E shtune, 27.04.2024, 06:22 PM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Basha apo Rama?!

E merkure, 04.05.2011, 10:01 PM


Basha apo Rama ?!

 

Nga Faik Krasniqi

 

Më vjen me të vërtetë shumë keq për Edi Ramën, sepse vuan për bukën e gojës. Kur kam dëgjuar që ka thënë se ka 5000 euro në bankë dhe se jeton së bashku me gruan e tij me qira, nuk dija vërtetë çfarë mund të bëja për ta ndihmuar këtë njeri.

Rama ja ka var Bashkisë. Rama është njeriu që i shkatërron çdo ditë e më shumë jetën sociale qytetarëve të Tiranës. Prish kinematë dhe ndërton pallate. Prish lulishtet dhe ndërton pallate. Prish monumentet kulturore dhe i ndërton pallate. Prish sheshet dhe i lë gërmadha dhe përsëri do i bëj në gjendjen e mëparshme thjesht për të vjedhur lekë. Rama nuk ka asnjë projekt social për qytetin e Tiranës. Tirana është i vetmi kryeqytet ku studentët s'kanë facilitete. Thjesht një psikopat që fati e solli të vinte në krye të bashkisë. Edvin(Kristaq) Rama ngjason tani me një kunadhe 12 vjeçare që ka dy vjet larg Tiranës, nëpër fshatrat e Shqipërisë, nëpër kotecet e pulave të fshatarëve për t'ju mbushur mendjen se na vodhi, na vrau Saliu etj. Ai nuk ka kohë të merret me hallexhiun e Tiranës. PS-ja dhe pushteti për të janë gjëja më esenciale. Për të marrë një certifikatë të familjes duhet të paguash 7000 lekë etj. Rama s'ka më çfarë i jep kryeqytetit përveç se po e shkatërron me ndërtesat shumëkatëshe dhe po prish çdo rrugë, prandaj duhet ndryshimi. Rama, po ashtu duhet të përgjigjet edhe për shumë të zeza të tij. Rama duhet të jap përgjegjësi për vrasjen e 4 protestuesve gjatë puçit të 21 janarit, ku ai bashkë me bandat e tij kriminale tentoi që përmes puçit të marrë me dhunë Qeverinë demokratike të zgjedhur nga vota e popullit. Rama duhet të përgjigjet edhe për vrasjen e deputetit të PS-së, Fatmir Xhindit dhe kryetarit të komunës së Thertores (Kukës), Remzi Veselit, ku tentonte që për këto vrasje ta linte fajtor pozitën. Rama duhet të japë llogari edhe për dhënien e lejeve në mënyrë të paligjshme për qindra e mijëra pallateve të ndërtuara gjatë kohës të qeverisjes së tij, ndërtime të cilat kanë ngulfatur Tiranën dhe banorët e saj. Rama po manipulon edhe me komunitetin mysliman në Tiranë gjatë kësaj fushate se do të ndërtojë xhaminë e re në Tiranë, në truallin e vjedhur nga qytetar legjitim të atij trualli. Rama është njeriu që bredh me sëpatë në dorë, (gjasme mbjell fidanë) duhet të ketë parasysh sepse do t'i fluturojë karrigia e kryetarit të PS-së.

Të pakënaqurit brenda PS-së janë shumë, pasi kryetari i tyre nuk reflekton mbi çështjet kryesore. Ai di vetëm t'i fryjë fyellit në një avaz. Qorri nuk gjen dot rrugën e drejtë që ja rekomandon bota.

 

Pse duhet të fitojë Lul Basha kundrejt Edvin Ramës?

 

Basha ka qëllimin e ditur, rregullimin e jetës së banorëve të Tiranës, pra infrastrukturës së qytetit. Ndërsa, Rama ka tjetër qëllim, tjetër cak. Atij nuk po i intereson rregullimi i infrastrukturës së Tiranës, jo. Ai synon ta fitojë këtë post me qëllim të marrjes së postit të Kryeministrit. Pa qenë i sëmurë nuk mund të sillet në këtë mënyrë. Basha e ka dëshmuar që është punëtor i madh dhe ka një projekt të mirëfilltë për bashkinë e Tiranës. Basha do ta fitojë Tiranën, sepse është personalitet i vlerave. Është punëtor i pa lodhshëm dhe i sukseseve të mëdha. Sukseset e tij çdo kush i prek me dorë. Tirana ka nevojë për Lulzim Bashën e jo më për Edvin( Kristaq) Ramën e lodhur nga protestat e kota dhe të pakuptimta, grevat dhe puçet. Fitorja e kandidatit me fytyrë të pastër do të ndryshojë Tiranën e betonizuar. Basha do ta lulëzojë atë duke shtruar rrugë dhe parqe aq të domosdoshme për qytetarët e Tiranës dhe fëmijët e tyre. Lulzim Basha si kryetar bashkie do të ishte bukuria e këtij vendi, do ishte mbarësi për të gjithë shqiptarët. Lulzim Basha do i jepte një frymë të re qytetit, e do i dedikohej plotësisht problemeve dhe qytetarëve të Tiranës. Keni besim tek ai, sepse vota për Bashën është vota për demokracinë, vota për Bashën do të thotë se do ta hiqni nga mendja kohën e bunkerizmit që ka krijuar Rama gjatë këtyre 11 viteve në krye të Tiranës, do ta hiqni nga mendja kohën e vrasjeve dhe kolerës. Koha është për tu bashkuar me Evropën, të bëhemi pjesë integruese e saj, të udhëtojmë me dinjitet që na karakterizon sepse jemi një popull me kulturë të hershme në Ballkan dhe në Evropë. Qytetarët e Tiranës duhet të mendojnë mirë se për kënd do të votojnë, se me Lulzim Bashën është shumë herë më i fituar se çdo projekt i tij do të financohet nga Qeveria, kurse të Edvin Ramës, jo. I ka ardhur koha të largohet Edit. Populli duhet të vendos që të heqë qafe ketë kunadhe si njeri që bllokoi 2 vjet integrimin e Shqipërisë në Evropë. Fitorja e Bashës do të jetë fitore për qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, kurse humbja e Ramës do të thotë fitore e PS-së, sepse me Ramën në krye të PS-së do të dëmtohet akoma më shumë si PS-ja po ashtu edhe e majta në përgjithësi. Populli duhet të kuptojë që këto zgjedhje më shumë se politikë duhet të jenë racionale dhe për të mirën e vendit. Qytetarët e Tiranës tashmë ketë e kanë kuptuar, se vota për Bashën do të thotë për një Tiranë ndryshe dhe Evropiane.

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)



(Vota: 36 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora