E diele, 28.04.2024, 11:58 AM (GMT+1)

Mendime

Krist Gjinaj: Feja e vertet dhe fjala e Zotit!

E shtune, 07.05.2011, 07:59 PM


Feja e vertet dhe  fjala e Zotit  !

 

"Kështu edhe feja: në qoftë se nuk i ka veprat, është e vdekur në vetvete." (Jakobi 2:17)

 

Nga Krist Gjinaj

 

Feja e vertet dhe fjala e Zotit është e deshmuarë mirë ne Bibel por edhe ne veprat e botes së krishterë, ne ligjet e demokracis dhe në drejtesin njerzore.Përderisa edhe kafshet kan fituarë të drejten ligjore në boten e krishter, në boten islame të drejtat njerzore akoma nuk kan arritë deri aty që njeriu të vlersohet si njeri.

Muslimanet dhe vendet Arabe përmes rezolutes në Kombet e Bashkuara  kan ndaluar kritiken kunder islamit,por jo veq edhe kritiken por edhe studimet më të thella dhe të sakta për islamin.Duke e ditur se cfarë të beme ka islami dhe Muhamedi , këta e dijnë se kan deshtuarë për të e paraqitur ketë " fe " si të Zotit ,si mirësi, meshirë etj,  e për ketë shkak , ndalohet cdo gjë që të gjurmohet më thellë,Tiparet e tilla janë të pranishme të sistemet një partiake si në komunizem ashtu edhe ne islam që është poashtu një  ideologji.Në ato vende ku islami  është një  religjion i sundimit , aty nuk benë të kritikohet  kjo "fe" dhe shumë pasus të islamit mendojnë se e njejta rregullore ose thenë me kjartë Sheriat  duhet të vlenë në mbarë boten.Bibla është plotësishtë e ndaluar në vendet  islame, sepse nga Bibla parashifet rreziku që njerzit duke lexuar Biblen dhe duke e gjetur poaty fjalen e vertet të Zotit , permes kesaj  do të e braktisin islamin dhe thenjet e Kuranit dhe të i përmbahen Bibles si fjala e vertet e Zotit..Ka të dhëna të shumta për raste të tilla të ikjes dhe braktisjes nga islami dhe kalimi në krishterim nga poata të cilet ishin edhe hoxhallarë fanatikë dhe ishin shumë të vrazhëd kunder krishterimit.Krejt kjo fal mundesis për leximin e Bibles , jo që u lejua të lexohet Bibla por qellimi ishte që të gjejnë "gabime " në Bibel dhe ato "gabime " të i përdorin kunder besimit të krishter duke u munduarë të e " përforcojnë " islamin si fe, mirpo ata "hoxhallaret " dhe të tjeret që ishin të porositur që të gjejnë gabime, ata duke e lexuar Biblen , e gjeten të verteten,u takuan me meshiren , butësin dhe fjalen e vertet të Zotit." Bibla ka forcë  që të ndryshoj jeten për të mirë " (Efesianve 4:22:24)

Fjala e vertet e Zotit, bëri që këta të cilet dikur urrenin aq shumë  krishterimin me plotë shpirt dhe mendonin se aty kan gjetë të verteten,u kthyen dhe e perqafun krishterimin duke e braktisur islamin përgjithmonë.

"Kjo do të thotë jetë e perhershme,që të marrin njohuri për ty,të vetmin Perendi të vertëtë dhe për atë që dërgove,Jezu Krishtin" (Gjoni 17:3)

Linku i mëposhtem është një fakt se si imamet e hoxhallaret e braktisin islamin dhe u bëhen pjesë e krishterimit dhe e drites të vertet të jetes dhe të ardhmes.Raste të tilla ka shumë anembanë botes.Konvertime të ngajshme ka mjaftë,, ku imamet dhe hoxhallaret musliman janë të të shumtë që konvertohen në fe të vertetë-fe të Krishtit, e numri i tyre  tash është rritur shumë dhe rritet nga dita në ditë,është në rritje numri i atyre  që e gjenë të verteten , i atyre  që e braktisin islamin e cila u kishte shperla trurin , i kishte mbushur me urrejtje, rrugë të gabuar ,erresirë e dhimbje shpirterore.

Shiko të dhënat:

http://wn.com/Ex-Muslim_IMAM_Converts_to_Christianity_Another!

http://wikiislam.net/wiki/Muslims_Leaving_Islam#Former_Muslims_who_Converted_to_Christianity

http://www.masihitube.com/view/1832/mullahs-and-imams-are-coming-to-christ,embrace-jesus-as-lord/

Mesimet nga Kurani ishin aq të vrazhda dhe me plotë udhezime për gjymtimin e krijeses njerzore që vetë Zoti e ka krijuar, ndersa ne Bibel, nuk urdherohen këto gjymtime, as vrasjet dhe prerjen e durve për një hajnë,por në Bibel lexojmë me butësi: "Kushdo që predikon gënjeshtren apo vjedhjen nuk mund të fitojë favorin e Perendisë" (Ligji i përtrirë 5:19; Zbulesa 21:8).Shifet kjart se Zoti në Bibel nuk thotë të rrjepen të gjallë e të prehen e sakatosen njerzia  , por udherohet një butësi e denimit si lexuam më lartë.Zoti nuk lejon në asnjë mënyrë vrasjen e ndonjë gruaje nese ajo e then kuroren e marteses, nuk  urdheron  vrasjen me gurë sikur në islam , por për ketë  thotë : " Kështu gruaja e martuar është e lidhur me burrin prej ligjit derisa ai është gjallë; por, po i vdiq burri, është e lirë prej ligjit që e lidhte me burrin. 3 Pra, derisa ta ketë burrin gjallë, po shkoi me ndonjë tjetër, do të quhet kurorëthyese. Por, po qe se i vdes burri, është e lirë prej ligjit dhe nuk është kurorëthyese, nëse martohet me një burrë tjetër." (Romakve 7:2)

Sqarimet e tilla të larta benë dhe bejnë që edhe hoxhallaret të largohen nga islami, edhe pse ,më të gjitha fjalimet e shumë hoxhallarve neper tokat shqiptare , degjohet  shpesh fjala se islami është një fe e cila është nga dita në ditë në rritje, por kjo është një mashtrim dhe aspak e vertet, përkundrazi, njerezit janë duke u larguarë me shumicë nga islami dhe janë duke e përqafuarë krishterimin.Por, për të dhenat e tilla hoxhallaret ne tokat shqiptare nuk i tregojnë këto realitete,përkundrazi ,ata manipulojnë me masen dhe popllin duke e mohuarë ketë.Rast konkret ishte ai kur ne vitin e kaluar 2010 ne diten e Bajramit , Shefqet Krasniqi duke j´u uruar Bajramin njerzve të cilet e ndegjonin , nxori nga xhepi një leter dhe tha : "Tash sa me erdh lajmi se edhe 30 gjerman e kan pranuar islamin dhe islami është në rritje !! " .Kjo e dhenë ishte genjshter ,sepse këtu behej fjalë vetem për një gjerman e jo më shumë, ndersa po ne ketë vitë, numri i muslimanve  që e kishin braktisut islamin ishte  rritur me shumë se 100.000.Rastet e  konvertimit me dhunë në islam janë të njohura historikishtë dhe për së afermi  në tokat tona , por edhe në keto ditë në mbarë boten ku islami si trashegimi që e ka , nuk ndal aspak dhunen ndaj atyre të cilet nuk konvertohen në islam.

Shiko të dhenat : 

http://www.asianews.it/news-en/Punjab:-Christian-refuses-to-convert-to-Islam,-massacred-by-brothers-17709.html

http://criticalppp.com/archives/37578

Të dhenat e lartëcekura deshmojnë kjart se islami është perhap cdo here me dhunë, dhe se thenja se "Ne fe nuk ka dhunë " është vetem një mbulesë dhe një dinakri islame.Shqiptaret e vertet kan filluarë të e kuptojnë se islami nuk është i përshtatshem për ata dhe as për shoqerin shqiptare,as për të ardhmen e qetë qytetare, shqiptaret kan filluarë të e kuptojnë se të paret e tyre janë pre, gri e masakru për të e mohuarë fen e dashurisë, fen e krishtit dhe fen e tolerances e mirsis, e pasi u lidhen ne një "fe " të re,atehere ata u takuan me dhunen , padrejtsin gjinore, analfabetizem dhe roberi shekullore.Shqiptaret e vertet e verejn se tash vendet shqiptare dhe shqiptaret trajtohen si një ishullë i vetmuarë dhe si popullë i ndamë nga zemra e Evropes,si një popull primitiv që shikohet me sy të keq nga perendimi, e për ketë shkak , shqiptaret kan filluar të ri-kthehen ne fen e të parve të vetë, të ri-dijsohen dhe të ecin rruges së paqes , rruges së lirisë dhe rruges së dashuris njerzore.Atehere ishte dhuna , vrasja, masakra, dhe cdo veper përdorej kunder shqiptarit për të shkombtarizuar dhe për të e islamizuarë,Një menyrë e tillë përdoret edhe sot tek te krishteret në vendet e ndryshme të botes ku sot  janë ata të cilet  vdesin dhe nuk pranojnë islamin , janë të tjeret që për të mos vdekur e pranojnë islamin dhe rastet e tilla në ditet e sotme  e deshmojnë një ngjajshmeri me historin e kaluarë të shqiptarve.Mirpo, kur e kemi fjalen për popuj të tjerë krishterë neper botë,ka edhe të atillë të cilet nuk e parapelqejnë islamin fare por duhet medoemos të heshtine të pajtohen me të sepse vriten dhe torturohen nga militantet dhe nga urdhri i imamve,shkohet në buzë të vorrit dhe vorfnis, rrezikohet egzistenca fizike dhe ekonomiko-sociale e familjes.Por,me të dalur nga vendet islame, të tillet nuk i përmbahen më thenjeve të Kuranit dhe përrallave islame, sepse tashme ata ose ato gjinden në boten e lirë ku kan të drejtë të shprehen mendimet e lira, të jetojnë ashtu si deshirojnë dhe të inkuadrohen ashtu si dojnë, të mendojnë me koken e tyre e jo të tjeterkuj.

E drejta e tyre as fetare dhe as kulturore nuk guxon të preket aspak sepse bota e krishterë eshtë burimi i demokracis dhe burimi i drejtesis ku cdo njëri e ka vleren e vetë dhe vlenë si njeri dhe qenje njerzore.Mirpo, liria e teper e botes së krishter për fundamentalet ishte një dorë e lirë që të e manipulojnë lirin dhe demokracin , e  kjo liri e madhe e botes së krishterë ndaj muslimanve u shfrytezua deri në maximum,deri aty saqë filluan edhe të harrojnë se në cilin vendë janë, pra filluan që të e gjuajne mirësin me bukë.E njëjta gjë ka të bejë edhe me shqiptaret të cilët duke i shpetuar masakres, egzodit të spastrimit etnik ,shprenguljes , dhunes e terrorit serb , shumë nga të tillët , filluan të harrojnë shpejt mirësin e botes perendimore dhe posaqerishtë asaj të krishterë.Duke e pasur parasysh shoqerin shqiptare , duhet të ceket se fundamentalistet islamik e nxoren fytyren e vetë në shesh që nga lirimi nga pushtusi serb , pra të tillët jo vetem që sulmuan me fjalë besimin e Krishtit por të tillët vepruan edhe ne veper duke  rrenuar vorret e të krishterve shqiptarë si është rasti i vorrit të  Ipeshkvit të Kosoves Imzot Nik Prela, shkymja e fotografive ne diten e shejtrimit të Nenes Tereze dhe shumë e shumë veprime të tjera që tashme i kemi të njohura.

Asnjë shtet i krishter  nuk kishte qellim të i krishtezoj shqiptaret,largë asaj, mirpo shqiptaret duhej që të e merrnin vetë ketë iniciativë,bazuar në faktin se nga islami nuk kan pasur asgjë të mirë dhe asnjë dobi dhe se të paret e tyre edhe nga vorri thrrasin që të u ri-kujtohet emri i tyre për të cilin vdiqen duke  e mbrojtur, që të u ri-kujtohet feja e dashurë për të cilen vdiqen dhe se braktisen..

Asnjë shtet i krishter nuk i paraqiti kushte shqiptarit për konvertim në krishterim nese e liron nga dhuna serbe , ndersa vendet islame , ato i paraqisnin parkushtet e tilla se shqiptaret duhet të deklaroheshin musliman në mënyrë që të marrin përkrahje nga vendet islam,duhet të ndertohen sa më shumë xhami e jo shkolla , dhe për ketë shkak , vendet islame akoma nuk e kan pranuar Kosoven si shtet të pamvarur sepse Kosova është shtet shqiptar e jo musliman , është  bashkë me vendet shqiptare një tokë e bekuarë e krishter me hsekuj , se kjo tokë shqiptare i ka dhuruar lirin e besimit mbarë Evropes së Krishterë, i ka dhuruar shen Jeronimin , Konstatinin e madhë, Gjergj Kastriotin , Nënen Tereze e shumë të tjerë.

 

Në barazi, para ligjit të gjithë kan të drejtë të japin mendime të ndryshme .Askush nuk ka të drejtë të e kërcenon ose të vrasë tjetrin nese nuk e ka mendimin e njejtë.Në boten perendimore, në boten e Krishterë ,  njeriu mundet të thotë pa frigë se Bibla dhe Jezusi janë fals , pra të shprehin mendimin e tyre pa u gjykuar nga askush dhe pa  u denuar aspak.Por kur flasim për islamin, atehere  dihet botërishtë se islami është i vemti "religjion " i cili ndalon dhe denon konvertimin me vrasje, varje në litar etj e krejt këto vepra kryhet me "lejen e Zotit", Jo vetem konvertimin por as nuk lejohet të flitet dicka reale për të bemet e Muhamedit ,sepse, shpata qendron në flamurin e islamit.Të bemet e Muhamedit i kam postuar me heret këtu dhe me duket e tepert të i ri-perseris prapë sepse janë aq të tmerrshme saqe edhe femiu do të e kritikonte prinderit e vetë se si ka mundsi që një nejri i tillë si ky të thotë se ka dicka të perbashket me fjalen e Zotit.Islami është i lidhurë ngushtë me rrethin familjarë, martohen të afermit me të aferm, djali i axhes me vajzen e axhes , me të tezes , dajes etj ,martohen vajzat nen moshen 10 vjeqare etj etj..Këtë të dhenë nuk  mundet të e mohon askush qoftë edhe dijetari më i madhë i islamit,sepse zanafilla e kësaj është nga vetë Muhamedi , sepse Aliu dhe Muhamedi ishin djem të axhes mes veti e në ketë rast,Aliu e merrë Fatimen për grua,pra Fatimja ishte vajza e Muhamedit, ndersa vetë Muhamedi ishte burri i 14 grave , dhendërr i Ebu Bakr dhe Omarit, dhe ishte  edhe burri i vajzes së mitur-Ajshes.Shqiptarit nuk i duhen aspak këto dukuri dhe kjo prani "fetare " ne rrethin shoqerorë e edhe atë familjarë. Fal rujtjes së fes së krishter nder shekuj , shqiptaret nuk martoheshin as me të njetin fis e le ma me të aferm të familjes, se sikur të ecnin rruges së islamit ,atehere do të kishte ndodhur njejtë si në vendet Arabe dhe njejtë si në zanafillen islame,por shqiptari edhe pse kishte emrin musliman , ata shpirtin e kishin të krishter.

Nga këto dukuri dhe nga këta pasues të Muhamedit, shqiptaret duhet të distancohen sa më shumë dhe të i braktisin të tillet e  të gjenë driten e vertet  të lirisë,Burimi kryesorë i kësaj urrejtje kunder të krishterve vjen kryesishtë nga kryesia e Bashksis Islame të Kosoves ne krye me Naim Trrnaven dhe  gurpin e tij.Kjo është deshmuarë me fakte dhe raste , kjo është e vertetuarë me gazeta dhe media.

Ardhja e "Organizatave humanitare  Arabe " ne vendet shqiptare nuk kishte qellim humanizmin  por kishte qellim islamizimin dhe arabizmin e shqiptarit në tërësi.Të marrim shembullë si në Drenicë ku  filluan që edhe vajzat 5 vjeqare të mbulohen me shamija e ferexhe dhe të deklaronin se janë " muslimane të mira " .Duke i´a marrur femijerin , gëzimin , harmonin , lodrat dhe shumë të tjera, vajzes së vogel shqiptare i mirret cdo gjë që ka të bejë me femijerin.sepse prindi e ka futur në atë rrugë që ajo të mbetet roberesh për krejt jeten.Prindi i cili është shitur dhe shkombtarizuarë, është mbetur kukull e botes Arabe vetem për pak lek.

Shiko linkun:  http://www.youtube.com/watch?v=Pea0TJsYZlo&feature=related

Shoqeria shqiptare duhet të mendohet mirë se nga kush është duke u paguarë dhe duke marrë ndihma,ndihma të ashtuquajtura humanitare, sepse nga këto ndihma ,ata duhet të lidhen për litarin e islamit dhe të jetë i/e kushtezuarë që të i takon vetem islamit dhe se nga aty nuk ka kthim më mbrapa-simbas Sheriatit dhe Kuranit.Buka e islamit është e idhet-më tha një ish musliman.Kthimi mbrapa mundet dhe duhet të ndodhë sa më shpejt ,sepse njeriu kur e veren veten dhe familjen e vetë në rrugen e gabuarë,atehere duhet të i hap syt dhe vizionin e trurit të vetë dhe të ndanë të miren nga e keqja dhe anasjelltas.

Askush nuk ka të drejtë të e denon askënd në emrin e Zotit, të e vret ndokend ose të e robnon dikend në emrë të Zotit,sepse Zoti nuk thotë ashtu.

Nese Zoti  deshiron të e vrasë dikend , të e denon , të e gjymton ,të i´a merrë shpirtin, atehere ai ketë mundet të e benë vetë pa i obliguarë muslimanet si advokat mbrojtes të tij ose si ushtri mbrojtese e Zotit.

Nese  Zoti që na ka krijuarë  nuk deshiron që dikush të e kundershton  atehere ai do të e bente ketë kundershtim të pamundurë dhe do të i parandalonte vetit e tilla.Zoti nuk do të e perdoret Muhamedin e as muslimanet për mbrojtes nga të tjeret sepse Zoti nuk frigohet nga askush-nuk ka nevojë për mbrojtes.

Mirpo, ata që janë me të vertet në rrugen e Zotit, ata këtë rrugë e ndjekin me dashuri të madhe ndaj Zotit dhe krijeses më të cmuarë të tij -krijesen Njeri.Rruga drejt Zotit është një humanitet, një bekim, një udhezim i paqes dhe i mëshires, i shkruar ne libren e shejtë në Bibel dhe i frymezuarë nga vepra ,fjala dhe predikimi i Jezu Krishtit dhe nga fjala e Zotit.

Shqiptaret duhet të ri-kthehen në fen e të parve të vetë, në trungun e vjeter shqiptarë dhe të mos mbesin si ushtarë të njerzve të humburë të cilet kan ne gjakë urrejtjen dhe kan në gjakë tradhetin e trasheguarë që nga koha osmane.Hoxhallaret ju u´a imponojnë sundimin osman si një dobi dhe mirsi shqiptare, mirpo , armiku duhet të trajtohet e njejtë , ai ishte armik dhe mbetet i tillë, ishte kancer i shoqeris e cila e futi ne gropat e zhdukjes, e ata që u flasin se sundimi dhe robria janë të mira dhe ishin të mira për shqiptarin ,të tillë janë ata  që me shekuj i kan duart e lyera me gjakun e të parve të juj , këta janë që kan jetuar si pleshti ne dhjam në momentin kur të tjeret vdisnin për një grusht millë e një gotë qumsht sa për ilaq, e prifti që ishte aty shekuj me heret, vritej e rrihej e rrjepej për se gjalli duke mbrojtë popllin e vetë, gjuhen , kulturen dhe fjalen e vertet të Zotit.Prifti shqiptarë ka dhanë shumë për popllin shqiptarë, është djeg e pjekë ne cdo kohë dhe ne cdo dekad dhe shekullë vetem që shqiptari të del në dritë nga erresira, të  e ruan gjuhen e vetë ,të jetë një  krah me popllin perendimorë Evropjanë, të jetë aty ku e ka vendin , aty ku e ka shpirtin , sepse aty e ka ëndrren që sa e sa shekuj, pra në boten e vertet të Krishter aty ku ishte më heret si flamurtar i parë i Evropes.



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora