazua ne prodhimin e saj ne te kaluarën. qe dot përpiqem kët prodhimtari ta paraqes sipas viteve ne te kaluarë

 

 

Vitet

Prodhuimi i plumbit në tonë

Zinku elektrolik në tonë

1965

81637

1966

74794

1967

68573

3637

1968

73171

28790

1969

84170

27770

1970

76704

25954

1971

78690

22983

1972

60413

20356

1973

65758

24583

1974

72031

24764

1975

89138

28808

1976

73574

28930

1977

87913

30383

1978

76071

26429

1979

69503

25589

1980

64848

16160

1981

62555

20298

1982

59068

17687

1983

69068

17944

1984

66924

16062

1985

73172

13303

1986

88445

15144

1987

81261

44823

1988

83449

48547

1989

22170

14120

1990

Nuk dihet prodhimi

Nuk dihet prodhimi

 

Eshte me rendesi te ceket, se ne vitin 1990 u futen masat e dhunshme Serbe dhe per kete vite nuk dihet prodhimi.

     Shënimet janë te marruar nga administrata e Trepçës.

 

Prodhimi i plumbit ne ton i paraqitur ne ketë tabele është plumb i rafinerum qe deri sa u rafinerua nga plumbi i pa përpunuar kanë dal edhe metale tjera si argjenti, ari,bismuti dhe kallaj. Pra, po shihet nga paraqitja e prodhimeve te Trepçës për vite ne ketë tabele qe me riaktivizimin e Trepçës jemi vonuar pas lufte. Tendenca për ta privatizuar Trepçën ne formën se si janë privatizuar ndërmarrjet tjera ne Kosovë qe janë krijuar ma pak te ardhura nga privatizimi i krejt industrisë kosovare se shitja e nje fabrike te vetme ne serbi kjo tendence është e pa pranueshme dhe populli i Kosovës duhet gjithsesi te kërkoj qe te rishikohet menyra e privatizimit te ndermarjev qe ekonomisë kosovare dhe popullit te Kosovës i dhanë nokaut klasik ekonomik dhe duhet te thirren ne përgjegjësi te gjithë ata qe pasurit e Kosovës i shiten ne ketë menyr e popullin e lan vërtet qiragji ne tok te vet ashtu qysh kanë kërkuar shumë armiq tan vite te tera qe pretendojshin te na emërojnë si ardhacak.

 

Jam plotësisht i bindur se Trepça nuk dot mund duronte ma ne fillim numër aq te madh te punëtorëve e as prodhim kaq te madh siç është e paraqitur ne tabele ma lart por jam i bindur qe gjysma e këti kapaciteti do të plotësohej ma me pak mund, se tani teknologjia është shumë ma e avancuar se vitet e përmendura ma lart. Për mundësit qe Trepça ka qen dashur te lëshohet ne punë shumë ma herët tregojnë edhe rezervat e mëdhaja te xehes se plumbit te cilat gjinden ne minierat e Trepçës qe garantojnë prodhimtari stabile për shumë vite ne Trepçë. Qe u konstatua me hulumtime gjeologjike te cilat janë bar ne vazhdimësi ne minierat e Trepçës, ku këto hulumtime tregun se ne minierat e Trepçës ka rezerva milionëshe te xehes se plumbit shumë te pasur edhe me metale tjera te ngjyrosura.

 

Pretendimet e Serbisë qe te futet si hisedarë ne Trepçë janë te pa pranueshme, sepse Serbia me vetëdije te plot e ka shkatërrua Trepçën sepse sa ishte Trepça nen menagjimin e Serbisë   shumë miniera te Trepçës ishin te përmbytura ne ujë kështu qe me çlirimin e Kosovës u deshtë vite e vite te punohet ne disa miniera te Trepçës qe te futen ne prodhim, por ende kemi miniera qe duhet shumë punë qe te aftësohen për eksplantim. Tani minierat te cilat janë duke u eksplatuar produkti i tyre po shitet si koncentrat qe vërtet edhe kjo lloj shitje Kosovës i shkakton dëm ekonomik .Por sa ma par duhet te aktivizohen fabrikat qe bashin përpunimin e plumbit dhe metaleve qe nxirren nga   plumbi siç është fabrika e akumulatorëve, Famipa e Prizrenit e shumë tjera qe tani nuk janë ne punë e nga koncentrati i plumbit qe nxirret ne Trepçe ne vend qe te fitoj Kosova po fiton krejt dikush tjetër.

 

është për tu çudit se disa ndërkombëtare te cilat janë brenda ne Kosovë dhe po deklarohen se kanë ardh ne Kosovë për me ndihmua Kosovën,drejt demokratizimit te vendit këto janë fraza te tyre por edhe te gjithë atyre politicientve tan qe kanë ranë nen ndikimin e tyre. Kosova nuk demokratizohet kurrë duke e ngulfat ekonomikisht e duke i mbajt nen okupim objektet gjigante te ekonomisë siç është metalurgjia e plumbit ne pjesën veriore duke u mbajt nga forcat ekstremiste te Beogradit me ndihmën edhe te ndërkombëtarëve, çdo here duke pretenduar ndërkombëtarët se Trepça është problem politik, dhe duke sugjeruar Prishtinën qe te bisedoj me Beogradin çka me Trepçën këto sugjerime te tyre drejt për se drejti atakojnë pavarësinë e Kosovës,sepse një shtet sovran siç është Kosova te hyn ne bisedime me një shtet tjetër dhe te bisedoj çka me pasurit e saj kjo është absurd dhe shumë e pa pranueshme sepse qa me Trepçën duhet te vendos Prishtina e ndërkombëtarët duhet te kreditojnë qe ne Trepçë te filloj puna kurse kredit ne te ardhmen Trepça do tua kthej.

 

Prandaj ministria e punëve te brendshme por edhe Qeveria e Kosovës sa ma par duhet te ndërmerr masa qe objektet vitale te republikës se Kosovës ti fut nen menagjim sepse si po duket rikthimi i këtyre objekteve me ndihmën e ndërkombëtarëve nuk dot ndodh kurrë sepse, ndërkombëtarët si po duket nuk po donë ti dallojnë kush janë serbet dhe kush janë elementet kriminele ne radhët e tyre që bën krime gjatë luftës ne Kosovë dhe krimet e tyre po ndodhin edhe sot ne vazhdimësi.koketimi me kriminelet dot thotë përkrahje e krimit ta mbajsh nen okupim vendin ku punohet e fitohet edhe kjo dot thotë krim. Pastaj sa ma par te kuptojmë se Trepça është e kosovarëve e punëtorëve te saj pa marr parasysh nacionalitetin, ngjyrën, fenë...

Dot jetë shumë ma mirë për te gjithë edhe qytetarit kosovar do ti kthehet dinjiteti njerëzor qe vërtet shumë vite kit dinjitet e ka patur te nëpërkëmbur si gjatë okupimit por edhe pas çlirimit sepse qytetari i Kosovës flenë mbi ari a jeton nga ndihma nënçmuese sociale sepse vendi i punës i mbahet nën okupim.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx