E diele, 28.04.2024, 04:43 AM (GMT+1)

Mendime

Përparim Kapllani: Nga shiu në breshër!

E diele, 08.05.2011, 07:42 PM


Nga shiu në breshër!

 

Nga Përparim Kapllani

pkapllani@rogers.com

 

Po t’i fitojë zgjedhjet Edi Rama, kemi për të rënë nga shiu në breshër.

 Shqiptarët e shkretë nuk dinë ku t’ia mbajnë më.

 A ka ndonjë politikan shqiptar, të cilit do të mund t’i besonim?

 Si nuk i mbaruan pasuritë kësaj të shkrete Shqipëri?

E vodhën, e dogjën, e bastarduan, por ajo prapë atje!

 Me lajmin e mëposhtëm, konfirmohet se “Edi Rama, nuk qenkësh e keqja më e vogël e mundshme”,

siç e kisha cilësuar disa ditë më parë, por njëri nga politikanët e korruptuar, të cilit i paska ardhur rradha për t’u ngjitur në piramidën e pushtetit.

 Edi Rama dhe Ermelinda Meksi si ministre e Eknomisë duhet të japin shpjegime urgjente para publikut shqiptar për dhënien me qera të kalasë së Lëkurësit deputetit Vangjel Tavo për një afat prej 99 vjetësh. Tavo, siç ka mbiemrin e paska mbushur tavën plot nga Edi Rama. Mjerë shqiptarët e thjeshtë, që ende jetojnë me ndjenjat romantike që u ngjall vendlindja.

 

O tempora, o mores!

 

Sipas një lajmi të publikuar në versionin on-line të gazetës “Shekulli” me autore Entela Banin, “deputeti Vangjel Tavo ka depozituar dy padi kundër kryebashkiakut të Gjirokastrës Flamur Bime duke e akuzuar atë për shpifje. Ish-deputeti socialist ka bërë një padi penale për "shpifje për shkak të detyrës" dhe një padi civile në të cilën kërkon dëmshpërblim prej 20 milionë lekësh të reja.” 

 Kësaj monstre socialiste, nuk i mjaftoka kalaja që e paska marrë për 100 vjet, por dashka edhe dëmshpërblim prej 20 milionë lekësh!!!

  Më tej lajmi i shkurtër, por shumë i qartë vazhdon:

 “Gjithçka e ka zanafillën në një deklaratë të kryetarit aktual të bashkisë së Gjirokastrës, i cili e ka akuzuar deputetin Tavo se dy ditë para zgjedhjeve të përgjithshme ka përfituar një pronë prej 14 mijë hektarësh dhe se ka qenë kjo arsyeja që ai është larguar nga Partia Socialiste.

Ndërkohë, Tavo në padinë e tij ka treguar një vendim të vitit 1999 në të cilin i jepet kalaja e Lëkurësit me qira për 99 vjet. Dokumenti i treguar nga Tavo është firmosur nga Edi Rama, në pozicionin e ish-ministrit të Kulturës dhe nga Ermelinda Meksi, ish-ministre e Ekonomisë.”

 Këto lajme të lënë pa frymë.

 

A u lejohet deputetëve të zhvasin pasuritë kombëtare?

 

A ka ndonjë ligj, që u ndalon deputetëve të merren me biznes, gjatë ushtrimit të detyrës të përfaqësuesit të popullit?

 Kur do të shpëtojmë nga ky mishmash ku kemi rënë?

 Kam frikë se zgjedhjet e 8 Majit do të jenë gënjeshtra e rradhës, që hidhet në sytë e shqiptarëve të thjeshtë.

 

Për ZSH- Kadri Mani

(etnike@gmail.com)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sylë Arifi: EULEX-i, pengesë për fuqizimin e Shtetit të Kosovës Selim Hasanaj: Për babën tim, Mustafën, bujkun e vorfën që mendonte vetëm shqiptarisht dhe kultivonte ide përendimore dhe për vendlindjen time Lubozhdën Krist Gjinaj: Feja e vertet dhe fjala e Zotit! Ardian Ramadani: Franca promotore e interesave të saja kombëtare dhe europianizmit Henri Çili: Pse Lulzim Basha duhet votuar ditën e diel Kastriot Myftaraj: Çfarë tregoi sondazhi amerikan në Tetovë për qëndrimin e shqiptarëve ndaj vdekjes së Bin Laden Arian Çani: Kjo bandë e ndyrë që ka kapur PS-në Ramiz Dërmaku: Majtistë nuk zgjedhin mjete për të arritur në pushtet Fritz Radovani: Njeriu i etun për ujë... pin edhe...! Halit Bogaj: Pa titull Fritz Radovani: Kush ka hakërri për Enverin... të shkojë në...! Imi Egriu: Ju flet radio “Zëri i Kosovës” Faik Krasniqi: Basha apo Rama?! Agim Hamiti: Letër e Hapur drejtuar: Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës dhe Ambasadorit amerikan Zejdush Kastrati: Fol Presidente, mos bën si Kryeministri! Qosja: E vërteta e naftës së Berishës për Millosheviçin Intervistë me Mr.Vjollca Hajdarin intelektuale dhe veprimtare e shquar në botën gjermane Ardian Ramadani: UEJL- Projekti i madh kombëtar i shqiptarëve në Maqedoni, rezultat i politikës së mençur të Arbër Xhaferit dhe të ndjerit Max van der Stoel Fritz Radovani: ‘’Grusht çeliku rreth partisës sime…!’’ Halit Bogaj: Serbia, Gadafi dhe Bin Ladeni

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora