E diele, 28.04.2024, 09:18 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Pa titull

E premte, 06.05.2011, 07:58 PM


PA TITULL

 

Shkruar para marrëveshjes mes tri partive për zgjedhjen e presidentit

 

Nga Halit Bogaj

 

Çdo ditë e më tepër jemi duke u nevrikosur me partitë tona politike. Ato jo vetëm që nuk mbushen mend nga këshillat e miqve tanë ndërkombëtarë, por e vazhdojnë avazin e kokëfortësisë së tyre tradicionale e cila nuk ka fund. Disa nga analistët tanë, të formatit të njëfarë Avni Zogianit, shkojnë edhe deri atje që haptas dhe pa troh fytyre ta kritikojnë ambasadorin Dell duke i thënë atij  se, ne e dimë se çka do të thotë Amerika për ne por diqysh  si shpesh je duke na e përmendur se çka keni bërë për ne !!! I njejti njeri është kolumnist i gazetës ‘’Demokratike’’ të Veton Surroit i cili, po të ishte sadopak falenderues ndaj atyre që vërtetë e shpëtuan Kosovën, nuk duhej në asnjë mënyrë t’ia botonte një shkrim të tillë, por t’i thoshte se bënte një gabim të pafalshëm ku shkruante kundër ambasadorit Kristofer Dell vendin e të cilit duhet ta përkujtojmë për çdo mëngjes që na bëri të mundur të kthehemi prapë në atdhe.Por ashtu siç jemi duke vepruar tani, nuk është e sigurt se ka marrë fund gjithçka në të mirën e Kosovës. Me veprime tona të rrezikshme dhe arsyen tonë të humbur, jemi duke e vënë në jetë atë shprehjen ‘’ qeni i keq ta bjen ujkun te dera’’.       

 

Sa i përket çlirimit nga ana e jonë/që po kujton edhe Avni Zogiani që jemi çliruar vetë/  po e tregoj një mesel.Menjëherë pas luftës një nip i tij i kishte thënë Rifat Kukajt: ‘’ ju çliruam, dajë, kurse ju nuk po doni me na ditë fare’’. Rifati ishte përgjigjur : mirë bre dajë që na çliruat, por tash s’po doni me na lanë askund vend me atë çlirimin tënd të famshëm. Bile Rifati i kishte thënë ndryshe por për hir të lexuesit nuk po e citoj ashtu. Pastaj Rifati i kishte thënë nipit: ‘’ trus Dajës , se mos të ishin ata rrakatelat ( e kishte fjalën për tankset e NATO-s) ne kurrë më nuk do të ktheheshim në Kosovë, ashtu siç nuk u kthyen kurrë ata që u shpërngulën 60-70 vjet më parë. Një djalë tjetër ( pjesëmarrës në luftë ) e kishte pyetur nënën e tij qe t’u tregonte atij dhe kusherinjëve që ishin me të – se deri ku e kemi çliruar ne Kosovën?! Nëna i ishte përgjigjur djalit : ne e kemi çliruar Kosovën aq sa mund të tjerrë me furkë për një ditë dhe me ata penjë ta rrethoj vendin e çliruar, përkatësisht sikur të mos ishin ata arushanat e NATO-s do të mbetej po aq vend i çliruar nga disa që lavdërohen dhe sot rrahin gjoks për një veprim të tillë.Me këtë, në asnjë mënyrë nuk dua që ta mohoj rolin e madh të luftës sonë çlirimtare dhe të atyre që kanë luftuar dhe kanë derdhur gjak,kurse unë e kam lëshuar vendin dhe kam shkuar në Maqedoni.Është fjala se nuk guxojmë t’i harrojmë në asnjë mënyrë të gjitha ato që janë bërë për ne nga SHBA-të dhe Evropa,së cilës, dikush nëpër protesta,sikur t’i mësonte Beogradi,po i thotë jashtë,natyrisht duke e sharë Euleksin!.

 

Është edhe një e vërtetë tjetër e hidhur, e cila është shumë evidente se për fytyrë, njerëzi, sinqeritet dhe mëkat që kemi  ( sikur mos të ishin këta të huajt ) ne nuk do të linim gjë pa bërë, përkatësisht pa u bërë mëngjes do t’ia nxirrnim sytë njëri-tjetrit. Kjo u pa edhe atë natë pas zgjedhjeve kur edhe Isa Mustafa i urtë i nxorri përjashta fansat e tij të cilët, sikur mos të intervenonin ata që intervenojnë gjithë , gati u vranë me ata të Hashim Thaqit.

 

Dikush lutet që të shkojnë të huajt , por mos e dhashtë Zoti që edhe një kohë të konsiderueshme, deri sa të ‘’demokratizohemi’’ pak më tepër, të mbesim pa miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët i potenconte në çdo të dytën fjalë i madhi Rugova. Për mëshirë që ka dikush prej këtyre që janë duke luftuar për pushtet, na e kishin bërë më zi se talebanët. I ka qu Zoti peshë me atë inatin tradicional dhe kanë lidhë çykë kundër Behgjet Pacollit. Për 3-4 ditë janë takuar gati 20-30 herë me ambasadat e huaja ( në krye me SHBAT-ë ) por ç’t’i bësh kur këta tanët janë më të mëdhenjë se ata, më të fuqishëm dhe më vizionarë, kurse  sa e donë shtetin ,për këtë mos të flasim fare sepse kjo po shihet e po dihet. Në asnjë mënyrë nuk i’u mbushet mendja ndryshe përveç kokëfortësisë së tyre si të mushkës. Argatët e tyre në mjetet tona të informimit vazhdojnë të na i shurdhojnë veshët dhe të na i verbojnë sytë me avazin e njejtë, duke ua mbajtur anën shefave të tyre dhe duke bërë zhurmë për asgjë. Këto ditët e fundit nga zori që i ka kapur në bisedat me ndërkombëtarët, patriotët e 2 partive tona opozitare thuajse e kanë harruar krejtësisht veriun e Kosovës, i cili, edhe më parë, jo që iu ka interesuar  aq shumë , por e kanë përmendur nga shkaku se kinse janë më patriotë se këta në pushtetë. Nga inati kundër zgjedhjes së Pacollit, nuk po dinë se si të veprojnë. Të kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme nuk po guxojnë nga frika se populli nuk do të votojë as 10%, por edhe sikur të dilnin në zgjedhje, votat do t’i shkonin Hashimit i cili e mbajti fjalën për rritjen e rrogave për çka njëfarë Kada Bujupi ( deputete e AAK-së ) nuk do të mundë t’i thotë Hashimit më’’ gënjeshtar’’ ashtu siç e përdorte atë fjalë me primitivizëm të tepruar. Bile bile në zgjedhjet e shpejta ndoshta AAK-ëja do të avullohej fare e bashkë me të edhe Kada., e cila vazhdon të derdh  lot krokodili për mirëqenien tonë sociale!

 

Nga zgjedhjet e parakohsme ose te jashtëzakonshme ( sido që të quheshin ) kanë frikë edhe këta të Albinit të cilët sa më tepër që flasin në parlament, aq më të paqartë bëhen. Mund të ndodhë se edhe këta të zbresin nën 5% e besa edhe Isa me Ismetin janë duke u frikësuar nga rënia e mëtejme e LDK-së , sepse populli po e sheh gjithnjë e më tepër se LDK-ja e tyre nuk ka asnjë lidhje me atë të dr. Rugovës.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora