E shtune, 27.04.2024, 03:52 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Fol Presidente, mos bën si Kryeministri!

E merkure, 04.05.2011, 09:58 PM


Fol Presidente, mos bën si Kryeministri!

 

Shtypi është syri i popullit (Mbreti Zogu I)

 

Nga Zejdush Kastrati

zejdush@hotmail.com 

 

Vitin e kaluar, në kohën e pushimeve verore, pas një seance të Qeverisë së Kosovës, njëri nga gazetarët e një mediumi të shkruar, i cili përcjell punën e Kuvendit dhe Qeverisë të Kosovës, kur Kryeministri Thaqi, pranoi t’i parashtrohen pyetje, po ky gazetar e pati pyetur, se  kur ai do te shkojë në pushime verore. Edhe një  pytje i pati bërë një gazetare e një televizioni që në opinion flitet se  Kryeminsitri është edhe “kryeredaktor”,  lidhur me (mos)njohjet, si dhe pyetja e tretë,  për një çështje që nuk lidhej fare me Kosovën, dhe kjo ishte e tëra që e përshkoi  ballafaqimin e Kryeministrit me gazetarët pas kësaj senace.

Kryeministri, si edhe herave tjera, edhe kesaj radhe, u pat larguar me një buzëqeshje, dhe me siguri, me bindje se  kreu edhe një “obligim” që në opinion reflekton transaparencë dhe gatishmëri nga Institucioni që ai drejton.    

Nuk është vetëm ky rast që ceka, kur Kryeminstri Thaci tregon (mos)”transparencën” dhe (mos) gatishmërinë e tij për të lejuar që t’i parshtrohen pytje (ndoshta) edhe jo të këndshme, por edhe “pa dorëza”, e që janë me interes për opinionin, dhe kur numri i pytjeve që në start është i limituar, e që zakonishtë janë tri pytje, kuptohet cili është efekti  i konferencave për shtyp.

Jemi dëshmitarë që ka raste, kur nga disa gazetarë, i janë bërë pytje që nuk i kanë pëlqyer Kryeministrit, por gati gjithnjë është marrë kjo përgjegjie ”Faleminderit, kalofshi mirë...”!

Gjithashtu, ka raste kur Kryeministri, në vend që të përgjigjet për pytjen e parashtruar, ai ka folur për diçka tjetër, që nuk ka pasur asgjë të përbashkët më esencën dhe qëllimin e pyetjes së parashtruar, apo thënë shkurt gazetari ka folur “për lisa e Kryeministri për fshisa”!

Gjendja edhe më e keqe,        në raport me gazetarët  dhe me mediat, është krijuar sidomos, këto gjashtë muajëve të fundit, pra, pas zgjedhjeve të përgjithshme e në veçanti pas rastit “Pacolli”, kur Kryeministri nuk pranon të takohet me gazetarë, të  jetë i hapur dhe i afërt me ta edhe për biseda, por edhe të hap debat për tema, të cilat pa hamendje  janë me interes dhe me peshë për opinionin e gjërë kosovarë.

 I ceka vetëm këto raste, pasi që dihet, se  “George Cloney”, vetëm kur dhe ku ai dëshiron, në cilin medium, jep intervista, shkon në studio, dhe me cilët gazetarë,qoftë në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, i realizon gjithnjë ato.

Nëse nuk pranon të flasësh Kryeministër, po i ikë mediave, atëherë, vetëvetiu lenë mbresën se diçka po fshehë dhe se “punët nuk janë mirë”, apo nuk ke besim në vetëvete,  dhe në punën që e bën, por ndoshta edhe gazetarët nuk po të “mbushin syrin”. Ndoshta,   sipas jush, të gjithë janë për juve të papërgatitur apo jo të denjë, për t’iu parashtruar pytje dhe për të realizuar një intervistë apo emision të mirë, por pjesën më të madhe të fajit e keni Ju, sepse shumicën prej tyre i keni ba “argatë të keqinjë”, e që disa janë ba me vetëdëshirë, e disa me joshje dhe benifitet, që ja ke mundësuar, qoftë në Televizione, gazeta, e radio.

 

Edhe Presidentja “shkon” rrugës së Kryeministrit!

 

Është fat i madhë dhe kurajues, që zgjedhja e Z. Atifete Jahjaga për Presidente të Kosovës, nuk u përcoll me shkrime dhe raporte negative në mediat kosovare, qoftë në ato të shkruara por edhe elektronike, përkundër mënyrës “loto” që e nxori të parën e vendit.

U folën fjalë të mira, sa i përket përsonalitetit të saj, e në veçanti deri tash nuk iu “dhanë” konotacione dhe ngjyrime politike figurës dhe të kaluares së saj, gjë që edhe audienca e popullata e pranoi mirë, edhe pse pak dihet për përsonalitetin e të parës së Kosovës, pasi që  ajo është e re në skenën politike, dhe kariera e saj ka filluar në segmentin e sigurisë, dhe nga ky segment u fut në institucionin më të lartë të shtetit.

Presidentes, me siguri i mungon përvoja para mediave dhe gazetarëve, qoftë në konferenca për shtyp apo edhe në dhënjen e intervistave, por si përsonaliteti me kredibël për momentin, në vendin tonë, nuk duhet të vazhdojë “rrugën” e Kryeministrit dhe të “bllokohet” në zyrë e t’i ikë mediave, meqë, kështu pos që zbehet autoriteti dhe respekti  para opinionit, gjithashtu krijon edhe averzion te mediat, e që mund të rezultojë edhe me “inskenime”, ”skandale” e “ekskluzivitetete” me pasoja, që do ta dëmtonin edhe figurën e saj edhe institucionin i cili edhe ashtu është mjaftë “senzacional” për mediat.

Presidentja, mund të thotë se ka dhënë ndonjë intervistë, njërën një servisi ndërkombëtar dhe një në Ktv..., por kjo nuk është asgjë, pasi që takimi dhe ambientimi  me mediat është bazament dhe argument i fuqishëm që Presidentja aktuale me bagazhin që ka, dhe në veçanti mbështetjen e atyre që e emëruan, mund të jetë shembull për lidershipin kosovarë, por edhe me gjërë.

Dihet se Presidentetja ka këshilltarë edhe në raport me mediat, dhe njëri nga ta është gazetarë me përvojë të gjatë, por nga kontaktet e para me të, fitohet përshtypja se ai është i pafuqishëm që Presidentja tash për tash të jetë e hapur dhe transaprente.

 

 Megjithate, dikush po flet!

 

Edhe pse Kryeministri dhe Presidentja tash për tash nuk po shprehin gatishmëri të flasin dhe “hapen”, para mediave, ish minstra por edhe ish ministresha nuk po ngurrojnë të flasin për anomali e ndodhi që kanë parë e përjetuar gjatë mandatit të tyre por edhe rrethanat aktuale. Ish Minstri, Lutfi Haziri, Haki Demolli, Fatmir Limaj, Luljeta Pula-Shiroka, Haki Shatri, Milihate Tërmkolli, Ethem Ceku... janë vetëm disa nga ish zyrtarët  e lartë dhe të afërt (disa) të Qeverisë Thaqi 1, që po flasin e hapin letra e tema, me çka po tregojnë “transparencën” e tyre edhe pse me vonesë.

 Pra, duhet ta dini Ju Presidente dhe Kryeminsitër, nesë ju vazhdoni dhe nuk folni,  dikush do të folë edhe për vete edhe për juve.

S’ka idhnim...!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora