E enjte, 24.07.2025, 09:22 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Edhe një shpullë e re Serbisë

E diele, 01.05.2011, 06:58 PM


EDHE NJË SHPULLË E RE SERBISË

 

Nga Halit Bogaj

 

Atë ditë kur Serbinë e kishte vizituar miku i saj i ngushtë Putin, mes tjerash Tadiq /duke mos i besuar Euleksit dhe drejtësisë së tij/e luti   babain  t’ i ndihmonte që në OKB ta venin në rend dite një hetim të ri kundër Kosovës përkitazi  me gënjeshtrën serbe për të ashtuquajturën ‘’Shtëpia e verdhë’’në Tropojë të Shqipërisë ku ‘’qenkan  vrarë dhe  masakruar’’serbët e ngratë nga UÇK-ja e Hashim Thaçit, të cilëve u ishin nxjerrë edhe organet trupore për t’u shitur!!!.Këtë akuzë të tmershme në librin e saj  e kishte bërë fantazma Karla Del Ponte, e cila nga inati që disa vjet më parë e kishte humbur davanë kundër Behxhet Pacollit,kësaj radhe, përmes vampirit Dik Marti, një tmerr të tillë të paparë, donte t’ua mveshte shqiptarëve dhe luftës së tyre të drejtë.Dik Marti/ i cili kush e di se me çfarë shume mjetesh materiale është paguar nga rusoserbët/,kur e kishin pyetur ,se ku i kishte provat dhe argumentet për akuza të tilla,ai si i tërbuar dhe ,siç  është ajo shprehja popullore, si’’ i përhanur’’,kishte reaguar duke rrëshqitur keq e më keq derisa ia kishin bërë bajat disa prej tyre në mesin e të cilëve edhe evroparlamentarja madhështore Doris Pak, e cila nuk heziton t’ia thotë gjithkujt atë që e meriton.Pra duke rënë edhe në pozita tragjikomike dhe në frustrim të pakontrolluar para parlamentarëve evroperëndimorë ,ai kishte sharruar thellë  e më thellë..Bile bile në atë rast/i zënë ngushtë kur ia kishin kërkuar faktet/ ishte treguar edhe tejet agresiv dhe kishte vepruar gati si i çmendur nga shkaku që nuk kishte mundur t’ua shiste gënjeshtrat e veta morbide si në filmat e tmerrit dhe horrorit.Pra lufta propagandistike e Serbisë, e bazuar në gënjeshtrat e saj të përhershme historike dhe e besuar disa  dekada më parë nga miqtë e saj të shumtë tradicionalë ,kësaj radhe mbeti e vetmuar dhe e mbështetur vetëm nga nëna e saj,gjithashtu gënjeshtare dhe vrastare,ngase shtetet më të fuqishme të botës / që e pranuan pavarësinë e Kosovës/ kishin thënë edhe njëherë se nuk kishte nevojë të formohej komision tjetër ndërkombëtar përveç Euleksit,aq më tepër kur  rasti ishte shqyrtuar edhe më parë nga misioni i OKB-së, por nuk ishte gjetur asgjë në atë drejtim!Madje një operacion të tillë aq të komplikuar e kishin mohuar edhe mjekët e njohur serbë.Pra :Jeremiq, Tadiq ,Putin e të tjerë edhe kësaj here humbën shumë keq  në ëndrrat e tyre që krimet e veta të bëra/dhe që mund t’i bëjnë/t’ua mveshin të tjerëve.Ta zëmë se cili njeri ose  popull /përveç serborusëve/në ditët e sotme dhe 50 vjet pas mundjes së fashizmit hitlerian, do të mund ta bënte varreza të tilla  masive si Srebrenicën , Zhepën dhe krime të tjera të ngjashme nga të cilat është tronditur mbarë bota.Se në çfarë mjerimi ranë serbët dhe rusët edhe kësaj radhe u tregoi rezultati i votimeve në OKB që rasti duhet shqyrtuar nga Euleksi të cilin e nënçmonin dy shtetet e njohura kriminele dhe destruktive deri në infinit të cilat edhe krimet e veta kanibaliste dëshirojnë t’ua mveshin të tjerëve,duke u munduar që ta bindnin botën se shqiptarët janë edhe më monstrumë se ne.

 

Dëshira e madhe e Serbisë, për t’i dalur e saktë gënjeshtra , rezulton edhe nga fakti se ajo e ka humbur  çdo betejë për Kosovën dhe mundohet vazhdimisht që temën rreth saj ta mbajë të gjallë dhe aktuale sa të jetë e mundur më tepër, për t’a mashtruar popullin e saj dhe për ta verbuar edhe më shumë,duke i konsideruar edhe si budallenj të cilët nuk po e kuptojnë se çka është duke u bërë!.Por edhe populli serb duhet të kthjellet sa më shpejtë për ta pranuar realitetin dhe për ta parë se diktaturat botërore janë duke dhënë shpirt gjithkund ,ndaj edhe Kosova e ka të drejtën e vetë të patjetërsuar për ta vazhduar rrugën e saj.Jeremiqët duhet ta shohin se nga pushteti po bijnë si dardhat e dugëta edhe miqtë e tij më të mirë muslimanë,si:Ben Alia, Mubaraku dhe së shpejti Gadafi dhe i biri i  Asadit të vjetër  në Siri.

 

Si përfundim do ta themi se miqtë e dr.Rugovës,në krye me arushanen Rozmari De Karlo,edhe një herë i thanë jo Serbisë dhe mbrojëses së saj të çmendur e cila ka shkelur qindra herë mbi parimet njerëzore dhe demokratike ,siç ishte edhe blic lufta në rajonet e vogla ruse në  Abhazi dhe Oseti,duke e dhunuar dhe përgjakur sovranitetin ndërkombëtar të Gruzisë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx