E diele, 28.04.2024, 07:20 PM (GMT+1)

Mendime

Sylë Arifi: EULEX-i, pengesë për fuqizimin e Shtetit të Kosovës

E diele, 08.05.2011, 02:00 PM


EULEX-i, pengesë për fuqizimin e Shtetit të Kosovës

 

Nga Sylë Arifi, publicist

 

Mungesa veprimeve institucionale dhe vendimeve ne pajtim me kushtetuten e Repuplikes se Kosoves, i ka lejuar strukturat paralele serbe në veri të Kosovës, te vepronin lirshem. Duke, filluar me djegëjen e pikave kufitare, dhe veprime tjera të ndryshme, e kan demtuar imazhin e Shtetit te Kosves ne opinjoni nderkombetar. Mos prania e instituconeve shtetërore të Kosovës në veri, dhe mos ushtrimi i sovranitetin shtetëror, i ka stimuluar  strukturat serbe te focohen, strukturohen dhe te shtrihen në veri të Kosovës gjithnje me ndimen aktive dhe vazhduse te shtetit Serbë.

Serbia vazhdimisht ka insistuar para  botes demokratike sa per sy e faqe ne vazhden e skenareve te provuara per bisedime me Kosoven, siq ishin te qujtura G.5,G.15, takimet ne Rambuje dhe Vjen, e gjitha te deshtuara deri me sot. Nismat e tilla kan vazhduar tani edhe nen mandatet e rezulutave nderkombetare siq ishte ajo e para ca kohe nga KS te OKB, vetem sa per ta heshtur mendimin e Gjykates se Hages per vlersim te shpalljes se pamvarsis se Kosoves, Konform akteve nderkombetare, nen mandatin e BE-s. Me lehtesi dhe pa kurrfar kushtesh u pranuan bisedimet me Serbin ne Bruxel, nga Shteti i Kosoves.

Nga tri takimet e mbajtura shifet se nuk mund te ket rezulltate, sepse Serbia synon te ket perfitime nderkombetare  per te hyr ne BE, sa per te fituar kohe ta zhagis apo bllokoi avancimin diplomatik te njohjeve nga shum shtete te cilat jan ne pritje te ketyre bisedimeve. Fillimi dhe vazhdimi i ketyre bisedimeve jan vetem farse, sepse Serbia vazhdon të mbajë qendrim agresiv dhe armiqësor ndaj shtetit të ri te Kosoves. Lehtësuesi Robert Cooper pritet të vijë në Prishtinë, t’i njoftojë përfaqësuesit e Kosoves me propozimet e BE’së për zgjidhjet e çështjeve që janë diskutuar deri tani në Bruksel. Thuhet, se në raundin e katërt të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë që do të zhvillohet gjatë muajit maj, pritet të ketë marrëveshje për disa nga temat e diskutuara deri tani mes palëve, „TE SHPRESOHET“

 

Situata aktuale politike në Ballkanin Perëndimor ka një realitet të ri me shtetin e pavarur të Kosovës. Ky realitet është i prekshëm dhe i përket të tjerëve nëse duan të jetojnë në realitet apo në ëndrra, siq po pretendohet nga politika hegjemoniste serbe se Kosova kinse asht pjese e Serbis.

Faktori politik dhe institucional i Kosoves, duhet te analizoi fuqishem vazhdimin e ketyre bisedimeve, qfar po sillet rreth nesh, me pretendimet serbe qe ta komprimentoi shtrirjen e pushtetit ligjor ne gjith hapsiren Shtetrore te Kosoves nga mekanizmat ton shtetror, duke paraqitur vazhdimisht pengesa tani dhe me ndimen  nga emisjoni Eulex, siq ishte rasti i fundit me kthimin e Gjykatesve nderkombetar ne veri te Mitrovices. Gjendja e krijuaj ne veri me tendeca qe te fitohet sa me shum koh, mos kontrolli i mjaftuar i kufive me Serbin edhe sipas skenareve nderkombetare kinse per te miren e Kosoves, duke mos i lejuar veprimet e pushtetit juridik dhe policor nga mekanizmat ton ekzekutive. Keshtu, po na komprimentohet rendi ligjor dhe kushtetues i Kosoves, nga veprimet e ketyre ditve nga Eulex-i. Te tjeret esht e kot me tutje te eksprimentojn se mund te ushtroin apo mbajn rend ligjor, juridik dhe kushtetues, ne Repupliken e Kosoves, por ket mund ta ban vetem infrastruktura e jon ligjore e krijuar nga institucjonet tona Shtetrore. Prandaj, ka ardhur koha qe faza e tutoris nderkombetare mbi Kosoven te perfundoi mnjihere. Ne, duhet ta kuptoim se jemi një komb që padrejtësisht dhe dhunshem na kan ndarë. Ne duhet të zgjohemi nga agonia shekullore dhe sot të veprojmë si komb ne gjith hapsiren ton etnike, per ta ndertuar prespektiven ton kombetare ne Europen e bashkuar.

Kohezioni brendakombëtar duhet mbështetur në logjiken etnohistorik dhe gjeopolitik dhe çështja shqiptare të rregullohet nga vet neve Shqiptaret pa i cenuar popujt tjer ne perfillje te rendit nderkombetar siq kan vepruar te gjith popujt e botes demokratike. Konstatimet e sekretarit te OKB-s, se misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNMIK, do të ruajë praninë në Kosovë, së paku edhe për një vit, duke synuar të ketë rol më aktiv në detyrat e marra nga KS te OKB-s. Ky mision do të vazhdojë të ketë rol administrativ në veri të vendit, pa vullnetin e popullit dhe institucjoneve tona Shtetrore, me synimin e tyre qe edhe ky mekanizem nderkombetar i duplifikuar te përfshihet në dialogun Prishtinë-Beograd, të ndërmjetësuar nga Brukseli. Fakti se ka dështime te mëdha të vendorëve dhe ndërkombëtarëve në vendosjen e Kushtetutshmërisë, Rendit dhe Ligjit, e Sigurisë, në gjithë territorin e Kosovës,  per ket sigurisht se pergjegjesija i takon misjonit nderkombetar Eulex, e cila ka marr detyr ta ndertoi dhe zbatoi rendin ligjor dhe kushtetues ne veri te Mitrovices. Qudetrisht, Andy Sparkes ish’ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, tash numri dy i misionit të EULEX’it  vazhdon te kërkon durim nga populli i Kosoves, duke than se qytetarët nuk duhet të presin se gjërat do të rregullohen me një të shtypur butoni. Madje, përsërit disa herë se janë institucionet e zgjedhura ato që qeverisin vendin, e jo misioni evropian, drejt dhe sakt, pa permendur pergjegjesit e EUlexit dhe pengesat qe ky misjon asht duke i paraqitur vazhdimisht ne mos lejimin e shtrirjes se pushtetit ligjor dhe kushtetues te institucjoneve Shtetrore  ne veriun e Kosoves.

EULX-i, kur ka dashur te bajn politik me institucjonet tona me plot goin thoin se neve jemi ketu vetem par te ju ndimuar, duke harruar se qdo dit veproin si ekzekutiv ne emer te zbatimit te rendit ligjor pa i pytuar apo konsulltuar mekanizmat shtetror te Kosoves sipas ligjeve dhe Kushtetutes. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka deklaruar se në situatën e tanishme, EULEX-i ka dy opsione, ta rrisë efikasitetin ose të kërkojë një strategji largimi nga Kosova, siç e quan ai, 'exit strategji'. Për më shumë një kërkesë e tillë mbeshtetet ne pakënaqësitë me punën e këtij misioni te BE-s, i cili tejkalojnë deklarimet e zyrtarëve shtetëror të Kosovës, duke shkuar madje edhe në Bruksel. Ministri i brendshëm konsideron se veç spektakleve mediale, EULEX-i ka dështuar në misionin e vet, duke arritur kulmin me deklarimet për rikthimin e gjyqtarëve në veri te Mitrovices. Logjikshem del e parnuar se misjoni EULX-i, ka deshtuar ne realizimin e dytyrave per te cilat ka marr mandat nderkombetar, me ftesen dhe pelqimin e instucjoneve tona shtetrore. Ky misjon nderkombetar, ka ardhur duke premtuar se do te ndimoi apo kthej rendin ligjor dhe kushtetues ne veriun e Kosoves, por ja se ky misjon jo vetem se nuk asht permbushur por fakeqesisht jan ndimuar strukturat paralele serbe per ta „pushtuar“ kete pjes te Kosoves, dhe ne emer te paqes asht penguar shtrirja e autoiritetit ligjor dhe kushtetues nga institucjonet tona Shtetrore deri me sot.

Vazhdimisht, po shtohet disponimi politik, dhe institucional për ta përfunduar  fazen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, nga BE-ja. Kjo ndjenjë per misionin e BE-së për sundim të ligjit ka ardhur si rezulltat i paaftesis nga EULEX-i, i cili brenda dy vjetësh, nuk ka arritur të përmbushë as minimumin e detyrave. Prandaj, përfundimisht, EULEX-i është mision i dështuar në të gjitha çështjet, dhe si i tillë duhet të përfundojë angazhimin e vet në Kosovë. EULEX ka pasur per detyr dhe pergjegjesi ta luftojë kriminalitetin, korrupsionin, ta stabilizojë e konsolidojë rendin juridik, sistemin e drejtësisë, të gjyqësisë, sistemin doganor sidomos ne veriun e Kosovës, mirëpo asnjë prej tyre EULEX i nuk e ka bërë.

Tani, edhe pas tri vjetesh nga shpallja e pamvarsis se Kosoves, konsulidimit ligjor dhe kushtetus te Institucjoneve tona, njohjeve nga 75 Shtete, duhet te kalon faza trazitore e kesaj mbikqyrje nderkombetare per Shtetin e Kosoves drejt intergrimit dhe antarsimit nderkombetar nga te gjitha forumet dhe institucjonet nderkombetare si subjekt nderkombetar, antare e BE-s, e deri tek antarsimi ne OKB-n. Jo rastesisht, edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Zhan Fransua-Fitua, ka deklaruar se mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës do të përfundojë atëherë kur Institucjonet e Kosoves, do të jenë te gatshme për një gjë të tillë. Pra, tani ka ardhur koha kur institucjonet tona duhet te rreflektoin guxim politik dhe shtetror per ta bindur boten demokratike se Shteti i Kosoves esht vertet demokratik ku rrespektohet rendi ligjor ne te gjith teritorin e vet, ne rrespektim te Kushtetutes  dhe konventave nderkombetare.

 

Bazel, 03.05.2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora