E enjte, 01.05.2025, 07:06 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Pushteti, kapitali, kariera, profesioni dhe "lehtësia e padurushme" e shtetit ligjor dhe demokratik (III)

E diele, 01.05.2011, 06:58 PM


Nga Agron Shabani

 

Nga këndvështrimi i epistemologjisë revolucionare dhe antropologjisë politike:Sipas vizionit të dr.Ibrahim Rugovës dhe luftës së njohur të UCK-së:(vazhdimi...)

 

Në vargun e sfidave dhe udhëkryqeve të njohura e të panjohura të shtetit me të ri në kontinentin dhe planetin tonë...

-Duke menduar në lidershpin e njohur shtetëror dhe politik në Republikën e Kosovës dhe sfidat e ndryshme objektive dhe subjektive të lidershipit kosovar:

 

Se këndejmi,  rënia e ish perdës së hekurt dhe "murit" famëkeq të Berlinit(Duke e nëkuptuar këtu Ribashkimin historik të Gjermanisë dhe përfundimin e ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të dikurshme bipolare ose bllokiste..) në një masë tepër të madhe do iu paraprinin pothajse të të gjitha zhvillimëve dhe procesëve të tjera evolutive, revolucionare, politike, organike dhe historike në të gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të botës.Kjo duke filluar që nga shpërbërja e përgjithshme dhe përfundimtare e ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshavës"! Për të vazhduar kështu me shpërbërjen e përgjithshme dhe përfundimtare të ish jugo-serbo-sllavisë.Përkatëesisht,  me luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe së fundit në Kosovë- të nxitura dhe shkaktuara nga soldateska dhe falanga e ndryshme kriminale dhe gjakatare të regjimit serbian( nën Milloshevicin etj.) në Beograd.Për të cilat është folur dhe shkruar edhe me herët.E thënë dhe deshifruar shkurt dhe qartë:kjo donë të thotë se për dallim të "popujve artificial" dhe "johistorik" në ish Jugosllavi, bashkimin Sovjetik,  Cekosllovaki etj.Kësaj radhe do të triumfonte i ashtuquajturi "kombi industrial dhe ekonomik" në Gjermani etj.Respektivisht,  platforma dhe filozofia e njohur industriale dhe ekonomike e shtetëve dhe shoqërive të zhvilluara industriale dhe kapitaliste të Perëndimit.në anën tjetër ndërkaq,  për dalliom të simotrës dhe epigonës së saj me të madhe në ish Bashkimin Sovjetik:E ashtuquajtura "perandoria" e dikurshme e sllavëve të jugut e quajtur deri atëherë  si Jugosllavi do t´i përjetonte me dhëmbje, fraktura, gjakderdhje dhe pezmatime të shumëta "abortin" ose "shkurorëzimin"(divorcin) e saj shtetëror dhe politik në të gjitha sferat dhe drejtimet e mundshme.Për të mos thënë këtu me gjakderdhje, shkatërrime dhe tragjedi të shumëta njerëzore dhe materiale të papara dhe të padëgjuara deri atëherë!!!!

Sidoqoftë, Lufta dhe Revolucioni i lartëpërmendur clirimtar dhe patriotik i UCK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë do të ndodhnin dhe zhvilloheshin në sinkron dhe harmoni të plotë me zhvillimët dhe procesët e lartëpërmendura revolucionare dhe historike në kontinentin dhe planetin tonë.Respektivisht,  në bashkëpunim dhe harmoni të plotë me SHBA-së dhe vendët tjera  të NATO-s dhe Perëndimit për të cilat është shkruar dhe raportuar aq shumë në analet e përgjithshme të historisë sonë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare.Në anën tjetër ndërkaq,  edhe përkundër faktit tashmë të njohur(historik dhe antologjik) të ndihmave dhe kontributëve të shumëta kolosale dhe titanike të SHBA-s dhe vendëve të tjera të Natos ndaj Kosovës dhe shqiptarëve për t´u cliruar dhe pavarësuar njëherë e përgjithmonë nga zgjedha dhe tirania e e egër serbo-pansllaviste.Ngjarjet, zhvillimët dhe procesët e mevonshme turbulente, infantile dhe tepër paradoksale në Kosovën e pasluftës në një masë të konsiderueshme sikur do t´i eklipsonin, kolidonin, determinon dhe katapultonin (deri diku) qëllimet, idealet dhe vizionet e përbashkëta ( Në relacinin e njohur SHBA-s-NATO-UCK-s).Dhe kjo duke filluar që nga e ashtuquajtura "marrëveshja e Kumanovës" , për të vazhduar kështu me "planin famoz" të Marti Ahtisarit.Gjegjësisht,  me "projektët" dhe "planimetritë" e ndryshme artificiale, kirurgjike dhe johistorike mbi "popullin" ose "identitetin kosovar" (lëxo pra "popullin e dalur" ose të "lindur nga lufta"!!!) dhe të tjera .Të cilat në menyra të ndryshme eksterne ose eksplikative do iu ngjasojnë "projektëve" dhe "planimetrive" të dikurshme infantile dhe tepër reaksionare mbi popujt e ndryshëm "artificial" ose "johistorik" që iu përkasin kryesisht etapava ose periudhave të tejkaluara dhe anakronike të apsolutizmit, imperializmi ose sistemëve të ndryshme koloniale dhe gjysëmkolonialiste.Dhe, jo kohës dhe botës sonë moderne ose bashkohore të globalizmit dhe integrimëve të njohura kontinentale dhe interkontinentale në domenin e njohur global ose universal.Kjo donë të thotë se vullnetin, bashkëpunimin, miqësinë dhe aleancën e sipërpërmendur (epokale dhe historike) në mes Shqiptarëve dhe Perëndimit në një masë tepoër të madhe sikur i determinuan, stigmatizuan, absorbuan dhe eklipsuan "projektët" dhe "planimetritë" e mesipërme bastarde dhe tepër hibrride të qarqëve dhe strukturave të ndryshme konjuuktuirale dhe ideologjike në kontinentin plak dhe më gjërë.Të cilët(të cilat) në bashkëpunim të zhdërvjelltë dhe tepër të mjegullt ose evazivë me faktorin e atëhershëm shqiptar ose kosovar(kujto këtu të të ashtuquajturin "ekipin negociator" të Kosovës të mbiquajtur asokohe si "ekipi i unitetit" etj.) si dhe me klanet ose grupet e ndryshme të interesit:E ngriten dhe projektuan të të ashtuquajturën "kushtetutën famoze" të Marti Ahtisarit së bashku me paradokset, anomalitë, destruksionet, dekonstruksionet dhe obstruksionet tjera infantile dhe patologjike në jetën e përgjithshme shtetërore dhe institucionale të vendit tonë nga të cilat dikur me vonë do të lindin dhe gjenerojnë "eldoradot" ose enklavat e njohura serbo-militariste gjithandej Republikës së Kosovës së bashku me një sërë problemësh të tjera akute ose kronike që edhe sot e kësaj dite po vazhdojnë ta paralizojnë jetën e njohur shtetërore dhe institucionale në Republikën e Kosovës.Ndërkohë që burgosjet dhe arrestimet e njohura(arbitrare dhe konspirativo-dekonspirativiste) të ish pjesëtarëve dhe komandantëve më në Zë të UCK-së së bashku me të zhdukurit( të pagjeturit) e shumtë nga lufta dhe problemet tjera ekzistenciale dhe tepër jetike të familjeve të deshmorëve,  invalidëve të shumtë të luftës dhe të punës e kështu me radhë.Lirinë, shtetin,  pavarësinë dhe sovranitetin e shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe heroike sikur i bëjnë copë e grimë.Për me tepër ndërkaq, Antropologjia si shkencë e njohur humane dhe holistike, respektivisht,  si një disiplinë e vecantë dhe tepër specifike e filozofisë:Në fokusin dhe agjendën e saj kryesore dhe substanciale i ka pikërisht studimet dhe analizat e thella mbi zhvillimin, evolucionin, përsosjen dhe primatologjinë e njohur njerëzore ose qytetare së bashku me gjenetikën ose gjenealogjinë e njohur individuale dhe kolektive e kështu me radhë.Aty i kemi edhe antropologjinë kulturore, antropologjinë politike, antropologjinë gjuhësore ose linguistike, antropologjinë gjeografike(antropogjeografinë),  antropologjinë historike(antropohistorinë) etj. Së bashku me strukturalizmin, tradicionalizmin, aksionalizmin, institucionalizmin, peridizmin,  funksionalizmin e njohur shtetërorë, nacional, historik, etnobilogjik, fetar, kulturor etj.Ndaj mu për këtë shkak si njëri ndër parakushtet ose themelore ose ambivalente të realizimit praktik të pjesës së njohur shkencore ose teorike të "metafizikës së moralit" dhe"ligjshmërisë brëndshme" shtetërore ose qytetare  së bashku me paqen sociale dhe harmoninë e gjithëmbrashme njëerëzore ose qytetare të natyrës dhe karakterit të njohur etik dhe metaestetik:janë pikërisht mirëkuptimi, rezonansa, reflektimet e ndryshme dhe harmonmia e përgjithshme e konceptëve dhe formulimëve të njohura shkencore dhe metodologjike mbi shtetin dhe shoqërinë e njohur njerëzore ose qytetare.Në këtë frymë edhe bisedat, konceptët dhe formulimet e njohura shkencore dhe humaniste të Imanuel Kantit, Hegelit, Sen Simonit, Gjon Lokut, Maks Veberit, August Komtës etj.Përvec në fushat e ndryshme të formalizmit dhe një të të ashtuquajturi aksionalizmi tradicional dhe funksionalist.Me kalimin e kohës do të bëhën Sinonim dhe një udhërrefyes i gjithëmbarshëm konspirativë dhe logjistik i ideve, tezave, konceptëve, vizioneve dhe formulimëve moderne ose bashkohore mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.Në këtë sfond i kemi edhe politikën dhe fiolozofinë klasike , politikën dhe filozofinë praktike, politikën dhe filozofinë moderne ose bashkohore, politikën dhe filozofinë analitike,  linguistike dhe kështu me radhë.Përderisa kultura e njohur shtëtërore dhe politike së bashku me edukatën, arsimimin,  vetëdijen e njohur shtetërore dhe nacionale, mediet, dialogun e njohur shtetëror ose qytetar, , konsenzusin politik, kompromisin, kritikën e njohur shkencore dhe metodologjike, ligjet, rrregullat, kontrollin, kulturën e njohur integrale, anticipuese dhe participuese, kulturën e besimit dhe respektit të ndërsjellë ose reciprok etj.Me tepër iu përkasin ngjarjeve, zhvillimëve dhe procesëve të ndryshme paralele, simbolike, alternative dhe paradigmatike të shtetëve dhe shoqërive të zhvilluara njerëzore ose qytetare.Ndërsa,  në rangun ose nivelin e njohur institucional(konstitucional) dhe juridik:Si pikërëndesat ose fushëveprimet kryesore të historisë së përgjithshme shtetërore ose politike janë ose mund të jënë ideologjia e njohur shtetërore, nacionale, politike dhe historike së bashku me idetë, konceptët , formulimet dhe interpretimet e njohura shkencore dhe politike të lëndës ose materies së njohur të historisë.Ndonëse,  pa i harruar këtu sekularizimet dhe singularizimet e njohura eksterne dhe eksplikative në mes historisë dhe politikës, historisë dhe sociologjisë, historisë dhe filozofisë,  historisë dhe antropologjisë,  historisë dhe psikologjisë së njohur shtetërore dhe nacionale etj.Ndërkohë që si sfidat , provokimet dhe alternativat kryesore ose esenciale të historisë së përgjitshme shtetërore, nacionale dhe politike janë njeriu(personi ose individi), populli(kombi), shteti, shoqëria, gjuha, simbolët e njohura shtetërore dhe nacionale, stema, flamuri, ekzistenca, mirëqenja, shëndeti, lumturia, harmonia e gjithëmbarshme shtetërore ose qytetare, politika, psikologjia, filozofia, reliefi, klima, ambienti, gjeografia, arti, shkenca, teknika, ekonomia, etika dhe estetika e njohur individuale dhe kolektive etj.etj.Në anën tjetër ndërkaq, sociopsikologjia e njohur shkencore dhe historike së bashku me vetëdijen dhe kujtesën  e njohur shtetërore, nacionale , politike dhe historike , edukatën, kulturën, disajnin, përformansën, rezonansëmstrukturënm, arkitekturën dhe infrastrukturën e njohur institucionale dhe konstitucionale i përkasin bazave ose themelëve me të rëndësishme ose kryesoretë historisë së njohur shtetërore dhe politike.

 

Lideri dhe lidershipi i njohur shtetërore dhe nacional...

 

Ndryshe nga kjo:politika dhe diplomacia e përgjithshme mbi shtetin dhe shoqërinë në radhë të parë e nënkuptojnë moralin, eduaktën, kulturën, arsimimin, profesionalizmin, patriotizmin, drejtësinë, barazinë , higjienën ose pastërtinë e përgjithshme shpirtërore, intelektuale, morale, fizike dhe të tjera të një lideri(udhëheqësi) ose lidershipi të të njohur shtetëror dhe politik.Në këtë kontekst,  një lider(udhëheqës) i njohur shtetëror dhe politik në radhë të parë duhet të jetë një person8personalitet) i pakontestuar dhe integral në kuptimin e plotë të fjalës.Duhet të jetë i aftë, i shkolluar(arsimuar),  i siqertë dhe i edukuar në menyrë profesionale dhe institucionale-patriotike.Të ketë informacione, reflektime, qasje dhe njohuri të mjaftueshme në relacionet dhe dimenzionet e njohura (vertikalo-horizontale) të raportëve dhe marëdhënjëve të gjithëmbarshme në relacionin e preferuar personi(individi)-grupi -shteti(kolektiviteti) dhe shoqëria e gjithëmbarshme shtetërore ose qytetare.Të ketë qasje, reflektime, gjykime dhe përkushtime të drejta,  dhe të sinqerta(shtetërore dhe institucionale) ndaj zhivillimëve, procesëve ose fenomenëve të ndryshme objektive dhe subjektive në shtetin ose shoqërinë e tij përkatëse ose respektive.Qofshin ato negative ose pozitive.Në atë menyrë që që procesët ose fenomenët e ndryshme(negative ose pozitive) të mos kundrohen dhe trajtohen vetëm në menyrë të njëanshme(njëdimenzionale ose unilaterale), por si procese dhe fenomene të gjithëanshme ose multidemenzionale.Ti njohu dhe kuptoi në menyrë substanciale dhe fundamentale të qenurit(ekzistencën), rolin, ndikimin, peshën, rëndësinë dhe funksionin e njohur të të jetës institucionale dhe funksionale në vendin e tij.Të japi ide, vizione, programe, formula, koncepte, formulime, konkulza , definicione, mesazhe dhe propüozime të qaerta, konkrete dhe pragmatike ndaj krizave ose problemëve të ndryshme akute ose kronike në shtetin dhe shoqërinë e tij.Ti njohur, studioi , kuptoi dhe analizoj si duhet fenomenologjinë e njohur shoqërore ose societale së bashku me ataraksionizmin dhe interaksionizmin e njohur simbolik dhe paradigmatik në njerën anë.Gjegjësisht, ligjet dhe teoritë e njohura shkencore, inkarnative dhe feministe në anën tjetër e kështu me radhë.Ndonëse,  pa i harruar këtu ndarjen dhe klasifikimin(deshifrimin) e etikës dhe estetikës së njohur shtetërore dhe institucionale mbi bazat e njohura të punës dhe angazhimit të përgjithshëm praktik dhe teorik të një personi ose individi mbi shtetin dhe shoqërinë e tij përkatëse ose respektive.Përkatësisht,  në eudaimonizmin , hedonizmin dhe utilitarizmin e njohur shoqërore ose politik,  etikën e njohur atunome dhe heteronome, etikën individuale, etikën globale ose kolektive, etikën sociale, etikën ekzistenciale ose ekzistencialiste, etikën e rastëve ose situatave të ndryshme konkrete ose normative, etikën ontologjike, etikën deontologjike ose etikën e përcaktimiot dhe përgjithësive të njohua morale dhe publike, etikën formale dhe funksionaliste, etikën materiale, etikën institucionale, etikën diskpriptive, meta-etikën ose etikën e njohur të filozofisë praktike dhe analitike mbi shtetin dhe shoqërinë dhe të tjera për të cilat është shkruar edhe me herët.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx