E enjte, 01.05.2025, 06:54 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: ''Zonjat e rënda të diasporës...''

E shtune, 30.04.2011, 07:58 PM


„ZONJAT E RËNDA TË DIASPORËS…“

 

Nga Dibran Demaku

 

Nëse ju ka rënë rasti të udhëtoni me avion nga shtetet të ndryshme të Europës,por edhe më larg, për në Kosovë,do të keni takuar edhe shumë femra e gra shqiptare që udhëtojnë me ata avion drejt Prishtinës dhe Kosovës.Me ata avionë,përveq udhëtarëve të zakonshëm do të shihni edhe shumë femra me zingjirë ari në qafë dhe me unaza poashtu të arta gati në të gjithë gishtrinjtë e duarve.Përveq zingjirëve dhe unazave të shtrenjëta ato do të bartin me vete edhe garderoba të shtrenjëta.Në pamje të parë do të fitohet përshtypja se ato zonja me shumë ari dhe garderobë të shtrenjtë do të jenë zonja pasanikësh të vendeve të ndryshme europiane.Dhe domosdo që udhëtimi i tyre drejt Kosovës përveq habisë do të nxisë edhe kureshtjen tuaj se athua ato zonja të rënda udhëtojnë drejt Kosovës si turiste?!

Ndonjëra nga to do të të flasë edhe në gjuhë të huaj nëse ti do t`i drejtohesh për ndonjë gjë!Por,shumë shpejt do të zbulosh se ato zonja të rënda nuk i takojnë kombit të gjuhës që e flasin.I trathton aksenti i gjuhës që nuk kanë arritur ta mësojnë drejt dhe ashtu si duhet!Dhe ti pastaj do të kuptosh se ato zonja të rënda me gjëra të shtrenjta në trup nuk janë zonja të Parisit apo Londrës,por shqiptare të Prishtinës apo të Mitrovicës,të Pejës apo Gjakovës,të Ferizajit apo të Gjilanit apo të ndonjë fshati të Kosovës e që tash sa vite jetojnë nëpër shtete të ndryshme të botës.Dhe thënë të drejtën në fillim Ti do të ndjeshë një krenari që femrat e kombit tënd kanë përparuar si në stilin e veshjes ashtu edhe në stilin e jetës!Por,sapo fillon të bisedosh me to  do të kuptosh se ato përveq pamjes së jashtme nuk kanë ndryshuar asgjë në mentalitetin e vet të mëparshëm.Do të kuptosh se nën shkëlqimin e arit dhe gjërave të tjera të shtrenjëta janë ca ish analfabete nga vendi yt të fshehura nën shkëlqimin e jashtëm të atyre gjërave të shtrenjëta!Pastaj ti do të zbulosh se ato  ato përveq që nuk janë zonja ashtu siç paraqiten të mbuluara me gjëra të shtrenëta,përkundrazi janë shërbëtore të pleqëve e plakave  të vendeve në të cilat jetojnë!Nëse do të dëgjosh bisedat e tyre gjatë udhëtimit me avion drejt vendlindjes,do të kuptosh se nën shkëlqimin e atyre gjërave të shtrenëta fshihen ca shërbëtore që bëjnë punët më të zakonshme shtëpiake.Dhe jo vetëm kaq.Ti do të dëgjosh se si ato i lëvdërohen njëra-tjetrës se si bëjnë pastrimin  e shtëpiave të zonjave të vendeve në të cilat jetojnë!Bile ndonjëra nga to do të nxitohet të deklarojë se sa e zonja është ajo në pastrimin e WC-ve të Europës?!Kur do të dëgjosh se si ato lëvdërohen se sa të zonjat janë  në pastrimin e WC-ve , ty domosdo do të të kap krupa!Dhe do ta pyesësh vetën:“Vallë ku është dinjiteti i tyre?! Dhe a kanë ato fare dinjitet?! Thënë të drejtën për çdo punë që bën,njeriu nuk duhet të ketë turp!Vetëm se ata apo ato që bëjnë punën e shëbëtoreve nuk kanë arsye që të lëvdërohen?!

Dihet se qëkur se ekziston shoqëria njerëzore,gjithmonë ka pasur të pasur dhe të varfër,zotërinj dhe shërbëtorë.Dihet se shërbëtorët kanë shërbyer tek zotrintë e tyre,por kurrë nuk janë lëvdëruar e krenuar me punën e tyre prej shërbëtori!Përjashtim bëjnë „zonjat e rënda të diasporës shqiptare“.Ato në çdo vend-takim sapo bëhen dy e tri bashkë fillojnë të krenohen para njëra tjetrës për punët e tyre prej shërbëtoreve?!Pastaj është për keqardhje se në mesin e tyre ka edhe  ish intelektuale,që dikur në Kosovë kanë kryer punë të ndryshme që nuk kanë ngjarë kurrë me punën  që bëjnë tash!

Ndërkaq "zonjat e rënda" të avionit,sapo të zbresin në aeroportin e Prishtinës,do të mbajnë qëndrim të rëndë prej zonjash të vërteta!Kur takohen me të afërmit e vet që kanë dalë t`i presin do të kujdesen që gjërat e shtrenjëta që i bartin me vete të bijnë sa më shumë në sytë e të afërmëve!Ndërkaq të afërmit e tyre në vendlindje  do t`u lakmojnë „zonjave të rënda!“

Dhe nëse ndokush nga të afërmit i pyet se ç`punë bëjnë atje në mërgim,ato që domosdo  do të rrëfejnë për do punë krejt të tjera dhe që as për së afërmi nuk ngjajnë me punën e shërbëtoreve?!Dhe të afërmit e tyre,të impresionuar nga gjërat e tyre të shtrenjëta  që i bartin me vete,do t`u besojnë gjerë në pakufi rrëfimeve të tyre fantastike!Dhe të afërmit e tyre të verbuar nga shkëlqimi i tyre i jashtëm,mahniten me fatin e tyre,me lumturinë e tyre?!Dhe nuk e kuptojnë se shkëlqimi i tyre i jashtëm nuk është asgjë tjetër,por vetëm një mashtrim,sepse në të vërtetë ato nuk bëjnë edhe jetë aq të lumur në emigracion!Apo thënë shkurt e shqip: Ato jetojnë aq të lumtura sa bën jetë të lumtur një shërbëtor!E shkëlqimi i tyre i jashtëm nuk është asgjë tjetër,por vetëm një mashtrim i rastit! Apo siç ka thënë në një nga veprat e tij Kadare i madh:"Shkëlqimi i jashtëm është helmi më i rrezikshëm...!"



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx