E enjte, 01.05.2025, 10:14 AM (GMT+1)

Mendime

Fran Buzhala: Pa besim asgjë; s´është e pastër!!!

E premte, 29.04.2011, 07:08 PM


Pa besim asgjë; s´është e pastër!!!

 

Ky popull ka një publik!?

 

Nga Fran Buzhala

 

A´h si kur te mirrëshin vesh në mes veti edhe këta zëra "lakuriq" të fshehur nga bota,dhe nga vetevetja e tyre sidomos.

 

Sa u kamë lakmi këtyre zëgjve që po i shikoi nga ballkoni,duke i dhën pergjigje njeri tjetrit.Zëra që na rikujton periudhën e viteve te 81,marsin e stuhive te fateve tona,kur kishte filluar diktatura komuniste të shembej nga zëri mallkimeve nëpër burxhe,nga shpirti i trazuar nëpër stuhi,qe ato fate antikomuniste i patën ne dorë të burgosurit politikë.Ndërkohë pashë një shqiponjë,dhe dëgjoja zërin që fluturonte në mes qiellit,dhe thoshte:me zë të lartë,-”Mjerë,mjerë,mjerë”ata që banojnë në tokë!Për shkak zërave trishtues qe po dilnin nga "qarjet" e tokës”termetet politike”,maskarenjetë kohës.Pashë edhe një ylli kur ra në tokë ,dhe atij ju dha “çelësi i humnerës “shkundet nga qielli vdes”ora”vdekjesë ,pranë “apartamentit”aty ku bëhen gënjeshtrat,që paraja i ka bërë lakmitar,mendjemëdhënjë, mosmirënjohës,me zhurmën e tyre...

 

Për një momentë lexoja shypin,shikoja si “plehrat”e kosovës qe mbyten rininë e kosovës 1981 ngritën në heronjë?nga kjo shoqeri...?,gazeta me ra nga duart dhe një ndjesi e tmerrshme më pushtoi...!.

 

Ka shumë njerëz,të pa bindur,llafazan të padobishëm,dhe mashtrues të mendjes së të tjerëve ,sidomos ata që i rrin besnik tërë jetës karrikës zyrtare shtetërore.

 

Ata shpallin publikisht se enjohim edhe “perendin,demokracin,sakrifciën”,por e mohojn ata me veprat e tyre,sepse janë të zhytur,të pabindur,të pamirituar për asnjëfarë vepre të mirë.Sepse disa nga zyrtërat ishin mbëkqyrës të perendisë,njërëz që asgjë skishin të pastër.Pa besim asgjë; s´është e pastër!!!

 

Lum ai që rrin i zgjuar,dhe ruan rrobat e tij,që te mos hec lakuriq e njerëzit,te mos shohin trupin e tij.

 

Të lodhur nga këshillatret e shumtë ,ne vizionin e politikanit të sotëm”nuk më sheh askush”?.Mençuria dhe njohuria i quan ne rrugë të gabushme.Unë jam dhe ska asnjë tjetër!?

 

Në këtë kohë shpallim të lumtur njerëz,që janë arrogantë,keqëbërsit janë ngritur lartë,e kanë vën në provë,demokracin,dhe dalin pa lagur...!Shpallin armiqët e egër në miq besnik?besimtarë të shfrenuarë në emër të kulturës demokracisë,ligjit.

 

Një libër kujtimi të shkruhet e verteta,ata kanë frikë nga rikujtes,ata që mendojnë thellë në ndergjgegjjen njerëzore,dhe gjatë leximit ndaluni njiher,dhe mendoni mbi atë qka keni në rikujtësen e juaj,qka ka ndodhë në kohën e Gj,Kastriotit,P,Bogdanit A,Frashërit,I,Qmalin,Gj,Fishtës,J,Gërvallës,A,Jasharit etj.Të vdekurit nuk kanë një varrë të ftoftë,por nji shpirtë të ngrohtë.Nëse dikush betohet me një dhuratë mbi altarin,është i detyruarë të mbaj betimin,cila është me rendësishme, “dhurata apo altari?”që betohën për dheun e atdheut për zot,e gjithqka për të.I bekuarë është ai që viziton shpirtërishtë pa maska, varret e altarëve të lirisë.Shum ishë nga politikanët me biografi jo të pastër,të mbulur më shumë poshtërime, nga tragjikët e s´ë djeshmës me shpirtrat e tyre vizitojnë te vdekurit që dhanë jetën për atdheun,dhe disa që vijnë nga oborret e pushtetit,romantikët e sotëm të skenës politike,një provokim qe i bëhët gjakut te tyre,hijet tyre kthehen përsëri në tokat e lindjes.

 

Një ndër Fenomenet,-e dhimbshëm që rezulton si pasojë e një sistemi kaotik te ndërtuar në nepotizëm, “struktura klanore”, ato të korruptuara, po ashtu grupe te interesit apo te animeve politike,sepse edhe qytetari kosovës,pra votuesi,-Së pari duhët të zgjedhë subjektin e partis,dhe që e rëndon shumë rënd, brenda atij subjekti që bëhët luftë,ai quhet klani brenda partive.Dhe nëse se ke votuar klanin ,brenda subjektit që i takon janë të pa vlerë,për lidërshipët e tyre,kështu qe venë në pozit edhe me të rëndë, votuesin,sepse s´ka përparësi,në ndonjë vend pune ,biznis,angazhim,që n´ënkupton vota e dyfishtë??.

 

Nga njiherë vënë ne provë edhe ndërgjegjëjen e ndonjë pesronaliteti te njeriut , deshpërohet kur e shehë të vertëtën e mjerimit,dergon trurin në tjera mendime!...

 

Popullariteti,lumturia,pasuria,mvaret shumë nga aftësia e menquria,se si je sjellë në të kalurën dhe si silllesh tani me të tjerët.

 

Lum ai që rrin i zgjuar,dhe ruan rrobat e tij,që te mos hec lakuriq e njerëzit,te mos shohin trupin e tij.

 

Henri Klai Risner thotë,-edukata është ajo cilësi e zemrës që na bën të harrojmë;

 

se një lulishte qe është mbajtur keq,dhe të admirojmë vetëm lulet që kanë çelur brenda.

 

Kjo kjo klasë politike mundohet të sillet mir jasht,-relacionet, Kosovë-shqipëri,-duke vazhduar ne atë te diplomacis behën nganjëherë,që ngjan lëndeve narkotike,pra si një drog,herë i zbutë,e nënshtron me moton e tyre jo të qartë duke aluduar herë se jemi pro Evropian,Amerikan,Aziatik,Rus,Grek,etj,ndersa ne jemi ne Evrop-por realiteti brenda qëndron krejtë ndryshe . Fatkeqsishtë,duke u larguar largë “bekimeve”të atdheut,i veshin rrobat e “mallkimit”fjalët e qortimeve të ashpra i ruajnë vetëm në konkurencen politike , kundër vellezërve të vetë,(“një zbrazje të tillë kemi pas nga byrokracia kosovare gjatë viteve 1981me ne krye,Fadil Hoxhën,Xhavit Nimani,Azem Vllasi”)zbrazin përqmimin mbi ata dhe në fund pësojnë ata qe i dhanë ma së shumti atdheut me dekada,edhe ata që zbresin në vendin e heshtjes,dhe vepruan në heshtje...!.

 

Gjdo kohë e ka ato anët pozitive dhe negative,edhe te disa politikanë të kësaj elite.Ndyrshe kanë qenë para luftës,gjatë luftës,mbas luftës,dhe tani në kët kohë!.Janë shumë larg drejtësisë ,me zemër e shpirtë,me ligje vendimarrëse.

 

Diaspora të kujtoi ato dekada vetëflijuese,që financoi luftën,duke i dhën bijtë me të mir atdheut luftëtarë,që lan gjdo gje qe kishin në jetëne tyre në perendim.Po ashtu arsimin,shoqatat humanitare e gjdo gjë qe i mungoi atdheut,për ta bërë dhe e bënë shtet pavarësin e kosovës,dihet që ju imponua edhe faktorit nderkombëtar.Pse po i behën provikime në shpirtin e mergerimatreve dhe diasporës me te sukseshme qe ishte në Evropë e me gjerë.Diaspora s´patë drejtë as te votoi,duke e lënë anashë edhe rexhistriminë e disapores,kur për gjdo vit gjatë sezones sipas ekspertëve nga mergerimtaret hyjnë: brenda te ardhura rreth 500 mil euro,po aq edhe ne Shqipëri hyjnë hynë 500,mergerimtarë shqiptarëve të Maqedonisë dhe te kosovës,që punojnë në vendet perindimore,qe vijnë nga vendet etnike ne bregdetin Shqiptar.

 

Kujdes nga politikanët e rremë,që ju vijnë të veshur si dele,por përbrenda janë ujqër grabitqarë!!!

 

Sjellja jo e mirë e shoqerisë është “kancer” që shkatrronë dashurinë ndajë shtetit!.

 

Pra kjo shoqëri vazhdon edhe ne atë intelektualë që na ofron jeta “kozmotikë”e pushteteve qeverisese...Shumë intelektual qe i shikoi nga këndi im personal,gjatë leximeve nëpër media apo instutucione,partishë,jo vetëm që shërbëjn manipulimeve te interesave partiake, instutucioneve manipuluese,por edhe shndërrohen edhe në manipulues të shoqëris që ndikojë direktë ne manipulimin e njerëzve ne atë,-partiak,kulturor,shoqëror,material,ku keta tipash janë edhe me nga tre paga mujore,nëpër universitete,qeveri,parti e shum tjera funksione qe i kanë edhe te afermit e tyre grat e tyre të punësuar,që vën ne provë edhe figurën e shum kujtë pa dallim cilës periudhë gjatë këtyre dekadave i ka takuar,që vijnë nga oborret e partive në pushtetet qeverisëse.

 

Na rikujtonë shumë novela qe shkruhen gjatë rexhimeve ideologjiike,lindore nga shkrimtarët e përndjekur politikë që demaskuan njerëzit të veshur me pushtet!.

 

Në lidhje më këto probleme,është vertët thënia:Njëri është mbjellësi,tjetri korrësi? Largojnë veshët nga e vërteta,e do t´u kthehen tregimeve të rreme!? Është një sfidë që ngjall? shpirtin e kundërshtimeve,pranë sjelljeve jo njerëzore!? Sjellja jo e mirë e shoqerisë është “kancer” që shkatrronë dashurinë ndajë shtetit!.S´duhet nënçmuar “armët”për jetën qe na i ofron koha...!.Njërzit ju shohin kudo qe veproni,për të mir apo pë te keq,,Ky popull ka një publik!?

 



(Vota: 14 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx