E enjte, 01.05.2025, 05:39 PM (GMT+1)

Mendime

Zyrafete Manaj: Gruaja ikonë e pa thyeshme

E shtune, 30.04.2011, 07:58 PM


Gruaja ikonë e pa thyeshme

 

Nga Zyrafete Manaj

zyrafete_manaj@hotmail.com

 

Më kot nuk thonin se, kur lindej vajzë, qanin dhe trarët e shtëpisë. E pse u tha kështu?! U tha se e till ishte jeta, jeta të cilën e sundonte emri burrë -gjegjësisht bota mashkullore e  kur lindej Ai- fëmija mashkull, nga gëzimi jehonin malet prej krismës së pushkës që jepte lajmin për lindjen e djalit- burrit?!

Po vajzë kur lindej përse erërat përpinin buzëqeshjen e burrit, e nënës i vinte keq pse lindi vajzë?! Asaj i vinte keq,jo pse zemra nuk ia donte  fëmijën e saj, frytin e vet, vajzën, por i vinte keq,vërtet keq, që fryti i saj femër nga dita e parë e ardhjes në jetë,nuk do të përjetojë të njëjtën dashuri,të njëjtin gëzim për ardhjen në këtë botë.

-Pse ndodhte kështu vallë?!!! Pse bota femër të vlerësohej ndryshe nga bota mashkull, pse të mos jehonin malet dhe të mos kërciste pushkë dhe për to?!!!

E nëna harronte dhimbjet e saj, sepse mundej nga dhimbja e dhimbjes për jetën ndryshe, që do ta priste frytin e saj femër, për jetën që krijoi nga jetë e saj e që valët e jetës do ta rrahin ndryshe ,ndryshe  nga valët e jetës ku notonte burri.

-Po pse këto përceptime ndryshe,ky nënçmim gjinor?!

Rilindasi ynë Çajupi,jo më kot krijoi vargjet:"Burrat nën hije ,lozin kuvendojnë, pika qu s’u  bie se nga grat rrojnë". Ai u mundua që të ndikojë në ndërdijen e burrit- të mashkullit dhe t’i tregojë sa të pabarabarta janë gjinitë ,sa i ngurtë shpirtërisht është mashkulli-burri!!!

" Pika që su bie se nga gratë rrojnë",sa e dhimbshme është kjo,sa jo njerëzore për ata që dinë të vlerësojnë dhe që duhet të vlerësojnë.

Si mund të ndodhte kjo pabarazi ndaj qenjes më të bukur dhe i atij shpirti kaq të madh,kaq njerëzor ,siç është femra shqiptare.

Prandaj poeti ngerthen në vete e nëpermes vargut tregonte gjendjen faktike të femrës shqiptare në shoqëri,kjo gjendje që e mundonte atë si njeri dhe ishte për të  të ardhur keq,për tu ndier i vrarë,në shpirt e zemër ,që ato duar të forta,të pa kuptimta ,dhe aspak të arsyeshme,thenin ëndërrat e gjinisë hyjnore- e botës femër.

Femra shqiptare- nënat tona, motrat tona, gratë tona ditën dhe mundën nëpër të gjitha periudhat e kohës ,kataklizmat që rënduan shumë herë dhe pamëshirshëm  mbi  jetët e tyre ditën guximshëm të ju bëjnë ballë dhe të qëndrojnë vertikal e stoikisht të pathyeshme.

Nëpër vite ,gjatë gjithë kohës,jo rastësisht takohemi nëpër rreshta historie me lokemëdha ku qëndrimi i tyre dhe mendja e mpreht mundëte edhe burrat më të vendosur të kohës.

Sa gra shqiptare, Penelopa të gjalla u qëndruan besnike burrave të tyre , e sa e sa vajza të reja u patën rreshtue përkrah mashkullit në të gjitha betejat për jetë e liri. Figurën e femrës mirë e plotëson kënga dhe vargjet e saj "fjala nënë kudo në botë,na sjell gaz e lumturi , mirëmëngjes jetës i thot... prandaj kush ma mire se nëna- femra sjell mëngjese të lumtura,që dita të ketë mundësi të fillojë e të mbarojë me vezullimin e saj të mbarë për tu shtrirë në krahët e natës dhe për tu relaksuar me mbarsinë që i krijoi dita.

"Kjo dorë që përkund djepin,gjithë botën e gëzon...!

Pra nëna-femra është fenomeni më madhështor që krijon e lind jetëra, për të çel e për të mbyll ditë të bardha , e që dora e saj,diti të përkund djepa, diti të të dhurojë paqe e lumturi kudo nëpër botë dhe njëkohësisht di të shkrihet për të mirën e tërësisë. Ajo është  si meteori,që digjet në flaken e tij,për tu dhënë dritë të tjerëve.

Emri i saj është” hymni” për të pashitur dhimbjet e për të shëruar plagë. Që nga fjala e parë e fëmijës dhe gjer te orët e fundit të jetës, kërkohët dorë e saj,thirret emri Nënë.Nënë shpëtimtare situatash, thyrje  kataklizmash,cliruese nga ngulfatje e orëve të liga.

Of nënë- pasthirrmë për të lehtësuar  barrën e rëndë të shpirtit, dritë qiriri në korridoret e errëta të orëve në vështirësi, që mund të sjell jeta. Nën-përsonalitet që nuk njeh komb as shtet as gjuhë, kur është në pyetje, jeta, lirja. Femra-Nënë , grua, motër përsonalitet me vlerë,që meriton respekt të mirëfillt.

 

Me 27.3.2011, Suedi



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx